{"id":85007,"date":"2021-06-30T20:34:45","date_gmt":"2021-06-30T20:34:45","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=85007"},"modified":"2021-06-30T20:34:45","modified_gmt":"2021-06-30T20:34:45","slug":"albin-kurti-keto-jane-100-ditet-e-ktheses-drejt-zhvillimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/albin-kurti-keto-jane-100-ditet-e-ktheses-drejt-zhvillimit\/","title":{"rendered":"Albin Kurti: K\u00ebto jan\u00eb 100 dit\u00ebt e kthes\u00ebs drejt zhvillimit"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb 100 dit\u00ebt e qeverisjes son\u00eb, udh\u00ebrr\u00ebfyes pat\u00ebm zotimet ndaj qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>Me reformat e nisura n\u00eb drejt\u00ebsi, financa publike dhe ekonomi, e rrit\u00ebm efikasitetit e institucioneve publike dhe besimin e bashk\u00ebpunimin e qytetar\u00ebve me to. Mor\u00ebm 144 vendime dhe kaluam projektligje e dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Filluam depolitizimin dhe departizimin e institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs duke em\u00ebruar e zgjedhur profesionist\u00eb, si drejtorin e ri t\u00eb AKI-s\u00eb dhe drejtorin e ri t\u00eb Dogan\u00ebs.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar nd\u00ebrmarrjet publike shkarkuam bordet ekzistuese dhe em\u00ebruam ato t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb Trep\u00e7\u00eb, KEK, Post\u00ebn e Kosov\u00ebs, Infrakos, Uj\u00ebsjell\u00ebsin \u201cPrishtina\u201d dhe Nd\u00ebrmarrjen \u201cIb\u00ebr-Lepenc\u201d.<\/p>\n<p>Menaxhimi i pandemis\u00eb<br \/>\nNga marsi deri n\u00eb qershor, pat\u00ebm r\u00ebnie prej 99% t\u00eb rasteve t\u00eb reja, 97% ulje t\u00eb rasteve aktive dhe 86% ulje t\u00eb rasteve t\u00eb hospitalizuara me COVID-19. P\u00ebrderisa kur e pranuam detyr\u00ebn kishim 781 raste me infektime t\u00eb reja me COVID-19 dhe 17 vdekje n\u00eb dit\u00eb, sot kemi 9 raste t\u00eb reja dhe asnj\u00eb vdekje. Kur u rikthyem, nuk gjet\u00ebm asnj\u00eb vaksin\u00eb, e as kontrat\u00eb t\u00eb negociuar p\u00ebr sigurimin e tyre, nd\u00ebrkaq sot kemi 2 milion\u00eb vaksina t\u00eb siguruara dhe 200 mij\u00eb doza t\u00eb vaksin\u00ebs t\u00eb administruara. Ndam\u00eb 20 milion\u00eb euro mb\u00ebshtetje direkte p\u00ebr ata q\u00eb ishin n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit, p\u00ebr personelin sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe policin\u00eb, p\u00ebr bizneset dhe p\u00ebrfituesit e skemave sociale dhe pensionale. <\/p>\n<p>Drejt\u00ebsia<br \/>\nFilluam nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb sjell\u00eb profesionaliz\u00ebm, integritet dhe paanshm\u00ebri n\u00eb sektorin e drejt\u00ebsis\u00eb. Me theks te luftimi i korrupsionit, themeluam Grupin Punues p\u00ebr hartimin e Koncept Dokumentit p\u00ebr procesin e vettingut; miratuam projektligjin p\u00ebr Agjencin\u00eb kund\u00ebr Korrupsionit. <\/p>\n<p>Nes\u00ebr, m\u00eb 1 korrik, finalizohet drafti i par\u00eb i projektligjit p\u00ebr konfiskimin e pasuris\u00eb s\u00eb fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pajustifikueshme. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb heshtjes 23 vje\u00e7are dhe pandeshkueshmeris\u00eb s\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, hoq\u00ebm pengesat ligjore p\u00ebr gjykimin n\u00eb munges\u00eb t\u00eb kriminel\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs dhe ngrit\u00ebm kapacitetet e Departamentit p\u00ebr Krime Lufte n\u00eb Prokurorin\u00eb Speciale; formuam grupin punues p\u00ebr themelimin e Institutit p\u00ebr adresimin e krimeve t\u00eb kryera gjat\u00eb luft\u00ebs dhe shtuam p\u00ebrpjekjet institucionale p\u00ebr gjetjen e personave t\u00eb zhdukur me dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Funksionalizuam grupin nd\u00ebrministror p\u00ebr adresimin e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. <\/p>\n<p>M\u00ebrgata<br \/>\nKursimet dhe kapitali i bashkatdhetar\u00ebve tan\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb orientohen n\u00eb investime zhvillimore n\u00ebp\u00ebrmjet emetimit t\u00eb letrave me vler\u00eb, \u201cBono t\u00eb Diaspor\u00ebs\u201d. M\u00ebrgimtar\u00ebve do t\u2019ua mbulojm\u00eb shpenzimet e Kartonit t\u00eb Gjelb\u00ebr. <\/p>\n<p>Rendi dhe siguria<br \/>\nKosova nuk mund t\u00eb jet\u00eb as burim e as tranzit p\u00ebr krimin e organizuar. P\u00ebr 100 dit\u00eb kryem 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime. Jan\u00eb shkat\u00ebrruar 8 grupe kriminale dhe jan\u00eb konfiskuar 7 milion\u00eb euro. Kemi mbyllur me sukses bashk\u00ebpunimin me autoritetet e Italis\u00eb, DEA-n Amerikane dhe Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb rezultoi me ndalimin e 400 kg kokain\u00eb. <\/p>\n<p>Mbrojtja<br \/>\nPrej vitit 2021, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb buxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes do t\u00eb jet\u00eb mbi 100 milion\u00eb euro. Kemi miratuar n\u00eb parim blerjen e kat\u00ebr dron\u00ebve ushtarak\u00eb p\u00ebr FSK-n\u00eb. Jan\u00eb ridestinuar mbi 12 milion\u00eb euro p\u00ebr blerje t\u00eb pajisjeve ushtarake. Me 330 ushtar\u00eb, Kosova p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb ushtrimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb organizuar n\u00eb rajonin e Ballkanit \u201cDEFENDER-EUROPE 21\u201d, edhe kjo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e vendit prit\u00ebs. <\/p>\n<p>Politika e jashtme<br \/>\nQ\u00eb t\u00eb rrisim cil\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe dinjitetin e Republik\u00ebs, filluam reform\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbimin diplomatik q\u00eb mund\u00ebson m\u00eb shum\u00eb diplomat\u00eb t\u00eb karrier\u00ebs. <\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00eb pritem n\u00eb vizit\u00eb Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Kroacis\u00eb Gordan Grli\u00e7 Radman, Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Gjermanis\u00eb Heiko Maas, Ministrin e Jasht\u00ebm Grek Nikos Dendias, Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Bujar Osmani, Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Italis\u00eb Luigi Di Maio. Zhvilluam takime bilaterale me krer\u00ebt e institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb, Ursula Von Der Leyen e Josep Borrel, me Presidentin e Franc\u00ebs Emmanuel Macron, virtualisht me Kancelaren e Gjermanis\u00eb Angela Merkel, me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg e t\u00eb tjer\u00eb. <\/p>\n<p>Ruajtja e paras\u00eb publike<br \/>\nMe q\u00ebllim t\u00eb v\u00ebnies s\u00eb rendit dhe ruajtjes s\u00eb paras\u00eb, p\u00ebr 100 DIT\u00cb anuluam marr\u00ebveshje t\u00eb d\u00ebmshme &#8211; tender\u00eb dhe memorandume t\u00eb bashk\u00ebpunimit &#8211; me vler\u00eb 100 MILION\u00cb EURO.  <\/p>\n<p>Ekonomia<br \/>\nMiratuam projektbuxhetin prej 2.5 miliard\u00eb euro p\u00ebr vitin 2021, sipas s\u00eb cilit projektohet rritje ekonomike p\u00ebr 7.9%. Ky nivel nuk parashihej t\u00eb arrihej para vitit 2023.<br \/>\nPakoja e re prej 1.1 miliard\u00eb euro mund\u00ebson ringjalljen ekonomike t\u00eb vendit, dhe krijon baz\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb rritje t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb pun\u00ebsimit p\u00ebr vitet n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga themelimi, Dogana e Kosov\u00ebs  ka raportuar mbi 500 milion\u00eb euro t\u00eb hyra p\u00ebr buxhetin e Kosov\u00ebs, dhe riktheu kontrollin e naft\u00ebs para hyrjes n\u00eb treg, q\u00eb jasht\u00ebligjsh\u00ebm u ishte bartur si kompetenc\u00eb trupave private. Kurse Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs inkasoi rreth 60 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb se sa n\u00eb vitin e kaluar.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrputhje me zotimet tona, themeluam grupin punues p\u00ebr dizajnimin dhe operacionalizimin e skem\u00ebs p\u00ebr pun\u00ebsimin e garantuar t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb mosh\u00ebs 18-24 vje\u00e7are. Qeveria do t\u00eb subvencionoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit pagat e atyre q\u00eb pun\u00ebsohen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr nj\u00eb shtet zhvillimor, q\u00eb planfikon shfryt\u00ebzimin dhe optimalizimin e burimeve ujore, inicuam p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb hartimin e planeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb pellgjeve lumore p\u00ebr lumenjt\u00eb Ib\u00ebr, Morava e Bin\u00e7\u00ebs dhe Lepenc, si dhe konceptuam nj\u00eb program master mbi Menaxhimin e Integruar t\u00eb Resurseve Ujore.<\/p>\n<p>Parandaluam keqp\u00ebrdorimin me grante e subvencione n\u00eb bujq\u00ebsi.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb mbrojtur bjeshk\u00ebt e lumenjt\u00eb nga shkat\u00ebrrimi e degradimi q\u00eb sjell nxjerrja e gur\u00ebve,  vendos\u00ebm moratorium dy vje\u00e7ar p\u00ebr lejet p\u00ebr gurthyesit e rinj dhe ata n\u00eb procedur\u00eb. <\/p>\n<p>Arsimi<br \/>\nNga buxheti i miratuar p\u00ebr komunat p\u00ebr vitin q\u00eb vjen, do t\u00eb sigurohen 100 asistent\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, shujta ditore p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit nga klasa e par\u00eb deri n\u00eb t\u00eb pest\u00ebn. Kemi themeluar tri qendra t\u00eb karrier\u00ebs n\u00eb tri qendrat e kompetenc\u00ebs: n\u00eb Sk\u00ebnderaj, Ferizaj dhe n\u00eb Prizren, p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e nx\u00ebn\u00ebsve p\u00ebr tregun e pun\u00ebs. Mbi 117,000 nx\u00ebn\u00ebs kan\u00eb vijuar m\u00ebsimin plot\u00ebsues p\u00ebr or\u00ebt e humbura gjat\u00eb pandemis\u00eb.  <\/p>\n<p>Energjia<br \/>\nTrajtuam me prioritet sektorin e energjis\u00eb dhe minierave. Bazuar n\u00eb objektivat shtet\u00ebrore hartuam draftin e Koncept Dokumentit p\u00ebr Burime t\u00eb Rip\u00ebrtritshme t\u00eb Energjis\u00eb, si dhe fillluam procesin e studimit t\u00eb fizibilitetit p\u00ebr sistemet e ngrohjes qendrore n\u00eb nivel t\u00eb komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. <\/p>\n<p>Mbrojtja sociale<br \/>\nKemi filluar pastrimin e listave t\u00eb p\u00ebrfituesve t\u00eb skemave pensionale p\u00ebr t\u00eb parandaluar keqp\u00ebrdorimet. Kemi ndar\u00eb 50 milion\u00eb euro mb\u00ebshtetje p\u00ebr familjet. <\/p>\n<p>Kultura, rinia dhe sporti<br \/>\nKemi nisur reformat n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar, Baletin Komb\u00ebtar, Bibliotek\u00ebn Komb\u00ebtare dhe Arkivin Shtet\u00ebror, p\u00ebr t\u2019u mund\u00ebsuar menaxhim autonom financiar p\u00ebrmes llogarive bankare, kodeve buxhetore dhe zyrtar\u00ebve financiar\u00eb. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesa zyrtare p\u00ebr rikthimin e artefakteve te grabitura nga Serbia, t\u00eb cilat ajo i mban padrejt\u00ebsisht. Kemi p\u00ebrfunduar procesin e licencimit t\u00eb 40 federatave sportive vendore.  <\/p>\n<p>Infrastruktura<br \/>\nPunimet n\u00eb infrastruktur\u00eb jan\u00eb intensifikuar me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr zbatimin me p\u00ebrpik\u00ebri t\u00eb kontratave dhe afateve kohore. Kan\u00eb vazhduar punimet n\u00eb rrug\u00ebn Prishtin\u00eb-Mitrovic\u00eb, Prishtin\u00eb-Podujev\u00eb dhe Zhur-Dragash-Brod. Ka p\u00ebrfunduar studimi i fizibilitetit p\u00ebr segmentin e autostrad\u00ebs Besi-Merdare, dhe p\u00ebr rrug\u00ebn Prizren-Tetov\u00eb. <\/p>\n<p>Mor\u00ebm edhe vendime t\u00eb tjera: ka nisur pun\u00ebn Komiteti nd\u00ebrministror p\u00ebr projektin e Kompleksit Memorial \u201cAdem Jashari\u201d, kemi ndar\u00eb 100 mij\u00eb euro p\u00ebr Preshev\u00ebn, si ndihm\u00eb p\u00ebr d\u00ebmet nga v\u00ebrshimet, kemi iniciuar heqjen e homologimit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb parim n\u00eb Kuvend. <\/p>\n<p>Gara jon\u00eb \u00ebsht\u00eb me t\u00eb ardhmen jo me t\u00eb kaluar\u00ebn, e k\u00ebto jan\u00eb 100 dit\u00ebt e kthes\u00ebs drejt zhvillimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb 100 dit\u00ebt e qeverisjes son\u00eb, udh\u00ebrr\u00ebfyes pat\u00ebm zotimet ndaj qytetar\u00ebve. Me reformat e nisura n\u00eb drejt\u00ebsi, financa publike dhe ekonomi, e rrit\u00ebm efikasitetit e institucioneve publike dhe besimin e bashk\u00ebpunimin e qytetar\u00ebve me to. Mor\u00ebm 144 vendime dhe kaluam projektligje e dokumente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Filluam depolitizimin dhe departizimin e institucioneve t\u00eb Republik\u00ebs duke em\u00ebruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":85008,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85007","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85007\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85008"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}