{"id":87981,"date":"2021-08-09T17:27:33","date_gmt":"2021-08-09T17:27:33","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=87981"},"modified":"2021-08-09T17:27:33","modified_gmt":"2021-08-09T17:27:33","slug":"123-dite-nga-zhdukja-e-bedri-rexhepit-familja-thote-se-prokuroria-po-qendron-e-heshtur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/123-dite-nga-zhdukja-e-bedri-rexhepit-familja-thote-se-prokuroria-po-qendron-e-heshtur\/","title":{"rendered":"123 dit\u00eb nga zhdukja e Bedri Rexhepit, familja thot\u00eb se Prokuroria po q\u00ebndron e heshtur"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 8 gusht,  jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr muaj prej kur biznesmeni Bedri Rexhepi nga Prishtina \u00ebsht\u00eb zhdukur. Familjar\u00ebt e tij nuk kan\u00eb asnj\u00eb informat\u00eb p\u00ebr t\u00eb, madje, nuk e din\u00eb n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb apo jo. Prokuroria vazhdon t\u00eb hesht rreth k\u00ebtij rasti. Derisa n\u00eb paraburgim po q\u00ebndron Jeton Vllasaliu, si i dyshuari kryesor p\u00ebr rr\u00ebmbimin e Bedriut.<\/p>\n<p>Qe 123 dit\u00eb, familjar\u00ebt e Bedri Rexhepit nga Prishtina po k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb se ku ndodhet ai, por deri m\u00eb tani, nuk kan\u00eb as edhe nj\u00eb informat\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebr t\u00eb. Ata madje nuk e din\u00eb n\u00ebse Bedriu \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb apo jo.<\/p>\n<p>Familja Rexhepi po kritikon institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr zhagitje t\u00eb zbardhjes s\u00eb rastit t\u00eb zhdukjes s\u00eb Bedriut.<\/p>\n<p>Vedat Rexhepi, ka deklaruar p\u00ebr Express se p\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Prokuroria ka nj\u00eb t\u00eb dyshuar i cili gjendet n\u00eb paraburgim, asnj\u00eb informat\u00eb deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr zhdukjen e v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb Prokuroria p\u00ebr zhdukjen e Bedriut e ka n\u00eb paraburgim t\u00eb dyshuarin Jeton Vllasaliu dhe provat q\u00eb disponon jan\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr implikimin e tij, ne si familje akoma nuk kemi asnj\u00eb pergjigje se ku gjendet ose \u00e7ka ka ndodh me fatin e Bedriut\u201d, ka deklaruar Vedati.<\/p>\n<p>Ndryshe, Gazeta Express ka b\u00ebr\u00eb disa k\u00ebrkesa me shkrim n\u00eb adres\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb ditur n\u00ebse po kryhen hetime rreth rastit t\u00eb zhdukjes s\u00eb Bedri Rexhepit, por deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, Prokuroria nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Gazet\u00ebs.  <\/p>\n<p>\u00c7ka dihet deri m\u00eb tani p\u00ebr zhdukjen e Bedri Rexhepit<\/p>\n<p>Bedri Rexhepi \u00ebsht\u00eb zhdukur m\u00eb 8 prill t\u00eb k\u00ebtij viti. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb arat e fshatit Janjev\u00eb t\u00eb Lipjanit u gjet vetura e tij, e braktisur.<\/p>\n<p>Lidhur me zhdukjen e Bedriut, policia arrestoi Jeton Vllasaliun, i cili dyshohet t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb rr\u00ebmbimin e tij.<\/p>\n<p>Vllasaliut iu caktua masa e paraburgimit nga data 13 pill deri m\u00eb 13 maj, nd\u00ebrkaq nga ajo koh\u00eb, Prokuroria Themelore e Prishtin\u00ebs nuk ka treguar n\u00ebse ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore p\u00ebr vazhdimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit ndaj tij.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nga Gjykata Themelore i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb Expressit se Vllasaliut i \u00ebsht\u00eb vazhduar masa e paraburgimit deri n\u00eb fillim t\u00eb muajit shtator.<\/p>\n<p>Pas zhdukjes s\u00eb Bedriut, v\u00ebllez\u00ebrit e tij pat\u00ebn deklaruar p\u00ebr Express se i dyshuari Jeton Vllasaliu ka qen\u00eb klient i 38-vje\u00e7arit, pasi ky i fundit kishte n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb kompani t\u00eb veturave me qira.<\/p>\n<p>\u201cKa qen\u00eb klient i v\u00ebllait, deri n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb arrestuar ka qen\u00eb me vetur\u00eb t\u00eb v\u00ebllait. Ka qen\u00eb i rregullt me pagesa, pak me vonesa, por ka qen\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb s\u2019kan\u00eb pasur ndonj\u00eb problem\u201d, pati deklaruar deklaruar Adnan Rexhepi.<\/p>\n<p>Ai kishte treguar se v\u00ebllai i tij e ka pasur me vete nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb parave, por familja nuk e di sa kan\u00eb qen\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb t\u00eb parave ka pasur, por sasin\u00eb nuk e dim\u00eb as ne. Dyshimet jan\u00eb t\u00eb gjithanshme, n\u00eb \u00e7do an\u00eb dhe \u00e7do send po dyshojm\u00eb, por s\u2019po dim\u00eb konkret di\u00e7ka hala\u201d, ka deklaruar ai.<\/p>\n<p>Tha se ka informata p\u00ebr Bedriun, paraburgim  p\u00ebr burrin nga Suhareka<\/p>\n<p>Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn ia ka caktuar mas\u00ebn e paraburgimit S.G., i cili dyshohet se ka mashtruar familjen e Bedri Rexhepit, i cili \u00ebsht\u00eb i zhdukur q\u00eb nga data 8 prill, se do t\u2019u ndihmoj\u00eb p\u00ebr ta gjetur at\u00eb<\/p>\n<p>V\u00ebllai i Bedri Rexhepit, Vedati, ka treguar p\u00ebr Express se i dyshuari e kishte kontaktuar p\u00ebrmes rrjetit social Facebook.<\/p>\n<p>K\u00ebtij iu prezantua si agjent i AKI-s\u00eb dhe i tha se kishte kontakte me nj\u00eb agjent t\u00eb CIA-s. Por, k\u00ebto dy role ai i luante vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht mu ka lajm\u00ebru me nj\u00eb profil t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb Facebook, dhe ka insistua q\u00eb gjoja se ky e ka pasur nj\u00eb problem t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb me rastin ton\u00eb, se para disa vjet\u00ebve ia kan\u00eb kidnapua bab\u00ebn a ku e di un\u00eb, e ka pasur t\u00eb zhdukur dhe m\u00eb ka sugjeruar m\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb person t\u00eb CIA-s. Ky do t\u00eb thot\u00eb \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti, nj\u00eb person i ka luajtur dy role, me Facebook \u00ebsht\u00eb paraqitur gjoja se \u00ebsht\u00eb agjent i AKI-se e gjoja se ka komunikim me nj\u00eb person t\u00eb CIA-s amerikane me prejardhje shqiptare dhe ma ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb email adres\u00eb dhe kam filluar komunikimin me t\u00eb\u201d, ka deklaruar Adnani.<\/p>\n<p>Ai deklaron se S.G. i kishte th\u00ebn\u00eb se Bedriu gjendet n\u00eb nj\u00eb burg n\u00eb Nish t\u00eb Serbis\u00eb, dhe p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga atje, duhen t\u00eb holla.<\/p>\n<p>\u201cFillimisht e kam pasur nj\u00eb takim me t\u00eb, m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb ka informata se v\u00ebllai \u00ebsht\u00eb n\u00eb burgun e Nishit, m\u00eb ka d\u00ebrgu edhe me shkrim, gjoja se gjendet n\u00eb Serbi. Na ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shkojm\u00eb ta marrim, duhen disa shpenzime, pasi \u00ebsht\u00eb privat\u201d, ka deklaruar Vedati.<\/p>\n<p>Por, ai ka th\u00ebn\u00eb se nga fillimi kishte dyshuar n\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e informatave q\u00eb pretendonte se i kishte S.G.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam dyshu prej dit\u00ebs s\u00eb par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mashtrim. M\u00eb pas, e kemi l\u00ebn\u00eb takimin p\u00ebr t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb kemi shku n\u00eb vendin ku kemi pasur t\u00eb takohemi dhe policia e ka arrestuar\u201d, ka deklaruar Vedat Rexhepi.<\/p>\n<p>Gjykata Themelore e Prishtin\u00ebs t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn njoftoi sendaj t\u00eb dyshuarit \u00ebsht\u00eb caktuar masa e paraburgimit prej 30 dit\u00ebsh. Ai dyshohet p\u00ebr veprat penale \u201cMashtrim\u201d, \u201cShantazh\u201d, \u201cPrezantim i rrem\u00eb si person zyrtar\u201d, \u201cFalsifikim i dokumentit\u201d dhe \u201cManipulim i provave\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtari i procedur\u00ebs paraprake k\u00ebrkes\u00ebn e prokurorit t\u00eb shtetit p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit kund\u00ebr t\u00eb pandehurit S.G. e ka aprovuar si t\u00eb bazuar dhe t\u00eb nj\u00ebjtit i ka caktuar mas\u00ebn e paraburgimit n\u00eb koh\u00ebzgjatje prej nj\u00eb (1) muaji. T\u00eb pandehurit S.G. paraburgimi i caktohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nenit 185 dhe nenit 187 paragrafi 1 n\u00ebn paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 t\u00eb KPPK-s\u00eb\u201d, b\u00ebhet e ditur n\u00eb njoftimin e Gjykat\u00ebs<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 8 gusht, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr muaj prej kur biznesmeni Bedri Rexhepi nga Prishtina \u00ebsht\u00eb zhdukur. Familjar\u00ebt e tij nuk kan\u00eb asnj\u00eb informat\u00eb p\u00ebr t\u00eb, madje, nuk e din\u00eb n\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb gjall\u00eb apo jo. Prokuroria vazhdon t\u00eb hesht rreth k\u00ebtij rasti. Derisa n\u00eb paraburgim po q\u00ebndron Jeton Vllasaliu, si i dyshuari kryesor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":87982,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-87981","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=87981"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/87981\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/87982"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=87981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=87981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=87981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}