{"id":84979,"date":"2021-06-30T09:38:04","date_gmt":"2021-06-30T09:38:04","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=84979"},"modified":"2021-06-30T09:38:04","modified_gmt":"2021-06-30T09:38:04","slug":"kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-vendimin-per-rrenimin-e-objekteve-te-institucioneve-publike-ruhet-nje-pjese-e-burgut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kuvendaret-e-gjilanit-miratojne-vendimin-per-rrenimin-e-objekteve-te-institucioneve-publike-ruhet-nje-pjese-e-burgut\/","title":{"rendered":"Kuvendar\u00ebt e Gjilanit miratojn\u00eb vendimin p\u00ebr rr\u00ebnimin e objekteve t\u00eb institucioneve publike, ruhet nj\u00eb pjes\u00eb e burgut"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00ebn drejtimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, n\u00eb vazhdim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme, ka miratuar sot vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore si dhe rr\u00ebnimin e objekteve t\u00eb institucioneve publike n\u00eb zonat e planeve rregulluese urbane.<br \/>\nOpozita (PDK, LVV, Nisma, Vatra), e cila dje e braktisi seanc\u00ebn shkaku i k\u00ebtij vendimi, pas insistimit q\u00eb kjo pik\u00eb t\u00eb hiqet nga rendi i dit\u00ebs, nuk mori pjes\u00eb as n\u00eb vazhdimin e saj.<br \/>\nFesta Shabani tha se nd\u00ebrtimi i administrat\u00ebs komunale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projekt i shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe nuk ka asnj\u00eb arsye pse t\u00eb mos p\u00ebrkrahet, meq\u00eb realisht e leht\u00ebson jet\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb dokument duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb 3-4 kilometra rrug\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet, duke u endur n\u00ebp\u00ebr qendra t\u00eb ndryshme, meq\u00eb administrata \u00ebsht\u00eb e shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb disa objekte.<br \/>\n\u201cE di se edhe qytetar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbime n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb vetme dhe p\u00ebr t`u zgjeruar sheshi, si\u00e7 parashihet te pika 2 e k\u00ebtij vendimi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Festa Shabani.<br \/>\nShabani tha se nuk pajtohet me pik\u00ebn ku thuhet se rr\u00ebnohet objekti i policis\u00eb dhe pjesa e burgut dhe si kusht p\u00ebr ta votuar, k\u00ebrkoi q\u00eb te vendimi t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb riformulim n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar, ku thuhet se ruhet dhe konservohet nj\u00eb pjes\u00eb e burgut, pjesa q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me dhomat e burgut, q\u00eb shp\u00ebrfaq nj\u00eb histori nga e kaluara jon\u00eb.<br \/>\nEdhe Arta Haziri (AAK) tha se i mb\u00ebshtet projektet e m\u00ebdha q\u00eb jan\u00eb n\u00eb interes t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit, por pa e p\u00ebrfshir\u00eb rr\u00ebnimin e t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm t\u00eb objektit t\u00eb burgut, q\u00eb shp\u00ebrfaq gjurm\u00eb historike nga e kaluara e popullit shqiptar, i cili k\u00ebtu ka p\u00ebrjetuar tortura gjat\u00eb okupimit serb.<br \/>\nDrejtori i Urbanizimit Bekim Bajrami tha se dekorohet me propozimet p\u00ebr ta riformuluar vendimin dhe sqaroi se projekti p\u00ebr nd\u00ebrtimin e administrat\u00ebs s\u00eb re, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e p\u00ebrfshin edhe konservimin e burgut.<br \/>\nKryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini konstatoi se ky vendim hidhet n\u00eb votim me plot\u00ebsimin, ku thuhet se ruhet ose konservohet nj\u00eb pjes\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e burgut t\u00eb Gjilanit, i cili tregon histori nga e kaluara e popullit shqiptar, ve\u00e7an\u00ebrisht dhomat e burgut. <\/p>\n<p>Po ashtu, Kuvendi miratoi edhe memorandumin e mir\u00ebkuptimit n\u00eb mes t\u00eb Komunave Gjilan, Kamenic\u00eb e Viti dhe Qendr\u00ebs p\u00ebr Mbrojtjen e Grave dhe F\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Gjilan, derisa k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsime n\u00eb Komitetin p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Nd\u00ebrkufitar dhe Komitetin p\u00ebr Kultur\u00eb, Rini dhe Sport i shty p\u00ebr seanc\u00ebn tjet\u00ebr, meq\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i subjektit Vatra, nuk ishte i pranish\u00ebm n\u00eb seanc\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb arsyetimin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00ebn drejtimin e Shpresa Kurteshit-Eminit, n\u00eb vazhdim t\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb djeshme, ka miratuar sot vendimin p\u00ebr plot\u00ebsimin dhe ndryshimin e kushteve nd\u00ebrtimore si dhe rr\u00ebnimin e objekteve t\u00eb institucioneve publike n\u00eb zonat e planeve rregulluese urbane. Opozita (PDK, LVV, Nisma, Vatra), e cila dje e braktisi seanc\u00ebn shkaku i k\u00ebtij vendimi, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":84980,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-84979","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=84979"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/84979\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/84980"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=84979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=84979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=84979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}