{"id":84932,"date":"2021-06-29T13:57:05","date_gmt":"2021-06-29T13:57:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=84932"},"modified":"2021-06-29T13:57:05","modified_gmt":"2021-06-29T13:57:05","slug":"kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-kab-in-kerkohen-me-shume-subvencione-per-kulture-rini-e-sport","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-kab-in-kerkohen-me-shume-subvencione-per-kulture-rini-e-sport\/","title":{"rendered":"Kuvendar\u00ebt e Gjilanit miratojn\u00eb KAB-in, k\u00ebrkohen m\u00eb shum\u00eb subvencione p\u00ebr kultur\u00eb, rini e sport"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00ebn drejtimin e Shpresa Kurteshit-Eminit ka miratuar sot Korniz\u00ebn Afatmesme Buxhetore (KAB), p\u00ebr vitin fiskal 2022 dhe vler\u00ebsimet e hershme p\u00ebr vitet 2023-2024, nd\u00ebrsa me pikat tjera do t\u00eb vazhdoj\u00eb nes\u00ebr, meq\u00eb opozita e braktisi seanc\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb mospajtimi me vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore si dhe rr\u00ebnimin e objekteve t\u00eb institucioneve publike n\u00eb zonat e planeve rregulluese urbane, duke k\u00ebrkuar q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shtyhet.<\/p>\n<p>Korniz\u00ebn Afatmesme Buxhetore p\u00ebr periudh\u00ebn 2022-2024, n\u00eb pika t\u00eb shkurtra e ka paraqitur drejtoresha Meral Sadriu Vokshi, e cila ka th\u00ebn\u00eb se brenda tri viteve t\u00eb ardhshme parashihet nj\u00eb rritje e buxhetit nga 27.734.737 milion\u00eb (2021) n\u00eb af\u00ebr 32 milion\u00eb (2024). <\/p>\n<p>Edhe t\u00eb hyrat komunale, q\u00eb realizohen nga tatimi n\u00eb pron\u00eb dhe taksat e ngarkesat p\u00ebr sh\u00ebrbime, do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb ngritje t\u00eb vazhdueshme, nga viti n\u00eb vit, q\u00eb m\u00eb 2024 do t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb 5 milion\u00eb, apo nj\u00eb milion m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb vitin 2021.<\/p>\n<p>T\u00eb hyrat nga tatimi n\u00eb pron\u00eb dhe tok\u00eb do t\u00eb dyfishohen deri n\u00eb vitin 2024, p\u00ebrkat\u00ebsisht do t\u00eb rriten nga 1.3 milion (2021), n\u00eb 2.6 milion\u00eb (2024).<\/p>\n<p>Tendenc\u00eb t\u00eb rritjes s\u00eb p\u00ebrhershme ka edhe te investimet kapitale, t\u00eb cilat nga 6.2 milion\u00eb, sa jan\u00eb k\u00ebt\u00eb vit (2021), do t\u00eb shkojn\u00eb deri n\u00eb 8.2 milion\u00eb deri n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>N\u00eb diskutimet e k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb: Festa Shabani, Gentrit Murseli, Krenare Latifi, Fitim Guda, Arta Haziri, Fehmi Sylejmani, Burim Berisha, Riza Abdyli, Shemsedin Ramushi dhe t\u00eb tjer\u00eb, ka dominuar k\u00ebrkesa p\u00ebr rritje t\u00eb subvencioneve p\u00ebr kultur\u00eb, rini  e sport, arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi, biznese dhe sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Arb\u00ebr Ismajli, n\u00ebnkryetar i Komun\u00ebs tha se pajtohet q\u00eb subvencionet p\u00ebr kultur\u00eb, rini e sport jan\u00eb t\u00eb vogla dhe premtoi se bashk\u00ebrisht me Drejtorin\u00eb p\u00ebr Buxhet do t\u00eb shikohet mund\u00ebsia p\u00ebr rritjen e mjeteve p\u00ebr k\u00ebta sektor\u00eb.<\/p>\n<p>Drejtoresha Meral Sadriu Vokshi sikurse edhe shefi i Financave, Ilmi Limoni, than\u00eb se k\u00ebrkesat mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb arsyeshme, por ato duhet t\u00eb harmonizohen me mund\u00ebsit\u00eb buxhetore, ndryshe \u00e7do dalje jasht\u00eb kufijve buxhetor\u00eb q\u00eb i vendos qeveria, mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb fontan\u00eb d\u00ebshirash.<\/p>\n<p>Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini e nxori n\u00eb votim KAB-in bashk\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr rritjen e subvencioneve p\u00ebr kultur\u00eb, rini e sport, p\u00ebr aq sa lejojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb buxhetore.  <\/p>\n<p>Kurse sa iu p\u00ebrket investimeve kapitale, q\u00eb gjithashtu pati k\u00ebrkesa, Kurteshi-Emini sqaroi se s\u00eb shpejti do t\u00eb fillojn\u00eb d\u00ebgjimet p\u00ebr buxhetin 2022 dhe t\u00eb gjitha propozimet mund t\u00eb paraqiten n\u00eb ato takime.<\/p>\n<p>Mospajtime pozit\u00eb-opozit\u00eb u reflektuan m\u00eb s\u00eb shumti te vendimi p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore si dhe rr\u00ebnimin e objekteve t\u00eb institucioneve publike n\u00eb zonat e planeve rregulluese urbane, i cili u b\u00eb shkas p\u00ebr l\u00ebshimin e seanc\u00ebs nga opozita, e cila k\u00ebrkoi q\u00eb kjo pik\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet, meq\u00eb nuk ka<br \/>\nkonsensus, ndryshe do ta l\u00ebshojn\u00eb seanc\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb edhe e b\u00ebn\u00eb. <\/p>\n<p>Veprimet e opozit\u00ebs u cil\u00ebsuan t\u00eb paarsyeshme nga kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini.<\/p>\n<p>Pas nj\u00eb pauze, Shemsedin Ramushi (AKR) tha se me shefat e grupeve politike u dakorduan q\u00eb seanca t\u00eb vazhdoj\u00eb nes\u00ebr me pikat e mbetura t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, n\u00eb pjes\u00ebn e pyetjeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli, i cili, sa i p\u00ebrket sanimit t\u00eb d\u00ebmeve nga v\u00ebrshimet n\u00eb Pogragj\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se atje \u00ebsht\u00eb investuar n\u00eb infrastruktur\u00eb, p\u00ebr t\u00eb krijuar qasje p\u00ebr disa familje, nd\u00ebrsa ndihm\u00eb financiare nuk ka pasur, sepse k\u00ebt\u00eb nuk e lejojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb buxhetore. Por, komuna e ka b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsimin e d\u00ebmeve n\u00eb bujq\u00ebsi dhe raporti \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb qeveri, nd\u00ebrsa raporti p\u00ebr d\u00ebmet n\u00eb ekonomit\u00eb familjare pritet t\u00eb dor\u00ebzohet sot ose nes\u00ebr dhe mbetet t\u00eb shohim n\u00ebse do t\u00eb kemi p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>\u201cSi komun\u00eb do t\u00eb mundohemi t\u00eb subvencionojm\u00eb ndonj\u00eb familje me gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sociale, sepse p\u00ebr t\u00eb gjitha nuk ka mund\u00ebsi buxhetore\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq sa i p\u00ebrket QKMF-s\u00eb, ai tha se vonesat n\u00eb p\u00ebrfundimin e punimeve jan\u00eb pasoj\u00eb e disa mang\u00ebsive n\u00eb projektim, por gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrmbyllje e sip\u00ebr dhe objekti i ri do t\u00eb jet\u00eb gati shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p>Po ashtu, shum\u00eb shpejt do t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t`i pranuar banor\u00ebt e par\u00eb edhe fshati social, ku disa investime n\u00eb asfaltimin e rrug\u00ebve t\u00eb brendshme, \u00ebsht\u00eb dashur t`i marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr Komuna, edhe pse fillimisht nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb parapara. <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr rinovimin e \u00e7ative dhe fasadimin e objekteve t\u00eb banimit kolektiv n\u00eb lagjen Iliria, t\u00eb cil\u00ebn e kishte ngritur k\u00ebshilltarja Mimoza Kadriu Qerimi, n\u00ebnkryetari Ismajli tha se shkaku i pandemis\u00eb, ky premtim nuk ka mundur t\u00eb realizohet, por do t\u00eb shikohet mund\u00ebsia t\u00eb b\u00ebhet di\u00e7ka vitin tjet\u00ebr.  <\/p>\n<p>Ismajli \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur edhe n\u00eb pyetje t\u00eb tjera, t\u00eb ngritura nga Fesat Shabani, Krenare Latifi, Isa Agushi, Arb\u00ebresha Berisha, Shefik Surdulli, Mimoza Kadriu Qerimi, Fehmi Sylejmani, Arianit Sadiku, Nehat Osmani, Fitim Guda, Arta Haziri Nuhiu, Riza Abdyli, Avdyl Aliu dhe t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ngrit\u00ebn \u00e7\u00ebshtje me interes p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00ebn drejtimin e Shpresa Kurteshit-Eminit ka miratuar sot Korniz\u00ebn Afatmesme Buxhetore (KAB), p\u00ebr vitin fiskal 2022 dhe vler\u00ebsimet e hershme p\u00ebr vitet 2023-2024, nd\u00ebrsa me pikat tjera do t\u00eb vazhdoj\u00eb nes\u00ebr, meq\u00eb opozita e braktisi seanc\u00ebn n\u00eb shenj\u00eb mospajtimi me vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore si dhe rr\u00ebnimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":84895,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84932","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84932\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}