{"id":84787,"date":"2021-06-26T16:37:42","date_gmt":"2021-06-26T16:37:42","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=84787"},"modified":"2021-06-26T16:37:42","modified_gmt":"2021-06-26T16:37:42","slug":"inaugurohet-biblioteka-personale-e-akademik-idriz-ajetit-ne-biblioteken-nderkombetare-fan-s-noli","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/inaugurohet-biblioteka-personale-e-akademik-idriz-ajetit-ne-biblioteken-nderkombetare-fan-s-noli\/","title":{"rendered":"Inaugurohet biblioteka personale e akademik Idriz Ajetit n\u00eb biblioteken nd\u00ebrkomb\u00ebtare \u201cFan S.Noli\u201d"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Bibliotek\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit \u201cFan S.Noli\u201d, \u00ebsht\u00eb inauguruar sot k\u00ebndi i bibliotek\u00ebs me libra, dor\u00ebshkrime, botime, revista, mir\u00ebnjohje e arritje shkencore t\u00eb akademik Idriz Ajeti, q\u00eb nga ish student\u00ebt e tij, tash profesor\u00eb doktor\u0113, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve komunale, u cil\u00ebsua si gjiganti i let\u00ebrsis\u00eb, pend\u00ebs, albanologjis\u00eb, studimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe m\u00ebsuesit t\u00eb madh shqiptar.<\/p>\n<p>Kryesuesja e Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, tha se Idriz Ajeti i b\u00ebn nder jo vet\u00ebm Gjilanit dhe Kosov\u00ebs por gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAkademik Idriz Ajeti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjigant i cili i b\u00ebn nder t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve kudo q\u00eb ata jetojn\u00eb, por Gjilani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebndin e librave t\u00eb tij, q\u00eb familja dhe vet akademik Ajeti, kishte p\u00ebrcaktuar q\u00eb ato t&#8217;i jepen institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb librit n\u00eb nivel t\u00eb regjionit t\u00eb Gjilanit. Biblioteka e Gjilanit \u00ebsht\u00eb e nderuar dhe ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi shtes\u00eb, q\u00eb brenda vetes ka thesarin e madh t\u00eb bibliotesk\u00ebs s\u00eb akademik Ajetit. Sot Gjilani \u00ebsht\u00eb m\u00eb I pasur, sepse ka materialin shum\u00eb t\u00eb \u00e7muar t\u00eb akademik Idriz Ajetit, p\u00ebr t\u00eb cilin kan\u00eb shkruar dhe flasin akademit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha bot\u00ebrore q\u00eb nga Egjipti e deri n\u00eb Paris, Vjen\u00eb, Rom\u00eb, Athin e gjetiu\u201d, tha mes tjerash ajo.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, prof. dr. Bahtijar Kryeziu, ish student i t\u00eb gjitha niveleve akadamike t\u00eb prof.dr.Idriz Ajetit, ka prezantuar biografin\u00eb e akademikut, i cili n\u00ebn emocion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe me entuziaz\u00ebm ka folur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebmat e pafundme q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb jet\u00ebs 102 vje\u00e7are akademiku i t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKy lis i madh, si\u00e7 po e quajn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb disa, \u201cmbiu\u201d m\u00eb 26 qershor 1917, n\u00eb nj\u00eb cep t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore, n\u00eb Topall\u00ebn e Medvegj\u00ebs, n\u00eb ato t\u00ebrthore q\u00eb me shekuj nuk g\u00ebzuan t\u00eb drejt\u00ebn e tyre t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb etnike. Mbiu atje p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella e p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb deg\u00ebt e tij n\u00eb t\u00eb gjitha trojet e p\u00ebrtej trojeve shqiptare. Veprimtaria shkencore e akademik Idriz Ajetit \u00ebsht\u00eb e begat\u00eb dhe e nduardurshme. Ajo ng\u00ebrthen n\u00eb vete nj\u00eb korpus t\u00eb gjer\u00eb studimesh: sa nga dialektologjia aktuale e historike, po aq edhe nga historia e gjuh\u00ebs s\u00eb shkruar, nga morfologjia historike e shqipes dhe problemet e diskutueshme t\u00eb saj, po aq edhe nga historia e leksikut, sa nga interferencat e dyanshme gjuh\u00ebsore shqiptaro-sllavojugore, po aq edhe nga onomastika mesjetare, sa nga normimi i shqipes, po aq edhe nga \u00e7\u00ebshtjet e kultur\u00ebs s\u00eb gjuh\u00ebs etj. Akademik Idriz Ajeti ishte dhe mbetet nj\u00eb nd\u00ebr themelv\u00ebn\u00ebsit e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe t\u00eb shkenc\u00ebs albanologjike n\u00eb Kosov\u00eb. Emri i tij z\u00eb nj\u00eb vend nderi n\u00eb historin\u00eb e arsimit e t\u00eb kultur\u00ebs son\u00eb, krahas figurave m\u00eb t\u00eb shquara shqiptare. Jemi shum\u00eb t\u00eb lumtur q\u00eb n\u00eb Gjilan sot kemi bibliotek\u00ebn e profesor Ajetit, d\u00ebshir\u00eb q\u00eb ishte shprehur edhe nga familja dhe vet akademik Ajeti\u201d, tha mes tjerash prof. dr.Bahtijar Kryeziu.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb rasti \u00ebsht\u00eb paraqitur edhe prof. dr. Begzad Baliu, i cili ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb shum\u00eb krenar q\u00eb sot po b\u00ebhet inaugurimi i k\u00ebndit t\u00eb akademik Idriz Ajetit n\u00eb bibliotek\u00ebn regjionale t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>\u201cJam shum\u00eb ilumtur q\u00eb akademik Idriz Ajeti \u00ebsht\u00eb pik\u00eb referente e studimit t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb albanolog\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Studiuesit e ndrysh\u00ebm mund t\u00eb shohin veprat ku \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur profesori Idriz Ajeti. Gjat\u00eb t\u00eb ardhmes do ta dor\u00ebzojm\u00eb edhe dor\u00ebshkrimet e tij q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arkiv\u00eb n\u00eb vete, aty gjendes me sakt\u00ebsi s\u00eb ai ishte i lindur me 14 janar t\u00eb vitit 1917. Kosova ka shum\u00eb heronj\u00eb, d\u00ebshmor\u00eb e martir\u00eb, por edhe jemi popull martir dhe duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shtatore t\u00eb  akademik Idriz Ajetin dhe besojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebj\u00eb Gjilani dhe kryetari Lutfi Haziri. Kosova ka tri shtylla t\u00eb fuqishme, e para \u00ebsht\u00eb Esat Mekuli, shtylla e dyt\u00eb q\u00eb e p\u00ebrcaktin vijen kulturore t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vet\u00ebdijen ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e profesor Idriz Ajetit dhe shtylla e tret\u00eb \u00ebsht\u00eb e rezistuesit t\u00eb madh Adem Demaqi, q\u00eb pastaj kan\u00eb rrjedhur t\u00eb gjitha deg\u00ebt tjera deri te liria e plot\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb mes tjerash prof.dr. Begzad Baliu.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit Kadir Hysiun dhe drejtoresha p\u00ebr Kultur\u00eb Deniza Limani, kan\u00eb ndar\u00eb mir\u00ebnjohje p\u00ebr familjen e akademik Idriz Ajeti, q\u00eb e kan\u00eb dhuruar t\u00eb gjith\u00eb bibliotek\u00ebn e profesorit.<\/p>\n<p>\u201cU shprehim fal\u00ebnderimin m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr librat dhe materialet e shumta q\u00eb i keni dh\u00ebn\u00eb Gjilanit duke e pasuruar edhe m\u00eb shum\u00eb jo vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb bibliotek\u00eb dhe Gjilanin si vendbanim, por duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb nivel tjet\u00ebr edhe botimeve t\u00eb k\u00ebsaj ane dhe mund\u00ebsive q\u00eb ofrohen p\u00ebr qytetin universitar t\u00eb jug-lindjes s\u00eb Kosov\u00ebs, Gjilanit\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ata mes tjerash.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb familjes, Hasan Ismajli i ka p\u00ebrsh\u00ebndetur t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pranishmit dhe i ka fal\u00ebnderuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e vazhdueshme, derisa Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit i ka uruar k\u00ebndin e Bibliotek\u00ebs s\u00eb akademik Idriz Ajetit, i cili e kishte shum\u00eb p\u00ebrzem\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Akademik Idriz Ajeti gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij 102 vje\u00e7are, ka l\u00ebn\u00eb p\u00ebr bibliotek\u00ebn e Gjilanit mbi 4 mij\u00eb libra dor\u00ebshkrim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Bibliotek\u00ebn e Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit \u201cFan S.Noli\u201d, \u00ebsht\u00eb inauguruar sot k\u00ebndi i bibliotek\u00ebs me libra, dor\u00ebshkrime, botime, revista, mir\u00ebnjohje e arritje shkencore t\u00eb akademik Idriz Ajeti, q\u00eb nga ish student\u00ebt e tij, tash profesor\u00eb doktor\u0113, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve komunale, u cil\u00ebsua si gjiganti i let\u00ebrsis\u00eb, pend\u00ebs, albanologjis\u00eb, studimit t\u00eb gjuh\u00ebs dhe m\u00ebsuesit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":84788,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84787","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84787","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84787"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84787\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84788"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84787"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84787"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84787"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}