{"id":82785,"date":"2021-05-29T12:27:41","date_gmt":"2021-05-29T12:27:41","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=82785"},"modified":"2021-05-29T12:27:41","modified_gmt":"2021-05-29T12:27:41","slug":"keto-jane-te-gjitha-masat-e-reja-te-qeverise-lidhur-me-covid-19","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-te-gjitha-masat-e-reja-te-qeverise-lidhur-me-covid-19\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha masat e reja t\u00eb Qeveris\u00eb lidhur me COVID-19"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka marr\u00eb vendim p\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga data 31 maj.<\/p>\n<p>Ky vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>[Hyrjet dhe daljet e qytetar\u00ebve t\u00eb huaj nga Republika e Kosov\u00ebs]<\/p>\n<p>Qytetari i huaj q\u00eb hyn n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata me leje q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb vijn\u00eb nga vendet me risk t\u00eb lart\u00eb sipas list\u00ebs zyrtare t\u00eb ECDC-s\u00eb, duhet\u00ad t\u00eb ken\u00eb test RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19 t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 72 or\u00ebt e fundit, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb reciprocitetit.<br \/>\nP\u00ebrjashtime nga pika 2 b\u00ebjn\u00eb:<br \/>\n3.1. N\u00ebse qytetari i huaj hyn n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes aeroportit apo p\u00ebrmes pikave kufitare tok\u00ebsore dhe largohet nga Kosova brenda 3 or\u00ebve p\u00ebrmes aeroportit ose pikave kufitare tok\u00ebsore, me kusht q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb deklarat\u00ebn se do ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn brenda tre (3) or\u00ebve;<\/p>\n<p>3.2. Qytetari i huaj q\u00eb punon si transportues profesionist (vozit\u00ebs), me kusht q\u00eb t\u00eb respektoj\u00eb protokollin p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr mbrojtje nga Covid-19;<\/p>\n<p>3.3. Qytetari i  huaj q\u00eb kalon n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb p\u00ebrmes transportit t\u00eb organizuar me autobus ose me linj\u00eb t\u00eb rregullt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, transit, me kusht q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet deklarata se do ta l\u00ebshoj\u00eb territorin e Kosov\u00ebs brenda pes\u00eb (5) or\u00ebve;<\/p>\n<p>3.4. Diplomat\u00ebt e huaj t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb si dhe familjar\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>3.5. Personi q\u00eb ka d\u00ebshmi p\u00ebr marrjen e vaksin\u00ebs kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>3.6. Personi me nj\u00eb rezultat pozitiv t\u00eb testit t\u00eb antitrupave serologjik -IgG l\u00ebshuar m\u00eb s\u00eb shumti tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para mb\u00ebrritjes.<\/p>\n<p>Ndalohet hyrja n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs p\u00ebr personat q\u00eb vijn\u00eb nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.<br \/>\n4.1  Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut<\/p>\n<p>duhet t\u00eb karantinohen n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb (vendin e banimit) e tyre p\u00ebr kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00eb (14)<\/p>\n<p>dit\u00eb duke u testuar dy her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>4.2.  Pika 4.1 nuk vlen p\u00ebr shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebndrojn\u00eb transit (m\u00eb<\/p>\n<p>pak se 48 or\u00eb) n\u00eb shtetet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 4.1 t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>4.3.  Diplomat\u00ebt e huaj p\u00ebrjashtohen nga fush\u00ebveprimi i pik\u00ebs 4 t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>[Mbrojtja dhe siguria n\u00eb pun\u00eb]<\/p>\n<p>Grat\u00eb shtatz\u00ebna lirohen nga obligimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur fizikisht n\u00eb pun\u00eb. Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik\u00eb apo privat\u00eb udh\u00ebzohen t\u2019u krijojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb nga sht\u00ebpia.<br \/>\n\u00c7. [Masat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb mbrojtjes dhe higjien\u00ebs]<\/p>\n<p>Obligohen institucionet publike e private dhe n\u00eb subjektet e tjera t\u00eb mbajn\u00eb dezinfektues p\u00ebr duar dhe maska p\u00ebr fytyr\u00eb n\u00eb vende t\u00eb qasshme n\u00eb hyrje t\u00eb objektit dhe n\u00eb ambientet e brendshme.<br \/>\nObligohen institucionet publike e private dhe n\u00eb subjektet e tjera q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7do objekti t\u00eb vendosin shenja t\u00eb dukshme t\u00eb rregullave t\u00eb sjelljes p\u00ebr mbrojtje nga Covid-19 (p\u00ebrfshir\u00eb shenj\u00ebn e ndalimit t\u00eb hyrjes n\u00eb  objekt pa  maska, respektimin e distanc\u00ebs).<\/p>\n<p>Obligohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit e institucioneve publike e private dhe n\u00eb subjektet e tjera q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb dezinfektimin dhe ajrosjet e hap\u00ebsirave t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>Bartja e mask\u00ebs duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn \u00ebsht\u00eb obligative, n\u00eb t\u00eb gjitha rastet p\u00ebrve\u00e7:<br \/>\n9.1 Gjat\u00eb ecjes vet\u00ebm n\u00eb ambient t\u00eb jasht\u00ebm;<\/p>\n<p>9.2 Gjat\u00eb ngasjes s\u00eb automjetit vet\u00ebm apo n\u00eb grup me jo m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr (4) persona;<\/p>\n<p>9.3 Gjat\u00eb vrapit, \u00e7iklimit dhe ushtrimeve fizike;<\/p>\n<p>9.4 Gjat\u00eb ngr\u00ebnies apo pijes.<\/p>\n<p>[Institucionet e arsimit]<\/p>\n<p>Institucionet publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimitvazhdojn\u00eb m\u00ebsimin sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr sektorin e arsimit.<\/p>\n<p>Konviktet lejohet t\u00eb punojn\u00eb sipas rregullit nj\u00eb student n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha institucioneve publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jasht\u00eb m\u00ebsimor\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb ekskursionet, sh\u00ebtitjet grupore, ahengjet e ndryshme t\u00eb stafit m\u00ebsimor apo t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve \u2013 student\u00ebve.<\/p>\n<p>Dh. [Paraqitja p\u00ebr skemat sociale dhe pensionale]<\/p>\n<p>Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve udh\u00ebzohett\u00eb liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit e skemave sociale dhe pensionale q\u00eb menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt n\u00eb zyrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb evidentimit  si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n<p>[Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]<\/p>\n<p>Lejohen grumbullimet n\u00eb ambiente t\u00eb brendshme deri n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb (50) persona (mbledhjet, seminaret, trajnimet) me kusht q\u00eb t\u00eb mbahet distanca fizike mbi 1.5 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.<br \/>\n14.1  Mbledhjet e Kuvendit dhe t\u00eb Qeveris\u00eb lejohen pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb personave.<\/p>\n<p>Lejohen grumbullimet n\u00eb ambiente t\u00eb hapura deri n\u00eb nj\u00ebqind (100) persona me kusht q\u00eb t\u00eb mbahet distanca fizike mbi 1.5 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.<\/p>\n<p>15.1 Grumbullimet n\u00eb ambiente t\u00eb jashtme me interes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb publik me mbi nj\u00ebqind (100) persona k\u00ebrkojn\u00eb miratimin nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb\/Qendra Operative Emergjente, me rekomandim t\u00eb IKShPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Organizimi i ahengjeve ndalohet deri me dat\u00eb 15 qershor 2021, pas s\u00eb cil\u00ebs dat\u00eb sipas situat\u00ebs epidemiologjike do t\u00eb ket\u00eb rivler\u00ebsim t\u00eb k\u00ebsaj pike.<\/p>\n<p>Mbajtja e pritjes p\u00ebr ngush\u00ebllim\/kryesh\u00ebndosh\u00eb lejohet duke siguruar q\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb mbajn\u00eb maskat dhe 1.5 met\u00ebr distanc\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri si dhe duke respektuar me p\u00ebrpik\u00ebri udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u00cb. [Kufizimet e kontaktit]<\/p>\n<p>Nga ora 00:00 deri n\u00eb or\u00ebn 05:00, ndalohet grumbullimi i m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb (10) personave.<\/p>\n<p>[Qendrat tregtare dhe operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb]<\/p>\n<p>Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Obligohen t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr veprimtari ekonomike kan\u00eb tregtin\u00eb me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve n\u00eb lokal n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sipas rregullit \u2013 1 person p\u00ebr 8 m2. K\u00ebta operator\u00eb obligohen t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb hyrje numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb lejuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku lejohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb klient\u00ebt.<\/p>\n<p>[Puna me pal\u00eb]<\/p>\n<p>Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i institucionit publik apo privat dhe i operator\u00ebve ekonomik, obligohet q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb rreshtimin apo tubimin brenda dhe jasht\u00eb ambientit t\u00eb pun\u00ebs\/biznesit, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse ata mbajn\u00eb distanc\u00eb fizike prej t\u00eb pakt\u00ebn 1.5 metra nga grupet e tjera t\u00eb personave.<\/p>\n<p>Gj. [Gastronomia]<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs. Lejohen deri n\u00eb pes\u00ebdhjet\u00eb (50) klient\u00eb p\u00ebr 100m2(5 persona p\u00ebr 10 m2). Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku sh\u00ebrbehet ushqimi dhe pijet.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohet t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri n\u00eb ora 23:00.<\/p>\n<p>Muzika lejohet deri n\u00eb ora 22:45.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsit e lokaleve duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb klient\u00ebt t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb (1) met\u00ebr distanc\u00eb nga klient\u00ebt n\u00eb tavolina t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Pjesa e prapme e nj\u00eb karrige, me pjes\u00ebn e prapme t\u00eb karriges tjet\u00ebr duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb (1) met\u00ebr distanc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsirat e brendshme lejohen deri n\u00eb 4 persona n\u00eb tavolin\u00eb. N\u00eb rast se tavolinat jan\u00eb me t\u00eb m\u00ebdha se dy (2) metra, at\u00ebher\u00eb parakusht \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet hap\u00ebsira duke pasur parasysh kapacitetin prej pes\u00eb (5) persona n\u00eb 10 m2.<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsirat e brendshme lejohet sh\u00ebrbimi i ushqimit dhe pijeve vet\u00ebm p\u00ebr mysafir\u00ebt q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ulur ose duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb ose n\u00eb banak;<\/p>\n<p>N\u00eb hap\u00ebsirat e jashtme lejohen deri n\u00eb gjasht\u00eb (6) persona n\u00eb tavolin\u00eb, banak apo n\u00eb tavolina n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>\u00c7do tavolin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e pajisur me dezinfektues q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb s\u00eb paku 60-70% alkool.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb vendosen udh\u00ebzuesit n\u00eb hap\u00ebsirat e jashtme t\u00eb lokaleve lidhur me informimin e klient\u00ebve p\u00ebr protokollin e masave  kund\u00ebr COVID-19, i cili publikohet n\u00eb uebfaqen e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>[Tregjet dhe therja e kafsh\u00ebve]<\/p>\n<p>Lejohet veprimtaria e tregjeve publike t\u00eb automjeteve, kafsh\u00ebve dhe shpez\u00ebve deri n\u00eb 40% t\u00eb kapacitetit.<\/p>\n<p>Therja e kafsh\u00ebve lejohet vet\u00ebm n\u00eb ambientet e autorizuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<p>[Transporti publik]<\/p>\n<p>Transporti publik lejohet t\u00eb punoj\u00eb duke shfryt\u00ebzuar deri 50% t\u00eb kapacitetit dhe sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb taksi lejohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb deri n\u00eb tre (3) udh\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>[Teatrot, bibliotekat, etj.]<\/p>\n<p>Teatrot, bibliotekat, filarmonit\u00eb, galerit\u00eb, ansamblet, baleti, kinemat\u00eb, qendrat rinore, muzet\u00eb, qendrat e kultur\u00ebs me grupe apo institucionet tjera t\u00eb ngjashme vart\u00ebse t\u00eb MKRS-s\u00eb apo Komunave, lejohet t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 50% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitetet (si n\u00eb shfaqje ashtu edhe n\u00eb ushtrime).<\/p>\n<p>P\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr organizimin e aktiviteteve kulturore duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb mysafir\u00ebt t\u00eb mbajn\u00eb maskat dhe 1.5 met\u00ebr distanc\u00eb nga nj\u00ebri-tjetri.<\/p>\n<p>[Sporti dhe rekreacioni]<\/p>\n<p>Lejohen aktivitetet st\u00ebrvitore t\u00eb cilat duhet t\u00eb realizohen n\u00eb p\u00ebrputhje me protokollet vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare sportive.<\/p>\n<p>Lejohet organizimi i garave sportive pa prezenc\u00eb t\u00eb publikut p\u00ebrkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave bot\u00ebrore p\u00ebr organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojt\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb gar\u00eb (sportist\u00eb, klube, zyrtar\u00eb, dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs tjer\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e gar\u00ebs) p\u00ebrcaktohet nga federatat sportive duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs dhe masat tjera mbrojt\u00ebse.<\/p>\n<p>Lejohen aktivitetet garuese pa prezenc\u00eb t\u00eb publikut, t\u00eb cilat duhet t\u00eb realizohen n\u00eb p\u00ebrputhje me protokollet vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare sportive.<\/p>\n<p>Lejohet  shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme p\u00ebr aktivitete individuale rekreative sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>Shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme b\u00ebhet n\u00eb proporcion 1 klient n\u00eb 8m2.<\/p>\n<p>Aty ku \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb software t\u00eb fitnesit\/palestr\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktohet numri maksimal i klient\u00ebve q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qasje n\u00eb hap\u00ebsirat e fitnesit.<\/p>\n<p>Obligohet q\u00eb personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i fitnesit\/palestr\u00ebs t\u00eb ket\u00eb kujdes t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb pikun e vizit\u00ebs s\u00eb klient\u00ebve, e q\u00eb llogaritet koha nga ora 17:00 \u2013 20:00, q\u00eb t\u00eb respektohet distanca e p\u00ebrcaktuar n\u00eb udh\u00ebzues.<\/p>\n<p>Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve t\u00eb tjera p\u00ebr pastrimit) n\u00eb secil\u00ebn pajisje t\u00eb fitnesit me q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00ebdijesimit dhe dezinfektimit t\u00eb tyre nga secili klient pas p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>[Udh\u00ebzuesit dhe sqarimet]<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzuesit e p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>47.1    Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e masave t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e Covid-19;<\/p>\n<p>47.2    Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm  p\u00ebr sektorin e sh\u00ebrbimeve personale dhe bizneseve,  industris\u00eb, administrat\u00ebs publike dhe OJQ-ve;<\/p>\n<p>47.3    Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm  p\u00ebr institucionet arsimore t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve;<\/p>\n<p>47.4     Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;<\/p>\n<p>47.5     Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm  p\u00ebr tubimet  fetare, varrime, pun\u00ebtori dhe aktivitete kulturore;<\/p>\n<p>47.6     Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative  dhe sportive;<\/p>\n<p>47.7     Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr transportin publik;<\/p>\n<p>47.8     Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/p>\n<p>47.9     Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aviacionin civil;<\/p>\n<p>47.10   Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet korrektuese, qendra t\u00eb azilit dhe t\u00eb mbajtjes p\u00ebr t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Udh\u00ebzuesit nga pika 47 jan\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat dhe sektor\u00ebt ndaj t\u00eb cil\u00ebve zbatohen.<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nevoje t\u00eb nxjerr sqarime p\u00ebr pikat e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Ll. [Zbatimi]<\/p>\n<p>Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, AUV dhe Policia e Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtabet emergjente tw komunave, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e k\u00ebtij vendimi dhe t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raport javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn l6:00).<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ShSKUK dhe IKShPK t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00ebZyr\u00ebn e Kryeministrit raportin javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn 16:00) p\u00ebr zbatimin   e   masave, gjendjen n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, gjendjen epidemiologjike  dhe parashikimet p\u00ebr dy  jav\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb, bazuar n\u00eb LigjinNr.  07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19, n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale var\u00ebsisht prej situat\u00ebs epidemiologjike dhe rekomandimeve t\u00eb IKShPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Obligohet Policia e Kosov\u00ebs dhe inspektoratet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb mbik\u00ebqyrin zbatimin e masave, vendimeve t\u00eb tjera dhe udh\u00ebzuesve p\u00ebrkat\u00ebs n\u00ebzbatim t\u00eb Ligjit Nr.  07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkel\u00ebsit e masave, organet kompetente obligohen t\u00eb shqiptojn\u00eb masat  nd\u00ebshkimoresipas Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb  Covid-19 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb tjera n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Ivetmi autoritet q\u00eb mund t\u00eb interpretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim   \u00ebsht\u00eb   Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebr\u00adkaq \u00e7do institucion tjet\u00ebr mund t\u00eb ofroj\u00eb sqarime p\u00ebr kategorit\u00eb respektive p\u00ebr t\u00eb cilat apli\u00adkohet ky vendim, vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb atij sqarimi nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>[Shfuqizimi i vendimeve 01\/07 dhe 02\/11]<\/p>\n<p>Shfuqizohen Vendimet e Qeveris\u00eb: Vendimi Nr. 01\/07 i dat\u00ebs 18.04.2021 dhe Vendimi Nr. 02\/11 i dat\u00ebs 07.05.2021.<\/p>\n<p>[Hyrja n\u00eb fuqi]<\/p>\n<p>Vendimi publikohet n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe hyn n\u00eb fuqi me dat\u00eb 31.05.2021.<\/p>\n<p>Masat e nd\u00ebrmarra sipas k\u00ebtij vendimi jan\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb arsyetimin se:<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Institutit Komb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike t\u00eb Kosov\u00ebs, situata epidemiologjike me COVID\u201319, n\u00eb Kosov\u00eb paraqitet e q\u00ebndrueshme me vazhdimin e uljes s\u00eb numrit t\u00eb rasteve pozitive. Ulja e rasteve pozitive p\u00ebr dy jav\u00ebt e fundit krahasuar me dy jav\u00ebt paraprake sh\u00ebnon r\u00ebnie p\u00ebr 67.08%.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, duke ju referuar t\u00eb dh\u00ebnave aktuale mbi situat\u00ebn epidemiologjike dhe rekomandimeve t\u00eb IKShPK-s\u00eb, Qeveria cakton masa m\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuara q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb aktivitet t\u00eb shtuar ekonomik por nj\u00eb\u00adkoh\u00eb\u00adsisht synojn\u00eb kontrollin e p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit.<\/p>\n<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka bashk\u00ebrenduar vendimmarrjen me pal\u00ebt e inte\u00adresit, t\u00eb cilat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndikuara drejtp\u00ebrdrejt apo t\u00ebrthorazi nga pandemia. Qeveria v\u00ebren se k\u00ebto pal\u00eb kan\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr ndikim demokratik n\u00eb vendimmarrje, n\u00eb p\u00ebrputhje me nenin 45.3 t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i masave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb duke u kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi tri objektivave:<\/p>\n<p>\u2013          Parandalimi i p\u00ebrhapjes s\u00eb infeksionit me COVID-19;<\/p>\n<p>\u2013          Mos cenimi i aktiviteteve ekonomike, por duke pasur prioritet ruajtjen e jet\u00ebs dhe sh\u00ebndetit t\u00eb popullat\u00ebs;<\/p>\n<p>\u2013          Ruajtja e sh\u00ebndetit mendor dhe fizik t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Masat e p\u00ebrcaktuara n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim si dhe afatet kohore sh\u00ebrbejn\u00eb q\u00eb situata epidemiologjike t\u00eb mba\u00adhet n\u00ebn kontroll edhe p\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb dh\u00ebnave optimiste epidemiologjike n\u00eb raport me infeksionin me COVID\u201319.<\/p>\n<p>Heqja e pjes\u00ebrishme e kufizimeve po b\u00ebhet me p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe me p\u00ebrgatitjet e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrballjen me nj\u00eb situate eventuale t\u00eb rritjes se numrit t\u00eb infeksioneve, andaj, ndryshimi i situat\u00ebs epidemiologjike rrjedhimisht k\u00ebrkon vendime dhe masa t\u00eb reja konform situat\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Prandaj, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga IKShPK-s\u00eb, ministrit\u00eb e linj\u00ebs, pal\u00ebt e inte\u00adre\u00adsit dhe ekspert\u00ebt p\u00ebrkat\u00ebs, u vendos si n\u00eb dispozitiv t\u00eb k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs ka marr\u00eb vendim p\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga data 31 maj. Ky vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Ky vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. [Hyrjet dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":79768,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-82785","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82785","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=82785"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/82785\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/79768"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=82785"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=82785"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=82785"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}