{"id":88918,"date":"2021-08-20T06:30:46","date_gmt":"2021-08-20T06:30:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=88918"},"modified":"2021-08-20T06:30:46","modified_gmt":"2021-08-20T06:30:46","slug":"te-gjitha-masat-e-reja-qe-kane-hyre-ne-fuqi-sot-ndalohen-dasmat-dhe-ndryshon-orari-i-gastronomise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/te-gjitha-masat-e-reja-qe-kane-hyre-ne-fuqi-sot-ndalohen-dasmat-dhe-ndryshon-orari-i-gastronomise\/","title":{"rendered":"T\u00eb gjitha masat e reja q\u00eb kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb fuqi sot\/ Ndalohen dasmat dhe ndryshon orari i gastronomis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Pasi n\u00eb vend u sh\u00ebnua rekord i rasteve t\u00eb reja me koronavirus, Qeveria mori vendim p\u00ebr masa t\u00eb reja, t\u00eb cilat u miratuan m\u00eb 18 gusht, nd\u00ebrsa hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga sot.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr masat e reja vlen nga sot, 20 gusht 2021, shkruan Sinjali.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi, do t\u00eb mbyllen klubet e nat\u00ebs, gastronomia do t\u00eb punoj\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 22:30 eventualisht 23:00.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb masave t\u00eb reja jan\u00eb ndaluar edhe mbajtja e ahengjeve e dasmave.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dokument gjeni t\u00eb gjitha masat e reja antiCOVID.<\/p>\n<p>V E N D I M<\/p>\n<p>P\u00ebr masat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta p\u00ebr kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemis\u00eb COVID-19<\/p>\n<p>A. [Zbatimi territorial]<\/p>\n<p>1. Ky vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>B. [Hyrjet dhe daljet e qytetar\u00ebve t\u00eb huaj nga Republika e Kosov\u00ebs]<\/p>\n<p>2. T\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ata me leje q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb cil\u00ebt vijn\u00eb nga vendet me rrezik t\u00eb lart\u00eb sipas list\u00ebs zyrtare t\u00eb Institutit komb\u00ebtar t\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb publike t\u00eb Kosov\u00ebs (IKShPK), duhet t\u00eb ken\u00eb test RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19 t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb 72 or\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>3. Nga pika 2. p\u00ebrjashtohen:<\/p>\n<p>3.1. Qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes aeroportit apo pikave kufitare tok\u00ebsore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) or\u00ebsh, p\u00ebrmes aeroportit ose pikave kufitare tok\u00ebsore, me kusht q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebnshkruaj deklarat\u00ebn se do ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn brenda tre (3) or\u00ebsh;<\/p>\n<p>3.2. Qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb si transportues profesionist (vozit\u00ebs), me kusht q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb protokollin p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga COVID-19;<\/p>\n<p>3.3. Qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb p\u00ebrmes transportit t\u00eb organizuar me autobus ose me linj\u00eb t\u00eb rregullt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, transit, me kusht q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet deklarata se do ta l\u00ebshojn\u00eb territorin e Kosov\u00ebs brenda pes\u00eb (5) or\u00ebsh;<\/p>\n<p>3.4. Diplomat\u00ebt e huaj, t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe familjar\u00ebt e tyre;<\/p>\n<p>3.5. Personat q\u00eb kan\u00eb \u00e7ertifikat\u00eb t\u00eb vaksinimit t\u00eb plot\u00eb kund\u00ebr COVID-19;<\/p>\n<p>3.6. Personi me nj\u00eb rezultat pozitiv t\u00eb testit t\u00eb antitrupave serologjik \u2013IgG, t\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb s\u00eb shumti tridhjet\u00eb (30) dit\u00eb para arritjes.<\/p>\n<p>3.7. F\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (11) vje\u00e7.<\/p>\n<p>C. [Mbrojtja dhe siguria n\u00eb pun\u00eb]<\/p>\n<p>4. Grat\u00eb shtatz\u00ebna, lirohen nga obligimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur fizikisht n\u00eb pun\u00eb. Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik\u00eb<\/p>\n<p>apo privat udh\u00ebzohen t\u00eb ju krijojn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb nga sht\u00ebpia, p\u00ebr aq sa \u00ebsht\u00eb e aplikueshme.<\/p>\n<p>\u00c7. [Masat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb mbrojtjes dhe higjien\u00ebs]<\/p>\n<p>5. Obligohen institucionet publike dhe private, si dhe subjektet tjera, t\u00eb mbajn\u00eb dezinfektues p\u00ebr duar dhe maska n\u00eb vende t\u00eb qasshme, n\u00eb hyrje t\u00eb objektit si dhe n\u00eb ambientet e brendshme.<\/p>\n<p>6. Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7do objekti, t\u00eb vendosin shenja t\u00eb dukshme t\u00eb rregullave t\u00eb sjelljes p\u00ebr mbrojtje nga COVID-19, p\u00ebrfshir\u00eb shenj\u00ebn e ndalimit t\u00eb hyrjes n\u00eb objekt pa maska, si dhe respektimin e distanc\u00ebs.<\/p>\n<p>7. Obligohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera, q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb dezinfektimin dhe ajrosjen e hap\u00ebsirave t\u00eb mbyllura.<\/p>\n<p>8. Ndalohet hyrja n\u00eb ambientet e mbyllura pa mask\u00eb.<\/p>\n<p>9. Bartja e mask\u00ebs duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn \u00ebsht\u00eb obligative n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, p\u00ebrve\u00e7:<\/p>\n<p>9.1. Gjat\u00eb ecjes n\u00eb ambient t\u00eb jasht\u00ebm, vet\u00ebm;<\/p>\n<p>9.2. Gjat\u00eb ngasjes s\u00eb automjetit, vet\u00ebm, apo n\u00eb grup me jo m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr (4) persona;<\/p>\n<p>9.3. Gjat\u00eb vrapimit, \u00e7iklimit dhe ushtrimeve fizike;<\/p>\n<p>9.4. Gjat\u00eb ngr\u00ebnies apo pijes.<\/p>\n<p>10. Obligohen t\u00eb gjitha institucionet publike dhe private q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb monitoroj\u00eb zbatimin e mas\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 8.<\/p>\n<p>D. [Institucionet e arsimit]<\/p>\n<p>11. Institucionet publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit vazhdojn\u00eb m\u00ebsimin sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs p\u00ebr sektorin e arsimit.<\/p>\n<p>12. T\u00eb gjitha institucioneve publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit, iu ndalohet<\/p>\n<p>organizimi i ekskursioneve dhe sh\u00ebtitjeve grupore.<\/p>\n<p>Dh. [Paraqitja p\u00ebr skemat sociale dhe pensionale]<\/p>\n<p>13. Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve udh\u00ebzohet t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit e<\/p>\n<p>skemave sociale dhe pensionale, q\u00eb menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt n\u00eb zyrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb evidentimit, si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse..<\/p>\n<p>E. [Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]<\/p>\n<p>14. Lejohen grumbullimet n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura (mbledhje, seminare, trajnime), me kusht q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet 30% e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. Organizatori obligohet t\u00eb mbaj distanc\u00ebn<\/p>\n<p>fizike prej s\u00eb paku 1 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave, sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.<\/p>\n<p>15. Lejohen grumbullimet n\u00eb ambiente t\u00eb jashtme, tubimet shoq\u00ebrore (festivale, koncerte,<\/p>\n<p>etj.) me kusht q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet 50% e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.<\/p>\n<p>F. [Klubet e nat\u00ebs dhe ahengjet]<\/p>\n<p>16. Nga data 20 gusht 2021 deri me dat\u00eb 1 shtator 2021, ndalohet veprimtaria e klubeve t\u00eb nat\u00ebs, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe mbr\u00ebmjeve t\u00eb matur\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>G. [Hyrja, shfryt\u00ebzimi dhe organizimi i aktiviteteve t\u00eb caktuara]<\/p>\n<p>17. Nga data 20 gusht 2021 deri me dat\u00eb 1 shtator 2021, hyrja n\u00eb ambientet ku mbahen grumbullime, tubime (festivale, koncerte) aktivitete sportive dhe kulturore t\u00eb cilat kan\u00eb<\/p>\n<p>kapacitet mbi 100 persona, si dhe organizimi i k\u00ebtyre aktiviteteve, lejohet vet\u00ebm n\u00ebse klient\u00ebt\/pjes\u00ebmarr\u00ebsit posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>17.1 Certifikat\u00ebn e vaksinimit p\u00ebr vaksinimin e plot\u00eb ose marrjen e nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs kund\u00ebr COVID-19;<\/p>\n<p>17.2 Testi RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 72 or\u00eb;<\/p>\n<p>17.3 D\u00ebshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i l\u00ebshuar jo m\u00eb pak se 21 dit\u00eb dhe jo m\u00eb shum\u00eb se 180 dit\u00eb ose rezultat pozitiv i testit t\u00eb antitrupave serologjik \u2013IgG, i l\u00ebshuar m\u00eb s\u00eb shumti para 30 dit\u00ebve;<\/p>\n<p>17.4 Test i shpejt\u00eb antigjen negativ jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>18. Nga data 20 gusht 2021 deri me dat\u00eb 01 shtator 2021, nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 17 duhet t\u00eb posedohet nga t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bizneseve\/ aktiviteteve t\u00eb cekura n\u00eb pik\u00ebn 17, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me klient\u00ebt.<\/p>\n<p>19. Personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb bizneseve\/ aktiviteteve t\u00eb cekura n\u00eb pik\u00ebn 17, jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb caktojn\u00eb nj\u00eb person i cili do t\u00eb kontrolloj\u00eb posedimin e t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb prej d\u00ebshmive sipas pik\u00ebs 17.<\/p>\n<p>20. Personat n\u00ebn mosh\u00ebn 16 vje\u00e7are nuk jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb posedojn\u00eb asnj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura sipas pik\u00ebs 17.<\/p>\n<p>Gj. [Gastronomia]<\/p>\n<p>21. Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb restoranet dhe hap\u00ebsirat e ngjashme n\u00eb hoteleri lejohen t\u00eb punojn\u00eb deri n\u00eb or\u00ebn 22:30 dhe t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs. N\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura lejohet veprimtar deri n\u00eb 50% e kapacitetit<\/p>\n<p>t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. N\u00eb hap\u00ebsirat e hapura lejohet shfryt\u00ebzimi deri n\u00eb 70% e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku sh\u00ebrbehet ushqimi dhe pijet.<\/p>\n<p>22. P\u00ebrgjegj\u00ebsit e lokaleve duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb distanca nd\u00ebrmjet klient\u00ebve n\u00eb tavolina t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb (1) met\u00ebr.<\/p>\n<p>23. Pjesa e prapme e nj\u00eb karrige, me pjes\u00ebn e prapme t\u00eb karriges tjet\u00ebr duhet jen\u00eb n\u00eb distanc\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb (1) met\u00ebr.<\/p>\n<p>24. N\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura lejohen deri n\u00eb 4 persona n\u00eb tavolin\u00eb. N\u00eb rast se tavolinat jan\u00eb me t\u00eb m\u00ebdha se dy (2) metra, at\u00ebher\u00eb parakusht \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet hap\u00ebsira duke respektuar kufizimin prej pes\u00eb (5) persona n\u00eb 10 m2.<\/p>\n<p>25. N\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura lejohet sh\u00ebrbimi i ushqimit dhe pijeve vet\u00ebm p\u00ebr mysafiret q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ulur ose duke q\u00ebndruar n\u00eb k\u00ebmb\u00eb n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb ose n\u00eb banak.<\/p>\n<p>26. N\u00eb hap\u00ebsirat e jashtme lejohen deri n\u00eb gjasht\u00eb (6) persona n\u00eb tavolin\u00eb, banak apo n\u00eb tavolina n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>27. \u00c7do tavolin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e pajisur me dezinfektues q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb s\u00eb paku 60-70% alkool.<\/p>\n<p>28. Duhet t\u00eb vendosen udh\u00ebzuesit n\u00eb hap\u00ebsirat e jashtme t\u00eb lokaleve lidhur me informimin e klient\u00ebve p\u00ebr protokollin e masave kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>H. [Qendrat tregtare dhe operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb]<\/p>\n<p>29. Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebn 8 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi dhe sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs.<\/p>\n<p>30. Obligohen t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr veprimtari ekonomike e kan\u00eb tregtin\u00eb me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve n\u00eb lokal n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sipas rregullit \u2013 1 person p\u00ebr 8 m2. K\u00ebta operator\u00eb obligohen t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb hyrje numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb lejuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku lejohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb klient\u00ebt.<\/p>\n<p>I. [Puna me pal\u00eb]<\/p>\n<p>31. Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomik\u00eb, obligohet q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb rreshtimin apo tubimin brenda dhe jasht\u00eb ambientit t\u00eb pun\u00ebs\/biznesit, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse mbahet distanc\u00eb fizike prej t\u00eb pakt\u00ebn 1.5 metra nga grupet e tjera t\u00eb personave.<\/p>\n<p>J. [Transporti publik]<\/p>\n<p>32. Ndalohet hyrja n\u00eb mjetet t\u00eb transportit publik pa mask\u00eb.<\/p>\n<p>33. Operator\u00ebt e transportit rrugor t\u00eb udh\u00ebtareve lejohen t\u00eb punojn\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar<\/p>\n<p>kapacitetin e plot\u00eb t\u00eb ul\u00ebseve, me kusht q\u00eb personeli dhe udh\u00ebtar\u00ebt t\u00eb mbajn\u00eb mask\u00ebn gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs. Operator\u00ebt e transportit nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb tep\u00ebr udh\u00ebtar\u00eb n\u00eb autobus sesa q\u00eb posedojn\u00eb ul\u00ebse.<\/p>\n<p>34. N\u00eb taksi lejohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb deri n\u00eb dy (2) udh\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>K. [Teatrot, bibliotekat, etj.]<\/p>\n<p>35. Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galerit\u00eb, ansamblet, baleti, kinemat\u00eb, qendrat rinore, muzet\u00eb, qendrat e kultur\u00ebs me grupe apo institucionet tjera t\u00eb ngjashme vart\u00ebse t\u00eb MKRS-s\u00eb apo t\u00eb Komunave, lejohen t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 50% t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve<\/p>\n<p>p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitetet (si gjat\u00eb shfaqjeve ashtu edhe gjat\u00eb ushtrimeve), n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebn 8 dhe sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.<\/p>\n<p>L. [Sporti dhe rekreacioni]<\/p>\n<p>36. Lejohet organizimi i garave sportive dhe st\u00ebrvitjeve p\u00ebrkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave bot\u00ebrore p\u00ebr organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojt\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>37. N\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura lejohet prania e shikuesve deri n\u00eb 15% t\u00eb kapacitetit t\u00eb objektit apo hap\u00ebsir\u00ebs sportive (salla sportive, pishina, hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb<\/p>\n<p>mbyllura) duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojt\u00ebse, n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebn 8 dhe sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.<\/p>\n<p>38. N\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb jashtme lejohet prania e shikuesve deri n\u00eb 30% t\u00eb kapacitetit t\u00eb objektit, apo hap\u00ebsir\u00ebs sportive (stadium, pishina, hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb jashtme),<\/p>\n<p>duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojt\u00ebse, n\u00eb p\u00ebrputhje me pik\u00ebn 8 dhe sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi dhe udh\u00ebzuesit respektiv.<\/p>\n<p>39. Organizator\u00ebt e gar\u00ebs jan\u00eb t\u00eb obliguar t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat specifike, n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me protokollet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr menaxhimin e mas\u00ebs (tifoz\u00ebve) para, gjat\u00eb dhe pas hyrjes n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn sportive.<\/p>\n<p>40. Lejohet shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme p\u00ebr aktivitete individuale rekreative, sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi dhe udh\u00ebzuesit respektiv .<\/p>\n<p>41. Shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme b\u00ebhet n\u00eb proporcion 1 klient n\u00eb 8m2, sipas d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 17 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi dhe udh\u00ebzuesit respektiv .<\/p>\n<p>42. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve t\u00eb tjera p\u00ebr<\/p>\n<p>pastrim), n\u00eb secil\u00ebn pajisje t\u00eb fitnesit me q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsimit dhe dezinfektimit t\u00eb tyre nga secili klient pas p\u00ebrdorimit.<\/p>\n<p>Ll. [Udh\u00ebzuesit dhe sqarimet]<\/p>\n<p>43. Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzuesit e p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si n\u00eb vijim:<\/p>\n<p>43.1. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e masave t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19;<\/p>\n<p>43.2 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr sektorin e sh\u00ebrbimeve personale dhe bizneseve, industris\u00eb, administrat\u00ebs publike dhe OJQ-ve;<\/p>\n<p>43.3 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet arsimore t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve;<\/p>\n<p>43.4 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;<\/p>\n<p>43.5 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr tubimet fetare, varrime, pun\u00ebtori dhe aktivitete kulturore,<\/p>\n<p>43.6 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;<\/p>\n<p>43.7 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr transportin publik;<\/p>\n<p>43.8 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor;<\/p>\n<p>43.9 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aviacionin civil;<\/p>\n<p>43.10 Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet korrektuese, qendra t\u00eb azilit dhe t\u00eb mbajtjes p\u00ebr t\u00eb huaj;<\/p>\n<p>44. Udh\u00ebzuesit nga pika 43 jan\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat dhe sektor\u00ebt ndaj t\u00eb cil\u00ebve zbatohen.<\/p>\n<p>45. Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nevoje t\u00eb nxjerr sqarime p\u00ebr pikat e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>M. [Zbatimi]<\/p>\n<p>46. Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, AUV dhe Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtabet emergjente komunave, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e k\u00ebtij vendimi dhe t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raport javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn l6:00).<\/p>\n<p>47. Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, ShSKUK dhe IKShPK t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raportin javor, (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn 16:00), p\u00ebr zbatimin e masave,<\/p>\n<p>gjendjen n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, situat\u00ebn epidemiologjike si dhe parashikimet p\u00ebr dy jav\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>48. Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb, bazuar n\u00eb Ligjin Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19, n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale, var\u00ebsisht prej situat\u00ebs epidemiologjike dhe rekomandimeve t\u00eb IKShPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>49. Obligohet Policia e Kosov\u00ebs dhe inspektoratet p\u00ebrgjegj\u00ebse, t\u00eb mbik\u00ebqyrin zbatimin e<\/p>\n<p>masave, vendimeve t\u00eb tjera dhe udh\u00ebzuesve p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>50. P\u00ebr shkel\u00ebsit e masave, organet kompetente obligohen t\u00eb shqiptojn\u00eb masat nd\u00ebshkimore sipas Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb<\/p>\n<p>territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb tjera n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>51. I vetmi autoritet q\u00eb mund t\u00eb ofroj opinion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb,<\/p>\n<p>nd\u00ebrkaq \u00e7do institucion tjet\u00ebr mund t\u00eb ofroj\u00eb sqarime p\u00ebr kategorit\u00eb respektive p\u00ebr t\u00eb cilat aplikohet ky vendim, vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb atij sqarimi nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>N. [Shfuqizimi i vendimit Nr. 01\/25]<\/p>\n<p>52. Shfuqizohet Vendimi i Qeveris\u00eb Nr. 01\/25 i dat\u00ebs 12.08.2021.<\/p>\n<p>Nj. [Hyrja n\u00eb fuqi]<\/p>\n<p>53. Vendimi hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e publikimit n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe vlen\u00eb deri m\u00eb dt.01.09.2021.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi n\u00eb vend u sh\u00ebnua rekord i rasteve t\u00eb reja me koronavirus, Qeveria mori vendim p\u00ebr masa t\u00eb reja, t\u00eb cilat u miratuan m\u00eb 18 gusht, nd\u00ebrsa hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga sot. Vendimi p\u00ebr masat e reja vlen nga sot, 20 gusht 2021, shkruan Sinjali. N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi, do t\u00eb mbyllen klubet e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":88919,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-88918","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88918","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=88918"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/88918\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/88919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=88918"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=88918"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=88918"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}