{"id":83615,"date":"2021-06-09T14:03:47","date_gmt":"2021-06-09T14:03:47","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=83615"},"modified":"2021-06-09T14:03:47","modified_gmt":"2021-06-09T14:03:47","slug":"jo-nuk-pajtohem-kollaj-me-vdekjen-tende-i-nderuar-tanime-ish-shoku-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/jo-nuk-pajtohem-kollaj-me-vdekjen-tende-i-nderuar-tanime-ish-shoku-im\/","title":{"rendered":"Jo, nuk pajtohem kollaj me vdekjen t\u00ebnde i nderuar tanim\u00eb ish shoku im!"},"content":{"rendered":"<p>Gani Neziri shkruan:<\/p>\n<p>Jo, nuk pajtohem kollaj me vdekjen t\u00ebnde i nderuar tanim\u00eb ish shoku im!<\/p>\n<p>Ishte i hidhur dhe pik\u00ebllues lajmi kur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs m\u00eb th\u00ebrret nj\u00eb shok dhe m\u00eb shpreh ngush\u00ebllime p\u00ebr shokun tim t\u00eb shkoll\u00ebs, t\u00eb pun\u00ebs e t\u00eb idealeve komb\u00ebtare e shtetformuese. Mbeta i shtangur p\u00ebr pak \u00e7aste  derisa morra frym\u00eb thell\u00eb nga gjoksi i shtr\u00ebnguar.<br \/>\nIshte e papranueshme p\u00ebr mua kjo q\u00eb d\u00ebgjova por, u desh q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrohem para lajmit pik\u00ebllues duke ulur kok\u00ebn dhe shtr\u00ebnguar me dy duart.<br \/>\nPas pak kohe thash me vete: &#8220;Zoti paska th\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu dhe u dor\u00ebzova&#8221;. Kthim mbrapa nuk ka. Lamtumir\u00eb shoku im!<br \/>\n-\/\/-<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb fillova t\u00eb rikthej n\u00eb kujtes\u00ebn time kujtimet e koh\u00ebs q\u00eb shkoi.<br \/>\nU njoha me T\u00eb n\u00eb vitin 1973 n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb fillimvitit shkollor &#8217;73\/74 kur un\u00eb regjistrohesha n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme teknike n\u00eb Gjakov\u00eb, drejtimi Gjeodezis\u00eb. Ai ishte aty para meje prej tre vjet\u00ebsh. Hiq nuk pritonte t\u00eb na ndihmonte ne t\u00eb rinjve q\u00eb ve\u00e7sa kishim shkuar. Bashk\u00eb me T\u00eb ndjeheshim m\u00eb t\u00eb sigurt.<br \/>\nM\u00eb kujtohet kur pik\u00ebrisht at\u00eb vit b\u00ebhej nj\u00eb p\u00ebrpjekje nga organet qeveritare serbe p\u00ebr t\u00eb mbyllur Shkoll\u00ebn ton\u00eb, respektivisht, drejtimin p\u00ebr Gjeodezi, me arsyetimin zyrtar se ky drejtim ishte n\u00eb Shkup, Titograd dhe Beograd ku kosovar\u00ebt mund t\u00eb m\u00ebsonin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe .<br \/>\nShoku yn\u00eb, tani m\u00eb i ndjer\u00eb, na jepte kurajo se kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sepse do t\u00eb rezistonin deri n\u00eb fund profesor\u00ebt tan\u00eb, Sadiku, Kamberi, Xhaviti, Elezliu, Gazmendi, etj. t\u00eb cil\u00ebt ne ende nuk i njihnim.<br \/>\nP\u00ebr dijenin\u00eb e lexuesve po shtoj se hapja e Shkoll\u00ebs s\u00eb mesme t\u00eb Gjeodezis\u00eb n\u00eb Gjakov\u00eb n\u00eb vitin 1968 ishte krejt nj\u00ebsoj sikur hapja e Akademis\u00eb Ushtarake t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e sotme. \u00cbsht\u00eb ky mendim i Mahmut Bajramit q\u00eb un\u00eb e p\u00ebrceptoj si mendim t\u00eb sakt\u00eb.<br \/>\n-\/\/\/-<br \/>\nAto vite, gjeodet\u00ebt shqiptar\u00eb ishin struktur\u00eb deficitare, k\u00ebshtu q\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas kryerjes s\u00eb matur\u00ebs n\u00eb vitin 1974 n\u00eb mosh\u00eb krejt t\u00eb njom\u00eb pun\u00ebsohet n\u00eb Drejtorin\u00eb p\u00ebr Gjeodezi dhe Kadast\u00ebr.<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para, menj\u00ebher\u00eb pas g\u00ebzimit se ishte pun\u00ebsuar fillon nj\u00eb zhg\u00ebnjim n\u00eb karakterin e tij se t\u00eb gjitha dokumentat kadastrale ishin t\u00eb shkruara n\u00eb gjuh\u00ebn serbe. Madje, i shtohet irritimi edhe kur kuptoi se asnj\u00ebri nga pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb punonin para Tij nuk p\u00ebrpiqej t\u00eb nd\u00ebrmerrte nj\u00eb hap rreziku p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e administrimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Madje, edhe n\u00eb mesin e dhjet\u00eb shqiptar\u00ebve po t\u00eb ishte nj\u00eb koleg serb, t\u00eb gjith\u00eb komunikonin n\u00eb gjuh\u00ebn serbe?!<br \/>\nNj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, vendos\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb nism\u00eb patriotike me p\u00ebrcjellje rreziku ta b\u00ebnte vet\u00eb Ai i pari. Pas kthimit nga terreni ku kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb matje trolli n\u00eb qytet p\u00ebrgadit dokumentin e par\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe &#8220;Manual gjeodezik&#8221; dhe i&#8217;a dor\u00ebzon mbik\u00ebqyr\u00ebsit t\u00eb vet\u00eb Tom\u00eb Mihajlloviqi.<br \/>\nMbik\u00ebqyr\u00ebsi serb duke dashur t\u00eb b\u00ebj\u00eb korrigjimin profesional t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb gjeodetit t\u00eb ri, Mahmutit, &#8220;nuk kupton asgj\u00eb&#8221; nga ajo q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb lexonte, sepse, dokumenti q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. B\u00ebhet nervoz, i \u00e7ohen krejt flok\u00ebt p\u00ebrpjet\u00eb, kap\u00eb kok\u00ebn me duar dhe b\u00ebrtet &#8220;Shta je to napisano na p\u00ebrlavi jezik&#8221;. &#8220;Pa ajde sada da pishemo i na ciganski&#8221;, shp\u00ebrthen Mihajloviqi. Me nervoz\u00eb t\u00eb eg\u00ebr e p\u00ebrplas\u00eb manualin dhe k\u00ebrkon nga drejtori i Kadastr\u00ebs Ismet Halili q\u00eb gjeodeti i ri t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris pun\u00ebn dhe ta p\u00ebrgatis n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<br \/>\nP\u00ebrkundrazi, ndodh ajo \u00e7far\u00eb nuk kishte pritur as Mihajloviqi dhe as Mahmuti;  drejtor Ismeti i pranon dokumentin n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe duke e porositur Mahmutin, shokun tim q\u00eb edhe t\u00eb tjerat t&#8217;i punoj k\u00ebshtu si e ka nisur.<br \/>\nPra, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb gjeneratat e reja ta dijn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt se shkrimi shqip n\u00eb Kadast\u00ebr fillon me agj\u00ebn Mahmut Bajrami. Madje, \u00ebsht\u00eb detyrim historik t\u00eb evidentohen ngjarjet e rralla q\u00eb nd\u00ebrrojn\u00eb histori.<br \/>\n-IV-<br \/>\nTani, edhe k\u00ebsaj historie i erdhi fundi. Axha Mahmut nd\u00ebrroi jet\u00eb. U nis p\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn e p\u00ebrtejme duke l\u00ebn\u00eb faktin historik se Ai ekzistonte dikur. B\u00ebft\u00eb drit\u00eb shpirti i Tij duke u  v\u00ebn\u00eb n\u00ebn kujdesin e krijuesit t\u00eb  gjithsis\u00eb, ZOTIT ton\u00eb fuqiplot\u00eb e t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm.<br \/>\n-V-<br \/>\nShpreh ngush\u00ebllimet e mija p\u00ebr familjen e Tij; bashk\u00ebshorten, djemt\u00eb me nuset e tyre dhe nip\u00ebrit e mbesat.<br \/>\nNgush\u00ebllime p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e tij n\u00eb drejtorin\u00eb kadastrale! Ngush\u00ebllime p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb koleg\u00ebt gjeodet an\u00eb e k\u00ebnd Kosov\u00ebs dhe gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ndjejn\u00eb dhimbje p\u00ebr T\u00eb.<\/p>\n<p>Lamtumir\u00eb shoku im!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gani Neziri shkruan: Jo, nuk pajtohem kollaj me vdekjen t\u00ebnde i nderuar tanim\u00eb ish shoku im! Ishte i hidhur dhe pik\u00ebllues lajmi kur mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs m\u00eb th\u00ebrret nj\u00eb shok dhe m\u00eb shpreh ngush\u00ebllime p\u00ebr shokun tim t\u00eb shkoll\u00ebs, t\u00eb pun\u00ebs e t\u00eb idealeve komb\u00ebtare e shtetformuese. Mbeta i shtangur p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":83616,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-83615","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83615","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=83615"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/83615\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/83616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=83615"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=83615"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=83615"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}