{"id":8735,"date":"2017-01-05T08:08:26","date_gmt":"2017-01-05T08:08:26","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=8735"},"modified":"2017-01-05T08:08:26","modified_gmt":"2017-01-05T08:08:26","slug":"gjenocidi-serbomadh-ne-lagjen-deremehalle-te-gjilanit-nga-fundi-i-vitit-1944-dhe-fillimi-i-vitit-1945","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjenocidi-serbomadh-ne-lagjen-deremehalle-te-gjilanit-nga-fundi-i-vitit-1944-dhe-fillimi-i-vitit-1945\/","title":{"rendered":"GJENOCIDI SERBOMADH N\u00cb LAGJEN \u201cDEREM\u00cbHALL\u00cb\u201c T\u00cb GJILANIT NGA FUNDI I VITIT 1944 DHE FILLIMI I VITIT 1945"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Shkruan: Mr. sc. Aliriza Selmani<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Lagjja \u201c Der\u00ebm\u00ebhall\u00eb \u201c 1 shtrihej n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit duke filluar nga qendra- rruga kryesore p\u00ebr t\u00eb shkuar deri te arat e qytetit. N\u00eb lindje kufizohej me lumin \u201c Dobrusha \u201c, dhe lagjen e bejler\u00ebve, kurse n\u00eb per\u00ebdim me varrezat e her\u00ebshme myslimane t\u00eb qytetit dhe lagjen e rom\u00ebve, meq\u00eb ndodhej n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb qytetit, kjo lagje shpesh p\u00ebrmbytej nga v\u00ebrshimet e \u201cDobrush\u00ebs\u201d dhe t\u00eb p\u00ebrrock\u00ebs q\u00eb vinte nga ish- tregu i kafsh\u00ebve dhe lagjeja e rom\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb lagjes gjendet Xhamia e vog\u00ebl, e nd\u00ebrtuar nga banor\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb lagjes m\u00eb 1905. N\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb lagjes, mes dy rrug\u00ebve ndodhej centrali elektrik (termocentrali) me kapacitet t\u00eb vog\u00ebl dhe ngjitur me t\u00eb edhe mulliri elektrik, t\u00eb nd\u00ebrtuar viteve t\u00eb 30-ta t\u00eb shekullit XX. Nd\u00ebrkaq m\u00eb posht\u00eb, n\u00eb arat e k\u00ebsaj lagjeje ndodhej thertorja e qytetit , kurse pak m\u00eb posht\u00eb mulliri me uj\u00eb ,,Mulliri i Arapit \u201d .<\/p>\n<p>,,Der\u00ebm\u00ebhall\u00eb \u201d ishte lagje relativisht e re e qytetit t\u00eb Gjilanit, e cila kishte filluar t\u00eb themelohet nga gjysma e dyt\u00eb e shekullit XIX, nga banor\u00ebt shqiptar t\u00eb fshatrave t\u00eb rrethin\u00ebs dhe nga disa familje muhaxhere t\u00eb shp\u00ebrngulura me dhun\u00eb nga Sanxhaku I Nishit, pas luft\u00ebs ruso \u2013 osmane 1977-1978, t\u00eb cilat pas shum\u00eb bredhjeve n\u00eb viset e rrethin\u00ebs kishin z\u00ebn\u00eb vend n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje t\u00eb qytetit. Disa nga k\u00ebto familje edhe tani mbajn\u00eb mbiemrat e fshatrave prej nga ishin shp\u00ebrngulur, si Oran\u00ebt, Sllamnik\u00ebt, Tupall\u00ebt, Rukoc\u00ebt, Rafun\u00ebt etj .<\/p>\n<p>Si filloi aktivizimi i elementeve shoveniste pro\u00e7etnike<\/p>\n<p>Pos banor\u00ebve shqiptar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje ishin t\u00eb vendosur edhe nj\u00eb num\u00ebr i familjeve s\u00ebrb\u00eb e malazez\u00eb, shumica kolonist\u00eb t\u00eb ardhur midis dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore dhe t\u00eb vendosura kryesisht n\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e shqiptarve t\u00eb shp\u00ebrngulur p\u00ebr Turqi e vende t\u00eb tjera .<\/p>\n<p>P\u00ebrnga profesioni banor\u00ebt shqiptar t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje ashtu si edhe t\u00eb lagjeve tjera t\u00eb qytetit ishin heterogjen\u00eb. Shumica e familjeve mirreshin me bujq\u00ebsi e blegtori, por kishte edhe zejtar\u00eb e tregtar\u00eb, kishte edhe familje t\u00eb varf\u00ebra q\u00eb e siguronon ekzistenc\u00ebn duke punuar si pun\u00ebtor krahu, ose si bari etj. Ajo \u00e7ka e dallon k\u00ebt\u00eb lagje nga lagjet tjera t\u00eb Gjilan, k\u00ebtu ishte nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00eb i intelektual\u00ebve fetar\u00eb e laik nga t\u00ebt\u00eb cil\u00ebt dol\u00ebn veprimtar\u00eb t\u00eb dalluar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb z\u00ebn\u00eb vend meritor n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr \u00e7lirim dhe bashkim komb\u00ebtar si: Mulla Idrizi Hajrullahu, Esat berisha, Halim Orana, Hamdi Berisha etj. Kjo b\u00ebri q\u00eb kjo lagje t\u00eb binte n\u00eb sy shovinist\u00ebve serbo-malazez t\u00eb lagjes, qytetit dhe rrethin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebve kur iu erdhi momenti b\u00ebn\u00eb masakr\u00ebn m\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr ndaj banor\u00ebve shqiptar t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje dhe krahasuar me lagjet tjera t\u00eb qytetit, por edhe t\u00eb fshatrave t\u00eb rrethin\u00ebs, kjo lagje mban rekord t\u00eb zi p\u00ebr golgot\u00ebn q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb t\u00eb vitit 1944 dhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1945 .<\/p>\n<p>K\u00ebshtu bazuar n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e shumta t\u00eb d\u00ebshmtar\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs, banor\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje e t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebrjetues t\u00eb tmerreve dhe t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb pakta dokumentare, shihet se nga rreth 40 sht\u00ebpit\u00eb shqiptare t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje ,pati 33 shqiptar\u00eb t\u00eb likuiduar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme dhe moshash t\u00eb ndryshme (16-62 vjeqare ).<\/p>\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes n\u00eb Gjilan t\u00eb brigadave partizane \u2013 serbo-bullgare, m\u00eb 16 n\u00ebntor 1944, si dhe konsolidimit t\u00eb pushtetit ushtarak e policor komunist, filloi aktivizimi i elementeve shoveniste pro\u00e7etnike serbo-malazeze e maqedone , t\u00eb cil\u00ebt filluan arrestimet pa argumente t\u00eb njer\u00ebzve e sidomos zgjedheshin intelektual\u00ebt e patriot\u00ebt m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb qytetit e t\u00eb rethin\u00ebs dhe shpejt\u00eb u mbush\u00ebn burgjet p\u00ebrplot shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00eb likuiduan pa gjyq .<\/p>\n<p>Si u likuiduan disa veprimtar\u00eb dhe patriot\u00eb t\u00eb dalluar<\/p>\n<p>Gjat\u00eb dit\u00ebve pasuese nga lagjeja ,, Derem\u00ebhall\u00eb\u201d e Gjilanit u mor\u00ebn p\u00ebr t\u2019u likuiduar disa veprimtar\u00eb e patriot\u00eb t\u00eb dalluar si:<\/p>\n<p>-Ibrahim Orana , tregtar i mosh\u00ebs rreth\u00eb 54 vjeqar, njeri me autoritet n\u00eb Gjilan e rrethin\u00eb , ark\u00ebtar i Shtabit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb kufirit n\u00eb Kosov\u00ebs Lindore . Vetit\u00eb e tij patriotike dhe arsimdash\u00ebse i kishte p\u00ebrcjellur edhe te pasardh\u00ebsit (la pas pes\u00eb djem),t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb jet\u00ebs d\u00ebshmuan porosit\u00eb dhe vepr\u00ebn e babait .<\/p>\n<p>-Shaban Sllamniku ,tregtar iI mosh\u00ebs 56 vjeqar , kryeplak i lagjes dhe aktivist , organizator n\u00eb mobilizimin e rinis\u00eb shqiptare n\u00eb mbrojtjen e kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore. Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan dhe nj\u00eb djal\u00eb .<\/p>\n<p>-Xhemail Osmani (Tupalla) ,i mosh\u00ebs 25 vjeqare, aktivist i dalluar n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb etnike , rridhte nga nj\u00eb familje patriotike,ishte nd\u00ebr t\u00eb pushkatuarit e par\u00eb n\u00eb Gjilan m\u00eb 20 n\u00ebntor 1944 ,n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike si ,,armiku i popullit \u201d . P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb ri bashk\u00ebkohanik\u00ebt thon se ishte patriot dhe trim , i cili nuk i trembej aspak vdekjes , gjat\u00eb p\u00ebrcjelljes p\u00ebrmes qytetit , p\u00ebr n\u00eb vendin e ekzekutimit, ai k\u00ebndonte k\u00ebng\u00eb patriotike dhe i fyente xhelat\u00ebt :<\/p>\n<p>\u2013 Alush Rexhepi \u2013Nallbani i mosh\u00ebs 30 vjeqare oficer (rreshter ) i N\u00ebnprefektur\u00ebs s\u00eb Gjilanit , bashk\u00ebpun\u00ebtor politik e ushtarak i Mulla Idriz Hajrullahut . Q\u00eb nga viti 1940 Alushi ishte angazhuar n\u00eb l\u00ebvizjen p\u00ebrparimtare duke qen\u00eb n\u00eb lidje me Kurtesh Agushin , Esat Berish\u00ebn ,Shaip Mustaf\u00ebn etj. \u00cbsht\u00eb dalluar n\u00eb aktivitetin e tij me rinin\u00eb shkollore t\u00eb gjimnazit dhe shkollave tjera t\u00eb Anamorav\u00ebs ,ishte lojtar n\u00eb klubin futbollistik ,,Bashkimi\u201d. \u00cbsht\u00eb likuiduar n\u00eb fund t\u00eb muajit n\u00ebntor ose n\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 1944 , ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me tre djem.<\/p>\n<p>\u2013 Esat Berisha, i mosh\u00ebs 31 vjeqare, avokat , gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore punoi n\u00eb Gjyqin Paq\u00ebtues p\u00ebr N\u00ebnprefektur\u00ebn e Gjilanit .Gjat k\u00ebsaj kohe ishte veprimtar i dalluar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb konsolidimit t\u00eb shtetit shqiptar dhe t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb t\u00eb gjitha trojeve etnike brenda kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb kuvendin themelues t\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, m\u00eb 16-19 shtator 1943 , n\u00eb Prizren u zgjodh\u00eb an\u00ebtar i Komitetit Qendror dhe mori pjes\u00eb n\u00eb Kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb tetor m\u00eb 1943. Esat Berisha edhe pse i rrezikuar nuk deshi t\u00eb largohej nga Kosova , kurse organet e OZN-\u00ebs e arrestojn\u00eb dhe e masakrojn\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 18-19 dhjetorit m\u00eb 1944 . Ishte i pamartuar.<\/p>\n<p>\u2013 Feriz Sali Berisha i njohur si Feriz Llashtica , i mosh\u00ebs 53 vjeqare p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb banor\u00eb i k\u00ebsaj lagjeje t\u00eb qytetit , para Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ishte nd\u00ebr krer\u00ebt e njohur t\u00eb Anamorav\u00ebs, kurse gjat\u00eb luft\u00ebs an\u00ebtar i Shtabit t\u00eb Mbrojtjes Komb\u00ebtare t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore, \u00ebsht\u00eb dalluar n\u00eb luft\u00eb e sidomos n\u00eb luftimet af\u00ebr Bujanocit n\u00eb tetor t\u00eb viti 1944. Pas \u201c\u00e7lirimit\u201d t\u00eb Gjilanit m\u00eb 16 n\u00ebntor 1944, partizano-\u00e7etnik\u00ebt ia mor\u00ebn djalin m\u00eb t\u00eb madh, Vehbiun 24 vje\u00e7ar dhe ia pushkatojn\u00eb pa kurrrfar arsye, kurse pas nj\u00eb jave e kapin edhe Ferizin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjilanit deris aishte duke u kthyer nga spitali, ku ishte p\u00ebr vizit\u00eb nj\u00eb kush\u00ebriri t\u00eb plagosur. Sipa rr\u00ebfimit t\u00eb djalit t\u00eb Ferizit, Faikut (63), pas gjasht\u00eb dit\u00ebsh t\u00eb mbajtur n\u00eb burgun e Gjilanit, Feriz Llashtic\u00ebn si bashk\u00ebpuntor t\u00eb okupatorit dhe ithtar t\u00eb \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d si dhe t\u00eb regjimit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, ia konfiskoi t\u00ebr\u00eb pasurin\u00eb (tok\u00eb e sht\u00ebpi), andaj familja e mbetur e Ferizit, dy gra me dhjet\u00eb f\u00ebmij\u00eb (shtat\u00eb djem e tri vajza), t\u00eb nbetura pa asfar kushtesh p\u00ebr ekzistenc\u00eb, si dhe t\u00eb maltretuar vazhdimisht, jan\u00eb detyrar t\u00eb largohen nga Kosova p\u00ebr t\u00eb jetuar 12 vjet rresht n\u00eb Bosnj\u00eb, Vojvodin\u00eb e vende t\u00eb tjera, kurse pas k\u00ebsaj kohe kthehen n\u00eb fshatin Llashtic\u00eb ku jetojn\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p>Masakrat, krimet e gjenocidi, q\u00eb nuk pushonin nga pushteti dhe nj\u00ebsit\u00eb partizane s\u00ebrbo \u2013 maqedonase, q\u00eb ishin n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb ,shtyn\u00eb forcat nacionaliste anti komuniste e demokratike, q\u00eb t\u00eb formojn\u00eb shtabin e rezistenc\u00ebs, n\u00eb krye me Mulla Idriz Hajrullahun dhe n\u00eb m\u00ebngjesin e 23 dhjetorin 1944 (e shtun\u00eb) hyn\u00eb n\u00eb qytetin e Gjilanit p\u00ebr ta \u00e7liruar .Mir\u00ebpo p\u00ebr shkak t\u00eb ardhjes s\u00eb forcave t\u00eb m\u00ebdha ushtarake nga Prishtina e Ferizaj, por edhe p\u00ebr t\u00eb kursyer popullsin\u00eb, luft\u00ebtar\u00ebt e Mulla Idrizit u t\u00ebrhoq\u00ebn po at\u00eb dit\u00eb, nga qyteti. Pas t\u00ebrheqjes s\u00eb forcave shqiptare partizan\u00ebt e Brigad\u00ebs s\u00eb 17 maqedonase , pjestar\u00ebt e OZN- \u00ebs dhe grupet shoviniste e \u00e7etnike s\u00ebrbo-malazeze paramilitare dep\u00ebrtuan n\u00eb qytetin e pa mbrojtur dhe p\u00ebr disa dit\u00eb rresht i pat\u00ebn duart e lira, q\u00eb t\u00eb vrisnin k\u00eb t\u00eb donin, prandaj edhe filluan ploj\u00ebn dhe masakrat e papara mbi shqiptar\u00ebt e pa mbrojtur t\u00eb Gjilanit e t\u00eb rrethin\u00ebs, duke mos kursyer as grat\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt e pleqt\u00eb. Organet ushtarake e policore kishin urdh\u00ebruar, q\u00eb asnj\u00eb shqiptar t\u00eb mos e l\u00ebshoj\u00eb qytetin e as t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe as nj\u00eb der\u00eb oborri nuk guxonte t\u00eb mbyllej as dit\u00ebn as nat\u00ebn .<\/p>\n<p>Bashk\u00ebkohanik\u00ebt dhe d\u00ebshmitar\u00ebt rr\u00ebfejn\u00eb p\u00ebr ato dit\u00eb tmerri , q\u00eb v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhen. \u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ploj\u00eb e papar\u00eb, njer\u00ebzit vriteshin n\u00eb prag t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb ,rrug\u00eb , mirreshin nga sht\u00ebpit\u00eb pa u pyetur fare , si n\u00eb qytet ashtu edhe n\u00eb fshatra ,t\u00eb zbathur e t\u00eb zdeshur dhe d\u00ebrgoheshin n\u00eb burg duke u rrahur e m\u00eb pastaj pushkatoheshin gjat\u00eb nat\u00ebs n\u00eb p\u00ebrcjellje t\u00eb daulleve, por edhe thereshin n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. Rrug\u00ebt e qytetit ishin t\u00eb mbushura p\u00ebrplot me kufoma t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Gjilanit e t\u00eb rrethin\u00ebs dhe askush nuk guxonte t\u2019i merrte p\u00ebr t\u2019i varrosur, dhe vet\u00ebm pas disa dit\u00ebsh me urdh\u00ebr t\u00eb pushtetit vendr , t\u00eb vrar\u00ebt i bartnin me qerre kafsh\u00ebsh, por edhe me kamion ushtarak dhe i fusnin n\u00eb gropa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb periferi t\u00eb qytetit.T\u00eb dh\u00ebnat e koh\u00ebs flasin p\u00ebr dhjet\u00ebra e qindra t\u00eb likuiduar mbrenda nj\u00eb nate t\u00eb cil\u00ebve as varret nuk iu dihen .<\/p>\n<p>P\u00eb ploj\u00ebn dhe masakr\u00ebn e Gjilanit kan\u00eb mbetur edhe shum\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb shkruara n\u00eb form\u00eb kujtimesh nga ushtar\u00eb e ushtarak\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt me nj\u00ebsit\u00eb e tyre partizane ndodheshin n\u00eb Gjilan, midis t\u00eb cil\u00ebve po ve\u00e7ojm\u00eb d\u00ebshimit\u00eb e shkruara nga komandanti i i Brigad\u00ebs s\u00eb VII- t\u00eb Kosov\u00ebs Shaban Haxhija , i cili posa mori urdh\u00ebrin\u00eb nga Shtabi Operativ i Kosov\u00ebs u nis me Batalionin e dyt\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj Brigade p\u00ebr Gjilan, ku gjendja ishte tep\u00ebr e acaruar. Posa erdhi (24 dhjetor ) u tmerrua duke i par\u00eb t\u00eb gjitha ato skena trishtuese t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb masakruar rrug\u00ebve t\u00eb qytetit dhe n\u00eb burgun e Gjilanit ai b\u00ebn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr 150 shqiptar\u00ebt e pafajsh\u00ebm t\u00eb cil\u00ebt i kishte liruar, ku pos tjerash thot\u00eb : \u2019\u2019 N\u00eb or\u00ebn 9 t\u00eb nat\u00ebs ,kur dola nga mbledhja, gjeta 150 shqiptar\u00eb nga katundet e af\u00ebrta t\u00eb Gjilanit , t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb lidhur dy nga dy dhe po i shoq\u00ebronte nj\u00eb tog partizan\u00ebsh maqedonas p\u00ebr t\u2019i d\u00ebrguar n\u00eb burg gjoja si fajtor dhe shkaktar\u00eb t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb Gjilanit. K\u00ebta ishin mbledhur n\u00ebp\u00ebr katund pa asnj\u00eb dallim. K\u00ebta katundar\u00eb ishin shumica n\u00eb brek\u00eb, sepse nuk i kishin l\u00ebn\u00eb as me u vesh\u00eb, kurse disa dhe t\u00eb zbathur fare, megjith\u00ebse bora ishte deri n\u00eb gju dhe k\u00ebmb\u00ebt u pikonin gjak. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment u revoltova aq shum\u00eb sa humba gjykimin dhe fola shum\u00eb ashp\u00ebr kund\u00ebr shoq\u00ebruesve dhe atyre q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr p\u00ebr arrestimin e tyre dhe k\u00ebrkova menj\u00ebher\u00eb lirimin e tyre \u2026 dhe i shoq\u00ebrova me nj\u00eb tog partizan\u00ebsh shqiptar\u00eb p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Masakra e llahtarshme n\u00eb burgun e Gjilanit<\/p>\n<p>M\u00eb tutje Shaban Haxhija b\u00ebn\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr pengesat q\u00eb kishte hasur gjat\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb lidhjen telegrafike me Shtabin Operativ t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Prishtin\u00eb , si dhe p\u00ebr pengesat q\u00eb t\u00eb hynte n\u00eb burgun e Gjilanit, ku pos tjerash thot\u00eb: ,,Si\u00e7 u provua m\u00eb von\u00eb un\u00eb nuk kisha lejuar t\u00eb hyja n\u00eb burg, q\u00eb forcat e burgut t\u00eb kishin mund\u00ebsi dhe koh\u00eb t\u00eb largonin kufomat e mbytura me sopat\u00eb. K\u00ebshtu kur hyra n\u00eb m\u00ebngjes\u00eb shihej gjaku i madh i mbetur n\u00eb bore n\u00eb shum\u00eb vende. Sapo hyra brenda t\u00eb burgosurit ishin shum\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe q\u00ebndronin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe duke u dridhur, pasi pritnin fatin e atyre t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb likuiduar m\u00eb par\u00eb. N\u00eb fytyrat e tyre t\u00eb tmerruara dhe t\u00eb frik\u00ebsuara kuptova se n\u00eb burg gjat\u00eb nat\u00ebs ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb masak\u00ebr e llahtar\u00ebshme \u2026<\/p>\n<p>Af\u00ebr meje q\u00ebndronte nj\u00eb plak 65 vjeqar t\u00eb cilit iu ktheva e i thash\u00eb: po edhe ti mixhok po lufton kund\u00ebr djem\u00ebve tu\u2026 pa mbaruar un\u00eb, plaku megjith\u00eb forc\u00ebn e tij thirri : -Ti e ke kallaj se ke fjet\u00eb n\u00eb dyshek dhe nuk i ke pa djemt\u00eb e n\u00ebnave duke i pre si derrat nga kasapi, nga partizan\u00ebt tuaj dhe mandej qiteshin n\u00eb oborr dhe sipas qejfit t\u00eb tyre i mbytnin me sakica. Un\u00eb si plak kam vuajt tan\u00eb nat\u00ebn duke pritur radh\u00ebn kur po m\u00eb \u00eb. Shaban Haxhija arriti shum\u00eb shpejt\u00eb ta kuptonte se autori i skenarit dhe realizues i t\u00eb gjitha masakrave n\u00eb Gjilan ishte sekretari i Komitetit t\u00eb Rrethit p\u00ebr Gjilan, Vllado Popoviq sipas porosive t\u00eb mara nga lart. N\u00eb Gjilan e Rrethin\u00eb edhe tani ekziston bindja se ardhja e Shaban Haxhis\u00eb me forcat e tij partizane ua kishte ndalur hovin masakrave serbe edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb. Mir\u00ebpo duke e par\u00eb se q\u00ebndrimi i m\u00ebtutjesh\u00ebm i Shaban Haxhis\u00eb n\u00eb Gjilan do t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb e realizimit t\u00eb q\u00ebllimeve gjenocidiale serb ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtyre an\u00ebve, Shtabi Operativ i Kosov\u00ebs n\u00eb marr\u00ebveshje me pushtetin lokal n\u00eb Gjilan urdh\u00ebroi Shaban Haxhin\u00eb, q\u00eb urgjentisht me forcat e tij ta l\u00ebshonte Gjilanin.<\/p>\n<p>Skenat trishtues t\u00eb atyre dit\u00ebve n\u00eb Gjilan kan\u00eb mundur t\u00eb linin mbres\u00eb te \u00e7do njeri me pak veti humane, andaj e shohim t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb ta z\u00ebm\u00eb n\u00eb goj\u00eb rastin e nj\u00eb femre serbe t\u00eb Gjilanit, mjekes Anxha Todoroviq, e cila n\u00eb momentin kur e kishte par\u00eb podrumin e burgut (sht\u00ebpi e cila m\u00eb pare ishte prone e tyre ) me gjak ,,deri n\u00eb gju\u201ddhe trupat e shqiptar\u00ebve t\u00eb coptuar,e tmerruar nga ajo sken\u00eb trishtuese kishte fyer njer\u00ebzit e OZN-\u00ebs m e fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Ajo, nd\u00ebr t\u00eb tjera, iu kishte then\u00eb :\u2019\u2019 As ndaj shtaz\u00ebve nuk guxon t\u00eb veprohet k\u00ebshtu\u2026\u201d. Nga ai moment ajo kishte marr\u00eb trauma psikike me pasoja fatale dhe pas pak dit\u00ebsh kishte vdekur .<\/p>\n<p>Numri i t\u00eb vrar\u00ebve e t\u00eb masakruar\u00ebve n\u00eb rajonin e gj\u00ebr\u00eb t\u00eb Gjilanit nga n\u00ebntori i vitit 1944 deri n\u00eb mars t\u00eb vitit 1945 kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar . Sipas Vesel Rexhepit veprimtar i organizat\u00ebs s\u00eb PKJ n\u00eb Gjilan, at\u00eb koh\u00eb, vet\u00ebm n\u00eb Gjilan pati 4.500 shqiptar\u00eb t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb masakruar. Nd\u00ebrkaq, sipas burimeve jo t\u00eb plota t\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb Tahir Zajmit,n\u00eb rajonin e Gjilanit pati afro 8.000 t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb masakruar. Sipas ditarit t\u00eb nj\u00eb NDSH-isti nga 23-29 dhjetor 1944 n\u00eb Gjilan pati rreth 3.000 shqiptar\u00eb t\u00eb likuiduar. Nj\u00eb num\u00ebr i t\u00eb rinj\u00ebve shqiptar t\u00eb lagjes n\u00eb fjal\u00eb, por edhe t\u00eb qytetit e rrethin\u00ebs p\u00ebr t\u2019i ikur masakr\u00ebs iu kishin bashkuar brigadave partizane, ku disa prej tyre ishin vrar\u00eb n\u00eb luft\u00eb ose ishin nxjerr\u00eb nga nj\u00ebsitet e tyre p\u00ebr t\u2019u pushkatuar. Pos atyre t\u00eb cil\u00ebt ishin likuiduar, pas hyrjes s\u00eb forcave serbo-bullgare n\u00eb Gjilan m\u00eb 16 n\u00ebntor 1944 , p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebm\u00eb fjal\u00eb n\u00eb pika t\u00eb shkurt\u00ebra , n\u00eb vijim po i sh\u00ebnojm\u00eb emrat , mosh\u00ebn dhe statusin e t\u00eb likuiduar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lagjes ,,Der\u00ebm\u00ebhall\u00eb\u201d , pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb likuiduar nga 23 dhjetoti i vitit 1944 dhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1945.<\/p>\n<p>U likuiduan ata q\u00eb shquheshin n\u00eb aktivitet patriotik<\/p>\n<p>Pra , q\u00eb nga 23 dhjetori i vitit 1944 dhe n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1945 u likuiduan shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb shquheshin me aktivitetin e tyre potriotik .<\/p>\n<p>\u2013 Halim Orana , i biri i Ibrahim Oran\u00ebs , m\u00ebsues dhe student i paraluft\u00ebs , kurse gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i Shtetit Shqiptar n\u00eb Shtetin e Pavarur Kroat n\u00eb Zagreb . Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs, duke mos u pajtuar me vendosjen e pushtetit okupues komunist s\u00ebrbo \u2013 sllav i hyri aktivitetit t\u00eb tij patrriotik dhe me shum\u00eb patriot\u00eb e intelektual\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb viseve t\u00eb tjera formuan Organizat\u00ebn Nacionaldemokratike SHqiptare me qend\u00ebr n\u00eb Shkup. Halim Orana ishte kryetar i KQ dhe hartues i programit t\u00eb k\u00ebsaj organizate . Pas shpartallimit t\u00eb NDSH -s\u00eb nga forcat ushtarako- policore jugosllave , Halim Orana kapet dhe n\u00eb Gjyqin Ushtarak t\u00eb Beogradit n\u00eb shtator t\u00eb vitit 1947 n\u00eb mosh\u00ebn 33 vje\u00e7are denohet me vdekje- pushkatim dhe me konfiskim t\u00eb pasuris\u00eb . Halim Orana nuk ishte i martuar .<\/p>\n<p>\u2013Mulla Idriz Hajrullahu i mosh\u00ebs 48 vje\u00e7are nga fshati i af\u00ebrm Velekinc\u00eb , pas martes\u00ebs vendoset me familje n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje t\u00eb Gjilanit . M\u00eb 1938 u zgjodh bashvaiz n\u00eb Ylema Mexhlisin e Shkupit , ku q\u00ebndroi deri n\u00eb kapitulimin e Jugosllavis\u00eb m\u00eb 1941 . Gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore kreu detyr\u00ebn e n\u00ebnmyftinis\u00eb p\u00ebr N\u00ebnprefektur\u00ebn e Gjilanit . Si patriot dhe intelektual fetar g\u00ebzonte autoritet t\u00eb madh n\u00eb popull dhe n\u00eb ver\u00eb t\u00eb vitit 1944 u b\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs strateg i shquar popullor dhe ishte nd\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb forcave vullnetare shqiptare q\u00eb mbronin kufirin e Kosov\u00ebs Lindore nga sulmet patizano \u2013 \u00e7etnike . Pas 16 n\u00ebntorit 1944, Mulla Idrizi ishte organizator i L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare dhe komandant i Shtabit t\u00eb Rezistenc\u00ebs t\u00eb forcave demokratike patriotike anti komuniste n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore . Ishte udh\u00ebheq\u00ebs kryesor i sulmit p\u00ebr \u00e7lirimin e Gjilanit m\u00eb 23 dhjetor 1944 .Pas thyerjes s\u00eb rezistenc\u00ebs Mulla Idrizi nuk deshi t\u00eb linte vendin dhe kaloi n\u00eb ilegalitet . Pas arrestimit n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit 1949 e dogj\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb burgun e OZN-\u00ebs n\u00eb Gjilanit Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me tre f\u00ebmij\u00eb (dy djem e nj\u00eb vajz\u00eb) p\u00ebr t\u00eb jetuar p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013Mulla Ymer Berisha i mosh\u00ebs 55 vje\u00e7are i ati i Esat Berish\u00ebs i familjes me tradit\u00eb patriotike t\u00eb ardhur nga fshati Llashtic\u00eb . Mulla Ymeri si Hoxh\u00eb-imam i xhamis\u00eb s\u00eb \u201cDerem\u00ebhall\u00ebs\u201d shquhej p\u00ebr aktivitetin e tij patriotik, gjat\u00eb vajzit dhe tubimeve t\u00eb ndryshme n\u00eb oda dhe vende tjera, e sidomos ishte shum\u00eb aktiv kund\u00ebr shp\u00ebrnguljes s\u00eb shqiptar\u00ebve ne Turqi si dhe n\u00eb mobilizimin e rinis\u00eb n\u00eb luft\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e kufirit t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore. Patriotizmin e tij me koh\u00eb ua kishte mbjell\u00eb n\u00eb shpirt edhe v\u00ebllez\u00ebrve dhe djem\u00ebve q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri . \u00cbsht\u00eb likuiduar nga pushteti komunist m\u00eb 23 ose 24 dhjetor 1944. Ka l\u00ebn\u00eb pas pes\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013Haf\u00ebz Rashit Berisha , v\u00eblla m\u00eb i ri i Mulla Ymerit, i mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are,p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb hoxh\u00eb dhe imam n\u00eb fshatin Bresalc, aktivist n\u00eb mbledhjen e t\u00eb mirave materiale p\u00ebr furnizimin e luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb liris\u00eb n\u00eb frontin e luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00ebn Lindore. Kjo b\u00ebri q\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas hyrjes s\u00eb forcave partizane n\u00eb Gjilan m\u00eb 16 n\u00ebntor 1944 , s\u00ebrb\u00ebt e qytetit e kishin hapur nj\u00eb grop\u00eb n\u00eb oborrin e tyre dhe si deklaron i biri Isa \u201cbab\u00ebn dhe mua na k\u00ebrc\u00ebnonin p\u00ebr t\u00eb na futur p\u00ebr s\u00eb gjalli dhe vet\u00ebm fati na shp\u00ebtoi\u201d. Isa p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar ndonj\u00eb masakre n\u00eb mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are iu bashkua brigadave partizane, kurse n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb s\u00ebrb\u00ebt e Gjilanit, m\u00eb 23 apo 24 dhjetor t\u00eb vitit 1944 ishin future n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Haf\u00ebz Rashitit t\u00eb cilit s\u00eb pari ia kishin thyer krah\u00ebt e pastaj e kishin d\u00ebrguar p\u00ebr ta masakruar n\u00eb burgun e Gjilanit . Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me tre djem e nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013Elez Fazliu nga fshati Muqibab\u00eb banor i k\u00ebsaj lagjeje, i mosh\u00ebs 30 vje\u00e7are, i pushkatuar ose i masakruar n\u00eb burgun e Gjilanit, n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1945. Ky ishte marr\u00eb n\u00eb \u201cbes\u00eb \u201c nga fqinji dhe ortaku i pun\u00ebs Mika (Mihail) Stankoviqi , t\u00eb cilit n\u00eb nj\u00eb rast ia kishte shp\u00ebtuar jet\u00ebn duke rrezikuar edhe veten, por k\u00ebt\u00eb t\u00eb mir\u00eb nga vet fqiu s\u00ebrb e pagoi me kok\u00eb. Si rr\u00ebfejn\u00eb djemt\u00eb e Elezit, \u201catyre dit\u00ebve t\u00eb v\u00ebshtira Mika vazhdimisht vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr ta lutur gjyshen (n\u00ebn\u00ebn e Elezit) q\u00eb baba sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb vij\u00eb nga mali . Ai premtonte siguri dhe nj\u00eb dit\u00eb gjyshja i tha : \u201cMiko po e dor\u00ebzoj djalin n\u00eb dor\u00ebn t\u00ebnde dhe t\u00eb zotit\u201d, por n\u00ebn\u00eblokja kishte gabuar . . . N\u00ebna dhe e shoqja e Elezit mbet\u00ebn me shum\u00eb jetim\u00eb pa kushte p\u00ebr ekzistenc\u00eb dhe me vite jetuan n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb28 .<\/p>\n<p>-Shaban Rukovci, bujk i mosh\u00ebs 56 vje\u00e7are, i familjes muhaxhere, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga sht\u00ebpia prej s\u00ebrb\u00ebve t\u00eb qytetit dhe \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb burgun e Gjilanit apo \u00ebsht\u00eb pushkatuar pa kurrfar\u00eb shkaku n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit 1944. Ka l\u00ebn\u00eb pas dy vajza.<\/p>\n<p>\u2013Qamil Jonuzi , zejtar i mosh\u00ebs 29 vje\u00e7are, i lindur n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje t\u00eb Gjilanit, familje e ardhur nga fshati Livoq. \u00cbsht\u00eb marr\u00eb prej sht\u00ebpis\u00eb nga serb\u00ebt e qytetit, zbathur, n\u00eb k\u00ebmish\u00eb e klina dhe i p\u00ebrcjellur me t\u00eb r\u00ebna deri n\u00eb burg. \u00cbsht\u00eb likuiduar vet\u00ebm pse ishte shqiptar n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb vitit 1944. Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb (dy djem e dy vajza) , t\u00eb cil\u00ebt jetojn\u00eb n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>\u2013Nevzad Musliu, bujk, por mirej ngapak edhe me treg\u00ebti, i mosh\u00ebs 30-31 vje\u00e7are, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej serb\u00ebve t\u00eb qytetit nga sht\u00ebpia s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb Isakun, t\u00eb zbathur e t\u00eb zdeshur dhe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcjellur me t\u00eb r\u00ebna deri te burgu i Gjilanit. Nevzadi \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb burg ose \u00ebsht\u00eb pushkatuar nat\u00ebn n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhetorit t\u00eb vitit 1944. Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me tri vajza.<\/p>\n<p>\u2013V\u00ebllau i Nevzadit Isak Musliu, bujk dhe zejtar i mosh\u00ebs 28 vje\u00e7are. Gjat\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ishte ushtarak \u2013 toger i ushtris\u00eb shqiptare, i likuiduar n\u00eb burgun e Nishit n\u00eb vitin 1948. E shoqja e Isakut, Hysnija ,dhe vajza e Nevzadit Ajshja, rr\u00ebfejn\u00eb: \u201cNevzadin dhe Isakun i mor\u00ebn nga sht\u00ebpia t\u00eb premten (fundi i vitit 1944 ) dhe i kan\u00eb rrahur shum\u00eb, Isakut i kan\u00eb k\u00ebrkuar mitroloz, por, edhe pse nuk ka patur, nga torturat e shumta ka th\u00ebn\u00eb se ka dhe se do ta dor\u00ebzoj\u00eb. M\u00eb pastaj ata e sjellin n\u00eb sht\u00ebpi dhe ai shtihet se nuk po mund ta gjej\u00eb mitrolozin\u00eb. Duke e kthyer prapa n\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr, te Hani i Hasan Nallbanit (n\u00eb mes t\u00eb lagjes) arrin t\u2019iu shp\u00ebtoj\u00eb dhe ik\u00eb. Rreth\u00eb nj\u00eb viti ka q\u00ebndruar \u00eb fshehur n\u00eb strehimore n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij .M\u00eb pastaj \u00ebsht\u00eb zbuluar dhe pas rrethimit nga forcat t\u00eb shumta policore p\u00ebt ta shp\u00ebtuar familjen dhe sht\u00ebpin\u00eb \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar. Ai nxirret para gjyqit dhe d\u00ebnoh\u00ebt m\u00eb tri vjet burg\u00eb, por gjasht\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb lirohet likuidohet n\u00eb burgun e Nishit.\u201d Ka l\u00ebn\u00eb pas\u00eb gruan me dy f\u00ebmij\u00eb- vajz\u00eb \u00eb djal\u00eb<\/p>\n<p>-Feriz Halimi, bari i lagjes, i mosh\u00ebs 44-45 vje\u00e7are nga fshati Vri\u00e7ec, banor\u00eb i k\u00ebsaj lagjeje, i likuiduar s\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb birin Ram\u00ebn, n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit 1944.<\/p>\n<p>-I biri I vet\u00ebm i Ferizit, Rama (Ramadani), i mosh\u00ebs 16 vjecare, i likuiduar s\u00eb bashku me t\u00eb atin nga fundi i dhjetorit 1944. Bab e djal\u00eb, q\u00eb ishin bari t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje, shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dh\u00eb tep\u00ebr t\u00eb urt\u00eb, jan\u00eb likuiduar vet\u00ebm pse ishin shqiptar\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb vra n\u00eb rrug\u00eb para dyer\u00ebve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre. Vajza e Ferizit, Feridja {64} rr\u00ebf\u00ebn:\u201d Atyre dit\u00ebve serb\u00ebt e qytetit hyn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb dhe i mor\u00ebn bab\u00ebn dhe v\u00ebllaun Ram\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebve iu bashkova edhe un\u00eb, posa iI nxorr\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb para dyerve t\u00eb oborrit. S\u00eb pari e vran\u00eb bab\u00ebn e pastaj edhe Ram\u00ebn. V\u00ebllau i plagosur r\u00ebnd\u00eb jetoi rreth nj\u00eb or\u00eb. Kufomat nuk na lejuan t\u2019i marrim. Ato vet\u00eb v\u00ebras\u00ebsit i mor\u00ebn dhe i d\u00ebrguan n\u00eb drejtim t\u00eb parkut t\u00eb qytetit dhe me siguri i kan\u00eb hudhur n\u00eb ato gropa ku i hudh\u00ebshin edhe t\u00eb vrar\u00ebt e tjer\u00eb.\u201d32 Ka mbetur e shoqja e Ferizit me t\u00eb bij\u00ebn p\u00ebr t\u00eb jetuar me dekada n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>-Adem Osmani ( Tupalla ) , agja i Xhem\u00ebs dhe Musa Tupall\u00ebs, zejtar i mosh\u00ebs 50 vje\u00e7are , \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb diku n\u00eb malet e Gallapit n\u00eb mars t\u00eb vitit 1946 , pas nj\u00eb rezistence t\u00eb ashp\u00ebr q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, s\u00eb bashku me mikun \u2013 v\u00ebllaun e gruas Faik Talirin dhe me nj\u00eb tjet\u00ebr , kund\u00ebr ushtris\u00eb e policis\u00eb jugosllave. Kufomat e tyre jan\u00eb ekspozuar p\u00ebr tri dit\u00eb me radh\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjilanit dhe pas tri dit\u00ebsh jan\u00eb varrosur diku n\u00eb periferi t\u00eb qytetit. Nuk ka l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs, ngase nuk pati f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Musa Osmani ( Tupalla ), v\u00eblla i Xhemajl Osmanit, zejtar, i mosh\u00ebs 27 vje\u00e7are ,p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i financave t\u00eb prefektur\u00ebs s\u00eb Gjilanit. Si pjestar i familjes patriotike, e cila angazhohej n\u00eb veprimtari p\u00ebr clirimin dhe bashkimin e trojeve etnike, \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb nga brigada partizane dhe \u00ebsht\u00eb likuiduar, por vendi nuk i dihet. Kalon pas gruan me dy f\u00ebmij\u00eb (djal\u00eb e vajz\u00eb) pa kushte p\u00ebr egzistenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar me vite n\u00eb varf\u00ebri t\u00eb thell\u00eb.<\/p>\n<p>-Faik Taliri , nga fshati Hajkobill\u00eb, banor i k\u00ebsaj lagjeje, xhandar i njohur n\u00eb Gjilan i pushtetit shqiptar, i mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are.33 Ishte udh\u00ebheq\u00ebs i nj\u00ebsis\u00eb guerile t\u00eb Mbrojt\u00ebjes Komb\u00ebtare dhe nj\u00ebh\u00ebr\u00ebsh an\u00ebtar i Shtabit Drejtues t\u00eb Rezistenc\u00ebs Shqiptare t\u00eb Kosov\u00ebs Lindore.34 P\u00ebr q\u00ebndrimin e tij burr\u00ebror e patriotik, flasin me mburrje shum\u00eb bashk\u00ebkohanik t\u00eb k\u00ebsaj ane. Si\u00e7 u tha \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb vet\u00eb i treti pas nj\u00eb rezistence heroike n\u00eb malet e Gallapit, n\u00eb mars t\u00eb vitit 1946. Kufoma e tij dhe ato t\u00eb dy shok\u00ebve t\u00eb vet jan\u00eb ekspozuar mb\u00ebshtetur p\u00ebr nd\u00ebrtes\u00ebn e komun\u00ebs n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjilanit. Ka l\u00ebn\u00eb pas nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Mulla Sabri Berisha nga Llashtica,banor\u00eb i k\u00ebsaj lagjeje, i mosh\u00ebs rreth 30 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb marr\u00eb prej sht\u00ebpis\u00eb nga s\u00ebrb\u00ebt te Gjilanit dhe \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb dit\u00ebt e fundit 1944.Ky ishte v\u00eblla i Mulla Kadri Llashtic\u00ebs , njeri me autoritet dhe i njohur p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb e tija fetare.Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me du djem\u00eb e nj\u00eb vajz\u00eb , t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb kthyer p\u00ebr t\u00eb jetuar te farefisi n\u00eb fshatin Llashtic\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013Selim Ruhani , i mosh\u00ebs 30 vje\u00e7are, ishte njeri i varf\u00ebr dhe merrej me nj\u00eb tregti t\u00eb imt\u00eb sa p\u00ebr ekzistenc\u00eb Ai \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga sht\u00ebpija p\u00ebr t\u2019u likuiduar n\u00eb burg ose \u00ebsht\u00eb pushkatuar n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit 1944 .Nuk ka l\u00ebn\u00eb pasardh\u00ebs.<\/p>\n<p>-Ilaz Sllubica nga fshati Sllubic\u00eb, banor i k\u00ebsaj lagjeje, i mosh\u00ebs rreth\u00eb 30-32 vje\u00e7are, ishte njeri i varf\u00ebr q\u00eb e siguronte ekzistenc\u00ebn si pun\u00ebtor krahu. Ai u more nga sht\u00ebpia dhe u likuidua n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit 1944 vet\u00ebm pse ishte shqiptar\u00eb. Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan dhe dy djem\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013Islam Beqir Syla , i mosh\u00ebs 24-25 vje\u00e7are nga fshati Bresalc, i vendosur koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb lagje t\u00eb Gjilanit. N\u00eb fillim t\u00eb vitit 1945 i \u00ebsht\u00eb bashkuar brigadave partizane, por pas pak s\u00eb bashku me nj\u00eb grup shok\u00ebsh ka dezertuar diku n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Lipjanit dhe p\u00ebr gjasht\u00eb muaj kishte q\u00ebndruar i fshehur n\u00eb mal af\u00ebr Bresalcit. Pas k\u00ebsaj kohe i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar pushtetit duke besuar n\u00eb nj\u00eb amnesti t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme. Mir\u00ebpo s\u00ebrish \u00ebsht\u00eb mobilizuar dhe p\u00ebr her\u00ebn e fundit \u00ebsht\u00eb par\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs dhe m\u00eb tutje p\u00ebr t\u00eb nuk dihet gj\u00eb. Ishte i porsamartuar.<\/p>\n<p>\u2013Ismet Muharrem Muezini, f\u00ebmij\u00eb i mosh\u00ebs 16 vje\u00e7are, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb para der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb daj\u00ebs ku edhe banonte me n\u00ebn\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit 1944, n\u00eb burgun e Gjilanit ose \u00ebsht\u00eb pushkatuar. Ky ishte i vetmi djal\u00eb i n\u00ebn\u00eb Halim\u00ebs, t\u00eb cilin e kishte rritur jetim e n\u00eb skamje. T\u00ebr\u00eb jet\u00ebn e kishte pritur duke shpresuar se nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019i kthehet, por kot. Ajo vdiq me at\u00eb mall duke jetuar te bija e vetme e saj n\u00eb Turqi ( Bursa ) .<\/p>\n<p>\u2013Shaqir Godeni , i mosh\u00ebs mbi 50 vje\u00e7are, n\u00eb koh\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb Jugosllave p\u00ebrher\u00eb ishte n\u00eb kund\u00ebrshtim me pushtetin dhe kishte q\u00ebndruar gjat\u00eb si ka\u00e7ak n\u00eb mal, \u00ebsht\u00eb vrar\u00eb diku n\u00eb vitin 1945 . K\u00ebtij ia kishin k\u00ebrkuar edhe dy djemt\u00eb p\u00ebr t\u2019ia vrar\u00eb, por kishin shp\u00ebtuar duke q\u00ebndruar 2-3 vite n\u00eb male e pastaj kishin kaluar n\u00eb Bosnje.<\/p>\n<p>\u2013Avdi Nazif Latifi, af\u00ebr 60 vje\u00e7ar, i s\u00ebmur, nga fshati Livo\u00e7, banor i k\u00ebsaj lagjeje, ishte marr\u00eb i s\u00ebmur nga shtrati nga serb\u00ebt e qytetit. Posa e nxjerrin para der\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb e therrin dhe pastaj zvarr\u00eb e \u00e7ojn\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb parkut t\u00eb qytetit p\u00ebr ta hudhur n\u00eb grope s\u00eb bashku me shqiptar\u00eb e tjer\u00eb t\u00eb likuiduar e t\u00eb pushkatuar .<\/p>\n<p>\u2013 Halil Rafuna \u2013 Onbashi, i mosh\u00ebs rreth 44 vje\u00e7are, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga sht\u00ebpia e tij, prej serb\u00ebve t\u00eb qytetit, dhe \u00ebsht\u00eb likuiduar n\u00eb burg, ose \u00ebsht\u00eb pushkatuar n\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb dhjetorit 1944. K\u00ebtij ia kishin k\u00ebrkuar p\u00eb t\u2019ia vrar\u00eb edhe djalin e vet\u00ebm, Eminin, por kishte shp\u00ebtuar duke u strehuar n\u00eb mal.<\/p>\n<p>\u2013Adem Fejzullahu , varrmih\u00ebs, i mosh\u00ebs rreth 60 vje\u00e7are, u mor nga sht\u00ebpia e tij nga serb\u00ebt e Gjilanit dhe u likuidua n\u00eb burg, ose u pushkatua n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb vitit 1945. Sipas disa t\u00eb dh\u00ebnave ky ishte p\u00ebrcjell\u00ebs i informatave t\u00eb komandontit Mulla Idriz Hajrullahut, n\u00eb kufirin e Kosov\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>-Muharrem Ibrahimi, zejtar, i mosh\u00ebs 21 vje\u00e7are, i pamartuar, \u00ebsht\u00eb vra n\u00eb brigadat partizane m\u00eb 1945, por nuk dihet se ku.<\/p>\n<p>\u2013Bislim Bislimi, i mosh\u00ebs 30 vje\u00e7are, ishte ndihm\u00ebtregtar, i vrar\u00eb n\u00eb brigad\u00ebn partizane m\u00eb 1945, vendi nuk i dihet. Ka l\u00ebn\u00eb pas gruan me dy djem\u00eb dhe nj\u00eb vajz\u00eb.<\/p>\n<p>\u2013 Bashk\u00ebshort\u00ebt Idriz dhe Safete Sllamniku (Idrizi ishte tregtar i mosh\u00ebs 42 vje\u00e7are dhe Safetja e mosh\u00ebs 40 vje\u00e7are ishte amvise ) jan\u00eb vrar\u00eb m\u00eb 23 apo 24 dhjetor 1944 nga serb\u00ebt e qytetit. S\u00eb pari plagoset rend\u00eb Safetja t\u00eb cil\u00ebs ja hudhin bomb\u00ebn n\u00eb koridor , n\u00eb at\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb q\u00ebllohet edhe Idrizi p\u00ebr vdekje, kurse kufom\u00ebn ia qesin n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr ta bartur pas ca dit\u00ebsh me qerre n\u00eb varrezat massive n\u00eb periferi t\u00eb qytetit. Nd\u00ebrkaq Safetja pas nj\u00eb jave vdes dhe varroset nga disa t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb varrezat e qytetit. K\u00ebta lane pas shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl, pa tok\u00eb dhe fare kushtesh p\u00ebr ekzistenc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb asaj q\u00eb u tha, shihet se pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb likuiduar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb lagjes ,,Der\u00ebm\u00ebhall\u00eb\u201d t\u00eb Gjilanit jan\u00eb marr\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre prej serb\u00ebve t\u00eb qytetit e t\u00eb lagj\u00ebs dhe jan\u00eb likuiduar vet\u00ebm pse ishin shqiptar\u00eb. Askujt nga t\u00eb vrar\u00ebt e t\u00eb masakruarit , pos nj\u00eb gruaje, nuk i dihen varret. Ata edhe kur vriteshin n\u00eb sht\u00ebpi apo diku tjet\u00ebr , kufomat duhet t\u00ebliheshin n\u00eb rrug\u00eb ,e pastaj sipas urdh\u00ebrit t\u00eb pushtetit , barteshin me qerre kafsh\u00ebsh p\u00ebr tu hedhur n\u00eb gropa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb hapura m\u00eb par\u00eb rreth e p\u00ebrqark qytetit . N\u00eb munges t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mjaftushme dokumentare p\u00ebr persona e vrar\u00eb e t\u00eb masakruar t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje, p\u00ebr koh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, ishin t\u00eb detyruar q\u00eb t\u00eb bazoheshin kryesisht n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna memoriale t\u00eb mbledhura nga an\u00ebtar\u00ebt e familjeve q\u00eb kishin humbur t\u00eb af\u00ebrmit e tyre , si dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb moshuar t\u00eb lagjes, p\u00ebrjetues t\u00eb ngjarjeve t\u00eb koh\u00ebs, por gjithnj\u00eb duke pasur parasysh metod\u00ebn krasimpre, p\u00ebr t\u00eb ardhur deri te nj\u00eb konkludim m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb gjenocidit permanent serbomadh ndaj shqiptar\u00ebve, shp\u00ebrngulja e banor\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje, por edhe e t\u00ebr\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit dhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb asnj\u00ebher\u00eb. Mir\u00ebpo hovin m\u00eb t\u00eb madh\u00eb kjo shp\u00ebrngulje e ka patur pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, nga shkaku i likuidimeve t\u00eb shum\u00ebta dhe i vendosjes s\u00eb pushtetit okupues komunist. Asokohe shum\u00eb familje pos q\u00eb kishin humbur m\u00eb t\u00eb dashurit kishin humbur edhe fuqin\u00eb pun\u00ebtore dhe i kishte kapluar varf\u00ebria. Prandaj, ata i kishin humbur edhe shpresat p\u00ebr ekzistenc\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen e k\u00ebtyre trojeve. Shum\u00eb familje t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje , me zem\u00ebr t\u00eb thyer, kishin marr\u00eb rrug\u00ebn e ikjes dhe pjesa m\u00eb e madhe e tyre jan\u00eb vendosur n\u00eb Turqi<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb punim modest u mundova t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb masak\u00ebr locale, q\u00eb ka ndodhur n\u00eb vitin 1944\/45, n\u00eb nj\u00eb Lagje t\u00eb Gjilanit, pik\u00ebrisht n\u00eb Derem\u00ebhall\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin fat apo t\u00eb ngjash\u00ebm e ka p\u00ebrjetuar edhe t\u00ebr\u00eb Gjilani dhe Anamorava si dhe t\u00ebr popullata shqiptare, mir\u00ebpo shum\u00eb fakte kan\u00eb mbetur pa u evidencuar.<\/p>\n<p>Le t\u00eb sh\u00ebrbej ky punim si cytje p\u00ebr njer\u00ebzit e pend\u00ebs, q\u00eb k\u00ebto zullume t\u00eb b\u00ebra, t\u00eb b\u00ebhen publike, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjeneratat e ardhshme t\u2019a ken\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb rreth k\u00ebtyre ngjarjeve t\u00eb cilat duhet sh\u00ebnuar sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Informatat nga terreni jan\u00eb marr\u00eb nga k\u00ebta k\u00ebta banor\u00eb t\u00eb lagjes e t\u00eb tjer\u00eb:<\/p>\n<p>Hamdi Rukovci; Isa Rashit Berisha; Kadri Selmani; Fazli Elezi; Xhylishen Osmani; Muharrem Selmani; Nuhi Selmani; Isuf Aliu \u2013Gjilan-Kumanov\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; Shkruan: Mr. sc. Aliriza Selmani &nbsp; Lagjja \u201c Der\u00ebm\u00ebhall\u00eb \u201c 1 shtrihej n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit duke filluar nga qendra- rruga kryesore p\u00ebr t\u00eb shkuar deri te arat e qytetit. N\u00eb lindje kufizohej me lumin \u201c Dobrusha \u201c, dhe lagjen e bejler\u00ebve, kurse n\u00eb per\u00ebdim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8736,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":{"0":"post-8735","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-magazina"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8735","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8735"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8735\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8736"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8735"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8735"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8735"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}