{"id":87763,"date":"2021-08-06T18:01:30","date_gmt":"2021-08-06T18:01:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=87763"},"modified":"2021-08-06T18:01:30","modified_gmt":"2021-08-06T18:01:30","slug":"nenkryetarja-e-korces-dren-abazi-kerkoi-vet-te-ishte-warm-up-i-bregoviqit-tha-se-ishte-nder-per-te-por","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nenkryetarja-e-korces-dren-abazi-kerkoi-vet-te-ishte-warm-up-i-bregoviqit-tha-se-ishte-nder-per-te-por\/","title":{"rendered":"N\u00ebnkryetarja e Kor\u00e7\u00ebs: Dren Abazi k\u00ebrkoi vet t\u00eb ishte \u2018warm-up\u2019 i Bregoviqit, tha se ishte nder p\u00ebr t\u00eb, por\u2026"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Benila Terova n\u00eb nj\u00eb prononcim tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe Goran Bregoviq do t\u00eb performoj\u00eb n\u00eb Fest\u00ebn s\u00eb Birr\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Terova tha poashtu se k\u00ebng\u00ebtari serb ka konfirmuar pjes\u00ebmarrjen dhe do t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb festivalit m\u00eb 22 gusht. Ajo tha se k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga Kosova kan\u00eb anuluar pjes\u00ebmarrjen shkaku i k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb si\u00e7 i ka quajtur ajo nga grupe nacionaliste.<\/p>\n<p>Festa e Birr\u00ebs q\u00eb organizohet tash e 15 vjet n\u00eb qytetin e Kor\u00e7\u00ebs k\u00ebt\u00eb vit do t\u00eb mbahet p\u00ebr kat\u00ebr dit\u00eb nga 18 deri m\u00eb 22 gusht. Bashkia e Kor\u00e7\u00ebs ka ftuar k\u00ebng\u00ebtarin serb, Goran Bregoviq q\u00eb t\u00eb performoj\u00eb dhe i nj\u00ebjti do ta mbyll fest\u00ebn n\u00eb dit\u00ebn e fundit.<\/p>\n<p>K\u00ebng\u00ebtar\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe figura publike kan\u00eb reaguar ashp\u00ebr duke e kund\u00ebrshtuar ftes\u00ebn q\u00eb Bashkia e Kor\u00e7\u00ebs i ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00ebtarit serb. Madje disa nga ta edhe kan\u00eb anuluar pjes\u00ebmarrjen si\u00e7 \u00ebsht\u00eb reperi Capital T.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre reagimeve, Bashkia e Kor\u00e7\u00ebs nuk e ka nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb anuloj pjes\u00ebmarrjen e Bregoviq n\u00eb Fest\u00ebn e Birr\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e ka konfirmuar p\u00ebr Gazet\u00ebn Express, n\u00ebnkryetarja e Bashkis\u00eb, Benila Terova.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk e t\u00ebrheqim pjes\u00ebmarrjen e Bregoviq nga Festa e Birr\u00ebs sepse refuzojm\u00eb t\u00eb pozicionohemi politikisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat. Nuk ka asnj\u00eb qasje politike pjes\u00ebmarrja e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari lindur n\u00eb Sarajev\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb njohurin\u00eb ton\u00eb para se ta kontaktonim p\u00ebr ta pas\u00eb pjes\u00eb dhe e kemi t\u00eb sakt\u00eb nuk ka pasur asnj\u00eb lloj pozicionimi as kund\u00ebr shqiptar\u00ebve as kund\u00ebr kosovar\u00ebve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs ka komentuar edhe k\u00ebng\u00ebn \u201cKallashnikov\u201d q\u00eb ka sh\u00ebrbyer si frym\u00ebzim p\u00ebr paramilitar\u00ebt serb\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer krime n\u00eb Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se ajo k\u00ebng\u00eb \u00ebsht\u00eb kompozuar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt se koha e luft\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebnga \u201cKallashnikov\u201d \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur mbase nga paramilitar\u00ebt serb\u00eb por \u00ebsht\u00eb kompozuar dhe \u00ebsht\u00eb krijuar nga Bregoviq shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb ne nuk e t\u00ebrheqim pjes\u00ebmarrjen e Bregoviq-in nga Festa e Birr\u00ebs\u201d, tha Terova p\u00ebr Gazet\u00ebn Express t\u00eb premten.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetarja Terova tha se Bregoviq u ka konfirmuar pjes\u00ebmarrjen dhe gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mbyllur.<\/p>\n<p>\u201cAi na ka konfirmuar pjes\u00ebmarrjen, ne kemi angazhuar nj\u00eb agjenci eventesh, jan\u00eb prer\u00eb biletat, Bregoviq \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb turi n\u00eb Evrop\u00eb vjen nga Kana ku ka koncertin, tek ne pastaj ka tre koncerte n\u00eb Poloni p\u00ebr t\u00eb kulmuar me nj\u00eb koncert n\u00eb Mosk\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbyllur gjith\u00e7ka p\u00ebr Bregoviq jan\u00eb mbyllur kontrata, jan\u00eb prer\u00eb bileta avioni sepse ai vjen nga Franca s\u00ebbashku me orkestr\u00ebn. Ai do t\u00eb performoj\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb Fest\u00ebs\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Terova tutje ka th\u00ebn\u00eb se Elita 5 dhe Dren Abazi ishin planifikuar q\u00eb t\u00eb jen\u00eb warm-up i Bregoviq, por q\u00eb jan\u00eb detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqen p\u00ebr si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb ajo, k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe e \u00e7elim fest\u00ebn me Elita 5, jan\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga Kosova, Shqip\u00ebria, kemi nj\u00eb grup nigerian nj\u00eb nga Brazili, festivali ka 15 vjet q\u00eb organizohet dhe q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb promovimi i respektimit t\u00eb diversitit kulturor dhe etnik. Bregoviq ka dy banda muzikore shqiptare q\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb warm-up e tij, ka qen\u00eb Dren Abazi i cili k\u00ebrkoi vet q\u00eb t\u00eb ishte warm-up i Bregoviqit, madje Dreni q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7un shum\u00eb i mir\u00eb dhe ka qen\u00eb nj\u00ebri nga t\u00eb d\u00ebbuarit e luft\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb strehuar n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe ne kemi nj\u00eb miq\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe. Ai m\u00eb ka k\u00ebrkuar sepse kam njohje personale me t\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte warm-up i Bregoviqit e ka b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb dy koncerte tjera falas, pa pages\u00eb dhe vet\u00ebm orkestrant\u00ebt e Drenit do t\u00eb paguheshin dhe e kishim mbyllur, nata e fundit do t\u00eb jet\u00eb Dren Abazi nga Kosova dhe Bregoviq ky ishte kombinimi i nat\u00ebs s\u00eb fundit, por Dreni ka marr\u00eb k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb frikshme nga k\u00ebto grupet nacionaliste, e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar me vrasje me varje dhe gjynah nj\u00eb djal\u00eb i ri, ai m\u00eb tha se ndjehet i turp\u00ebruar nga reagimi i v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mij kosovar\u00eb. Dreni i detyruar nga k\u00ebrc\u00ebnimet q\u00eb ka marr\u00eb e ka anuluar pjes\u00ebmarrjen, nd\u00ebrkoh\u00eb kishim konfirmuar Capital T nga Kosova, kishim mbyllur kontrat\u00ebn me Capital gjithashtu i k\u00ebrc\u00ebnuar, kemi pasur Dafina Zeqirin poashtu nga Kosova. Dreni m\u00eb ka kontaktuar personalisht, dhe m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb nder t\u00eb madh dhe ndjehem i nderuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb warm-up e Bregoviq dhe ka marr\u00eb pastaj k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb m\u00ebdha\u201d, u shpreh n\u00ebnkryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse ka informacione se reperi Capital \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar, ajo tha se nuk e di sakt\u00eb por \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr.<\/p>\n<p>\u201cPo, \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr, nuk e di, ne mbyll\u00ebm kontrat\u00ebn, pagesa n\u00eb vler\u00eb prej 9 mij\u00eb euro e Capital-it, por rrezikojn\u00eb nga sa kuptoj t\u00eb humbasin koncertet dhe  tregjet e tyre n\u00eb Kosov\u00eb kjo ka qen\u00eb arsyeja. Warm-up i Bregoviq do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb band\u00eb e etno-jazz shqiptar, Hot Club Tirana t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb muzikant\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer dhe ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00ebarm-up e Bregoviq\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cNga Kosova kemi grupin \u201cNA\u201d. Elita 5 nga Tetova kan\u00eb shprehur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb dhe than\u00eb q\u00eb vijm\u00eb me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr ta par\u00eb dhe takuar Bregoviq, por edhe ata kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin problem sepse ne u k\u00ebrkuam t\u00eb jen\u00eb \u00ebarm-up sepse q\u00ebllimi i Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs jasht\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb japim mesazhin sikund\u00ebr kryeministri serb ka pritur me nderime Inva Mul\u00ebn q\u00eb e ka babain e vet kosovar e ka pritur n\u00eb selin\u00eb e tij dhe ka dh\u00ebn\u00eb koncert n\u00eb Serbi tham\u00eb t\u00eb japim k\u00ebt\u00eb mesazhin e mir\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit dhe arti s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me politik\u00ebn, por Elita 5 p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb than\u00eb aman Benila se humbasim  tregun e pun\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrshkak t\u00eb k\u00ebsaj fryme q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur nga grupet nacionaliste. Mu kujtua ajo shprehja q\u00eb nuk e di se cili nga patriot\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb nacionalizmi \u00ebsht\u00eb streha e fundit e maskarenj\u00ebve dhe budallenj\u00ebve dhe dometh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb q\u00ebndrim n\u00eb ekstrem nuk i b\u00ebn mir\u00eb asnj\u00eb populli dhe asnj\u00eb kombi. Ne kemi pasur nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shk\u00eblqyer me grupet t\u00eb ndryshme, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb grek\u00eb, k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga Holanda, e kemi pasur kitaristin e Guns N Roses, por p\u00ebr muzikant\u00eb s\u2019kemi par\u00eb kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb k\u00ebshtu\u201d, shtoi ajo.<\/p>\n<p>Terova u shpreh se Bregoviqin kan\u00eb tentuar q\u00eb ta marrin edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr por q\u00eb datat kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamundura t\u00eb realizohen.<\/p>\n<p>\u201cMadje, Bregun(Bregoviqin) e kemi tentuar edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr por nuk kan\u00eb qen\u00eb datat e mundshme. Ai ka qen\u00eb n\u00eb vitin 2006 n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb 2006 si dat\u00eb ka qen\u00eb m\u00eb af\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb por tani mendoj q\u00eb pjesa e faktorizimit t\u00eb mediave sociale ku nj\u00eb status i dikujt ndikon. Mbaj mend q\u00eb n\u00eb vitin 2006 ka pasur nj\u00eb reagim, ai ka dh\u00ebn dy koncerte shum\u00eb t\u00eb sukeseshme si dhe ka marr\u00eb edhe \u00e7el\u00ebsin nga Edi Rama q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb. Tash lexoj q\u00eb Bregoviq \u00ebsht\u00eb non-grata n\u00eb Poloni, Ambasadori polak i akredituar n\u00eb Shqip\u00ebri, bashk\u00eb me stafin ka k\u00ebrkuar bileta p\u00ebr Bregoviq, dometh\u00ebn\u00eb nuk mendoj q\u00eb n\u00eb shekullin 21 \u00ebsht\u00eb kjo fryma q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcjelli\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>E pyetur n\u00ebse mendon se mund t\u00eb ket\u00eb incidente, Terova tha se s\u2019mendon se do t\u00eb ket\u00eb incidente dhe se shqiptar\u00ebt jan\u00eb trima n\u00eb llafe dhe Facebook por q\u00eb n\u00eb \u00e7do rast do t\u00eb ket\u00eb prezenc\u00eb policore.<\/p>\n<p>\u201cNuk mendoj q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb ekcese, shqiptar\u00ebt po t\u00eb ishin kaq trima, n\u00eb llafe dhe Facebook jan\u00eb shum\u00eb, po n\u00eb situat\u00ebn e zjarreve q\u00eb po e p\u00ebrfshin\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb dhe q\u00eb po i v\u00ebn\u00eb vet\u00eb k\u00ebta me dor\u00ebn e tyre, nuk kan\u00eb forc\u00ebn q\u00eb t\u00eb shuajn\u00eb zjarrin e sht\u00ebpis\u00eb nuk i bashkohen aty si\u00e7 po bashkohen shum\u00eb artist\u00eb dhe individ\u00eb zjarrfiks\u00ebve q\u00eb po fikin zjarret n\u00eb t\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, plus do t\u00eb ket\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb madhe policore dhe nga sa di sa kam informacione, ky k\u00ebng\u00ebtari, reperi Noizy q\u00eb ka nxitur nj\u00eb l\u00ebvizje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb denoncim sot n\u00eb policin\u00eb n\u00eb shtetit p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb ndalim t\u00eb tij se nuk mund t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnoj\u00eb ai ngrihuni dhe t\u2019i biem me shishe t\u00eb mbushura kujtdo qoft\u00eb.  Di q\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb reagim t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit p\u00ebr k\u00ebc\u00ebnimin e hapur q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb Noizy, besoj edhe p\u00ebr Tifoz\u00ebt KuqeZi sepse \u00e7do k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale dhe mendoj q\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsuese e institucionit mendoj se duhet t\u00eb ndjehemi t\u00eb turp\u00ebruar n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb ndodh\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Terova.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e Bashkis\u00eb s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Benila Terova n\u00eb nj\u00eb prononcim tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe Goran Bregoviq do t\u00eb performoj\u00eb n\u00eb Fest\u00ebn s\u00eb Birr\u00ebs n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. Terova tha poashtu se k\u00ebng\u00ebtari serb ka konfirmuar pjes\u00ebmarrjen dhe do t\u00eb k\u00ebndoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e fundit t\u00eb festivalit m\u00eb 22 gusht. Ajo tha se k\u00ebng\u00ebtar\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87764,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[18],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87763","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-muzike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87763"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87763\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87764"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}