{"id":88212,"date":"2021-08-12T06:46:35","date_gmt":"2021-08-12T06:46:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=88212"},"modified":"2021-08-12T06:46:35","modified_gmt":"2021-08-12T06:46:35","slug":"a-do-te-vendosen-masa-te-reja-pas-rritjes-se-rasteve-flasin-nga-qeveria","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/a-do-te-vendosen-masa-te-reja-pas-rritjes-se-rasteve-flasin-nga-qeveria\/","title":{"rendered":"A do t\u00eb vendosen masa t\u00eb reja pas rritjes s\u00eb rasteve, flasin nga Qeveria"},"content":{"rendered":"<p>Nga 14 raste me COVID-19 m\u00eb 26 korrik, n\u00eb 888 raste me 11 gusht. Situata epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrkeq\u00ebsohet.Masat kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19 n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nuk po respektohen dhe sjellja e qytetar\u00ebve ndaj pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb pothujse shp\u00ebrfill\u00ebse.Maskat dhe distanca fizike tashm\u00eb jan\u00eb harruar.Institucionet ende nuk tregojn\u00eb n\u00ebse, apo kur, do t\u00eb vendos\u00ebn masa shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e koronavirusit.Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, P\u00ebrparim Kryeziu, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se \u201cpo zhvillohet takime t\u00eb vazhdueshme me ekspert\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rekomandimet e tyre konform situat\u00ebs epidemiologjike dhe trendit t\u00eb vaksinimit\u201d.N\u00eb vendimin e fundit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr kontrollin e luftimin dhe parandalimin e COVID-19, t\u00eb dat\u00ebs 14 korrik, thuhet se bartja e mask\u00ebs, duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn \u00ebsht\u00eb obligative n\u00eb t\u00eb gjitha rastet p\u00ebrve\u00e7: gjat\u00eb ecjes vet\u00ebm n\u00eb ambient t\u00eb jasht\u00ebm, gjat\u00eb ngasjes s\u00eb automjetit, vet\u00ebm apo n\u00eb grup me jo m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr persona, gjat\u00eb ushtrimeve fizike dhe gjat\u00eb ngr\u00ebnies ose pirjes.Vendimi obligon p\u00ebrgjegj\u00ebsit e institucioneve publike dhe private q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb objekteve t\u00eb vendosin shenjat e ndales\u00ebs p\u00ebr hyrje t\u00eb personave pa maska mbrojt\u00ebse.Por, ka ngecje n\u00eb kontrollin e respektimit t\u00eb k\u00ebsaj mase dhe t\u00eb tjerave q\u00eb parashihen me k\u00ebt\u00eb vendim.N\u00eb raportin e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr dit\u00ebn e mart\u00eb (10 gusht) thuhet se jan\u00eb shqiptuar 5 gjoba n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit anti-COVID.Krahas Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, gjat\u00eb pandemis\u00eb, edhe nj\u00eb institucion tjet\u00ebr ka kryer inspektime t\u00eb respektimit t\u00eb masave kund\u00ebr pandemis\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb Agjencia e Ushqimit dhe Veterin\u00ebs. Por, kjo agjenci gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit nuk ka kryer inspektime p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb inspektor\u00ebve.Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, Lamir Tha\u00e7i, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb, se kontrollet nga ana e k\u00ebsaj agjencie nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i kontratave t\u00eb inspektoreve shtes\u00eb t\u00eb cil\u00ebt gjat\u00eb pandemis\u00eb ishin angazhuar nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.\u201cNe thjesht\u00eb nuk kemi pasur kapacitete p\u00ebr mbikqyrjen e zbatimit t\u00eb masave\u201d, tha Tha\u00e7i.Sipas tij, kontratat p\u00ebr grupin e par\u00eb prej 75 inspektor\u00ebve shtes\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb muajin qershor, nd\u00ebrsa p\u00ebr grupin tjet\u00ebr prej 20 inspektor\u00ebsh kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb muajin korrik.Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb thot\u00eb se k\u00ebta inspektor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb me kontrata t\u00eb afatizuara, dhe se ato jan\u00eb p\u00ebrmbushur.\u201cN\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb rekrutime t\u00eb reja apo jo, kjo do t\u00eb varet nga zhvillimi i situat\u00ebs epidemiologjike, k\u00ebrkesave t\u00eb argumentuara nga institucionet mbik\u00ebqyr\u00ebse dhe nga buxheti n\u00eb dispozicion\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.\u00c7far\u00eb thon\u00eb mjek\u00ebt?Mikrobiologu kosovar, Lul Raka, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se shkaqet e rritjes s\u00eb numrit t\u00eb rasteve jan\u00eb shpejt\u00ebsia e p\u00ebrhapjes s\u00eb variantit Delta, neglizhimi i masave parandaluese nga popullata p\u00ebrfshir\u00eb mosmbajtjen e maskave n\u00eb objekte t\u00eb mbyllura apo mjete t\u00eb transportit publik, grumbullimet dhe intensifikimi i kontakteve.Sipas tij nuk ka inspektime t\u00eb mjaftueshme nga policia dhe inspektoratet q\u00ebndrore e komunale p\u00ebr respektimin e masave.\u201cP\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb pamjaftueshem t\u00eb popullat\u00ebs s\u00eb vaksinuar plot\u00ebsisht, duhet fuqizuar bartjen e mask\u00ebs n\u00eb objekte t\u00eb mbyllura, shmangien e q\u00ebndrimit n\u00eb turma dhe masa kufizuese t\u00eb cilat fillimisht fokusohen p\u00ebr personat e pavaksinuar. N\u00eb rast t\u00eb rritjes dramatike t\u00eb hospitalizimeve dhe vdekjeve, at\u00ebher\u00eb rrjedhimisht edhe masat kufizuese fuqizohen\u201d, tha Raka.P\u00ebr epidemiologun Isuf Dedushaj, rritja e shpejt\u00eb e rasteve me COVID-19, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese.Ai konsideron q\u00eb n\u00ebse vazhdon nj\u00eb trend i till\u00eb i infektimeve, duhet t\u00eb merren masa q\u00eb do t\u00eb parandalonin p\u00ebrhapjen e m\u00ebtejme t\u00eb infeksionit.\u201cNjer\u00ebzit kan\u00eb harruar edhe si ka qen\u00eb pandemia. E vetmja m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet numri i p\u00ebrfshirjes n\u00eb vaksinim. E n\u00ebse vazhdon k\u00ebshtu rritja enorme, mandej sigurisht se duhet t\u00eb merren dhe masa t\u00eb tjera kund\u00ebr pandemis\u00eb\u201d, i ka th\u00ebn\u00eb REL-it, Dedushaj.T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, autoritetet kan\u00eb njoftuar se numri i personave t\u00eb vaksinuar me t\u00eb dyja dozat e vaksinave ka shkuar n\u00eb 174.991, nd\u00ebrsa shifra totale e vaksinave t\u00eb dh\u00ebna \u00ebsht\u00eb 521.737.Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb sensibizilimi p\u00ebr t\u00eb inkurajuar qytetar\u00ebt q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjen fushat\u00ebs s\u00eb imunizimit.Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb thot\u00eb se mbajtja e maskave duhet t\u00eb p\u00ebrdoret si pjes\u00eb e nj\u00eb strategjie gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e masave p\u00ebr t\u00eb parandaluar transmetimin e virusit dhe p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar jet\u00eb.Masat n\u00eb SHBA dhe IzraelN\u00eb fund t\u00eb muajit korrik, Qendrat p\u00ebr Kontrollin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve n\u00eb Shtetet e Bashkuara, kan\u00eb njoftuar se njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb plot\u00ebsisht t\u00eb vaksinuar, duhet t\u2019i rikthehen vendosjes s\u00eb maskave n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura, n\u00ebse jetojn\u00eb n\u00eb zona ku infektimi me koronavirus po rritet. K\u00ebto zona aktualisht p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb SHBA-s\u00eb, ose m\u00eb shum\u00eb se 60% t\u00eb qarqeve amerikane. Maskat, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme jasht\u00eb.Ndryshimi vjen vet\u00ebm dy muaj pasi CDC-ja ka konstatuar se njer\u00ebzit e vaksinuar plot\u00ebsisht nuk kan\u00eb m\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb veshin maska n\u00eb ambiente t\u00eb brendshme publike.Drejtorja e Qendrave p\u00ebr Kontrollin dhe Parandalimin e S\u00ebmundjeve, Rochelle Walensky, ka th\u00ebn\u00eb se rekomandimi i ri bazohet n\u00eb shqet\u00ebsimet nga varianti Delta.Derisa efikasiteti i vaksinave mbetet i lart\u00eb ndaj variantit Delta, \u201ct\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja tregojn\u00eb se, n\u00eb raste t\u00eb rralla, disa njer\u00ebz t\u00eb vaksinuar mund t\u00eb jen\u00eb ngjit\u00ebs dhe ta p\u00ebrhapin virusin te t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Walensky.Autoritetet sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuara nga p\u00ebrhapja e shpejt e variantit Delta t\u00eb koronavirusit, i cili po dominon rastet e reja t\u00eb t\u00eb infektuarve n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn.N\u00eb shum\u00eb vende, qeverit\u00eb kan\u00eb shtuar masat e kufizimit p\u00ebr t\u00eb parandaluar, si\u00e7 kan\u00eb th\u00ebn\u00eb, nj\u00eb mbyllje t\u00eb plot\u00eb si\u00e7 kishte ndodhur disa her\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar.I till\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i Izraelit.Pas nj\u00eb rritjeje t\u00eb ndjeshme t\u00eb rasteve t\u00eb reja me COVID-19, Izraeli hapi qendra p\u00ebr testime t\u00eb shpejta t\u00eb koronavirusit n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.Njoftimi u b\u00eb m\u00eb 8 gusht nga sh\u00ebrbimi i urgjenc\u00ebs Magen David Adom (MDA).Qeveria izraelite \u00ebsht\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb shmang nj\u00eb izolim tjet\u00ebr, pas rritjes s\u00eb rasteve t\u00eb reja. Disa masa shtes\u00eb t\u00eb kufizimit tashm\u00eb jan\u00eb vendosur, por autoritetet thon\u00eb se do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shmangur nj\u00eb mbyllje t\u00eb plot\u00eb.Gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kaluar, Izraeli ka regjistruar mesatarisht m\u00eb shum\u00eb se 3,000 raste t\u00eb reja t\u00eb koronavirusit n\u00eb dit\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb shifra m\u00eb e lart\u00eb q\u00eb nga muaji prill.Izraeli ishte nj\u00eb nga vendet e para q\u00eb filloi fushat\u00ebn e imunizimit kund\u00ebr COVID-19 n\u00eb dhjetorin e vitit t\u00eb kaluar, fal\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje me kompanin\u00eb farmaceutike Pfizer q\u00eb i mund\u00ebsoi qasje n\u00eb miliona doza t\u00eb vaksin\u00ebs.Gati 60 p\u00ebr qind e 9.3 milion\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Izraelit kan\u00eb marr\u00eb dy doza t\u00eb vaksin\u00ebs, kryesisht Pfizer\/BioNTech. Por, rreth nj\u00eb milion izraelit\u00eb ende refuzojn\u00eb t\u00eb vaksinohen edhe pse e g\u00ebzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.N\u00eb Kosov\u00eb, prej 13 marsit 2020, kur jan\u00eb regjistruar rastet e para t\u00eb infektimit, autoritetet sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb regjistruar 111,644 pacient\u00eb me k\u00ebt\u00eb virus. Prej tyre 2,274 kan\u00eb vdekur.Sh\u00ebrbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosov\u00ebs njoftoi m\u00eb 11 gusht se 186 pacient\u00eb jan\u00eb t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb klinikat ku trajtohen pacient\u00ebt me COVID-19 \u2013 s\u00ebmundja q\u00eb shkaktohet nga koronavirusi \u2013 dhe n\u00eb spitalet e p\u00ebrgjithshme.Prej k\u00ebtij numri, 136 pacient\u00eb jan\u00eb t\u00eb konfirmuar pozitiv\u00eb me koronavirus. Dy prej tyre jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore, nd\u00ebrkaq 117 t\u00eb tjer\u00eb po trajtohen me oksigjenoterapi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga 14 raste me COVID-19 m\u00eb 26 korrik, n\u00eb 888 raste me 11 gusht. Situata epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb po p\u00ebrkeq\u00ebsohet.Masat kund\u00ebr p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19 n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nuk po respektohen dhe sjellja e qytetar\u00ebve ndaj pandemis\u00eb \u00ebsht\u00eb pothujse shp\u00ebrfill\u00ebse.Maskat dhe distanca fizike tashm\u00eb jan\u00eb harruar.Institucionet ende nuk tregojn\u00eb n\u00ebse, apo kur, do t\u00eb vendos\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":88213,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[3],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88212","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-shendetesi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88212","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88212"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88212\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88213"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88212"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88212"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88212"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}