{"id":85038,"date":"2021-07-01T13:46:12","date_gmt":"2021-07-01T13:46:12","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=85038"},"modified":"2021-07-01T13:46:12","modified_gmt":"2021-07-01T13:46:12","slug":"qemajl-mustafa-vite-me-pare-pata-bere-thirrje-qe-te-mos-votohet-lutfi-haziri-jane-planprishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qemajl-mustafa-vite-me-pare-pata-bere-thirrje-qe-te-mos-votohet-lutfi-haziri-jane-planprishes\/","title":{"rendered":"Qemajl Mustafa: Vite m\u00eb par\u00eb pata b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb t\u00eb mos votohet Lutfi Haziri, jan\u00eb planprish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gjilan \u2013 Lidhur me tri vendimet e kuvendit komunal t\u00eb Gjilanit t\u00eb paketuara n\u00eb stilin \u201cthree in one\u201d ka reaguar Qemajl Mustafa. Vendimet e pakuptimta t\u00eb kuvendit t\u00eb LDK (sepse asamblea komunale si organ politik i sovranit t\u00eb komun\u00ebs, ka shum\u00eb vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e LDK, \u00ebsht\u00eb asamble e kryetarit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebngjyr\u00ebshe) jan\u00eb vendime p\u00ebr sfilat\u00eb parazgjedhore. Jan\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb ose vet\u00ebm p\u00ebr joshje zgjedhore, qysh din me e b\u00eb ve\u00e7 LDK thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i Qemajl Mustaf\u00ebs<\/p>\n<p>Pa dashni e pa vizion nuk ndreqet shpia e oborri i saj. Hi\u00e7 se hi\u00e7 nuk ndreqet qyteti e komuna pa e kultivue dashnin\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit e komun\u00ebs dhe p\u00ebr gjeneratat e ardhshme t\u00eb saj poashtu. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr keqardhje varf\u00ebria politike, profesionale dhe etike e kryetarit dhe e drejtorit t\u00eb urbanizmit t\u00eb k\u00ebsaj komune. Ata nuk i lexojn\u00eb projektimet e drejtoris\u00eb dhe vendimet e kuvendit nga e kaluara pak m\u00eb e larg\u00ebt dhe ajo e re (sidomos p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2008 deri 2013). Nuk duan ti lexojn\u00eb sepse ato vendime e projektime b\u00ebhen penges\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfitimet e tyre t\u00eb \u00e7astit e t\u00eb rastit. B\u00ebhen penges\u00eb p\u00ebr takatin e tyre t\u00eb vog\u00ebl dhe p\u00ebr njetin e keq q\u00eb e kan\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb arkiv\u00ebn e pasur t\u00eb drejtoris\u00eb gjenden vendime e projektime q\u00eb ishin vizioni i gjysh\u00ebrve dhe i baballar\u00ebve tan\u00eb dhe i nj\u00eb strukture q\u00eb e qeverisi komun\u00ebn me dinjitet t\u00eb plot\u00eb e t\u00eb past\u00ebr politik, profesional dhe etik p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb theksuara 2008 deri 2013. Ne q\u00eb e udh\u00ebhoq\u00ebm komun\u00ebn p\u00ebrgjat\u00eb atyre viteve ishim plot\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb Gjilanin ta b\u00ebjm\u00eb komun\u00eb t\u00eb dashur, t\u00ebrheq\u00ebse, funksionale, t\u00eb mjaftueshme dhe josh\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e saj. Edhe p\u00ebr mysafir\u00ebt e vizitor\u00ebt poashtu. Ne nuk i mor\u00ebm vendimet asnj\u00ebher\u00eb krye n\u2019veti. As vendimet e vogla bile nuk i mor\u00ebm pa miratimin e opozit\u00ebs n\u00eb kuvend. Ne nuk prodhuam as kryetar, as drejtor\u00eb e as zyrtar\u00eb t\u00eb pasur p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb qeverisjes. P\u00ebrkundrazi, u t\u00ebholluam financiarisht por k\u00ebt\u00eb e dinim me koh\u00eb dhe u betuam q\u00eb do ta p\u00ebrballonim k\u00ebt\u00eb situat\u00eb dhe ia kemi dalur.<\/p>\n<p>Punuam me q\u00ebndrim vizionar dhe me shum\u00eb kujdes p\u00ebr gjeneratat q\u00eb vijn\u00eb, ashtu qysh t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb (anipse n\u00ebn nj\u00eb sistem monist) punuan me iden\u00eb dhe p\u00ebrkushtimin q\u00eb Gjilanin ta b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr neve dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nga viti 2000 e deri te 2007 por sidomos k\u00ebto tet\u00eb vitet e fundit, LDK me Lutfi Hazirin n\u00eb krye, po i bjen trup e shkurt\u00eb p\u00ebr nevoja t\u00eb vet kryetarit dhe t\u00eb klubit t\u00eb tij t\u00eb milioner\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs e t\u00eb funksioneve publike. Bile, dertin nuk e kan\u00eb n\u00ebse vendimet e tyre miope e b\u00ebjn\u00eb bastardimin dhe shkat\u00ebrrimin e s\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij qyteti e t\u00eb k\u00ebsaj komune ashtu qysh i ka ndodh\u00eb Prishtin\u00ebs n\u00ebn udh\u00ebheqjen e po k\u00ebsaj partie q\u00eb nga viti 2000 e deri te fundi i vitit 2013.<\/p>\n<p>Vendimet e pakuptimta t\u00eb kuvendit t\u00eb LDK (sepse asamblea komunale si organ politik i sovranit t\u00eb komun\u00ebs, ka shum\u00eb vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e LDK, \u00ebsht\u00eb asamble e kryetarit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebngjyr\u00ebshe) jan\u00eb vendime p\u00ebr sfilat\u00eb parazgjedhore. Jan\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb ose vet\u00ebm p\u00ebr joshje zgjedhore, qysh din me e b\u00eb ve\u00e7 LDK.<\/p>\n<p>Plani rregullues \u201cQendra1\u201d \u00ebsht\u00eb hartue me shum\u00eb kujdes dhe i parasheh t\u00eb gjitha. Aq m\u00eb qart\u00eb, komuna e Gjilanit gjat\u00eb viteve 2011 -2013 ka konkurrua n\u00eb nj\u00eb konkurs europian t\u00eb arkitekt\u00ebve t\u00eb rinj\u00eb (arkitekt\u00eb europian\u00eb deri n\u00eb mosh\u00ebn 40 vje\u00e7are) p\u00ebr dizajnimin m\u00eb detal t\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb qytetit.<\/p>\n<p>Para kualifikimi ka ndodh\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb e finalja e kualifikimeve n\u00eb Paris. N\u00eb Paris ishte edhe nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim i yni me dy ose tre zyrtar\u00eb t\u00eb urbanizmit.<\/p>\n<p>P\u00ebrfitues t\u00eb propozimit p\u00ebr qendr\u00ebn e Gjilanit ishte nj\u00eb studio spanjolle. K\u00ebto propozime komuna i ka n\u00eb drejtorin\u00eb e urbanizmit.<\/p>\n<p>Aty ku ishte gjykata (sot administrata) dhe ku \u00ebsht\u00eb policia e burgu, \u00ebsht\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e destinuar p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn e ardhshme t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb integruar t\u00eb komun\u00ebs (kuvendi dhe ekzekutivi me t\u00eb gjitha departamentet dhe zyrat). Komuna aty i ka n\u00eb pron\u00ebsi rreth 90 ari tok\u00eb t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Propozim yni ka qen q\u00eb t\u00eb mos nis\u00eb nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij objekti derisa nuk sigurohen mjete t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb parkingu n\u00ebntok\u00ebsor s\u00eb paku dyetazhor q\u00eb Gjilanit do t`i sh\u00ebrbente p\u00ebr automjetet e administrat\u00ebs dhe p\u00ebr rreth 400 vetura t\u00eb tjera p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj. Gjilani ka aq shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb parking t\u00eb till\u00eb publik e tok\u00eb nuk ka. Nj\u00eb tjet\u00ebr parking n\u00ebntok\u00ebsor, por shum\u00eb m\u00eb i ngusht\u00eb \u00ebsht\u00eb propozue me planin rregullues prapa nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb muzeut ku ishte KRM \u201cHigjiena\u201d.<\/p>\n<p>T`i kthehemi qendr\u00ebs. P\u00ebr hotelin \u201cKristal\u201d dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimet p\u00ebrreth tij \u00ebsht\u00eb propozue tipologjia e harmonishme e nd\u00ebrtimit poashtu.<\/p>\n<p>N\u00eb sheshin \u201cRexhep Mala e Nuhi Berisha\u201d ku sot gjendet nd\u00ebrtesa e ekzekutivit \u00ebsht\u00eb propozue nd\u00ebrtesa e qendr\u00ebs MULTIKULTURORE p\u00ebr nevoja t\u00eb rinis\u00eb e t\u00eb profesionist\u00ebve t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb komun\u00ebs. \u00cbsht\u00eb mendue q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sht\u00ebpi shum\u00ebkulturore t\u00eb akomodohet galeria moderne e arteve pamore, atlet\u00eb p\u00ebr edukim e p\u00ebr krijim. Hap\u00ebsira p\u00ebr artet dramatike, artet muzikore, artet pamore, artet letrare \u2026 t\u00eb gjitha t\u00eb sistemuar me shije n\u00ebp\u00ebr katet e k\u00ebtij tempulli t\u00eb kultur\u00ebs s\u00eb Anamorav\u00ebs. Bile, \u00ebsht\u00eb mendue edhe mund\u00ebsia e nj\u00eb partneriteti me bizneset dhe me pron\u00ebn private aty pran\u00eb k\u00ebtij sheshi n\u00eb parimin PPP.<\/p>\n<p>Andaj vendimi ne kuvendin e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit p\u00ebr me i rrenue objektet e ish gjykat\u00ebs dhe t\u00eb policis\u00eb dhe me e ndertue objektin e administrat\u00ebs \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 dyfishim i vendimmarrjes dhe nuk paraqet asgj\u00eb t\u00eb re. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb sfilat\u00eb e pakrip\u00eb dhe e pakuptimt\u00eb \u00e7far\u00eb din me e b\u00eb ve\u00e7 LDK. K\u00ebsaj i thon\u00eb \u201cshum\u00eb zhurm\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq vendimi i kontrabanduar dhe nd\u00ebrhyrja e paligjshme n\u00eb rritjen e koeficientit t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb planin rregullues \u201cQarku\u201d s\u2019\u00ebsht\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 gryk\u00ebsi e investitor\u00ebve dhe sidomos e kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj komune p\u00ebr me e komercializue \u00e7do gj\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb njeriut. \u00cbsht\u00eb pa me Prishtin\u00ebn se aty ku ka shum\u00eb koncentrim t\u00eb familjeve e t\u00eb qytetar\u00ebve, ska jet\u00eb me kualitet. Aty ka ve\u00e7 ngushtica e zagushi n\u00eb d\u00ebm t\u00eb frym\u00ebmarrjes dhe t\u00eb zhvillimit normal t\u00eb qytetar\u00ebve. Hi\u00e7 nuk jan\u00eb fajtor\u00eb investitor\u00ebt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. \u00cbsht\u00eb politika gllab\u00ebruese dhe aspak miq\u00ebsore e k\u00ebsaj komune.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb pata b\u00ebr\u00eb thirrje publike q\u00eb t\u00eb mos i votoni k\u00ebta njer\u00ebz e k\u00ebt\u00eb formacion politik sepse nuk i shkojn\u00eb n\u00eb dobi Gjilanit. Jan\u00eb planprish\u00ebs. Ata q\u00eb pasurohen nga burime t\u00eb dyshimta gjat\u00eb mandateve t\u00eb tyre politike nuk i duhen komun\u00ebs as shtetit ton\u00eb. Ata duhet me u hetue gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb e thell\u00eb dhe duhet me shkue para gjykatave.<br \/>\nUn\u00eb personalisht, bazuar n\u00eb krejt\u00eb at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb e kemi pa si realizim nga LDK dhe e kemi eksperienc\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 21 vite, nuk pres befasi t\u00eb k\u00ebndshme asnj\u00ebher\u00eb prej tyre. K\u00ebta \u201czgjidhjet\u201d p\u00ebrher\u00eb i kan\u00eb gjysmake e realizimet t\u00eb plog\u00ebshta e t\u00eb ngathta. T\u00eb rinjt\u00eb e Gjilanit kishin me th\u00ebn\u00eb k\u00ebta \u201ct\u2019lodht\u00eb\u201d jan\u00eb me krejt!.<\/p>\n<p>I ftoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dijn\u00eb, q\u00eb duan e q\u00eb munden, t`i dalim bashk\u00eb p\u00ebrpara t\u00eb keqes q\u00eb ka marr\u00eb krah n\u00eb komun\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nThon\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb \u201cNuk jan\u00eb aq fajtor\u00eb injorant\u00ebt e bastard\u00ebt q\u00eb e prishin sa jan\u00eb fajtor\u00eb t\u00eb diturit e fjetur e indiferent\u00eb\u201d!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjilan \u2013 Lidhur me tri vendimet e kuvendit komunal t\u00eb Gjilanit t\u00eb paketuara n\u00eb stilin \u201cthree in one\u201d ka reaguar Qemajl Mustafa. Vendimet e pakuptimta t\u00eb kuvendit t\u00eb LDK (sepse asamblea komunale si organ politik i sovranit t\u00eb komun\u00ebs, ka shum\u00eb vite q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm e LDK, \u00ebsht\u00eb asamble e kryetarit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebngjyr\u00ebshe) jan\u00eb vendime [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":85039,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85038","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85038","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85038"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85038\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85038"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85038"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85038"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}