{"id":86601,"date":"2021-07-23T18:34:31","date_gmt":"2021-07-23T18:34:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=86601"},"modified":"2021-07-23T18:34:31","modified_gmt":"2021-07-23T18:34:31","slug":"20-vjet-nga-plagosja-heroit-e-deshmorit-te-kombit-rahim-beqiri-komandant-roki","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/20-vjet-nga-plagosja-heroit-e-deshmorit-te-kombit-rahim-beqiri-komandant-roki\/","title":{"rendered":"\u201c20 vjet nga plagosja heroit e d\u00ebshmorit t\u00eb kombit Rahim Beqiri- Komandant \u201cROKI\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Heroi i luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare t\u00eb vitit 2001 n\u00eb Maqedoni, Rrahim Beqiri i njohur si komandant Roki, ka mbushur 20 vite nga r\u00ebnia heroike, n\u00eb Drenovec t\u00eb Tetov\u00ebs. Ai m\u00eb 1 gusht t\u00eb vitit 2001 n\u00eb luftimet e zhvilluara kund\u00ebr forcave sllavomaqedonase, pas nj\u00eb q\u00ebndrese heroike, mori plag\u00eb vdekjeprur\u00ebse.  Edhe pse  n\u00eb kushte lufte, bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00ebt e kishin  transferuar me shpejt\u00ebsi  n\u00eb Spitalin e Prishtin\u00ebs ku mjek\u00ebt b\u00ebn\u00eb t\u00eb pamundur\u00ebn, por nuk arrit\u00ebn ta shp\u00ebtojn\u00eb nga vdekja.<\/p>\n<p>Rrahim Beqiri lindi m\u00eb 1 janar t\u00eb vitit 1957, n\u00eb fshatin Kop\u00ebrnic\u00eb t\u00eb Kamenic\u00ebs. Shkoll\u00ebn fillore e kreu n\u00eb vendlindje, nd\u00ebrsa shkoll\u00ebn e mesme e kreu n\u00eb Dardan\u00eb, (Ish Kamenic\u00eb). Ka kryer studimet n\u00eb Deg\u00ebn-Gjuh\u00eb dhe Let\u00ebrsi Shqipe n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs, n\u00eb vitin 1980.  Ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs aktiv n\u00eb demonstratat dhe protestat e vitit 1981, ku ishte afishuar  k\u00ebrkesa p\u00ebr krijimin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Duke qen\u00eb me prejardhje nga familjet atdhetare, ishte i ndjekur, i burgosur dhe i persekutuar nga regjimi jugosllav i asaj kohe.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990, p\u00ebr shkak t\u00eb intensifikimit t\u00eb terrorit shtet\u00ebror serb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve, ashtu sikur edhe shum\u00eb t\u00eb rinj  t\u00eb tjer\u00eb liridash\u00ebs nga Kosova e m\u00eb gjer\u00eb, ishte detyruar t\u00eb largohej nga vendi  dhe ishte vendosur n\u00eb Gjermani.  Aktivitetin e tij politik e kishte vazhduar n\u00eb radh\u00ebt e L\u00ebvizjes Popullore t\u00eb Kosov\u00ebs, organizat\u00eb e cila vepronte n\u00eb p\u00ebrgatitjen e luft\u00ebs s\u00eb armatosur kund\u00ebr pushtimit serb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Me t\u00eb filluar lufta e U\u00c7K-s\u00eb, n\u00eb Zon\u00ebn e Karadakut e Gjilanit, Rrahim Beqiri i bashkohet radh\u00ebve t\u00eb luft\u00ebs te komandanti i Zon\u00ebs, Ahmet Isufi. Fillimisht ishte sistemuar n\u00eb Zon\u00ebn e Marecit.  Ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb luftimet e shumta q\u00eb ishin intensifikuar n\u00eb at\u00eb zon\u00eb sidomos n\u00eb muajt e fundit t\u00eb luft\u00ebs, nd\u00ebrsa ishte me luft\u00ebtar\u00ebt e par\u00eb q\u00eb hyri fitimtar n\u00eb qytetin e Gjilanit, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 1999.<\/p>\n<p>Pas \u00e7lirimit kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb konflikt me forcat ruse, q\u00eb ishin nisur nga  Republika serbe e Bosnj\u00ebs dhe  kishin hyr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb forcave t\u00eb KFOR-it. Ishte burgosur dhe ishte matretuar fizikisht nga forcat ruse, t\u00eb cilat vepronin n\u00eb territore t\u00eb ndryshme, gjoja p\u00ebr ta ruajtur pakic\u00ebn serbe, edhe pse shumica e tyre, s\u00eb bashku me ushtrin\u00eb serbe ishin larguar nga Kosova, nga frika p\u00ebr hakmarrjen e shqiptar\u00ebve, meq\u00eb kishin kryer krime barbare kund\u00ebr popullat\u00ebs civile shqiptare, sidomos gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas d\u00ebbimit p\u00ebrfundimtar dhe t\u00eb turpsh\u00ebm t\u00eb forcave ushtarake dhe policore nga Kosova ashtu sikur ishte parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs t\u00eb 10 qershorit t\u00eb vitit 1999, kur Serbia kishte n\u00ebnshkruar kapitullimin, forcat serbe n\u00eb shenj hakmarrjeje, p\u00ebr d\u00ebmin e tyre nga Kosova fillojn\u00eb represionin n\u00eb fshatrat dhe qytetet e Kosov\u00ebs Lindore. Ata kishin vrar\u00eb 15 civil\u00eb shqiptar\u00eb liridash\u00ebs n\u00eb Bujanoc dhe kishin vendosur punktet q\u00eb kishin p\u00ebr q\u00ebllim d\u00ebbimin e popullat\u00ebs shqiptare nga trojet e tyre etnike, t\u00eb mbetura n\u00ebn Serbi.<\/p>\n<p>Asokohe, Rrahim Beqiri ashtu sikur edhe qindra liridash\u00ebs nga Kosova e trojet shqiptare, kryesisht luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb radh\u00ebt t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, organizuan Ushtrin\u00eb p\u00ebr \u00c7lirimin e Preshev\u00ebs, Medvegjes e Bujanocit. Ai iu bashkua radh\u00ebve t\u00eb \u00e7lirimtar\u00ebve dhe betej\u00eb pas beteje u arrit q\u00eb forcat policore dhe ushtarake serbe t\u00eb d\u00ebbohen nga lokalitetet etnike  shqiptare t\u00eb tri komunave t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore. Fillimisht aktivitetin e tij luftarak e ka zhvilluar n\u00eb Zon\u00ebn e Qarrit.<\/p>\n<p>Pas arritjes s\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kon\u00e7ulit, n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 2001  e cila parashihte demobilizimin e U\u00c7K-s\u00eb, pa ndonj\u00eb garanci nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb t\u00eb mos ktheheshin n\u00eb at\u00eb zon\u00eb forcat dhe administrata serbe, Rrahim Beqiri , ashtu sikur edhe qindra luft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, nuk i dor\u00ebzuan arm\u00ebt por dep\u00ebrtuan n\u00eb trojet shqiptare n\u00eb Maqedoni ku edhe ishte formuar Ushtria \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare, e cila kishte p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb shqiptar\u00ebve t\u2019iu siguronte liri, barazi e drejt\u00ebsi, ose t\u00eb luftohej p\u00ebr ndarjen e trojeve shqiptare nga ish Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb e cila p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte krijuar si Republik\u00eb, n\u00eb n\u00ebntor  t\u00eb vitit 1945 nga Jugosllavia. Rrahimi  ashtu sikur edhe shum\u00eb luft\u00ebtar\u00eb liridash\u00ebs nuk ishte pajtuar me n\u00ebnshkrimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Kon\u00e7ulit.<\/p>\n<p>I armatosur me p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, strategji luftarake e zem\u00ebr fisnike, ai ky\u00e7et n\u00eb radh\u00ebt e Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare, fillimisht n\u00eb Tanush\u00eb ku edhe ishte thyer kufiri i Kosov\u00ebs me Maqedonin\u00eb dhe pas nj\u00eb kohe dep\u00ebrton n\u00eb zon\u00ebn e Tetov\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga Shtabi i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i U\u00c7K-s\u00eb merr detyr\u00ebn e Komandantit t\u00eb batalionit, n\u00eb zon\u00ebn  e luft\u00ebs n\u00eb rrethin e Tetov\u00ebs, n\u00eb lokalitetin e Drenovecit, asokohe i quajt Drenas.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb luftimeve t\u00eb ashpra, t\u00eb cilat ishin intensifikuar me rritjen e U\u00c7K- dhe p\u00ebrgatitjen e mij\u00ebra ushtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar n\u00eb Shkup, forcat sllavomaqedone t\u00eb ndihmuara nga ato serbe e ruse kishin intensifikuar sulmet me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00e7 pamund\u00ebsuar dep\u00ebrtimin e luft\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb,  p\u00ebr t\u00eb dep\u00ebrtuar  n\u00eb qytete.<\/p>\n<p>Ai ka qen\u00eb i martuar dhe ka l\u00ebn\u00eb tre bij dhe nj\u00eb bij\u00eb.<\/p>\n<p>Familja ka marr\u00eb mir\u00ebnjohje e dekorata nga SHP i U\u00c7K-s\u00eb, U\u00c7PMB-se dhe Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Emri i tij radhitet n\u00eb mesin e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkushtuar t\u00eb tri ushtrive tona \u00e7lirimtare dhe fitimtare si Komandant,  Tahir Sinani, Naser Ademi, Njazi Azemi, Fadil Nimani, Skerdilajd Llagami dhe shum\u00eb  t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Heroi i luft\u00ebs s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare Komb\u00ebtare t\u00eb vitit 2001 n\u00eb Maqedoni, Rrahim Beqiri i njohur si komandant Roki, ka mbushur 20 vite nga r\u00ebnia heroike, n\u00eb Drenovec t\u00eb Tetov\u00ebs. Ai m\u00eb 1 gusht t\u00eb vitit 2001 n\u00eb luftimet e zhvilluara kund\u00ebr forcave sllavomaqedonase, pas nj\u00eb q\u00ebndrese heroike, mori plag\u00eb vdekjeprur\u00ebse. Edhe pse n\u00eb kushte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86597,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86601","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86601"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86601\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86597"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}