{"id":86036,"date":"2021-07-15T18:24:36","date_gmt":"2021-07-15T18:24:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=86036"},"modified":"2021-07-15T18:27:40","modified_gmt":"2021-07-15T18:27:40","slug":"qemajl-mustafa-i-drejtohet-gjilanaseve-une-nuk-do-te-jem-as-kandidati-i-pdk-e-as-kandidat-i-pavarur-per-kryetar-te-komunes-se-gjilanit-ne-zgjedhjet-lokale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qemajl-mustafa-i-drejtohet-gjilanaseve-une-nuk-do-te-jem-as-kandidati-i-pdk-e-as-kandidat-i-pavarur-per-kryetar-te-komunes-se-gjilanit-ne-zgjedhjet-lokale\/","title":{"rendered":"Qemajl Mustafa i drejtohet gjilanas\u00ebve: Un\u00eb nuk do t\u00eb jem as kandidati i PDK e as kandidat i pavarur p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit n\u00eb zgjedhjet lokale"},"content":{"rendered":"<p>SQARIM P\u00cbR GJILANASIT<br \/>\n(dhe p\u00ebr publikun e gj\u00ebr\u00eb)<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar miq,<br \/>\nT\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar qytetar\u00eb t\u00eb Gjilanit,<\/p>\n<p>E kam konstatue q\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb publikun e komun\u00ebs ton\u00eb (por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00ea), \u00ebsht\u00eb krijuar paqart\u00ebsi rreth angazhimeve t\u00eb mia n\u00eb jet\u00ebn politike. Ndoshta un\u00eb nuk isha mjaftuesh\u00ebm i qart\u00eb?!<br \/>\nProfilet e ndryshme n\u00eb rrjetet sociale po e b\u00ebjn\u00eb &#8220;matjen&#8221; e opinioneve p\u00ebr kandidat\u00ebt e mundsh\u00ebm p\u00ebr kryetar komune. Koh\u00eb pas kohe, n\u00eb k\u00ebto &#8220;matje&#8221;, \u00ebsht\u00eb vendosur edhe emri e fotografia ime p\u00ebr mund\u00ebsin\u00eb e kandidimit p\u00ebr kryetar komune n\u00eb zgjedhet e 17 Tetorit. Bile, ndonj\u00ebri nga k\u00ebto profile (q\u00eb shpesh jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb individ\u00ebve e t\u00eb subjekteve poltike) pa pik\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie publike, e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb emrin tim si kandidat i pavarur p\u00ebr kryetar.<br \/>\nAndaj, e shoh m\u00eb se t\u00eb nevojshme q\u00eb para jush miq t\u00eb nderuar, para ish koleg\u0113ve t\u00eb nderuar t\u00eb pun\u00ebs e t\u00eb aktivitetit n\u00eb PDK e n\u00eb komun\u00eb, dhe para qytetar\u00ebve t\u00eb nderuar t\u00eb Gjilanit ta sqaroj pozicionin tim.<br \/>\nUn\u00eb nuk do t\u00eb jem as kandidati i PDK e as kandidat i pavarur p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit. PDK e ka humbur rastin q\u00eb t\u00eb jem kandidati i saj qysh nga zgjedhjet e vitit 2019 kur mori q\u00ebndrim q\u00eb t\u00eb mos isha n\u00eb list\u00ebn e saj t\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet dhe sidomos e ka humbur k\u00ebt\u00eb rast me diskriminimin q\u00eb ma b\u00ebri mua dhe deg\u00ebs n\u00eb Gjilan p\u00ebr zgjedhjet e sivjeme nacionale t\u00eb 14 Shkurtit.<br \/>\nPDK ka sfidime t\u00eb brendshme, ashtu qysh i kan\u00eb thuaja t\u00eb gjitha subjektet politike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kjo tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb e njohur p\u00ebr publikun e gj\u00ebr\u00eb. Shum\u00eb\u00e7ka \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb k\u00ebto vitet e fundit n\u00eb diskutimet e brendshme n\u00eb parti por pak \u00ebsht\u00eb veprue q\u00eb t\u00eb hiqen ose s\u00eb paku t\u00eb zvoglohen pengesat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb PDK t\u00eb jet\u00eb subjekt unik, i hapur, i moderuar, me projekt e me kauz\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr t&#8217;i sh\u00ebrbyer sinqerisht k\u00ebrkesat aktuale t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit e t\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk e kam p\u00ebr ambicje t\u00eb b\u00ebj analiz\u00eb p\u00ebr PDK e sidomos jo n\u00eb nj\u00eb paraqitje sqaruese sikur kjo. Kjo pun\u00eb jo edhe aq e leht\u00eb, u mbetet eksponent\u00ebve t\u00eb PDK n\u00eb qend\u00ebr e n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb. N\u00eb deg\u00ebn e Gjilanit ve\u00e7an\u00ebrisht ka \u00e7ka punohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<br \/>\nUn\u00eb hoqa dor\u00eb nga pozicioni i t\u00eb parit t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb PDK dhe nga t\u00eb q\u00ebnit n\u00eb kryesi t\u00eb saj sepse pas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh p\u00ebr ta zgjuar nga &#8220;fjetja e gjat\u00eb&#8221;, e konstatova q\u0113 kjo deg\u00eb nuk motivohej p\u00ebr pun\u00eb me mua n\u00eb krye t\u00eb saj dhe aq m\u00eb pak unifikohej. Pra, mbetem vet\u00ebm nj\u00eb an\u00ebtar pasiv i saj por nj\u00eb vrojtues aktiv i zhvillimeve politike gjith\u00ebsesi.<br \/>\nU ktheva n\u00eb krye t\u00eb deg\u00ebs para m\u00eb shum\u00eb se dy vitesh me k\u00ebrkes\u00ebn e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb deg\u00ebs (q\u00eb un\u00eb i konsideroja t\u00eb mir\u00eb) dhe t\u00eb ish kryetarit Veseli. U ktheva me bindjen q\u00eb bashk\u00eb me kryetarin Veseli dhe me t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb deg\u00eb ta rikthenim k\u00ebt\u00eb deg\u00eb aty ku ishte n\u00eb vitin 2007, 2009 e 2010 dhe ku pretendoja se e kishte vendin. Fatkeq\u00ebsisht, nd\u00ebrkoh\u00eb u pa qart\u00eb q\u00eb aty mungonin vullnetet e shumic\u00ebs s\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb struktur\u00ebs p\u00ebr ta dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre n\u00eb funksion t\u00eb ndreqjes s\u00eb deg\u00ebs dhe un\u00eb, arsyesh\u00ebm fillova me e trajtue veten time m\u00eb shum\u00eb si penges\u00eb se sa kontribut p\u00ebr deg\u00ebn e p\u00ebr Gjilanin. Andaj hoqa dor\u00eb me nj\u00eb vones\u00eb t\u00eb konsiderueshme dhe me nj\u00eb t\u00eb vetmin q\u00ebllim &#8211; q\u00eb dega ta gjej\u00eb sa m\u00eb shpejt rrug\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb saj p\u00ebrpara.<br \/>\nUn\u00eb nuk erdha p\u00ebr me okupue hapsir\u00eb n\u00eb deg\u00eb. Thjesht erdha sepse aktivist\u00ebt e saj ma mbush\u00ebn mendjen q\u00eb po duan me e rikthye deg\u00ebn dhe me e b\u00eb fituese si dikur. Q\u00eb nga fillimi e b\u00ebra t\u00eb ditur q\u00eb jam i gatsh\u00ebm t\u00eb punoj me t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb harmoni me politikat q\u00eb i miratojm\u00eb bashk\u00eb por as\u00ebsesi sipas tekeve e vullneteve irracionale t\u00eb individ\u00ebve. E b\u00ebra t\u00eb ditur q\u00eb kam plot\u00eb vullnet dhe koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr deg\u00ebn e PDK dhe p\u00ebr komun\u00ebn ton\u00eb por nuk kam as vullnet dhe as koh\u00eb p\u00ebr vendnumrim e p\u00ebr degradim.<br \/>\nPoashtu e sqarova nga fillimi q\u00eb un\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb do t\u00eb l\u00ebshoj hapsir\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb parin e deg\u00ebs por edhe p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj kandidimi tjet\u00ebr n\u00ebse dega unifikohet rreth nj\u00eb apo dy emrave q\u00eb e kan\u00eb afinitetin, ambicien dhe vullnetin p\u00ebr me i sh\u00ebrbye dinjitetsh\u00ebm deg\u00ebs, Gjilanit dhe Kosov\u00ebs.<br \/>\nSi duket, nuk u kuptova mir\u00eb.<br \/>\nP\u00ebr fund t\u00eb k\u00ebtij sqarimi, po ju njoftoj t\u00eb nderuarit e mi se un\u00eb, Qemajl Mustafa, edhepse prore formalisht jam banor i komun\u00ebs, nuk e posedoj asnj\u00eb cent pasuri materiale n\u00eb hapsir\u00ebn e komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit sepse at\u00eb pak trash\u00ebgimi q\u00eb na e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb, me marr\u00ebveshje, e posedon v\u00ebllau im n\u00eb fshat. Sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb e kemi krijue un\u00eb e bashk\u00ebshortja ime me pun\u00eb n\u00eb biznesin ton\u00eb familjar deri n\u00eb vitin 2005 dhe pastaj nuk e kemi b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrparim financiar. P\u00ebrkundrazi. Pas shitjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 2019 ajo pasuri ve\u00e7 sa \u00ebsht\u00eb tkurrur p\u00ebr shkak t\u00eb obligimeve t\u00eb krijuara gjat\u00eb viteve t\u00eb qeverisjes me Gjilanin dhe gjat\u00eb shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. Por, edhe pas krejt\u00eb k\u00ebtij sfidimi e transformimi pron\u00ebsor s\u00ebrish, si familje, kulmin e kemi tonin dhe ndjehemi mir\u00eb.<br \/>\nE dij q\u00eb kuluaret kan\u00eb thurrur lloj lloj tregimesh p\u00ebr pasuri t\u00eb shumt\u00eb e p\u00ebr &#8220;hiset&#8221; e mia n\u00ebp\u00ebr nd\u00ebrtimet e reja shum\u00ebkat\u00ebshe dhe n\u00ebp\u00ebr bizneset e komun\u00ebs tion\u00eb. S&#8217;mund e pengojm\u00eb rrjedh\u00ebn e k\u00ebtyre muhabeteve qofshin ato edhe plot\u00ebsisht t\u00eb pa faktuara. Le t\u00eb ken\u00eb folur dhe le t\u00eb flitet. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb natyra e mendjes kolektive te shoq\u00ebrit\u00eb e varf\u00ebra e t\u00eb dala prej izolimeve e prej dhun\u00ebs. Nuk e gjykoj e as nuk e paragjykoj askend. Fundja, \u00ebsht\u00eb demokratike me u shpreh\u00eb. Nuk e th\u00ebrras askend q\u00eb t\u00eb besoj\u00eb pa kusht n\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb po e them. Kjo \u0113sht\u00eb e v\u00ebrteta ime dhe le ta mer kush di t\u00eb doj\u00eb dhe sipas shijes e kutit t\u00eb tij\/saj.<br \/>\nPra, n\u00eb Gjilan nuk kemi kurr\u00ebfar\u00eb pasurie materiale por e kemi nj\u00eb pasuri tjet\u00ebr t\u00eb pamatshme e t\u00eb pallogaritshme me shifra. I kemi familjar\u00ebt e shumt\u00eb, i kemi ish koleg\u00ebt, i kemi shok\u00ebt e pun\u00ebs n\u00eb biznes e n\u00eb politik\u00eb, i kemi mij\u00ebra e mij\u00ebra votues t\u00eb cil\u00ebt, me vullnetin dhe me p\u00ebrcaktimin e tyre t\u00eb lir\u00eb m\u00eb besuan q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem kryetari i Gjilanit p\u00ebr dy mandate. I besuan PDK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb shumic\u00eb n\u00eb kuvendin e komun\u00ebs dhe t\u00eb delegoj\u00eb num\u00ebr solid t\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb kuvendin e Kosov\u00ebs. Pra, e kam dhe e kemi besimin qytetar q\u00eb s&#8217;matet me kurr\u00ebfar\u00eb pare.<br \/>\nKy ishte kapital shum\u00eb i madh i qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit t\u00eb cilin u mundova sinqerisht (bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e qeveris\u00ebm komun\u00ebn p\u00ebr 6 vite) q\u00eb t&#8217;ua kthej me plot\u00eb besim e me revalorizim t\u00eb investimit t\u00eb tyre.<br \/>\nU jam pafund\u00ebsisht dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht mir\u00ebnjoh\u00ebs sepse me besimin e tyre, gjilanasit m\u00eb krijuan shansin jetik q\u00eb ta ndihmoja komun\u00ebn time e ton\u00ebn dhe ta ndihmoja shtetin ton\u00eb t\u00eb ri poashtu. Jam i sigurt\u00eb q\u00eb b\u00ebm\u00eb pun\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr komun\u00ebn. Un\u00eb personalisht, krenohem me at\u00eb periudh\u00eb t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbjes s\u00eb gjithmbarshme t\u00eb Gjilanit dhe me shpejt\u00ebsin\u00eb dhe orientimin e q\u00ebndruesh\u00ebm q\u00eb i dham\u00eb asaj pavar\u00ebsisht pengesave financiare q\u00eb i pat\u00ebm p\u00ebrgjat\u00eb mandatit t\u00eb dyt\u00eb. E kan\u00eb d\u00ebshmue k\u00ebt\u00eb n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb edhe opinionet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vet qytetar\u00ebve t\u00eb komun\u00ebs ton\u00eb.<br \/>\nDo t\u00eb mbetesha i mang\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb paraqitje timen sqaruese po t\u00eb mos i isha mir\u00ebnjoh\u00ebs e fal\u00ebnderues struktur\u00ebs s\u00eb deg\u00ebs, kryetarit e kryeministrit Tha\u00e7i si dhe kryesis\u00eb s\u00eb PDK n\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr besimin q\u00eb ata e pat\u00ebn n\u00eb mua me disa kandidime: p\u00ebr k\u00ebshilltar t\u00eb KK, p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs dhe n\u00eb 2014 edhe p\u00ebr deputet. Shpresoj q\u00eb besimin ua ktheva me shum\u00eb pun\u00eb dhe i b\u00ebra t\u00eb ndjeheshin mir\u00eb me Gjilanin e atyre viteve.<br \/>\nUn\u00eb, sinqerisht i uroj suksese deg\u00ebs n\u00eb Gjilan dhe PDK-s\u00eb anek\u00ebnd Kosov\u00ebs sepse kur e pata nda mendjen me i ndihmue aktivisht pata besue q\u00eb PDK \u00ebsht\u00eb resurs fort i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Kosov\u0113s dhe ajo ekziston me nj\u00eb t\u00eb vetmin q\u00ebllim &#8211; p\u00ebr me i ngrit\u00eb komunat dhe shtetin ton\u00eb. Dhe duhet ta konstatojm\u00eb bashk\u00eb q\u00eb shteti i jon\u00eb dhe komunat tona kan\u00eb fitue shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim pik\u00ebrisht nga PDK. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes shum\u00ebvje\u00e7are ndodh\u00ebn edhe plot\u00eb keqkuptime t\u00eb cilat, po deshi an\u00ebtar\u00ebsia e saj i sqaron me eleganc\u00eb e me mjete demokratike. Dhe pa vones\u00eb&#8230; Mbetet t\u00eb shohim. E m\u00eb shum\u00eb se t\u00eb shohim, na mbetet t\u00eb angazhohemi sinqerisht dhe me mund\u00ebsit\u00eb e secilit prej nesh p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr neve, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe p\u00ebr nipat e mbesat tona poashtu.<br \/>\nPersonalisht, jam shum\u00eb optimist q\u00eb edhe PDK por sidomos shoq\u00ebria e Kosov\u00ebs, e gjen rrug\u00ebn e progresit anipse me plot\u00eb vones\u00eb.<br \/>\nEdhe nj\u00ebher\u00eb, suksese PDK-s\u00eb, suksese Gjilanit, suksese Kosov\u00ebs!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>SQARIM P\u00cbR GJILANASIT (dhe p\u00ebr publikun e gj\u00ebr\u00eb) T\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar miq, T\u00eb nderuar e t\u00eb respektuar qytetar\u00eb t\u00eb Gjilanit, E kam konstatue q\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb publikun e komun\u00ebs ton\u00eb (por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00ea), \u00ebsht\u00eb krijuar paqart\u00ebsi rreth angazhimeve t\u00eb mia n\u00eb jet\u00ebn politike. Ndoshta un\u00eb nuk isha mjaftuesh\u00ebm i qart\u00eb?! [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86037,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86036","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86036","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86036"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86036\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86037"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86036"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86036"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86036"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}