{"id":86686,"date":"2021-07-24T19:11:18","date_gmt":"2021-07-24T19:11:18","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=86686"},"modified":"2021-07-24T19:11:18","modified_gmt":"2021-07-24T19:11:18","slug":"kastrati-nagavci-po-i-mashtron-qytetaret-kane-marre-njerez-prej-rruge-me-dhene-mesim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kastrati-nagavci-po-i-mashtron-qytetaret-kane-marre-njerez-prej-rruge-me-dhene-mesim\/","title":{"rendered":"Kastrati: Nagavci po i mashtron qytetar\u00ebt, kan\u00eb marr\u00eb njer\u00ebz prej rruge me dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs, Q\u00ebndron Kastrati \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga reformat n\u00eb arsim, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve, e s\u00eb fundmi edhe nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit.<\/p>\n<p>Kastrati thot\u00eb se n\u00eb vazhdim\u00ebsi ia kujton vet\u00ebs se duhet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr brezat e ardhshme dhe jo p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p>Ai, potencon se n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e reform\u00ebs n\u00eb arsim motiv nuk po shihet f\u00ebmija, por se fshati po mbetet pa shkoll\u00eb, derisa shtoi se kjo \u00e7\u00ebshtje po p\u00ebrdoret edhe p\u00ebr vota.<\/p>\n<p>\u201c K\u00ebtu tek ne, motiv nuk \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija, por \u00ebsht\u00eb fshati, se fshati po mbetet pa shkoll\u00eb dhe kjo mundet me ndiku n\u00eb shp\u00ebrngulje t\u00eb fshatit. Un\u00eb po i\u2019u them q\u00eb shp\u00ebrngulja vet\u00ebm se \u00ebsht\u00eb duke ndodhur. Nj\u00eb prej arsyeve pse njer\u00ebzit shp\u00ebrngulen ose pse nuk je atraktiv q\u00eb k\u00ebtu me ardh dikush me jetu aty q\u00eb nuk ka qen\u00eb fare, \u00ebsht\u00eb se cil\u00ebsi n\u00eb arsim nuk ke, cil\u00ebsia n\u00eb shn\u00ebdet\u00ebsi, aj\u00ebri, gjelb\u00ebrimi e krejt k\u00ebto tjerat. E kemi mendu krejt. Problemi q\u00eb nuk e kemi paramendu ka qen\u00eb q\u00eb ka me pas zgjedhje.Kur kemi fol me zyre t\u00eb psikolog\u00ebve dhe me t\u00eb gjith\u00eb, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se si n\u00eb gjitha vendet e bot\u00ebs rezistenca \u00ebsht\u00eb nj\u00eb muaj, n\u00ebse institucionet jan\u00eb nj\u00ebz\u00ebri. Un\u00eb e mora mb\u00ebshtetjen e ministris\u00eb s\u00eb arsimit, mb\u00ebshtetjen e Komisionit Parlamentar t\u00eb arsimit, mb\u00ebshtetjen e subjekteve politike, t\u00eb gjith\u00eb u zotuan q\u00eb kan\u00eb me m\u00eb mb\u00ebshtet\u00eb. Por, ndodh\u00ebn tri pal\u00eb zgjedhje gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe. \u00c7ohet atje Kamishi p\u00ebr nj\u00eb grup vota vjen prej atje p\u00ebrzihet sepse i duket q\u00eb aty po mundet me i marr\u00eb 50 vota m\u00eb shum\u00eb, u jep shpres\u00eb njer\u00ebzve dhe ata mendojn\u00eb q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb deputet dhe ka me mund me kry di\u00e7ka\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Sipas tij, me vendimin p\u00ebr m\u00ebsim paralel, ministrja e Arsimit, Arb\u00ebrie Nagavci \u00ebsht\u00eb duke i mashtruar qytetar\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr fat t\u00eb keq, tash n\u00eb fund edhe ministrja e Arsimit p\u00ebr shkak t\u00eb zgjedhjeve lokale u mundua me organizu m\u00ebsim paralel. Un\u00eb i\u2019u thash qytetar\u00ebve se \u00ebsht\u00eb duke i\u2019u mashtruara dhe n\u00eb fund barra ka me ardh tek ne. Nuk mundet ministria me l\u00ebshu dokumente, nuk mundet me l\u00ebshu d\u00ebftes\u00eb. P\u00ebr fat, erdhi koha q\u00eb edhe Gjykata Supreme n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje vendosi q\u00eb ne kemi pas t\u00eb drejt\u00eb. 24:23 Krejt motivi \u00ebsht\u00eb politik p\u00ebr me p\u00ebrfitu nj\u00eb vot\u00eb m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb e dhimbshme sepse kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, n\u00eb kurriz t\u00eb s\u00eb ardhmes s\u00eb tyre\u201d, shtoi ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se kan\u00eb realizuar nj\u00eb anket\u00eb, me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs rezulton q\u00eb 50% e qytetar\u00ebve t\u00eb Kamenic\u00ebs mendoj\u00eb q\u00eb reforma n\u00eb arsim \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKrejt kjo e d\u00ebshmon q\u00eb k\u00ebtu ka motive tjera p\u00ebr me p\u00ebrfitu, ka organizim. \u00c7far\u00eb shembulli kemi me kriju?, \u00c7ka kemi me i th\u00ebn\u00eb krejt Kosov\u00ebs, t\u00eb ardhmes s\u00eb k\u00ebtij vendi, n\u00ebse dikush ka rezistu p\u00ebr nj\u00eb vjet e gjysm\u00eb dhe n\u00eb fund shteti \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheq\u00eb prej di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb ligjore?, Si ka me mund me vazhdu me b\u00eb dikush tjet\u00ebr?. Ky ka qen\u00eb diskutimi i par\u00eb. N\u00ebse t\u00ebrhiqemi askush n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb nuk do ta b\u00ebj\u00eb edhe 15 vjet. Ne \u00ebsht\u00eb shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi me tregu se \u00e7far\u00eb shembulli po duam t\u00eb tregojm\u00eb. Ministrja asnj\u00ebher\u00eb nuk thot\u00eb se duet me pas nx\u00ebn\u00ebs m\u00eb pak se 15 ose 20 n\u00eb nj\u00eb klas\u00eb. Ajo vazhdimisht thot\u00eb se po ashtu duhet me b\u00eb, reforma duhet t\u00eb b\u00ebhet, por Q\u00ebndroni e ka b\u00eb keq. Ani, hajde tregom \u00e7ka e kam b\u00ebr\u00eb keq ose \u00e7ka po ndryshojm\u00eb\u201d, tregoi ai.<\/p>\n<p>Kastrati theksoi se me ministren e Arsimit, Arb\u00ebrie Nagavci jan\u00eb takuar dy her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por kan\u00eb qen\u00eb takimi si\u00e7 i quan ai, sa p\u00ebr t\u00eb vepruar at\u00eb q\u00eb ajo e ka pas n\u00eb plan.<\/p>\n<p>\u201c Un\u00eb isha i gatsh\u00ebm me b\u00eb di\u00e7ka sepse e di sa \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebrkrahja e ministris\u00eb. I\u2019u thash hajde n\u00ebnshkruani, po i th\u00ebrrasim edhe prind\u00ebrit dhe t\u00eb zotohen se prej shtatorit do t\u2019i sjellin f\u00ebmij\u00ebt dhe un\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqem. Thash hajde po e b\u00ebjm\u00eb prej klas\u00ebs s\u00eb 6 deri n\u00eb 9 t\u00eb rrin\u00eb aty ku kan\u00eb qen\u00eb, 1-5 dhe pastaj \u00e7do vit kur t\u00eb nd\u00ebrrohet gjenerata t\u00eb shkoj\u00eb ashtu si\u00e7 e kemi parapar\u00eb ne. Jo, thojke nuk pranoj\u00eb. I thash se \u00e7ka po don, tha vet\u00ebm se \u00e7ka po duan prind\u00ebrit. I thash se duhet t\u00eb b\u00ebhet \u00e7ka \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, tha hajt se e b\u00ebjm\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen, as n\u00eb shtator. N\u00eb rregull, i thash ti vazhdo me t\u00ebnden, un\u00eb vazhdoj me at\u00eb q\u00eb jam i bindur q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe obligim. Vet\u00eb MASHT ka nxjerr dokumente q\u00eb nuk guxon me pas m\u00eb pak se 21 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb klas\u00eb, n\u00eb zon\u00eb t\u00eb rrafsh\u00ebta dhe m\u00eb pak se 14 nx\u00ebn\u00ebs n\u00eb zona malore\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Ai, ka treguar se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb prej shtatorit me shkollat e komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebso raste kur dy institucione kan\u00eb pretendime t\u00eb ndryshme, \u00ebsht\u00eb gjykata ajo q\u00eb e zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb problem. Te ne, gjykatat e kan\u00eb zgjidh\u00eb k\u00ebt\u00eb problem , k\u00ebt\u00eb pyetje duhet m\u00eb ia b\u00eb ministres, se \u00e7ka po mendon, \u00e7ka po do t\u00eb ndodh\u00eb, kush do u\u2019a jap diplomat, kush ka me u marr\u00eb. 28:00 Paramendo, kan\u00eb marr\u00eb njer\u00ebz prej rrug\u00ebs dhe e kan\u00eb \u00e7u se a mundesh me jep ti k\u00ebt\u00eb l\u00ebnd\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb i kualifikuar dhe as nuk e ka at\u00eb drejtim t\u00eb kryer. Un\u00eb nuk e di se \u00e7ka po don me b\u00eb. Un\u00eb e di q\u00eb ajo po don politikisht, se mundet edhe n\u00eb zgjedhjet lokale me th\u00ebn\u00eb hajt se jau jap diplomat, ai i mbylli shkollat, ai e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por un\u00eb jam duke b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb. Edhe ligj\u00ebrisht gjykata ka konfirmuar q\u00eb un\u00eb kam t\u00eb drejt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ministria duhet \u00ebt dal\u00eb sepse e ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, e ka nj\u00eb detyr\u00eb. P\u00ebrndryshe, n\u00eb shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs n\u00ebse ti nuk e kryn detyr\u00ebn t\u00ebnde d\u00ebnohesh dhe nd\u00ebshkohesh, edhe n\u00ebse e pengon dik\u00eb me i ushtru kompetencat e veta, n\u00ebse nd\u00ebrhyn\u00eb me p\u00ebrfitu di\u00e7ka tjet\u00ebr, por edhe me mos-veprim. Ministria duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka, por \u00e7ka me b\u00eb q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb Kosova dhe kjo \u00ebsht\u00eb skena politke\u201d, shtoi Kastrati p\u00ebr lajmi.net.<\/p>\n<p>Kastrati shtoi se n\u00eb lidhje me reform\u00ebn ka pasur marr\u00ebveshje me qeverin\u00eb Kurti 1, por q\u00eb nuk e kan\u00eb kryer asnj\u00eb obligim t\u00eb asaj marr\u00ebveshje.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Kamenic\u00ebs, Q\u00ebndron Kastrati \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqet nga reformat n\u00eb arsim, pavar\u00ebsisht kund\u00ebrshtimeve, e s\u00eb fundmi edhe nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. Kastrati thot\u00eb se n\u00eb vazhdim\u00ebsi ia kujton vet\u00ebs se duhet t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr brezat e ardhshme dhe jo p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme. Ai, potencon se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":86687,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-86686","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=86686"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/86686\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/86687"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=86686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=86686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=86686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}