{"id":84374,"date":"2021-06-20T15:59:18","date_gmt":"2021-06-20T15:59:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=84374"},"modified":"2021-06-20T15:59:18","modified_gmt":"2021-06-20T15:59:18","slug":"kerkohet-pako-e-re-per-ti-ndihmuar-bizneset","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kerkohet-pako-e-re-per-ti-ndihmuar-bizneset\/","title":{"rendered":"K\u00ebrkohet pako e re p\u00ebr t\u2019i ndihmuar bizneset"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve dhe deputet\u00eb nga partit\u00eb opozitare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, po k\u00ebrkojn\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb bizneset me mjete financiare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rikuperohen pasojat e shkaktuara nga pandemia.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb thon\u00eb se tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb nj\u00eb pakoje t\u00eb re ekonomike.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, Berat Rukiqi tha se Kosova nuk ka arritur q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb bizneset p\u00ebr t\u00eb rikuperuar humbjet ekonomike, krahasuar me vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor si\u00e7 jan\u00eb Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Sipas tij, pakoja emergjente ka p\u00ebrmbushur rolin e saj, por tashm\u00eb vendi ndodhet n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb tjet\u00ebr dhe k\u00ebrkesat e bizneseve kan\u00eb ndryshuar.<\/p>\n<p>\u201cTashm\u00eb kan\u00eb nd\u00ebrruar edhe nevojat e bizneseve. Nuk \u00ebsht\u00eb se ka k\u00ebrkesa nga t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt p\u00ebr ndihm\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb financiare. M\u00eb shum\u00eb tashm\u00eb duhet t\u00eb fokusohet tek ata sektor\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb potencial\u00eb t\u00eb rritjes, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti me sektor\u00ebt apo kompanit\u00eb q\u00eb kan\u00eb potencial\u00eb p\u00ebr eksport. Ka shum\u00eb k\u00ebrkesa p\u00ebr shkatht\u00ebsit\u00eb e fuqis\u00eb pun\u00ebtore dhe k\u00ebrkesa p\u00ebr projekte n\u00eb fush\u00ebn e efi\u00e7ienc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe digjitalizimit\u201d, tha Rukiqi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Pakot e Kosov\u00ebs p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, Qeveria e Kosov\u00ebs ka ndihmuar bizneset me nj\u00eb pako emergjente fiskale n\u00eb vler\u00eb prej 180 milion\u00eb eurosh. Kjo pako u prezantua menj\u00ebher\u00eb pas konfirmimit t\u00eb rasteve t\u00eb para me koronavirus dhe masave t\u00eb izolimit.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020, Kuvendi i Kosov\u00ebs kishte miratuar Ligjin p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, q\u00eb arrinte vler\u00ebn e 222 milion\u00eb eurove. Ky ligj ka p\u00ebr q\u00ebllim sjelljen e favoreve p\u00ebr bizneset dhe leht\u00ebsimin e gjendjes financiare pas humbjeve t\u00eb shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.<\/p>\n<p>Zbatimi i k\u00ebtij ligji, nga qeveria e udh\u00ebhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, ka filluar n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti dhe nga kjo vler\u00eb p\u00ebr bizneset, sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr skemat sociale, arsim dhe kultur\u00eb jan\u00eb shpenzuar rreth 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>Me zgjedhjen e qeveris\u00eb se re, t\u00eb udh\u00ebhequr nga kryeministri Albin Kurti, n\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti, u tha se Ligji p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar p\u00ebr shkak t\u00eb, si\u00e7 u tha, \u201ckostos s\u00eb lart\u00eb buxhetore dhe rishikimit t\u00eb ligjit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe subjektet opozitare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs kan\u00eb k\u00ebrkuar nga qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb bizneset private t\u00eb trajtohet me seriozitet pas vaksinimit t\u00eb qytetar\u00ebve dhe kthimin n\u00eb normalitet pas pandemis\u00eb, sepse pakot e deritanishme t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr zhvillimin e aktivitetit t\u00eb tyre biznesor.<\/p>\n<p>Hamza: Kosova \u00ebsht\u00eb vonuar me pakot p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje<\/p>\n<p>Bedri Hamza nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb nga seancat e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs, ka k\u00ebrkuar nga qeveria q\u00eb sa m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb b\u00ebhet rishikimi i buxhetit dhe Ligjit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fillohet t\u00eb shp\u00ebrndahet ndihma p\u00ebr bizneset.<\/p>\n<p>Kosova, sipas tij, q\u00ebndron larg vendeve t\u00eb rajonit sa i p\u00ebrket ndihm\u00ebs financiare.<\/p>\n<p>\u201cMaqedonia e Veriut i ka miratuar gjasht\u00eb pako, me af\u00ebr 900 milion\u00eb euro p\u00ebr bizneset. Qeveria e Republik\u00ebs se Shqip\u00ebris\u00eb rreth 13 miliard\u00eb lek\u00eb (mbi 1 miliard euro) kontribute p\u00ebr ekonomin\u00eb, Qeveria e Malit t\u00eb Zi ka ndihmuar bizneset dhe qytetar\u00ebt e saj n\u00eb shum\u00eb prej nj\u00eb miliard eurosh\u201d, ka deklaruar Hamza.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb krijuar politika buxhetore dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur stimuj buxhetor\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar r\u00ebnien ekonomike dhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb mb\u00ebshtetje familjeve dhe bizneseve. Sipas Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, pas fillimit t\u00eb pandemis\u00eb, Qeveria e Serbis\u00eb ka shpallur paket\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb asistenc\u00ebs p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe qytetar\u00ebt, me nj\u00eb ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb buxhet prej 6.7 p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Produktit Vendor, pasuar nga Maqedonia e Veriut me 3.3 p\u00ebr qind, 2.9 p\u00ebr qind t\u00eb BPV Kosova, 1.6 p\u00ebr qind Bosnja dhe Hercegovina dhe me 1 p\u00ebr qind t\u00eb Bruto Produktit Vendor bizneset i ka ndihmuar Mali i Zi.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu: Koha e fundit p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike<\/p>\n<p>Profesori i ekonomis\u00eb, Safet G\u00ebrxhaliu, tha se \u00ebsht\u00eb koha e fundit kur Kosova duhet t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga p\u00ebrvojat e vendeve t\u00eb rajonit sa i p\u00ebrket ndihm\u00ebs q\u00eb kan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb p\u00ebr biznese dhe qytetar\u00eb p\u00ebr t\u00eb rikuperuar humbjet nga pandemia.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb qoft\u00eb se mendohet t\u00eb kemi rim\u00ebk\u00ebmbje t\u00eb shpejt\u00eb ekonomike, qeveria duhet t\u00eb tregohet fleksibile, t\u00eb gjej\u00eb mund\u00ebsi financimi\u201d, shprehet G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, para deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 15 qershor, ka th\u00ebn\u00eb se brenda dit\u00ebsh do t\u00eb publikohet nj\u00eb pako e re p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbje ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cKeni besim, keni durim dhe shum\u00eb shpejt do paraqesim para jush edhe buxhetin e rishikuar edhe pakon e rim\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike dhe bashk\u00ebrisht, me konstruktivitetin e t\u00eb gjith\u00ebve, do mund t\u00eb sigurohemi, sepse zhvillimi i ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, krijimi i vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e nj\u00eb subjekti politik, por \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij vendi\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Murati.<\/p>\n<p>Pamund\u00ebsia e bizneseve n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar aktivitetin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb normale, vitin e kaluar, ndikoi n\u00eb pun\u00ebsimin dhe t\u00eb ardhurat e qytetar\u00ebve, duke ndikuar k\u00ebshtu n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb r\u00ebnien ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e fundit t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore thuhet se rritja n\u00eb vendet me ekonomit\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta k\u00ebt\u00eb vit, parashikohet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ngadalta n\u00eb 20 vjet\u00ebt e fundit. K\u00ebto shtete mw k\u00ebt\u00eb ekonomi, parashikohet ta ken\u00eb nj\u00eb rritje prej 2.9 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2021, para se t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 4.7 p\u00ebr qind n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve dhe deputet\u00eb nga partit\u00eb opozitare n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs, po k\u00ebrkojn\u00eb nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb bizneset me mjete financiare, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rikuperohen pasojat e shkaktuara nga pandemia. Zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb thon\u00eb se tashm\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb nj\u00eb pakoje t\u00eb re ekonomike. Kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":84375,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84374","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84374","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84374"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84374\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84375"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84374"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84374"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84374"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}