{"id":85573,"date":"2021-07-11T08:06:01","date_gmt":"2021-07-11T08:06:01","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=85573"},"modified":"2021-07-11T08:06:01","modified_gmt":"2021-07-11T08:06:01","slug":"alarmante-mjeket-po-ikin-nga-kosova-numri-i-tyre-vetem-po-rritet-drejt-vendeve-te-evropes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/alarmante-mjeket-po-ikin-nga-kosova-numri-i-tyre-vetem-po-rritet-drejt-vendeve-te-evropes\/","title":{"rendered":"Alarmante: Mjek\u00ebt po ikin nga Kosova, numri i tyre vet\u00ebm po rritet drejt vendeve t\u00eb Evrop\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2021 ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr v\u00ebrtetim nga mjek\u00ebt p\u00ebr t\u2019u larguar nga Kosova. Nga ky komunitet thon\u00eb se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb trend \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndryshohet Ligji p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebhet Ligji i Pagave.<\/p>\n<p>Kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, Pleurat Sejdiu, tha se projeksioni i largimit t\u00eb mjek\u00ebve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit pritet t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 120.<\/p>\n<p>Tutje, ai tha se jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb sondazhi t\u00eb cilin do ta publikojn\u00eb brenda dy jav\u00ebve t\u00eb ardhshme rreth k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb kan\u00eb mjek\u00ebt e rinj gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb 3 vjet\u00ebve t\u00eb fundit ne kemi pasur nj\u00eb shif\u00ebr prej 110 mjek\u00ebve q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr \u00e7do vjet shumica prej tyre 80% mjek\u00eb t\u00eb rinj t\u00eb posa diplomuar dhe n\u00eb 6 mujorshin e par\u00eb ne kemi nj\u00eb rritje ku 62 mjek\u00eb kan\u00eb marr\u00eb v\u00ebrtetimin p\u00ebr t\u2019u larguar nga Kosova q\u00eb n\u00ebse shkon me k\u00ebt\u00eb projeksion e kemi 120 mjek\u00eb q\u00eb largohen. Nj\u00eb rritje e cila p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre bllokadave si nga Covidi p\u00ebr komunikime dhe kontakte direkte dhe ajo e vizave. K\u00ebshtu q\u00eb ky trend ve\u00e7se ka dh\u00ebn\u00eb sinjal se do t\u00eb rritet dhe \u00ebsht\u00eb brengos\u00ebs. Fakti q\u00eb dh\u00ebnia e specializimeve \u00ebsht\u00eb n\u00eb mas\u00eb nuk ka qen\u00eb i mjaftuesh\u00ebm q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb k\u00ebtu sepse n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb kan\u00eb qen\u00eb kushtet e pun\u00ebs dhe specializimeve. Definitivisht \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e ngritjes s\u00eb kapaciteteve p\u00ebr t\u2019iu ofruar trajnime dhe shkollime e k\u00ebtyre mjek\u00ebve ashtu si\u00e7 duhet kushtet e pun\u00ebs dhe shkollimit t\u00eb tyre i cili \u00ebsht\u00eb i mang\u00ebt. Tani jemi n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb nj\u00eb sondazhi t\u00eb cilin do ta publikojm\u00eb brenda dy jav\u00ebve t\u00eb ardhshme rreth k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb apo satisfakcionit q\u00eb kan\u00eb mjek\u00ebt e rinj gjat\u00eb shkollimit t\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb t\u00eb brengosur p\u00ebr kualitetin e arsimit dhe faz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shkollimit t\u00eb tyre specialistik\u201d, tha Sejdiu p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, kryetari i Federat\u00ebs s\u00eb Sindikat\u00ebs t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, Blerim Syla, ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb Qeveria aktuale i nd\u00ebrpreu edhe ato pak stimulime p\u00ebr mjek\u00eb dhe infermier\u00eb me arsyetime q\u00eb ai i quan banale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb kur ne mjek\u00ebt dhe infermier\u00ebt ishim heronj, kemi punuar pa pushim. Mir\u00ebpo mu n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb Qeveria aktuale i nd\u00ebrpren\u00eb edhe ato pak stimulime me arsyetimin m\u00eb banal. Ky \u00ebsht\u00eb shembull i ofendimit t\u00eb dinjitetit dhe integritetit t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve sh\u00ebndet\u00ebsor\u201c, tha ai<\/p>\n<p>Tutje, ai tha se jo vet\u00ebm infermier\u00ebt dhe mjek\u00ebt por edhe t\u00eb rinjt\u00eb po largohen nga vendi, duke shtuar se vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit e kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb largohen af\u00ebr 100 mjek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDhe ju nuk mund t\u00eb prisni q\u00eb k\u00ebta t\u00eb rrin\u00eb duarkryq dhe t\u00eb presin edhe val\u00ebn e kat\u00ebrt. Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rinj kan\u00eb energji dhe mund\u00ebsi t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb dalin jasht\u00eb vendit jo vet\u00ebm mjek\u00ebt por edhe infermier\u00ebt p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ka k\u00ebrkesa t\u00eb m\u00ebdha nga Evropa jo vet\u00ebm nga Gjermania. Jan\u00eb af\u00ebr 100 mjek\u00eb deri tani k\u00ebt\u00eb vit q\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019u larguar, dhe kur e shohim k\u00ebt\u00eb statistik\u00eb q\u00eb \u00e7do dit\u00eb 100 deri 150 p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb humbje e madhe\u201d, shtoi Syla.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk ka skematizim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs dhe specializime t\u00eb duhura e q\u00eb jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb politike.<\/p>\n<p>\u201cPuna e par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb mjek\u00ebt nuk kan\u00eb skematizim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs. Dhe e dyta \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk kemi specializime t\u00eb duhura sepse jan\u00eb specializime  politike. Edhe ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja \u00ebsht\u00eb paga sepse sot nj\u00eb specialist n\u00eb Kosov\u00eb paguhet 600 euro dhe nj\u00eb infermier\u00eb me 377 euro. Duhet m\u00eb shum\u00eb investim n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi. T\u00eb rinjt\u00eb po shohin  jet\u00ebn ndryshe dhe nuk duan t\u00eb rrisin f\u00ebmij\u00ebt k\u00ebtu dhe duan t\u00eb krijojn\u00eb jet\u00ebn ku ata e shohin nj\u00eb stabilitet ekonomik\u201c, pohoi ai.<\/p>\n<p>Syla theksoi se federata ka k\u00ebrkuar nga Qeveria aktuale t\u00eb ndryshohet Ligji p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi dhe dhe t\u00eb b\u00ebhet Ligji i pagave.<\/p>\n<p>\u201cFederata ka k\u00ebrkuar dhe nga Qeveria aktuale, jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, e para t\u00eb b\u00ebhet sa m\u00eb shpejt Ligji p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi i cili duhet t\u00eb ndryshohet dhe t\u00eb merren parasysh k\u00ebrkesat e mjek\u00ebve, Sindikat\u00ebs dhe Od\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi parapar\u00eb q\u00eb mjek\u00ebt e posa diplomuar menj\u00ebher\u00eb t\u00eb futen n\u00eb sistem t\u00eb pun\u00ebs qoft\u00eb si mjek\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm apo n\u00eb reparte. E dyta \u00ebsht\u00eb Ligji i pagave. N\u00ebse qeveria aktuale nuk e aprovon ashtu si\u00e7 e ka parapar\u00eb n\u00eb legjislacion ku do t\u00eb ket\u00eb stabilizim t\u00eb pagave, at\u00ebher\u00eb pa k\u00ebto dy ligje n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm do t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb katastrof\u00eb p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi\u201d, p\u00ebrfundoi ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb gjasht\u00eb muajt e par\u00eb t\u00eb vitit 2021 ka pasur nj\u00eb rritje t\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr v\u00ebrtetim nga mjek\u00ebt p\u00ebr t\u2019u larguar nga Kosova. Nga ky komunitet thon\u00eb se e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndalur k\u00ebt\u00eb trend \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndryshohet Ligji p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb b\u00ebhet Ligji i Pagave. Kryetari i Od\u00ebs s\u00eb Mjek\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":85574,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-85573","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85573","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=85573"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/85573\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85574"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=85573"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=85573"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=85573"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}