{"id":87640,"date":"2021-08-05T13:29:35","date_gmt":"2021-08-05T13:29:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=87640"},"modified":"2021-08-05T13:29:35","modified_gmt":"2021-08-05T13:29:35","slug":"kurti-nuk-mund-te-deshtojme-serish-ne-reciprocitetin-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/kurti-nuk-mund-te-deshtojme-serish-ne-reciprocitetin-me-serbine\/","title":{"rendered":"Kurti: Nuk mund t\u00eb d\u00ebshtojm\u00eb s\u00ebrish n\u00eb reciprocitetin me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga vendosja e reciprocitetit me Serbin\u00eb, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim ai tha, se duhet p\u00ebrgatitje e mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. \u00c7\u00ebshtjen e reciprocitetit me Serbin\u00eb Kurti tha se e ka diskutuar edhe n\u00eb Bruksel gjat\u00eb  takimeve q\u00eb ka pasur me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u04abiq, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb, q\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsohet nga Bashkimi Evropian. K\u00ebto komente kryeministri i Kosov\u00ebs Albin Kurti i b\u00ebri gjat\u00eb nj\u00eb seance parlamentare, ku u diskutua p\u00ebr 100 dit\u00ebshin e qeveris\u00eb s\u00eb tij.   <\/p>\n<p>\u201cReciprocitetin nuk e kemi p\u00ebr hakmarrje\u201d<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebto 100 dit\u00ebt e para t\u00eb qeverisjes sime ne kemi pasur drejtor t\u00eb ri t\u00eb Doganave dhe duhet t\u00eb p\u00ebrgatitemi mir\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb d\u00ebshtojm\u00eb s\u00ebrish. Ju e dini, n\u00eb qeverin\u00eb Kurti 1, ne e vendos\u00ebm reciprocitetin dhe qeveria e pastajme e hoqi reciprocitetin. N\u00ebse ne nuk arrijm\u00eb ta zbatojm\u00eb n\u00eb plotni reciprocitetin s\u00ebrish, at\u00ebher\u00eb ai vdes edhe si koncept\u201d, tha Albin Kurti, duke ju p\u00ebrgjigjur kritikave t\u00eb opozit\u00ebs se ai ka shkelur premtimin e tij elektoral duke mos e vendosur reciprocitetin me Serbin\u00eb. Kurti tha se qeveria e tij d\u00ebshiron q\u00eb reciprociteti i plot\u00eb me Serbin\u00eb t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos zhb\u00ebhet m\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cReciprocitetin nuk e kemi p\u00ebr hakmarrje, besojm\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim i sh\u00ebndosh\u00eb i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis shteteve, q\u00eb derivon nga koncepti i barazis\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, reciprocitetin nuk e kemi p\u00ebr t\u00eb shtuar barriera, por p\u00ebr t\u2019i hequr ato ekzistuese dhe duam ta b\u00ebjm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk zhb\u00ebhet m\u00eb\u201d, tha kryeministri Kurti.<\/p>\n<p>EU Belgrad &#8211; Pristina &#8211; Dialog Still<br \/>\nTakimi Kurti-Vu\u00e7iq p\u00ebr dialogun n\u00eb Bruksel, korrik 2021<br \/>\nPetkoviq: \u201cKurti po minon drejtp\u00ebrdrejt dialogun\u201d<\/p>\n<p>Kosova n\u00eb vitin 2018 kishte vendosur taks\u00ebn 100 p\u00ebr qind ndaj produkteve serbe, nd\u00ebrsa qeveria Kurti 1, e z\u00ebvend\u00ebsoi at\u00eb me reciprocitet, ku u p\u00ebrfshin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb masash tregtare. Qeveria pasuese e udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti e hoqi reciprocitetin, q\u00eb u mb\u00ebshtet edhe nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>Deklarimet e fundit t\u00eb kryeministrit, Albin Kurti se ai po p\u00ebrgatitet q\u00eb ta vendos\u00eb reciprocitetin me Serbin\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb soll\u00ebn reagimin e drejtorit t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn n\u00eb qeverin\u00eb e Serbis\u00eb, Petar Petkoviq. Sipas tij, \u201cme k\u00ebrc\u00ebnimet se do t\u00eb vendos\u00eb masa reciprociteti ndaj Serbis\u00eb, Kurti po minon drejtp\u00ebrdrejt dialogun dhe gjith\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord deri tash\u201d. \u201c\u00c7\u00ebshtja e reciprocitetit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eufemiz\u00ebm p\u00ebr ngritjen e barrierave t\u00eb reja ekonomike, ndaj t\u00eb cilave serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb dhe Beogradi u ekspozuan gjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb taksave kund\u00ebr civilizimit prej 100 p\u00ebr qind. Prandaj do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb q\u00eb Kurti t\u2019i p\u00ebrkushtohej zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura deri m\u00eb tani, ve\u00e7an\u00ebrisht formimit t\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave Serbe, n\u00eb vend t\u00eb njoftimeve t\u00eb tilla t\u00eb l\u00ebvizjeve t\u00eb nj\u00ebanshme q\u00eb prishin drejtp\u00ebrdrejt dialogun\u201d, tha Petkoviq, n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat t\u00eb l\u00ebshuar nga zyra e tij. Sipas tij,  deklaratat e Kurtit p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb vazhdim t\u00eb \u201cpengimit t\u00eb hapur ndaj dialogut dhe zyrtar\u00ebve nga Brukseli\u201d.<\/p>\n<p>Wilson: T\u00eb riformulohet nj\u00eb dialog mes pal\u00ebve t\u00eb barabarta<\/p>\n<p>Takimi i radh\u00ebs nd\u00ebrmjet kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs Albin Kurti dhe presidentit t\u00eb Serbis\u00eb Aleksand\u00ebr Vu\u04abiq i nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, pritet t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb  muajin shtator. E ky dialog sipas nj\u00eb raporti t\u00eb qendr\u00ebs amerikane Wilson, me titull (Konsolidimi i sovranitetit t\u00eb Kosov\u00ebs), q\u00eb merret me analiza politike p\u00ebr Ballkanin, thuhet se \u201cdialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb riformulohet n\u00eb dialog mes pal\u00ebve t\u00eb barabarta, dhe t\u00eb bazuar mbi parimin \u201cnjer\u00ebzit t\u00eb par\u00ebt, jo territori\u201d. Sipas k\u00ebtij raporti, Kosova dhe Serbia kan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi unike q\u00eb t\u00eb zgjidhin nj\u00eb prej burimeve kryesore t\u00eb tensioneve nd\u00ebrshtet\u00ebrore n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, problemin mbi sovranitetin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Kosovo Albin Kurti als neuer Regierungschef best\u00e4tigt<br \/>\n\u201cDuke mos vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb strategjike p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb q\u00eb t\u00eb zgjidhin mosmarr\u00ebveshjet e tyre, BE-ja ka kontribuar n\u00eb situat\u00ebn aktuale, ku i gjith\u00eb rajoni \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje tensioni, duke lejuar nd\u00ebrhyrjen nga Rusia, Kina dhe t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, thuhet n\u00eb raport. Aty shtohet se \u201cstatusi neutral rrjedh nga pes\u00eb shtetet mosnjoh\u00ebse brenda BE-s\u00eb, nd\u00ebrkaq administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, duhet t\u00eb fokusohet n\u00eb p\u00ebrpjekjet q\u00eb k\u00ebto shtete t\u00eb ndryshojn\u00eb qasjen ndaj Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse BE-ja nuk arrin t\u00eb unifikoj\u00eb pozicionin karshi Kosov\u00ebs dhe t\u00eb fus\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor n\u00eb procesin e zgjerimit, ku do t\u2019u lejohej shteteve an\u00ebtare q\u00eb t\u00eb vendosin veto mbi bisedimet p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim dhe p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr shtetet aspiruese, ndikimi i saj do t\u00eb zbehet, p\u00ebrfshir\u00eb edhe kapacitetin e saj p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur kusht\u00ebzimin p\u00ebr t\u00eb zgjidhur mosmarr\u00ebveshjet, p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin dhe p\u00ebr t\u00eb promovuar reformat\u201d, thuhet n\u00eb raportin e Qendr\u00ebs amerikane Wilson. Raporti i rekomandon Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb t\u00eb \u201cvendosin njer\u00ebzit para territorit, duke b\u00ebr\u00eb prioritet \u00e7\u00ebshtjet ky\u00e7e q\u00eb prekin jet\u00ebn e njer\u00ebzve\u201d.\/dw\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga vendosja e reciprocitetit me Serbin\u00eb, por p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim ai tha, se duhet p\u00ebrgatitje e mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb. \u00c7\u00ebshtjen e reciprocitetit me Serbin\u00eb Kurti tha se e ka diskutuar edhe n\u00eb Bruksel gjat\u00eb takimeve q\u00eb ka pasur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87641,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87640","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87640","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87640"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87640\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87641"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87640"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87640"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87640"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}