{"id":83428,"date":"2021-06-07T13:35:00","date_gmt":"2021-06-07T13:35:00","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=83428"},"modified":"2021-06-07T13:35:00","modified_gmt":"2021-06-07T13:35:00","slug":"prokurorja-thote-se-aktakuza-per-korrupsion-ndaj-liburn-aliut-e-te-tjereve-ka-prova-te-mjaftueshme-dhe-eshte-ngritur-brenda-afatit-ligjor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/prokurorja-thote-se-aktakuza-per-korrupsion-ndaj-liburn-aliut-e-te-tjereve-ka-prova-te-mjaftueshme-dhe-eshte-ngritur-brenda-afatit-ligjor\/","title":{"rendered":"Prokurorja thot\u00eb se aktakuza p\u00ebr korrupsion ndaj Liburn Aliut e t\u00eb tjer\u00ebve ka prova t\u00eb mjaftueshme dhe \u00ebsht\u00eb ngritur brenda afatit ligjor"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja Dulina Hamiti ka th\u00ebn\u00eb se aktakuza p\u00ebr korrupsion ndaj ministrit aktual t\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs n\u00eb Qeverin\u00eb Kurti 2, Liburn Aliut dhe t\u00eb tjer\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb prova dhe d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme. Ajo gjithashtu tha se aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur brenda afatit ligjor. K\u00ebt\u00eb deklarata ajo i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit t\u00eb dyt\u00eb, ku bashk\u00eb me Aliun, p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs dhe autoritetit zyrtar po akuzohen edhe Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.Pasi t\u00eb gjith\u00eb mbrojt\u00ebsit e t\u00eb akuzuarve kan\u00eb paraqitur k\u00ebrkesat p\u00ebr hedhjen e aktakuz\u00ebs dhe kund\u00ebrshtimin e provave, t\u00eb nj\u00ebjtat i ka kund\u00ebrshtuar prokurorja Dulina Hamiti, duke k\u00ebrkuar nga gjykata refuzimin e tyre si t\u00eb pabazuara.Sipas saj, pretendimet e paraqitura nga ana e t\u00eb akuzuarve dhe mbrojt\u00ebsve t\u00eb tyre ishin t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb paq\u00ebndrueshme dhe t\u00eb pabazuara.Ajo tha se aktakuza \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb prova dhe d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme e t\u00eb pranueshme.\u201cKjo aktakuz\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur konform dispozitave ligjore dhe brenda afatit ligjor, andaj i propozojm\u00eb gjykat\u00ebs q\u00eb t\u00eb refuzoj si t\u00eb pabazuara k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb mbrojtjes dhe brenda afatit ligjor t\u00eb caktohet shqyrtimit gjyq\u00ebsor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb prokurorja.Ndryshe, mbrojt\u00ebsi i t\u00eb akuzuarit Liburn Aliu ka th\u00ebn\u00eb se aktakuza ishte ngritur pas afatit ligjor dhe se ndaj Aliut nuk ka pasur kall\u00ebzim penal nga policia, por vet\u00ebm nga i d\u00ebmtuari Dan Imeri.Nd\u00ebrsa i akuzuari Aliu ka th\u00ebn\u00eb se refuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nd\u00ebrtim individual ishte b\u00ebr\u00eb pasi n\u00eb at\u00eb vend ishte parapar\u00eb nd\u00ebrtimi i shkoll\u00ebs, \u00e7erdhes dhe ambulantes.\u201cRefuzimi i k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Dan Imerit dhe t\u00eb tjer\u00ebve \u00ebsht\u00eb se Dan Imeri ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrtim individual t\u00eb banimit nd\u00ebrsa me planin rregullues urban Prishtina e Re \u2013 Zona per\u00ebndim, parashihet shkoll\u00eb, ambulanc\u00eb dhe \u00e7erdhe\u201d, ka deklaruar Aliu.Ai ka th\u00ebn\u00eb se me planin rregullues urban t\u00eb miratuar m\u00eb 2 tetor 2013, q\u00eb i bie pas planit zhvillimor t\u00eb miratuar m\u00eb 24 shtator 2013, \u00e7far\u00ebdo dokumenti i planifikimit hap\u00ebsinor i nivelit lokal i n\u00ebnshtrohet tri her\u00eb vendimeve t\u00eb Kuvendit Komunal n\u00eb tri mbledhje t\u00eb ndryshme p\u00ebr cilindo dokument.Avokati Arb\u00ebr Istrefi, mbrojt\u00ebs i t\u00eb akuzuarit Ardian Olluri, ka th\u00ebn\u00eb se aktakuza e ngritur ndaj t\u00eb mbrojturit t\u00eb tij e ka v\u00ebn\u00eb interesin individual mbi at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm.Sipas tij, prokuroria n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb e akuzon t\u00eb mbrojturin e tij se nuk e kishte zbatuar planin zhvillimor urbanistik, nd\u00ebrsa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr propozon si prov\u00eb vendimin mbi miratimin e planit rregullativ urban, i 2 tetorit 2013, duke mos e mohuar se ekziston ky plan. Por sipas avokatit, ajo ishte bazuar n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb MMPH-s\u00eb, i cili vendim nuk ishte as p\u00ebrfundimtar.Se ky vendim nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtar, sipas avokatit Istrefi, e ka v\u00ebrtetuar aktvendimi i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb \u2013 Departamenti Administrativ, kur kishte vendosur lidhur me padin\u00eb e Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs p\u00ebr anulimin e vendimit t\u00eb MMPH-s\u00eb, me t\u00eb cilin aktvendim gjykata me 3 gusht 2018 e kishte hedhur posht\u00eb padin\u00eb si t\u00eb palejuar, pasi sipas gjykat\u00ebs, vendimi i atakuar nuk ishte vendim p\u00ebrfundimtar.\u201cNuk ekziston asnj\u00eb element i cili t\u00eb mbrojturin tim e v\u00ebrteton se ka shkaktuar inkriminim t\u00eb veprave penale, pasi q\u00eb i nj\u00ebjti ka zbatuar planet e lart\u00ebtheksuara dhe po ashtu bashkryerja n\u00eb rastin konkret nuk ekziston, sepse t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pandehurit jan\u00eb profesionist t\u00eb fush\u00ebs, jan\u00eb t\u00eb pavarur n\u00eb vendimet e tyre dhe t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se veprimi n\u00eb kund\u00ebrshtim me vendimet e kuvendit komunal, n\u00eb kund\u00ebrshtim me planin rregullues, n\u00eb kund\u00ebrshtim edhe me vendimet e Kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb vep\u00ebr penale\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati.I nj\u00ebjti i ka propozuar gjykat\u00ebs q\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb ta hedh\u00eb posht\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe t\u00eb mbrojturin e tij ta liroj\u00eb nga ndjekja penale.Nd\u00ebrsa i akuzuari Ardian Olluri ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebrkesat dhe lejet nd\u00ebrtimore ishin zbatuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb planit rregullues urbanistik. Sipas tij, n\u00ebse kishin vepruar ashtu si\u00e7 pretendon prokuroria, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kishin shkel\u00eb edhe parimet e ligjshm\u00ebris\u00eb dhe diskriminimit, duke i shkaktuar d\u00ebm edhe komun\u00ebs dhe qytetar\u00ebve, sepse do ta kishin l\u00ebn\u00eb at\u00eb zon\u00eb pa sh\u00ebndet\u00ebsi dhe pa shkoll\u00eb.Se aktakuza ishte ngritur jasht\u00eb afatit ligjor, m\u00eb konkretisht dy muaj pas afatit, e ka th\u00ebn\u00eb mbrojt\u00ebsi i Zejnulla Rexhepit, avokati Behar Ejupi.Sipas tij, prokuroria kishte propozuar q\u00eb t\u00eb administrohet nj\u00eb prov\u00eb \u201cprojekti t\u00eb cilin e ka punuar p\u00ebr lagjen Prishtina e re i pandehuri Zejnulla Rexhepi\u201d, q\u00eb sipas avokatit, ky projekt ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me asfaltimin e rrug\u00ebs e jo me at\u00eb q\u00eb pretendon prokuroria, pasi sipas tij, ishte i bindur se kjo prov\u00eb nuk ekziston.\u201cJam i bindur se kjo prov\u00eb nuk ekziston dhe mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj prove i mbrojturi im \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb bank\u00ebn e t\u00eb akuzuarve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati Ejupi, duke shtuar se i mbrojturi i tij asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte punuar projekt p\u00ebr lagjen \u201cPrishtina e re\u201d.Mbrojt\u00ebsi i Nazife Krasniqit, avokati Jeton Maqedonci ka th\u00ebn\u00eb se e mbrojtura e tij kishte vepruar konform ligjit dhe rregulloreve dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte vepruar p\u00ebr interesa personale, prandaj sipas tij, gjykata duhet t\u00eb hedh\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb.Aktin akuzues e ka kund\u00ebrshtuar edhe mbrojt\u00ebsi i Bahtie Uk\u00ebs, avokati Destan Rukiqi. Sipas tij, prokuroria e kishte propozuar q\u00eb t\u00eb administrohet si prov\u00eb nj\u00eb CD e paraqitur nga pala e d\u00ebmtuar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb deklarata t\u00eb Liburn Aliut dhe nj\u00ebra e kryetarit t\u00eb Prishtin\u00ebs, Shpend Ahmetit.Sipas tij, nj\u00eb deklarat\u00eb e t\u00eb pandehurve e dh\u00ebn\u00eb jasht\u00eb procesit hetimor nuk duhet t\u00eb merret si prov\u00eb, prandaj dhe tha se kjo prov\u00eb duhet t\u00eb shpallet e papranueshme, nd\u00ebrsa n\u00ebse vendoset q\u00eb t\u00eb shkohet n\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor, avokati tha se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmitarit duhet t\u00eb d\u00ebgjohet Shpend Ahmeti.Aktakuz\u00ebn e prokuroris\u00eb e ka kund\u00ebrshtuar edhe mbrojt\u00ebsi i Mimoza Berisha- Prestreshit, avokati Florin V\u00ebrtopi. Ai ka th\u00ebn\u00eb se kall\u00ebzimi penal n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve e ka n\u00ebnshkruar pa autorizim Dan Imeri.Avokati V\u00ebrtopi ka deklaruar se mbi k\u00ebt\u00eb baz\u00eb prokuroria ishte dashur q\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb hedh\u00eb k\u00ebt\u00eb kall\u00ebzim penal, e jo t\u00eb filloj\u00eb hetimet, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.\u201cN\u00ebse nuk hudhet aktakuza k\u00ebta t\u00eb akuzuar mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb d\u00ebme shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. I propozojm\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr shkak se n\u00eb shkresa t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs ka prova q\u00eb nuk jan\u00eb trajtuar fare nga prokuroria, e q\u00eb jan\u00eb bazament p\u00ebr hudhjen e akuz\u00ebs, at\u00ebher\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast duhet aktakuza t\u2019i kthehet prokuroris\u00eb duke ia dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb afat t\u00eb caktuar q\u00eb ti\u2019 trajtoj\u00eb t\u00eb gjitha provat\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati V\u00ebrtopi.Kryetari i trupit gjykues, gjykat\u00ebsi Alban Ajvazi i ka njoftuar pal\u00ebt se lidhur me k\u00ebto k\u00ebrkesa do t\u00eb vendoset me vendim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.Sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga Prokuroria Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb m\u00eb 24 korrik 2020, rezulton se Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi akuzohen se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Urbanizmit n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs kan\u00eb keqp\u00ebrdorur detyr\u00ebn apo autoritetin zyrtar, duke mos e zbatuar planin zhvillimor urban si plan hap\u00ebsinor i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb n\u00eb lagjen \u201cPrishtin\u00ebn e Re\u201d Zona Per\u00ebndim ka parapar\u00eb nd\u00ebrtim individual p\u00ebr banim, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb i pandehuri Liburn Aliu ka nxjerr Vendimin Nr 05-351-290419 t\u00eb dat\u00ebs 27.02.2017 si dhe vendimin me 05 nr.351-290419 t\u00eb dat\u00ebs 21.06.2017 s\u00eb bashku me t\u00eb pandehurit Nazife Krasniqi dhe Zejnulla Rexhepi.Gjithnj\u00eb sipas aktakuz\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb iu shkaktohet d\u00ebm t\u00eb d\u00ebmtuarve, t\u00eb pandehurit e lartcekur e kan\u00eb refuzuar si t\u00eb pabaz\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr lejimin e kushteve nd\u00ebrtimore t\u00eb t\u00eb d\u00ebmtuarve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar X\u00ebrrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Lleki\u00e7 nga Prishtina p\u00ebr caktimin e kushteve nd\u00ebrtimore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit t\u00eb sht\u00ebpive individuale t\u00eb banimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bllokut Urban \u2018\u2018I-1\u2019\u2019 dhe \u2018\u2018I-2\u2019\u2019 t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb hap\u00ebsinore \u2018\u2018I\u2019\u2019 t\u00eb planit rregullues Prishtina e Re Zona Per\u00ebndim p\u00ebr parcelat kadastrale me nr.413-3, 413-5, 413-6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413-19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413-26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.Sipas k\u00ebsaj aktakuze, t\u00eb pandehurit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi edhe p\u00ebrkund\u00ebr se p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn l\u00ebnd\u00eb Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor ka nxjerr\u00eb Vendimin me nr.A-231\/2017 t\u00eb dat\u00ebs 06.09.2017 ku kishte aprovuar si t\u00eb bazuar Ankes\u00ebn e Dan Imeri, nga Prishtina dhe kishte shfuqizuar Vendimin 05.nr.351-290419 t\u00eb dat\u00ebs 21.06.2017 i Drejtoris\u00eb s\u00eb Urbanizmit Komuna e Prishtin\u00ebs, ku kishte obliguar Drejtorin\u00eb e Urbanizmit Komuna e Prishtin\u00ebs q\u00eb t\u00eb zbatoj dispozitat e planit zhvillimor Urban nr.01-035-181427, dat\u00ebs 24.09.2013 si dhe dispozitat e nenit 18 t\u00eb Ligjit Nr.041\/L-110 p\u00ebr Nd\u00ebrtim, t\u00eb pandehurit e lartcekur Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi nxjerrin vendimin me nr.05 nr. 350-290419 t\u00eb dat\u00ebs 07.05.2018, me t\u00eb cilin vendim, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb iu shkaktojn\u00eb d\u00ebm t\u00eb d\u00ebmtuarve, e refuzojn\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e t\u00eb d\u00ebmtuarve \u2013 pronar\u00ebve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar X\u00ebrrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Lleki\u00e7 nga Prishtina p\u00ebr caktimin e kushteve nd\u00ebrtimore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit t\u00eb sht\u00ebpive individuale t\u00eb banimit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bllokut Urban \u2018\u2018I-1\u2019\u2019 dhe \u2018\u2018I-2\u2019\u2019 t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb hap\u00ebsinore \u201cI\u2019\u2019 t\u00eb planit rregullues Prishtina e Re Zona Per\u00ebndim p\u00ebr parcelat kadastrale t\u00eb lartcekura me nr. 413-3, 413-5, 413-6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413- 19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413-26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, me \u00e7\u2019rast t\u00eb d\u00ebmtuarve t\u00eb lartcekur iu kan\u00eb shkaktuar d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm material.Me k\u00ebto veprime, prokuroria i ngarkon t\u00eb akuzuarit Liburn Aliu, Ardian Olluri, Zejnulla Rexhepi, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale Keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 par lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb.N\u00eb pik\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj aktakuze, Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi po akuzohen edhe se n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personave zyrtar n\u00eb Drejtorin\u00eb e Urbanizmit n\u00eb Komun\u00ebn e Prishtin\u00ebs nuk kan\u00eb zbatuar vendimin nr. A-231\/2017 t\u00eb dat\u00ebs 06.09.2017 t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor, t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kan\u00eb zbatuar Aktvendimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb A.Nr.1827\/17 t\u00eb dat\u00ebs 08.11.2017, dhe t\u00eb nj\u00ebjtit nuk kan\u00eb zbatuar Aktvendimin A.nr 514\/2017 t\u00eb dat\u00ebs 30.11.2017 t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Prishtin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt Aktvendime refuzohet i pabazuar propozimi i padit\u00ebsit Komuna e Prishtin\u00ebs p\u00ebr shtyrjen e ekzekutimit t\u00eb vendimit me num\u00ebr A-231\/17 t\u00eb dat\u00ebs 06.09.2017, t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor.Prokuroria pretendon se edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre vendimeve t\u00eb pandehurit e lartcekur prap\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb trajtojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn q\u00eb nga fillimi q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj me caktimin e kushteve nd\u00ebrtimore p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kompleksit t\u00eb sht\u00ebpive individuale n\u00eb Prishtin\u00eb n\u00eb parcelat kadastrale nr.413-3, 413-5, 413- 6, 413-7, 413-8, 413-9, 413-10, 413-11, 413-12, 413-12, 413-13, 413-14, 413-15, 413-16, 413-17, 413-18, 413-19, 413-21, 413-22, 413-23, 413-24, 413-25, 413- 26, 413-27, 413-28, 413-29, 413-31, 413-32, 413-33, 413-34, me \u00e7\u2019rast t\u00eb d\u00ebmtuarve Dan Imeri, Robert Biblekaj, Valon Kozmaqi, Albert Munipi, Bujar X\u00ebrrxa, Argjend Haziraj, Shaqir Arapi, Arben Qosaj, Denis Nushi, Drita Berisha, Mirushe Latifaj, Naser Salihu, Gazmend Luboteni, Bekim Bojku, Mimoza Fejzullahu, Drita Bektashi, Hajriz Smakiq, Milivoje Zlatibor Lleki\u00e7 nga Prishtina, iu kan\u00eb shkaktuar d\u00ebm t\u00eb konsideruesh\u00ebm material, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.Me k\u00ebto veprime, prokuroria i ngarkon t\u00eb akuzuarit Ardian Olluri, Bahtie Uka dhe Mimoza Berisha Prestreshi se n\u00eb bashk\u00ebkryerje kan\u00eb kryer vepr\u00ebn penale Mosekzekutim i vendimeve gjyq\u00ebsore, nga neni 402 par 2 lidhur me par 1 lidhur me nenin 31 t\u00eb KPRK-s\u00eb.Lidhur me pretendimet e p\u00ebrfshira n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktakuz\u00eb, \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d ka provuar q\u00eb para publikimit t\u00eb k\u00ebtij lajmi t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim nga ministri Liburn Aliu, por i nj\u00ebjti nuk u \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur thirrjeve.Ndryshe, Qeveria Kurti 2, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Aliu ka marr\u00eb pozit\u00ebn e ministrit t\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs \u00ebsht\u00eb votuar m\u00eb 22 mars 2021 nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, i dal\u00eb nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. \/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja Dulina Hamiti ka th\u00ebn\u00eb se aktakuza p\u00ebr korrupsion ndaj ministrit aktual t\u00eb Mjedisit, Planifikimit Hap\u00ebsinor dhe Infrastruktur\u00ebs n\u00eb Qeverin\u00eb Kurti 2, Liburn Aliut dhe t\u00eb tjer\u00ebve, \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb prova dhe d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme. Ajo gjithashtu tha se aktakuza \u00ebsht\u00eb ngritur brenda afatit ligjor. K\u00ebt\u00eb deklarata ajo i ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":83429,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83428"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83428\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}