{"id":8434,"date":"2016-11-24T08:57:06","date_gmt":"2016-11-24T08:57:06","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=8434"},"modified":"2016-11-24T08:57:06","modified_gmt":"2016-11-24T08:57:06","slug":"teodor-pangallos-ju-rrefej-perndjekjen-e-cameve-dhe-mbretin-zog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/teodor-pangallos-ju-rrefej-perndjekjen-e-cameve-dhe-mbretin-zog\/","title":{"rendered":"TEODOR PANGALLOS: JU RR\u00cbFEJ P\u00cbRNDJEKJEN E \u00c7AM\u00cbVE DHE MBRETIN ZOG"},"content":{"rendered":"<p>TEODOR PANGALLOS: JU RR\u00cbFEJ P\u00cbRNDJEKJEN E \u00c7AM\u00cbVE DHE MBRETIN ZOG<br \/>\n\u201cGjysma e gjakut tim \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shum\u00eb grek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zgjedhur jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\u201d<\/p>\n<p>Nga Presidenti i Greqis\u00eb gjeneral Theodoros Pangallos<\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket fqinjit ton\u00eb Ballkanik, \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e njohur dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb arkivat e ministris\u00eb s\u00eb jashtme, se marr\u00ebdh\u00ebniet tona arrit\u00ebn gati-gati nivelin e nj\u00eb Konfederate, m\u00eb 1925 dhe 1926.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga koha e Esat Pash\u00ebs dhe Ahmet Zogut, miku m\u00eb i p\u00ebrzem\u00ebrt i Shqip\u00ebris\u00eb jam un\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga mosha e foshnj\u00ebris\u00eb flas gjuh\u00ebn shqipe, pse e ndjera n\u00ebna ime, q\u00eb m\u00eb rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte vajza e m\u00eb t\u00eb madhit pasanik t\u00eb Megarid\u00ebs, Andon Birbilit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb cilit n\u00eb Salamin\u00eb, la frym\u00ebn e fundit mareshalli i paharruar Gjergj Karaiskaqi.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, gjysma e gjakut tim \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Admiral Kundurioti, tre Nikolaidh\u00ebt, gjyshi biri dhe nipi, gjeneral Konduli, admiral Saqellariu, heroi i n\u00ebndet\u00ebses \u201cL.Kconi\u201d V.Lasko dhe shum\u00eb grek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, jan\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me origjin\u00eb shqiptare dhe jan\u00eb t\u00eb njohura sh\u00ebrbimet q\u00eb ata i b\u00ebn\u00eb atdheut. Paparigopulos shkruan se nga t\u00eb gjitha racat q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb Greqi, p\u00ebrzierja me gjakun shqiptar prodhoi amalgam\u00ebn e shk\u00eblqyer. Hidriot\u00ebt, Speciot\u00ebt, Miaul\u00ebt, Sahturi dhe mij\u00ebrat e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb 1821-shit e deri m\u00eb sot, d\u00ebshmojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e mendimit t\u00eb Paparigopulit.<\/p>\n<p>M\u00eb 1914, me fillimin e Luft\u00ebs se par\u00eb Bot\u00ebrore, u ktheva n\u00eb Greqi nga Franca ku kreva studimet dhe iu paraqita Eleftherios Venizellos, at\u00ebher\u00eb kryeminist\u00ebr dhe minist\u00ebr i Ushtris\u00eb, i cili m\u00eb em\u00ebroi p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb shtabit n\u00eb Divizionin e 8-t\u00eb t\u00eb Prevez\u00ebs.<\/p>\n<p>Venizellos m\u00eb tha n\u00eb mir\u00ebbesim se ka vendosur t\u00eb pushtoj\u00eb befasisht Epirin e Veriut (Gjirokastr\u00ebn, Sarand\u00ebn, Himar\u00ebn, Vlor\u00ebn, sh\u00ebnim i A. Llalla). \u201cKam bindjen se do t\u2019ia dal\u00ebsh mban\u00eb, pse flet edhe gjuh\u00ebn e shqiptar\u00ebve\u201d, shtoi. At\u00ebher\u00eb isha major, shkova n\u00eb Prevez\u00eb dhe pas pak dit\u00ebsh mora nj\u00eb urdh\u00ebr sekret, ku divizioni urdh\u00ebrohej t\u00eb pushtonte Epirin e Veriut, duke zbarkuar n\u00eb portin e Sarand\u00ebs. Politikani i madh, theksonte n\u00eb ve\u00e7anti nevoj\u00ebn e mbajtjes rrept\u00ebsisht sekretet nga italian\u00ebt.<\/p>\n<p>Operacioni u krye me rregull t\u00eb plot\u00eb dhe u pushtua vija e vjet\u00ebr n\u00eb veri t\u00eb Gjirokastr\u00ebs. Kur pas pak dit\u00ebsh shkova n\u00eb Athin\u00eb, kisha natyrisht nj\u00eb kuvend t\u00eb gjat\u00eb me kryeministrin dhe mbeta i befasuar se ky politikan demonik, q\u00eb kishte vet\u00ebm tre vjet n\u00eb Greqi, kishte kuptuar plot\u00ebsisht r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb jetike q\u00eb kishte p\u00ebr Greqin\u00eb \u00c7\u00ebshtja e Shqip\u00ebris\u00eb. Mendimet dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi i Venizellosit, qen\u00eb bazat kryesore, ku mb\u00ebshteta politik\u00ebn q\u00eb zbatova m\u00eb 1925, e cila ve\u00e7 t\u00eb tjerash kishte si rezultat t\u00eb d\u00ebrgoheshin djelmosha shqiptar\u00eb n\u00eb Athin\u00eb p\u00ebr t\u00eb studiuar n\u00eb shkoll\u00ebn e kadet\u00ebve dhe at\u00eb t\u00eb marin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb korrikut 1925, marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb u gjend\u00ebn para kriz\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00c7\u00ebshtjes s\u00eb \u00c7am\u00ebris\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Shqip\u00ebris\u00eb erdhi n\u00eb zyr\u00ebn time dhe m\u00eb njoftoi se autoritetet greke n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, dhe pa marr\u00eb parasysh marr\u00ebveshjen, d\u00ebbojn\u00eb banor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb asaj zone (\u00c7am\u00ebris\u00eb sh\u00ebnim A. Llalla) dhe n\u00ebp\u00ebrmjet detit i d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl dhe kund\u00ebrshtimeve t\u00eb tyre u p\u00ebrgjigjen duke u th\u00ebn\u00eb se ata jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbyesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Shqyrtova dokumentat p\u00ebrkat\u00ebse dhe u binda q\u00eb deklarimi i ministris\u00eb s\u00eb jashtme greke nuk q\u00ebndronte, pasi Marr\u00ebveshja e Lozan\u00ebs p\u00ebrcaktonte prer\u00eb se shqiptar\u00ebt muhamedan\u00eb t\u00eb Epirit konsideroheshin minoritet dhe jo t\u00eb shk\u00ebmbyesh\u00ebm, si turqit e Thrak\u00ebs, e t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr sqarim m\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, i telefonova ambasadorit ton\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr Kaklamonos, i cili kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar Greqin\u00eb gjat\u00eb hartimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Lozan\u00ebs dhe ai m\u2019u p\u00ebrgjigj pa ngurrim se \u00e7am\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbyesh\u00ebm dhe rrjedhimisht vendimi i ministris\u00eb s\u00eb jashtme nuk q\u00ebndronte.<\/p>\n<p>Thirra me nj\u00eb her\u00eb drejtorin p\u00ebrkat\u00ebs dhe ai tha di\u00e7ka q\u00eb m\u00eb la me goj\u00eb hapur:<\/p>\n<p>\u201cFormalisht shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, mir\u00ebpo arsyet emergjence dhe q\u00ebllimi komb\u00ebtar na detyrojn\u00eb t\u00eb d\u00ebbojm\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebr t\u2019u zbrazur fshatrat e tyre dhe p\u00ebr t\u2019u vendosur refugjat\u00ebt tan\u00eb homogjen\u00eb q\u00eb kan\u00eb ardhur nga Azia e Vog\u00ebl. Nuk ia vlen t\u00eb merremi me 5-6 mij\u00eb palo shqiptar\u00eb (\u201cshqiptar\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj\u201d sh\u00ebnim i. A. Llalla) zoti Kryetar.\u201d<\/p>\n<p>Mezi e mbajta veten dhe nuk e nxora p\u00ebrjashta me shkelma diplomatin. Nd\u00ebrkaq, sipas raporteve t\u00eb autoriteteve policore n\u00eb Epir po luhej nj\u00eb dram\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb; fshatar\u00ebt duke qar\u00eb ndaheshin nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre, ku kishin lindur dhe jetuar nd\u00ebr shekuj dhe hipnin n\u00eb anijet q\u00eb do t\u2019i shpinin n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Dhash\u00eb urdh\u00ebr t\u00eb zbriten dhe t\u00eb kthehen t\u00eb lir\u00eb n\u00eb fshatrat e tyre.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, ashtu si gjith\u00eb popujt e pazhvilluar, kan\u00eb dob\u00ebsi serioze, por kan\u00eb edhe virtyte t\u00eb shk\u00eblqyera. Ky fakt ishte shkaku q\u00eb nd\u00ebrmjet dy vendeve tona u vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet kaq t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta, t\u00eb cilat mor\u00ebn, si\u00e7 do shohim, pothuaj trajt\u00ebn e nj\u00eb konfederate. Mbreti Ahmet Zogu, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb letre t\u00eb ngroht\u00eb, m\u00eb shprehte mir\u00ebnjohjen, q\u00eb si\u00e7 thoshte, nuk do ta harronte kurr\u00eb. Dhe v\u00ebrtet\u00eb, deri n\u00eb dit\u00ebn e largimit t\u00eb tij nga froni, sa her\u00eb q\u00eb vinte ndonj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues shqiptar n\u00eb Greqi, me porosi t\u00eb Zogut, vinte dhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe m\u00eb sillte p\u00ebrsh\u00ebndetjet e Mbretit, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb n\u00eb shqip \u201cV\u00eblla i madh\u201d. Dhe un\u00eb at\u00ebhere nuk isha ve\u00e7 nj\u00eb gjeneral i \u00e7mobilizuar. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb n\u00eb shqipe quhet  \u201cBesa\u201d.<\/p>\n<p>Po t\u2019i hedhim nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb hart\u00ebn e Ballkanit, mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb strategjike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Greqin\u00eb, nj\u00eb Shqip\u00ebri mike dhe aleate p\u00ebrb\u00ebn\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb natyrore t\u00eb madhe, kund\u00ebr \u00e7do sulmi nga Veriu.<\/p>\n<p>Kur u vendos\u00ebn marr\u00ebdh\u00ebniet miq\u00ebsore d\u00ebrgova si ambasador t\u00eb Greqis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb gjeneralin Aleksandro Konduli, bashk\u00ebqytetar i imi q\u00eb dinte shk\u00eblqyesh\u00ebm jo vet\u00ebm shqipen ton\u00eb, at\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut, por edhe idiomat e geg\u00ebve. Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr Konduli arriti t\u00eb fitoj\u00eb miq\u00ebsin\u00eb e mbretit shqiptar Ahmet Zogut.<\/p>\n<p>Brenda vitit u n\u00ebnshkruan kat\u00ebr marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet t\u00eb dy vendeve; ajo konsullore, n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb, bashk\u00ebpunimi tregtar dhe detar, p\u00ebr d\u00ebrgimin e kriminel\u00ebve e t\u00eb tjera. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre marr\u00ebveshjeve, kishin p\u00ebrparuar shum\u00eb bisedimet e fshehta. Kufiri n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte hequr dhe djemt\u00eb shqiptar\u00eb si\u00e7 e thash\u00eb dhe m\u00eb sip\u00ebr, u d\u00ebrguan p\u00ebr studime n\u00eb shkoll\u00ebn e kadet\u00ebve dhe at\u00eb detare. N\u00eb korrik 1926, pas bisedimesh t\u00eb gjata, gjenerali Konduli arriti n\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebrfundimtare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Mbreti Zog pranoi si aksionere Bank\u00ebn e Greqis\u00eb me 25% t\u00eb aksioneve.<\/p>\n<p>E kuptoni r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb k\u00ebtij fakti. Nuk diskutohet fare se, po t\u00eb ndiqej nj\u00eb politik\u00eb e studiuar dhe e q\u00ebndrueshme ndaj Shqip\u00ebris\u00eb, Shqip\u00ebria do t\u00eb ishte jo armike, por do mund t\u00eb ishte mikja m\u00eb e mir\u00eb, m\u00eb e \u00e7muar dhe e vetmja besnike e Greqis\u00eb n\u00eb Ballkan. Nga pik\u00ebpamja racore shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb as mongol\u00eb, as sllav\u00eb, as turq. \u00cbsht\u00eb historikisht e v\u00ebrtetuar se ata jan\u00eb ilir\u00eb, pasardh\u00ebs t\u00eb pellazg\u00ebve.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb asgj\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me italian\u00ebt, me serb\u00ebt, bullgar\u00ebt, por p\u00ebrkundrazi, gjaku, traditat dhe zakonet, i nd\u00ebrlidhin ngusht\u00eb me popullin grek.<\/p>\n<p>Miauli, Kundurioti, Sahturi, Odiseas Andru\u00e7os dhe mij\u00ebra grek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb me origjin\u00eb shqiptare luftuan me heroiz\u00ebm p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Greqis\u00eb n\u00eb kryengritjen e 1821.<\/p>\n<p>Profesori i Universitetit t\u00eb Mynihut, historiani Hertzbert, n\u00eb librin e tij mbi historin\u00eb e kryengritjes, shkruan nd\u00ebr t\u00eb tjera: \u201cPak dit\u00eb pas ngritje s\u00eb flamurit t\u00eb kryengritjes, n\u00eb prill 1821, 1.500 shqiptar\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, banor\u00eb t\u00eb fshatrave t\u00eb Dervenit, u mobilizuan n\u00ebnkomand\u00ebn e Haxhi Meletit n\u00eb Korinth kund\u00ebr Qamil Beut t\u00eb tmerrsh\u00ebm\u201d. Nuk qen\u00eb shqiptar\u00eb ushtar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrmend Hertzberti, por ishin shqipfol\u00ebsit gjysh\u00ebrit e st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb q\u00eb banonin n\u00eb Vila, Kindira, Mandra, Elefsina. Qen\u00eb gjysh\u00ebrit e gjeneral\u00ebve Nikolaidhit, Kondulit, Roka, t\u00eb autorit t\u00eb k\u00ebtyre rreshtave, t\u00eb admiralit Sakelariut, t\u00eb heroit komb\u00ebtar Laska, dhe kaq e kaq grek\u00ebve t\u00eb zgjedhur, me origjin\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>A nuk kisha t\u00eb drejt\u00eb, kur d\u00ebgjova drejtorin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb thoshte, \u201cpaloallvani\u201d (\u201cshqiptar i keq\u201d, sh\u00ebnim i A. Llalla) t\u00eb thoja dhe un\u00eb se ministria e jashtme ishte nj\u00eb \u00e7mendin\u00eb? Kur fliste k\u00ebshtu drejtori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, e marr\u00eb me mend se si qen\u00eb vart\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb af\u00ebrt. Askush nuk e di se \u00e7far\u00eb t\u00eb papriturash na ruan e ardhmja. E gjykova si detyr\u00eb t\u00eb b\u00ebja p\u00ebrshkrimet e m\u00ebsip\u00ebrme, q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb populli grek pamjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb problemit. Nuk jam dakord me at\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shtypit, q\u00eb shan dhe p\u00ebrbuz popullin shqiptar. Kam bindjen e patundur se shumica d\u00ebrrmuese e popullit shqiptar nuk mban asnj\u00eb lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie p\u00ebr prirjen kund\u00ebr greke t\u00eb qeveris\u00eb komuniste. Jam i sigurt se shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve nuk i din\u00eb as si emra Marksin, Leninin, Stalinin e t\u00eb tjer\u00ebt. \/27.al<\/p>\n<p>Botuar n\u00eb gazet\u00ebn \u201cAkropolis\u201d, gusht 1949<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>TEODOR PANGALLOS: JU RR\u00cbFEJ P\u00cbRNDJEKJEN E \u00c7AM\u00cbVE DHE MBRETIN ZOG \u201cGjysma e gjakut tim \u00ebsht\u00eb shqiptar dhe jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, admiral Kundurioti, admiral Seqellariu, gjeneral Kunduli dhe shum\u00eb grek\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb zgjedhur jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb me origjin\u00eb shqiptare\u201d Nga Presidenti i Greqis\u00eb gjeneral Theodoros Pangallos P\u00ebr sa i p\u00ebrket fqinjit ton\u00eb Ballkanik, \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8435,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8434","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-magazina"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8434","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8434"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8434\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8435"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8434"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8434"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8434"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}