{"id":85220,"date":"2021-07-05T07:17:05","date_gmt":"2021-07-05T07:17:05","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=85220"},"modified":"2021-07-05T07:17:05","modified_gmt":"2021-07-05T07:17:05","slug":"po-keni-fituar-me-14-shkurt-edhe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/po-keni-fituar-me-14-shkurt-edhe\/","title":{"rendered":"Po, keni fituar m\u00eb 14 shkurt. Edhe?"},"content":{"rendered":"<p>Pushteti i ri vazhdon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se m\u00eb 14 shkurt ka arritur fitore plebishitare. Por kjo nuk mjafton, sepse m\u00eb shum\u00eb se gjysma e votuesve presin pun\u00eb, p\u00ebrkushtim e seriozitet nga qeveria e re. Fuqia politike nuk duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, arroganc\u00eb e komoditet.<\/p>\n<p>Imer Mushkolaj<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se tre muaj zyrtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje po kujdesen q\u00eb t\u00eb na \u201ckujtojn\u00eb\u201d se m\u00eb 14 shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti kan\u00eb arritur fitore plebishitare n\u00eb zgjedhje, duke e p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb si argument p\u00ebrball\u00eb kritikave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me qeverisjen e Albin Kurtit. Sipas logjik\u00ebs s\u00eb tyre mjafton q\u00eb partit\u00eb e pushteteve t\u00eb kaluara jan\u00eb nd\u00ebshkuar n\u00eb zgjedhje, andaj nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb kritikohet Kurti i cili p\u00ebr tre muaj nuk mundet t\u2019iu jep zgjidhje problemeve t\u00eb grumbulluara nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se fitorja e Vet\u00ebvendosjes ishte plebishitare, ishte vot\u00eb nd\u00ebshkimi p\u00ebr partit\u00eb q\u00eb kan\u00eb qeverisur. Por ky nuk \u00ebsht\u00eb kurrfar\u00eb argumenti q\u00eb t\u00eb amnistohet qeverisja e Kurtit, ndon\u00ebse sapo i ka mbushur nj\u00ebqind dit\u00eb.<\/p>\n<p>Me vot\u00ebn n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe kund\u00ebr partive q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet, qytetar\u00ebt ia kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb Kurtit q\u00eb t\u00eb qeveris, q\u00eb t\u00eb qeveris ndryshe. Me vot\u00ebn e tyre ata ia kan\u00eb besuar Kurtit nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb madhe, andaj dhe presin nga ai realizimin e zotimeve t\u00eb b\u00ebra.<\/p>\n<p>Jan\u00eb Kurti dhe Vet\u00ebvendosja ata q\u00eb kan\u00eb premtuar se nuk do t\u00eb jen\u00eb si t\u00eb tjer\u00ebt para tyre. Jan\u00eb Kurti dhe Vet\u00ebvendosja ata q\u00eb premtuar se nuk do t\u00eb ket\u00eb pun\u00ebsime partiake e familjare, nuk do t\u00eb ket\u00eb nepotiz\u00ebm. Jan\u00eb Kurti dhe Vet\u00ebvendosja q\u00eb kan\u00eb premtuar se do t\u00eb sillen me p\u00ebrgjegj\u00ebsi e jo me arroganc\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr propagand\u00ebs qeveritare \u2013 mbase legjitime n\u00eb t\u00eb tilla raste \u2013 nj\u00ebqind dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vak\u00ebta, aspak dinamike dhe as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi me pritjet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Teksa d\u00ebgjon Albin Kurtin duke num\u00ebruar, sipas tij, sukseset e qeveris\u00eb, t\u00eb krijohet p\u00ebrshtypja se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person krejt tjet\u00ebr nga ai i fushat\u00ebs parazgjedhore. Plot zotime t\u00eb b\u00ebra i ka shkelur, por vazhdon t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019i arsyetoj\u00eb dhe t\u2019ua mbush mendjen t\u00eb tjer\u00ebve se ka t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Nga nj\u00eb nd\u00ebr prioritetet jo fort t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme para se ta marr\u00eb mandatin, \u00e7\u00ebshtjen e dialogut me Serbin\u00eb ai e ka vendosur n\u00ebn numrin kat\u00ebr. Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbis\u00eb, q\u00eb dikur ishte \u201c\u00e7\u00ebshtje or\u00ebsh ose dit\u00ebsh, por kurrsesi jav\u00ebsh\u201d, tashm\u00eb ka harruar t\u00eb flas\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebrkimfalja nga presidenti i Serbis\u00eb dikur ishte kusht p\u00ebr vazhdimin e dialogut, por tash ky kusht nuk p\u00ebrmendet. Si\u00e7 \u201charrohen\u201d edhe t\u00eb tjera zotime q\u00eb ishin kthyer n\u00eb kauza dhe q\u00eb e soll\u00ebn Kurtin n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Tash aktivist\u00ebt e Vet\u00ebvendosjes ose familjar\u00eb t\u00eb tyre po dalin t\u00eb jen\u00eb ekspert\u00eb \u201ct\u00eb spikatur\u201d teksa po rehatohen n\u00ebp\u00ebr institucione, por q\u00eb ata t\u00eb partive t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ishin t\u00eb pazot e analfabet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kurti nuk e ka hi\u00e7 dert t\u2019iu rekomandoj\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb t\u00eb mos e pyesin p\u00ebr tema t\u00eb caktuara, t\u00eb pak\u00ebndshme p\u00ebr t\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ua kusht\u00ebzon me paraqitje t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb shpeshta n\u00eb konferenca p\u00ebr ta. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me arroganc\u00ebn q\u00eb ia jep pushteti, ai \u201charron\u201d q\u00eb mediat i kishte aleat\u00eb n\u00eb kauzat e tij kund\u00ebr veprimeve t\u00eb d\u00ebshme t\u00eb pushteteve t\u00eb kaluara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb armiq po te mediat, te gazetar\u00ebt dhe opinionist\u00ebt p\u00ebr sfidat q\u00eb po i dalin n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb jokorrekte q\u00eb Albin Kurti, me gjith\u00eb fuqin\u00eb politike q\u00eb ka, t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb shkaktar\u00eb pse nuk mundet t\u00eb qeveris si duhet, t\u00eb gjej\u00eb armiq p\u00ebr t\u00eb arsyetuar veprimet q\u00eb dikur i kritikonte tek t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00ebse ai pret se do t\u00eb duatrokitet p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo q\u00eb b\u00ebn ose nuk b\u00ebn, at\u00ebher\u00eb e ka gabim. Shumica d\u00ebrmuese e gazetar\u00ebve dhe opinionist\u00ebve q\u00eb kritikojn\u00eb tash Kurtin p\u00ebr b\u00ebmat e tij, jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kritikuar pushtetet e kaluara p\u00ebr b\u00ebma t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Askush nuk pret q\u00eb qeveria e re t\u2019i zgjidh\u00eb me far\u00eb shkopi magjik t\u00eb gjitha problemet. Por, t\u00eb gjith\u00eb presin q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebj\u00eb veprime t\u00eb ngjashme si ato t\u00eb kaluarat. Sepse Kurti ka ardhur n\u00eb pushtet me zotime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me luftimin e korrupsionit e nepotizmit, me zotime q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reforma n\u00eb arsim, sh\u00ebndet\u00ebsi e administrat\u00eb. Kurti ka ardhur n\u00eb pushtet me zotime t\u00eb forta p\u00ebrkitazi me dialogun me Serbin\u00eb, kund\u00ebr krijimit t\u00eb Asociacionit, kund\u00ebr Minischengenit, kund\u00ebr gjith\u00e7kaje q\u00eb kan\u00eb proklamuar pushtetet e kaluara. P\u00ebrpjekjet q\u00eb fenomenet e nj\u00ebjta, veprimet e nj\u00ebjta t\u2019i quaj\u00eb me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, e shp\u00ebrfaqin Kurtin ndryshe prej atij q\u00eb ka qen\u00eb dikur. Nuk mjafton refreni p\u00ebr fitoren e 14 shkurtit, si\u00e7 nuk mjafton as fakti se \u201cpartit\u00eb e vjetra\u201d jan\u00eb nd\u00ebshkuar. Ai \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr t\u00eb punuar, jo p\u00ebr t\u2019u ankuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pushteti i ri vazhdon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris\u00eb se m\u00eb 14 shkurt ka arritur fitore plebishitare. Por kjo nuk mjafton, sepse m\u00eb shum\u00eb se gjysma e votuesve presin pun\u00eb, p\u00ebrkushtim e seriozitet nga qeveria e re. Fuqia politike nuk duhet t\u00eb p\u00ebrkthehet n\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi, arroganc\u00eb e komoditet. Imer Mushkolaj M\u00eb shum\u00eb se tre muaj zyrtar\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":85221,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85220","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85220","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85220"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85220\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85221"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85220"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85220"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85220"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}