{"id":86181,"date":"2021-07-17T12:24:11","date_gmt":"2021-07-17T12:24:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=86181"},"modified":"2021-07-17T12:24:11","modified_gmt":"2021-07-17T12:24:11","slug":"ldk-e-gjilanit-nominon-lutfi-hazirin-per-kryetar-komune-edhe-per-nje-mandat-qeverises","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ldk-e-gjilanit-nominon-lutfi-hazirin-per-kryetar-komune-edhe-per-nje-mandat-qeverises\/","title":{"rendered":"LDK e Gjilanit nominon Lutfi Hazirin p\u00ebr kryetar Komune edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat qeveris\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Me unitet t\u00eb plot\u00eb, strukturat e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjilan n\u00eb Konvent\u00ebn e madhe para p\u00ebrgatitore p\u00ebr zgjedhjet e vjesht\u00ebs, kan\u00eb nominuar Lutfi Hazirin p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb em\u00ebr t\u00eb strukturave, ku mori pjes\u00eb edhe kryetari i LDK\u2019s\u00eb, Lumir Abdixhiku, nominimin zyrtar e ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebnkryetari aktual i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Arb\u00ebr Ismajli.<\/p>\n<p>\u201cBrenda dy muajve t\u00eb takimeve tona n\u00eb terren, ka dal\u00eb emri konsensual p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb s\u00ebrish Komun\u00ebs son\u00eb, e ky \u00ebsht\u00eb Lutfi Haziri, i cili i bashkon t\u00eb gjitha gjeneratat. Para se ta ftoj kryetarin Abdixhiku p\u00ebr fjal\u00ebn e tij, po e them nj\u00eb gj\u00eb: asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time, as un\u00eb e as koleg\u00ebt e mi, nuk kemi qen\u00eb n\u00eb gar\u00eb me Lutfi Hazirin. Me bagazhin e tij politik, me pun\u00ebn dhe angazhimin q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr k\u00ebto 31 vjet, ai na mbulon t\u00eb gjith\u00eb neve. Un\u00eb e kam pasur fatin q\u00eb prej vitit 1997 t\u00eb jem bashkudh\u00ebtar politik i tij. Dhe sot \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin tim q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb juve q\u00eb jeni sot prezent\u00eb k\u00ebtu, ta nominoj zyrtarisht p\u00ebr kryetar t\u00eb Gjilanit, mikun tim, Lutfi Hazirin\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kreu i LDK\u2019s\u00eb, Lumir Abdixhiku, pasi e uroi p\u00ebr nominimin, ka th\u00ebn\u00eb se e t\u00ebr\u00eb Kosova, jo vet\u00ebm Gjilani, jan\u00eb krenar\u00eb me Lutfi Haziri, duke qen\u00eb i bindur n\u00eb fitoren e thell\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 17 tetorit.<\/p>\n<p>\u201cLutfi Haziri i ka dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb vendit t\u00eb tij, edhe si pjes\u00ebtar i ilegales, edhe si aktivist e zyrtar i LDK\u2019s\u00eb q\u00eb nga themelimi, edhe si minist\u00ebr e z\u00ebvend\u00ebskryeminist\u00ebr, por edhe si njeriu q\u00eb e ka rikthyer fitoren e LDK\u2019s\u00eb n\u00eb Gjilan dhe e ka shnd\u00ebrruar k\u00ebt\u00eb qytet t\u00eb mrekulluesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb vend ku mund t\u00eb jetohet dinjitetsh\u00ebm. Ai ka vendosur shembuj p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne se si udh\u00ebhiqet me vendin. Ai \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu ball\u00ebhapur para jush sepse ka tejkaluar secilin premtim q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb. Miku im, Lut\u00eb, jemi t\u00eb gjith\u00eb gjith\u00eb krenar\u00eb me ju dhe po t\u2019i p\u00ebrcjell t\u00eb falat me mb\u00ebshtetjen e plot\u00eb t\u00eb secilit koleg. Jam i bindur thell\u00eb n\u00eb fitoren t\u00ebnde dhe rikthimin e madh t\u00eb LDK-s\u00eb \u201d, ka th\u00ebn\u00eb Abdixhiku.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb adresimit n\u00eb fund, kryetar aktual dhe i nominuari edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat qeveris\u00ebs, Lutfi Haziri, tha se ndjehet krenar me besimin e madh q\u00eb i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb sot e 31 vjet.<\/p>\n<p>\u201cFal\u00ebmnderit deri n\u00eb gjunj\u00ebzim t\u00eb gjitha strukturave t\u00eb LDK\u2019s\u00eb p\u00ebr besimin q\u00eb t\u2019i prij\u00eb Gjilanit ton\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat qeveris\u00ebs. Faleminderit kryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb, mikut tim, Lumir Abdixhiku, p\u00ebr vizit\u00ebn e sotme dhe mb\u00ebshtetjen e madhe.<\/p>\n<p>Bashkimi dhe uniteti \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb LDK\u2019n\u00eb n\u00eb Gjilan e identifikon dhe sa her\u00eb q\u00eb kemi qen\u00eb bashk\u00eb, fitorja ka qen\u00eb e madhe \u2013 n\u00eb form\u00eb plebishitare, p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Gjilanin ton\u00eb vend t\u00eb jetuesh\u00ebm e me dinjitet, ashtu sic edhe e kemi b\u00ebr\u00eb dhe jam krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. T\u00eb bashkuar, duke e ruajtur nj\u00ebri-tjetrin si familje, ne do t\u00eb arrijm\u00eb ta ruajm\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb politike.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos pritjes s\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb n\u00eb familjet e tyre, ne do t\u00eb punojm\u00eb me cdo qytetar p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u2019i pranuar t\u00eb gjitha ato q\u00eb na i thon\u00eb n\u00eb sy.<\/p>\n<p>K\u00ebto gjasht\u00eb jav\u00eb t\u00eb debatit q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar, ne e kemi marr\u00eb mesazhin e qart\u00eb, ne do t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb ta kthejm\u00eb ne vep\u00ebr e n\u00eb pun\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u2019i realizuar objektivat tona.<\/p>\n<p>N\u00eb punojm\u00eb mbi parimin e respektit p\u00ebr njeriun, p\u00ebr familjen, respektit p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb kontribuar sepse meritokracin\u00eb nuk mund ta hudh askush p\u00ebr toke, e deri te ai q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr sht\u00ebpi t\u00eb ngroht\u00eb, kulm dhe streh\u00eb. LDK na ka m\u00ebsuar q\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, para ligjit e para Zotit.<\/p>\n<p>Gjilani do t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr politike administrative universitare ashtu sic i ka hije, edhe n\u00eb kuptimin urban. K\u00ebto kat\u00ebr vjet do t\u00eb marr\u00eb pamje krejt tjet\u00ebr dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vizion i imi, por edhe i t\u00eb gjith\u00eb juve q\u00eb keni marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb debat.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos rikthimit t\u00eb madh t\u00eb LDK-s\u00eb, kam punuar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb gjenerat\u00eb e re e politikan\u00ebve, nj\u00eb brez i ri q\u00eb fiton vet\u00eb dhe fitoren nuk ua jep dikush tjet\u00ebr. Dekada e ardhshme Gjilanin e pret me nj\u00eb gjenerat\u00eb t\u00eb art\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u2019i fitoj\u00eb zgjedhjet vet\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, sa her\u00eb ka qen\u00eb nevoja, vendimet e mija i kam marr\u00eb duke e tejkaluar familjen time biologjike, n\u00eb interes t\u00eb familjes time politike sepse jam m\u00ebsuar q\u00eb idealet dhe q\u00ebllimet politike nuk guxojn\u00eb t\u00eb shkelen p\u00ebr motive personale dhe interesa t\u00eb vogla. Ju fal\u00ebmnderit shum\u00eb. Do t\u00eb mbetem gjithmon\u00eb, Luta i juaj!\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, Konventa ka nisur me raportimin e pun\u00ebs s\u00eb Forumit t\u00eb Rinis\u00eb, Forumit t\u00eb Gruas, t\u00eb Grupit t\u00eb K\u00ebshilltar\u00ebve Komunal, p\u00ebr pun\u00ebn gjasht\u00eb javore n\u00eb terren, sikurse edhe p\u00ebr vizionet e zyrave e Komisioneve profesionale, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga Gentrit Murseli, Valentina Bunjaku Rexhepi, Avdyl Aliu e Shpresa Kurteshi Emini.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me unitet t\u00eb plot\u00eb, strukturat e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Gjilan n\u00eb Konvent\u00ebn e madhe para p\u00ebrgatitore p\u00ebr zgjedhjet e vjesht\u00ebs, kan\u00eb nominuar Lutfi Hazirin p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat qeveris\u00ebs. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb strukturave, ku mori pjes\u00eb edhe kryetari i LDK\u2019s\u00eb, Lumir Abdixhiku, nominimin zyrtar e ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebnkryetari aktual [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86182,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86181","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86181","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86181"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86181\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}