{"id":88058,"date":"2021-08-10T14:01:39","date_gmt":"2021-08-10T14:01:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=88058"},"modified":"2021-08-10T14:01:39","modified_gmt":"2021-08-10T14:01:39","slug":"reagon-rama-i-acaruar-me-sulmet-nga-kosova-po-une-jam-tradhetar-sdua-tju-hap-telashe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagon-rama-i-acaruar-me-sulmet-nga-kosova-po-une-jam-tradhetar-sdua-tju-hap-telashe\/","title":{"rendered":"Reagon Rama, i acaruar me sulmet nga Kosova: \u201cPo un\u00eb jam tradh\u00ebtar, s\u2019dua t\u2019ju hap telashe!\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama ka reaguar me nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook kundrejt shqiptar\u00ebve nga Kosova q\u00eb po e kritikojn\u00eb p\u00ebr qasjen e tij s\u00eb fundmi, kur u formalizua nisma ekonomike rajonale \u201cBallkani i Hapur\u201d mes Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Rama pyeti se a mundet q\u00eb t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb me politik\u00ebn q\u00eb po e ndjek Prishtina zyrtare.<\/p>\n<p>\u201cA mundet t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja e madhe e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, duke e thelluar m\u00eb tutje deformimin e madh disavje\u00e7ar tashm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Prishtin\u00ebs politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe anasjelltas, si edhe duke e futur n\u00eb shabllonin vulgar t\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb dhe vet\u00eb politik\u00ebn e re rajonale t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare?\u201d, ka shkruar Rama.<\/p>\n<p>Ai kujtoi koh\u00ebn kur n\u00eb vizit\u00ebn e tij t\u00eb par\u00eb zyrtare n\u00eb Beograd i kishte th\u00ebn\u00eb presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7iq se duhet ta pranoj\u00eb realitetin e ri n\u00eb Ballkan: pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cE b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje k\u00ebtu, p\u00ebr t\u2019iu th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb e kan\u00eb gjetur tradh\u00ebtarin tek un\u00eb, se s\u00eb pari, un\u00eb jam po ai q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Beogradit fola me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia dhe sikur t\u00eb t\u00ebr\u00eb ta mbronin njohjen e Kosov\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb pakt\u00ebn si\u00e7 e mbroj un\u00eb, kudo e kurdoher\u00eb, sot Kosova do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e respektuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht\u201d, ka shkruar kryeministri shqiptar.<\/p>\n<p>Rama thot\u00eb se \u201cBallkani i Hapur\u201d \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi e madhe n\u00eb rrug\u00ebn drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p>\u201cS\u00eb dyti, Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm rruga e t\u00eb ardhmes p\u00ebr prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian q\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e vet e ka n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e re dhe e madhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia; sa p\u00ebr nj\u00eb nga shum\u00eb shembuj t\u00eb dobis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur, kush nuk do q\u00eb ta kuptoj\u00eb pse Ballkani i Hapur e heq m\u00eb n\u00eb fund kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, le t\u00eb m\u00eb thot\u00eb pse nuk e kan\u00eb hequr dot deri m\u00eb sot, ata q\u00eb e kan\u00eb premtuar me buj\u00eb dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur at\u00eb kufi, asnj\u00eb prej atyre t\u00eb cil\u00ebve \u201cnuk u han luli\u201d p\u00ebr aleat\u00ebt e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb bashk\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht nism\u00ebn Open Balkan\u201d, shkroi Rama.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i kryeministrit Edi Rama:<\/p>\n<p>Dje pata k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e posa\u00e7me t\u00eb kem p\u00ebr vizit\u00eb nga Kosova dy vajzat e arta shqiptare t\u00eb Tokios, s\u00eb bashku me trainerin e tyre fenomena. K\u00ebrkuan t\u00eb m\u00eb takonin dhe u ndjeva shum\u00eb i nderuar. Biseda me vajzat e me trainerin dhe miqt\u00eb q\u00eb i shoq\u00ebronin, ishte frym\u00ebzuese dhe me disa ide t\u00eb bukura bashk\u00ebpunimi, q\u00eb dakorduam t\u2019i zhvillojm\u00eb s\u00eb bashku. Kur k\u00ebrkuan t\u00eb dilnim edhe n\u00eb fotografi, u thash\u00eb \u201cPo un\u00eb jam tradh\u00ebtar, s\u2019dua t\u2019ju hap telashe!\u201d. Qesh\u00ebn shum\u00eb n\u00eb fakt dhe i b\u00ebm\u00eb fotografit\u00eb, q\u00eb kishin d\u00ebshir\u00eb edhe t\u2019i postoja n\u00eb faqen time.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si\u00e7 e prisja, ushtria digjitale e kinse patriot\u00ebve matan\u00eb kufirit, q\u00eb t\u00eb sharat e mallkimet i kan\u00eb arm\u00ebt e tyre t\u00eb luft\u00ebs qorre t\u00eb shqiptarit me shqiptarin dhe q\u00eb s\u2019po din\u00eb hi\u00e7 \u00e7ka t\u2019i b\u00ebjn\u00eb gomarit e po i bien samarit, u l\u00ebshua uturish\u00ebm n\u00eb lumin e komenteve t\u00eb postimit tim. Fali Zot se s\u2019din\u00eb se \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebto raste. Dhe falur i kam, ata e k\u00eb ata i frym\u00ebzon e i ushqen me helmin verbues t\u00eb urrejtjes, dasis\u00eb, frik\u00ebs nga e ardhmja. Por dy fjal\u00eb sa m\u00eb shkurt p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb kaq t\u00eb gjat\u00eb, s\u2019po i le pa th\u00ebn\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Koha nuk ndalet dhe paqja nuk fitohet me mjetet e luft\u00ebs. Kosova e fitoi luft\u00ebn fal\u00eb aleanc\u00ebs s\u00eb pathyeshme t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara me fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha europiane, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb ushtris\u00eb s\u00eb saj \u00e7lirimtare. Pa at\u00eb aleanc\u00eb as liria, as shtet\u00ebsia, as paqja p\u00ebr popullin e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb kishte ardhur dot sot e gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Po a mund ta fitoj\u00eb Kosova paqen p\u00ebrfundimtare dhe a mund t\u00eb prosperoj\u00eb kombi shqiptar, duke u ftohur e si\u00e7 i themi ne, duke \u201ci treguar babait arat\u201d, kur flet me Amerik\u00ebn, Gjermanin\u00eb, Franc\u00ebn a me vet\u00eb Bashkimin Europian?<\/p>\n<p>E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse e kam jetuar n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb \u201ctregimin e arave\u201d, deri n\u00eb pik\u00ebn q\u00eb nj\u00eb lider kosovar i\u2019a futi n\u00eb sy t\u00eb Merkelit e Macronit, \u201cmu nuk m\u00eb han luli p\u00ebr kta!\u201d dhe mu aty e humbi rastin historik t\u2019ia hiqte vizat Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebri lolo n\u00eb syt\u00eb e aleat\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm strategjik\u00eb me marr\u00ebzira kinse patriotike.<\/p>\n<p>A mund ta fitoj\u00eb Kosova paqen dhe a mund t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb shteti i saj i ri, po edhe shqiptaria si e t\u00ebr\u00eb, duke e kthyer Dialogun me Serbin\u00eb n\u00eb nj\u00eb monolog q\u00eb nuk i prish asnj\u00eb pun\u00eb Serbis\u00eb (p\u00ebrkundrazi acaron prej vitesh tanim\u00eb nervat e aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm strategjik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve p\u00ebr krejt fajin e monologuesve t\u00eb Kosov\u00ebs, Serbia u duket gjithnj\u00eb e m\u00eb e pafajshme, nd\u00ebrsa Kosova gjithnj\u00eb e m\u00eb pak e arsyeshme)?<\/p>\n<p>E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje, sepse prej 8 vjet\u00ebsh tanim\u00eb e d\u00ebshmoj n\u00eb vet\u00eb t\u00eb par\u00eb, trajektoren gjithnj\u00eb e m\u00eb n\u00eb r\u00ebnie t\u00eb respektit e t\u00eb durimit t\u00eb tyre me Prishtin\u00ebn zyrtare dhe m\u00eb dhembin gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb shtremb\u00ebrimet e buz\u00ebve t\u00eb tyre, kur flitet p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>A mundet t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja e madhe e njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, duke e thelluar m\u00eb tutje deformimin e madh disavje\u00e7ar tashm\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb b\u00ebrjes s\u00eb politik\u00ebs s\u00eb brendshme t\u00eb Prishtin\u00ebs politik\u00eb t\u00eb jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe anasjelltas, si edhe duke e futur n\u00eb shabllonin vulgar t\u00eb tradh\u00ebtis\u00eb dhe vet\u00eb politik\u00ebn e re rajonale t\u00eb Tiran\u00ebs zyrtare?<\/p>\n<p>E b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pyetje k\u00ebtu, p\u00ebr t\u2019iu th\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb e kan\u00eb gjetur tradh\u00ebtarin tek un\u00eb, se s\u00eb pari, un\u00eb jam po ai q\u00eb n\u00eb mes t\u00eb Beogradit fola me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia dhe sikur t\u00eb t\u00ebr\u00eb ta mbronin njohjen e Kosov\u00ebs n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj t\u00eb pakt\u00ebn si\u00e7 e mbroj un\u00eb, kudo e kurdoher\u00eb, sot Kosova do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e respektuar nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, Ballkani i Hapur \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm rruga e t\u00eb ardhmes p\u00ebr prosperitetin e kombit shqiptar, si komb europian q\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb e vet e ka n\u00eb Europ\u00ebn e Bashkuar, por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb mund\u00ebsi e re dhe e madhe m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb rrug\u00ebn drejt njohjes s\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia; sa p\u00ebr nj\u00eb nga shum\u00eb shembuj t\u00eb dobis\u00eb s\u00eb madhe t\u00eb Ballkanit t\u00eb Hapur, kush nuk do q\u00eb ta kuptoj\u00eb pse Ballkani i Hapur e heq m\u00eb n\u00eb fund kufirin mes Shqip\u00ebris\u00eb e Kosov\u00ebs, le t\u00eb m\u00eb thot\u00eb pse nuk e kan\u00eb hequr dot deri m\u00eb sot, ata q\u00eb e kan\u00eb premtuar me buj\u00eb dhe pse nuk e heq dot pa Ballkanin e Hapur at\u00eb kufi, asnj\u00eb prej atyre t\u00eb cil\u00ebve \u201cnuk u han luli\u201d p\u00ebr aleat\u00ebt e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm strategjik\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb bashk\u00eb, q\u00eb e mb\u00ebshtesin plot\u00ebsisht nism\u00ebn Open Balkan.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb fundi, kush n\u00eb Kosov\u00eb mendon se duke m\u00eb shar\u00eb e mallkuar mua e b\u00ebn Kosov\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb luft\u00ebn diplomatike p\u00ebr njohjen nga Serbia, pushka top le t\u2019i b\u00ebhet, e ka t\u00eb gjith\u00eb bekimin tim t\u00eb nxjerr\u00eb krejt gjuh\u00ebn jasht\u00eb. Por ama askush n\u00eb Kosov\u00eb a n\u00eb Shqip\u00ebri qoft\u00eb, t\u00eb mos pres\u00eb assesi q\u00eb un\u00eb dhe shumica e re qeveris\u00ebse e Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb heqim dor\u00eb nga lufta diplomatike p\u00ebr paqe e prosperitet ekonomik e social n\u00eb Ballkanin e Hapur \u2013 p\u00ebrfshir\u00eb edhe njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia. E cila b\u00ebhet me mend, krah p\u00ebr krah me aleat\u00ebt e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm strategjik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs, e jo me \u201clulin\u201d e kinse patriotizmin digjital.<\/p>\n<p>Koha do t\u00eb flas\u00eb m\u00eb shum\u00eb e m\u00eb mir\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Shqip\u00ebris\u00eb, Edi Rama ka reaguar me nj\u00eb postim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb Facebook kundrejt shqiptar\u00ebve nga Kosova q\u00eb po e kritikojn\u00eb p\u00ebr qasjen e tij s\u00eb fundmi, kur u formalizua nisma ekonomike rajonale \u201cBallkani i Hapur\u201d mes Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. Rama pyeti se a mundet q\u00eb t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja mes Kosov\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":88059,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88058","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88058","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88058"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88058\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88059"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88058"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88058"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88058"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}