{"id":84324,"date":"2021-06-19T14:01:48","date_gmt":"2021-06-19T14:01:48","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=84324"},"modified":"2021-06-19T14:01:48","modified_gmt":"2021-06-19T14:01:48","slug":"supremja-refuzon-pretendimin-e-mbrojtjes-se-vrasja-ne-bresalc-te-gjilanit-ndodhi-si-pasoje-e-pakujdesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/supremja-refuzon-pretendimin-e-mbrojtjes-se-vrasja-ne-bresalc-te-gjilanit-ndodhi-si-pasoje-e-pakujdesise\/","title":{"rendered":"Supremja refuzon pretendimin e mbrojtjes se vrasja n\u00eb Bresalc t\u00eb Gjilanit ndodhi si pasoj\u00eb e pakujdesis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme p\u00ebrfundimisht ka konstatuar se i d\u00ebnuari Liridon Uruqi, vrasjen e tani t\u00eb ndjerit Fatlind Arifi e kishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia.K\u00ebt\u00eb konstatim, Gjykata Supreme ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb aktgjykimin me t\u00eb cilin ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb paraqitur nga mbrojtja e Uruqit, kund\u00ebr aktgjykimeve t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe asaj t\u00eb Apelit, raporton \u201cBetimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi\u201d.Uruqi akuzohej se n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2018, n\u00eb fshatin Bresalc t\u00eb Gjilanit, pasi kishte nxjerr\u00eb arm\u00ebn e tipit \u201cTT\u201d, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e kishte repetuar dhe derisa ishte duke e kontrolluar n\u00ebse kishte ndonj\u00eb plumb n\u00eb tyt\u00eb, e kishte prek k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e cila shkrep predh\u00ebn m\u00eb t\u00eb cil\u00ebn goditet p\u00ebr vdekje, i ndjeri Arifi.P\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, Gjykata Themelore n\u00eb Gjilan, m\u00eb 4 dhjetor 2019 t\u00eb akuzuarin Uruqi e kishte d\u00ebnuar me 18 vjet e 6 muaj burgim pasi e kishte shpallur fajtor p\u00ebr vrasje dhe p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Sipas Themelores, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Uruqi kishte vepruar me dashje eventuale, nd\u00ebrsa mbrojtja mbronte teorin\u00eb se deri tek vrasja kishte ardhur si rezultat i pakujdesis\u00eb.K\u00ebt\u00eb aktgjykim t\u00eb Gjykat\u00ebs n\u00eb Gjilan e kishte v\u00ebrtetuar pastaj edhe Gjykata e Apelit.Mir\u00ebpo, mbrojtja pretendonte se t\u00eb dy k\u00ebto aktgjykime ishin marr\u00eb me shkelje t\u00eb dispozitave procedurale dhe t\u00eb ligjit penal. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, me k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb i ishte drejtuar Gjykat\u00ebs Supreme.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkese, avokati Blerim Halimi theksonte se nuk ishte argumentuar dashja e t\u00eb d\u00ebnuarit Uruqi p\u00ebr kryerjen e vrasjes dhe kjo sipas tij, v\u00ebrtetohej edhe nga fakti se i ndjeri dhe i d\u00ebnuari nuk kishin pasur asnj\u00ebher\u00eb mosmarr\u00ebveshje mes tyre.Sipas mbrojtjes, gjykata nuk i kishte vler\u00ebsuar deklaratat e prind\u00ebrve t\u00eb t\u00eb ndjerit dhe d\u00ebshmitar\u00ebve tjer\u00eb, se i ndjeri dhe i d\u00ebnuari nuk kishin pasur asnj\u00ebher\u00eb probleme mes tyre.N\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar Supremes, mbrojtja argumentonte se i ndjeri dhe i d\u00ebnuari ishin shok\u00eb mes tyre dhe se deri t\u00eb shkrepja e arm\u00ebs kishte ardhur si rezultat i pakujdesis\u00eb s\u00eb t\u00eb d\u00ebnuarit gjersa i nj\u00ebjti kishte qen\u00eb duke e kontrolluar arm\u00ebn.\u201cMungesa e dashjes eventuale argumentohet me faktin se i d\u00ebnuari nuk ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se nga veprimi i tij mund t\u00eb vij deri te pasoja p\u00ebrkat\u00ebsisht asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb shkaktohet vdekja e dikujt p\u00ebrfshir\u00eb edhe tani t\u00eb ndjerin Fatlind, pra i d\u00ebnuari asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pajtuar q\u00eb t\u00eb shkaktohet vdekja e t\u00eb ndjerit . <\/p>\n<p>Gjykata e ka shkelur ligjin penal n\u00eb d\u00ebm t\u00eb d\u00ebnuarit edhe kur nuk e ka ricil\u00ebsuar vepr\u00ebn penale nga vrasja n\u00eb vrasje nga pakujdesia edhe pse p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ishin plot\u00ebsuar kushtet ligjore\u201d, thuhej n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojtjes.Nd\u00ebrsa si shkelje esenciale t\u00eb procedur\u00ebs penale, mbrojtja theksonte se dispozitivet e aktgjykimit t\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb ishin kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebs me arsyetimin e saj.P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre pretendimeve t\u00eb mbrojtjes, Gjykata Supreme ka vendosur se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb dhe ajo e Apelit, drejt kan\u00eb konstatuar se i d\u00ebnuari kishte kryer vrasjen nga dashja eventuale, pasi i nj\u00ebjti kishte qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se si rezultat i veprimit t\u00eb tij, mund t\u00eb shkaktohet pasoja, t\u00eb cil\u00ebn e ka pranuar t\u00eb shkaktohet.\u201cN\u00eb rastin konkret nga shkresat e \u00e7\u00ebshtjes dhe aktgjykimet e kund\u00ebrshtuara rezulton se dit\u00ebn kritike me dat\u00ebn 28.07.2018 i d\u00ebnuari ka vepruar me dashje eventuale q\u00eb v\u00ebrtetohet si nga provat formale dhe materiale t\u00eb administruara e t\u00eb cilat gjenden n\u00eb shkresat e l\u00ebnd\u00ebs. Nga k\u00ebto prova gjykatat drejt kan\u00eb vler\u00ebsuar se i d\u00ebnuari ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se pasoja e ndaluar mund t\u00eb shkaktohet si rezultat i veprimit t\u00eb tij dhe ai ka pranuar shkaktimin e saj\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykimin e Supremes.Sipas k\u00ebtij aktgjykimi, i d\u00ebnuari ka mundur edhe t\u00eb mos ket\u00eb pasur q\u00ebllimin e vrasjes, por sidoqoft\u00eb ai ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se me veprimet e tij krijohet mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb kryhet kjo vep\u00ebr penale.\u201cI d\u00ebnuari me veprimet e veta ka mundur q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb pasur q\u00ebllim shkaktimin e pasoj\u00ebs s\u00eb caktuar q\u00eb ka tiparet e vepr\u00ebs s\u00eb ndaluar e as shkaktimin e saj mir\u00ebpo ka qen\u00eb i vet\u00ebdijsh\u00ebm se me nd\u00ebrmarrjen e veprimit krijohet nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe apo nj\u00eb rrezik i madh se do t\u00eb kryhet vepra dhe do t\u00eb shkaktohet pasoja t\u00eb cil\u00ebn e parasheh si t\u00eb mundshme. Te dashja eventuale kryesi supozon, me nj\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb madhe se ajo vep\u00ebr mund t\u00eb shkaktohet dhe ai pajtohet me t\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e Gjykat\u00ebs Supreme.Gjykata Supreme ka arsyetuar se nuk q\u00ebndron pretendimi i mbrojtjes se t\u00eb d\u00ebnuarit se vrasjen e kishte kryer nga pakujdesia, pasi nga d\u00ebshmitar\u00ebt, ekspertiza balistike, psikiatrike dhe raporti i vendit t\u00eb ngjarjes ishte v\u00ebrtetuar se n\u00eb veprimet e t\u00eb akuzuarit kishte ekzistuar dashja eventuale.\u201cSipas vler\u00ebsimit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate, t\u00eb pabazuara jan\u00eb pretendimet e t\u00eb d\u00ebnuarit dhe mbrojt\u00ebsit t\u00eb d\u00ebnuarit se i d\u00ebnuari vepr\u00ebn penale e ka kryer nga pakujdesia. Ky pretendim nuk q\u00ebndron sepse n\u00eb rastin konkret p\u00ebrve\u00e7 me provat q\u00eb u arsyetuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim si m\u00eb lart\u00eb kjo v\u00ebrtetohet edhe nga ekspertiza psikiatrike e Dr. Afrim Canaj q\u00eb ka konstatuar se te i d\u00ebnuari nuk jan\u00eb gjetur elemente t\u00eb humbjes mendore apo t\u00eb prapambetjes mendore apo d\u00ebmtime t\u00eb tjera kognitive posroumatike, e ka p\u00ebrjashtuar \u00e7rregullimin mendor si pasoj\u00eb e d\u00ebmtimit t\u00eb trurit apo \u00e7rregullime psiqike\u201d, thuhet n\u00eb aktgjykimin e Supremes.Sa i p\u00ebrket faktit se i ndjeri dhe viktima kishin pasur raporte t\u00eb mira, Supremja ka arsyetuar se raportet e mira nuk kan\u00eb ndonj\u00eb relevanc\u00eb n\u00eb kualifikimin e vepr\u00ebs penale t\u00eb vrasjes por vet\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e rrethanave t\u00eb vendimit mbi d\u00ebnim.Ndryshe, Prokuroria e Gjilanit fillimisht Uruqin e ngarkonte me tri vepra penale, p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, kanosje dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.Por n\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebrfundimtare, prokurori Agron Uka, kishte b\u00ebr\u00eb rikualifikimin e vepr\u00ebs penale, ku nga vrasje e r\u00ebnd\u00eb, Uruqi tani akuzohej p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb.Gjykata n\u00eb Gjilan e kishte d\u00ebnuar edhe nj\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb Uruqin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vrasje. M\u00eb 23 prill 2019, ai ishte d\u00ebnuar me 25 vjet burgim p\u00ebr vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe arm\u00ebmbajtje pa leje.Mir\u00ebpo ai aktgjykim ishte prishur nga Apeli n\u00eb shtator 2019 dhe l\u00ebnda ishte kthyer n\u00eb rigjykim.Sipas aktakuz\u00ebs, m\u00eb 28 korrik 2018, n\u00eb fshatin Bresalc-Komuna e Gjilanit, Liridon Uruqi, me veprim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe me dashje ka privuar nga jeta, tani t\u00eb ndjerin Fatlind Arifi.K\u00ebt\u00eb, sipas aktakuz\u00ebs, e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb me revole ka gjuajtur n\u00eb drejtim t\u00eb t\u00eb ndjerit, t\u00eb cilin e godet n\u00eb an\u00ebn e majt\u00eb t\u00eb kraharorit, me \u00e7\u2019rast nga plag\u00ebt e marra i nj\u00ebjti nuk ka mbijetuar dhe ka nd\u00ebrruar jet\u00eb teksa po e d\u00ebrgonin p\u00ebr n\u00eb spital.Me k\u00ebto veprime, ai akuzohej fillimisht se ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d,  por pastaj prokuroria e kishte rikualifikuar vepr\u00ebn penale n\u00eb vrasje.Gjithashtu, Uruqi, akuzohej se me dashje, t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn arm\u00eb ia drejton fillimisht t\u00eb d\u00ebmtuarve-d\u00ebshmitar\u00ebve K.H, dhe L.M, pastaj edhe t\u00eb d\u00ebmtuarit-d\u00ebshmitarit G.A, duke e ngreh k\u00ebmb\u00ebz\u00ebn e revoles.N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, ai akuzohej se ka kryer edhe vepr\u00ebn penale t\u00eb mbetur n\u00eb tentativ\u00eb \u201cVrasje e r\u00ebnd\u00eb\u201d.Sipas dispozitivit num\u00ebr III t\u00eb aktakuz\u00ebs, Uruqi akuzohej se pa autorizim dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin e zbatuesh\u00ebm p\u00ebr arm\u00ebt, ka mbajtur n\u00eb pron\u00ebsi arm\u00ebn, me t\u00eb cilin ka kryer vrasjen.Me \u00e7\u2019rast, ai akuzohej edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cmbajtja n\u00eb pron\u00ebsi, kontroll ose posedim t\u00eb paautorizuar t\u00eb arm\u00ebve\u201d.\/Betimip\u00ebrDrejt\u00ebsi<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata Supreme p\u00ebrfundimisht ka konstatuar se i d\u00ebnuari Liridon Uruqi, vrasjen e tani t\u00eb ndjerit Fatlind Arifi e kishte kryer me dashje dhe jo nga pakujdesia.K\u00ebt\u00eb konstatim, Gjykata Supreme ka dh\u00ebn\u00eb n\u00eb aktgjykimin me t\u00eb cilin ka refuzuar k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr mbrojtje t\u00eb ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb paraqitur nga mbrojtja e Uruqit, kund\u00ebr aktgjykimeve t\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":84328,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84324","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84324","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84324"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84324\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84324"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84324"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84324"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}