{"id":89258,"date":"2021-08-22T17:30:36","date_gmt":"2021-08-22T17:30:36","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=89258"},"modified":"2021-08-22T17:30:36","modified_gmt":"2021-08-22T17:30:36","slug":"aktivisti-i-vv-se-i-drejtohet-kurtit-per-agim-bahtirin-ke-qene-i-informuar-per-keqqeverisjen-deri-ne-amoralitet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/aktivisti-i-vv-se-i-drejtohet-kurtit-per-agim-bahtirin-ke-qene-i-informuar-per-keqqeverisjen-deri-ne-amoralitet\/","title":{"rendered":"Aktivisti i VV-s\u00eb i drejtohet Kurtit p\u00ebr Agim Bahtirin: Ke qen\u00eb i informuar p\u00ebr keqqeverisjen, deri n\u00eb amoralitet"},"content":{"rendered":"<p>Aktivisti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Ramadan Beshiri, ka reaguar pasi q\u00eb VV e rikandidoi Agim Bahtirin edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat p\u00ebr kryetar t\u00eb Mitrovic\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i revoltuar me \u201cneglizhenc\u00ebn e Kurtit p\u00ebr t\u00eb reformuar deg\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Beshiri p\u00ebrmes nj\u00eb letre publike ka th\u00ebn\u00eb se Kurti ka qen\u00eb i informuar n\u00eb detaje p\u00ebr \u00e7do parregull\u00ebsi, p\u00ebr keq-qeverisjen lokale e cila sipas tij, ka dalur nga binar\u00ebt e konceptit Vet\u00ebvendosje deri tek informata tejet konfidenciale p\u00ebr amoralitet.<\/p>\n<p>\u201cKur them ka gabuar Kryetari yn\u00eb z.Kurti, e konfirmoj nga burime t\u00eb sigurta se ka qen\u00eb i informuar n\u00eb detaje p\u00ebr \u00e7do parregull\u00ebsi, p\u00ebr keq-qeverisjen lokale e cila ka dalur nga binar\u00ebt e konceptit Vet\u00ebvendosje deri tek informata tejet konfidenciale p\u00ebr amoralitet\u201d, ka shkruar Beshiri.<\/p>\n<p>Tutje ai tha se Mitrovica si qytet nuk e ka merituar nj\u00eb tretman t\u00eb till\u00eb, pasi thekson se Kurti i ka pasur borxh qytetit, sepse statistikat flasin p\u00ebr nj\u00eb dashni t\u00eb madhe ndaj konceptit t\u00eb tij politik.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i tij:<\/p>\n<p>I nderuar z. Kurti,<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar qytetar,<\/p>\n<p>Po shkruaj p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb borxh moral ndaj familjes sime fillimisht, vet\u00ebs sime, qytetar\u00ebve t\u00eb Mitrovic\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt jo rrall\u00ebher\u00eb i kam bezdisur me aktivizem t\u00eb theksuar, paraqitjet publike, ftesa p\u00ebr protesta, shkrimet e publikime n\u00eb rrjete sociale, duke e menduar t\u00eb mir\u00eb kolektive e nga tiparet fisnike t\u00eb karakterit tim ndodh q\u00eb kam ofenduar padashje ndonj\u00eb qytetar t\u00eb mir\u00eb por me diversitet mendimesh, andaj \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e k\u00ebrkim-faljes.<\/p>\n<p>N\u00eb politik duhet patur kujdes sepse: \u201cKufiri mes t\u00eb qenurit i dobishem me t\u00eb qenurit i p\u00ebrdorur, nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb i paduksh\u00ebm\u201d. Jo pak njer\u00ebz e kan\u00eb t\u00eb zhvilluar dinak\u00ebrin, t\u00eb p\u00ebrdorin si shkall p\u00ebr t\u00eb arritur diku lart\u00eb dhe pastaj zhduken si era.<\/p>\n<p>Un\u00eb dashni t\u00eb verb\u00ebr ndaj z.Albin Kurtit kurr\u00eb s\u2019kam pasur, dashuri t\u00eb verb\u00ebr kam ndaj Zotit, Atdheut, N\u00ebn\u00ebs e Bab\u00ebs, nd\u00ebrsa p\u00ebrkrahjen e kontributin ndaj Albin Kurtit e kam pasur p\u00ebrhere t\u00eb bazuar n\u00eb argument, n\u00ebse qalon argumenti edhe kritika ime merr hov.<\/p>\n<p>Prandaj sot th\u00ebn\u00eb m\u00eb s\u00eb buti p\u00ebrmes k\u00ebtij shkrimi, shpreh mosd\u00ebgjueshm\u00ebri qytetare, revolt\u00ebn qytetare ndaj nj\u00eb procesi p\u00ebr t\u00eb cilin mendoj se Kryetari z.Albin Kurti i ka jep epilogun e gabuar. Fjale \u00ebsht\u00eb p\u00ebr procesin e kandidatur\u00ebs p\u00ebr Kryetar t\u00eb Mitrovic\u00ebs dhe n\u00eb theks t\u00eb ve\u00e7ant \u201cneglizhenca e tij p\u00ebr t\u00eb reformuar deg\u00eb e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d, mendoj s\u00eb \u00ebsht\u00eb gabim dhe ofendim p\u00ebr qytetarin Mitrovicas ky servim kaq jokualitativ p\u00ebr kat\u00ebr (4) vitet e ardhshme.<\/p>\n<p>Jo rrall\u00eb here nd\u00ebgjoj opinone, biseda formale e diskutime mediale n\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb:<\/p>\n<p>\u201cAlbini ska njer\u00ebz n\u00eb Mitrovic\u00eb ose Vet\u00ebvendosja ska kuadro n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d, faktikisht n\u00eb deg\u00eb e LVV-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb kemi burra e gra shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrgaditur e vullnetmir\u00eb, kemi edhe doktorr shkence i cili asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ftuar as n\u00eb takime konsultative e k\u00ebshilluese p\u00ebr q\u00ebshtje t\u00eb caktuara profesional q\u00eb p\u00ebrkojn me ngritjen e tij akademike, kemi magjist\u00ebr t\u00eb shkencave t\u00eb caktura q\u00eb nuk ju \u00ebsht\u00eb krijuar as hap\u00ebsira m\u00eb e vog\u00ebl q\u00eb t\u00eb kontribojn madje as me k\u00ebshilla, k\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa d\u00ebshmi se nuk mungon kualiteti e vullneti, por \u00ebsht\u00eb e mbyllur hermetikisht dega e VV-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb p\u00ebr nivele akademike, aty afirmohen e ngritet nep\u00ebr pozita servilat e nj\u00eb kllike t\u00eb caktuar, ajo zyre \u00ebsht\u00eb e privatizuar.<\/p>\n<p>Kur them ka gabuar Kryetari yn\u00eb z.Kurti, e konfirmoj nga burime t\u00eb sigurta se ka qen\u00eb i informuar n\u00eb detaje p\u00ebr \u00e7do parregull\u00ebsi, p\u00ebr keq-qeverisjen lokale e cila ka dalur nga binar\u00ebt e konceptit Vet\u00ebvendosje deri tek informata tejet konfidenciale p\u00ebr amoralitet.<\/p>\n<p>Shifrat jan\u00eb reale dhe jan\u00eb publike nga agjencioni i statistikave, manipulimet e konkurseve jan\u00eb d\u00ebnuar nga IP (inspektoriati i pun\u00ebs), gjykata themelore ka denuar \u201cDrejtor\u201d t\u00eb af\u00ebrt me pushtetin lokal p\u00ebr \u201cKeqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs zyrtare\u201d, Prokuroria \u00ebsht\u00eb duke hetuar zyrtar\u00eb komunal, pra jan\u00eb gjitha parakushtet q\u00eb t\u00eb mos i besohet edhe nj\u00eb mandat k\u00ebsaj garniture politike lokale.<\/p>\n<p>Varf\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb shkall ekstreme,<\/p>\n<p>numri i familjeve q\u00eb p\u00ebrfitojn nga skemat social \u00ebsht\u00eb rekord, korrupsioni po lul\u00ebzon si asnj\u00ebher\u00eb m\u00eb par\u00eb: tenderomania (biznesi me lejet e nd\u00ebrtimeve), manipulimi i konkurseve t\u00eb arsimit, degradimi i aseteve komunale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb privatizohen nga t\u00eb af\u00ebrmit e pushtetit etj etj, jan\u00eb k\u00ebto disa nga dukurit negative p\u00ebr t\u00eb cilat ne i kemi shkruar email direkt Kryetarit Kurti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe ne kemi treguar mir\u00ebkuptim, sepse dinamizimi i ndryshimeve n\u00eb politik k\u00ebrkon koh\u00eb dhe vendime t\u00eb matura por jo t\u00eb pritet deri n\u00eb pafund\u00ebsi sepse nuk jemi \u201csupermario\u201d me pes\u00eb jeta, nuk tolerohet kjo gjendje e krijuar n\u00eb Mitrovic\u00eb, barra e n\u00ebnvler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr aktivistin parimor. Ne kemi sakrifikuar nga jeta jon\u00eb duke heshtur nd\u00ebr-vite n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb d\u00ebmtohet kauza e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, kemi shpresuar verb\u00ebrisht se do ndodh\u00eb reforma radikale.<\/p>\n<p>Me vendimin q\u00eb keni marrur, ju keni kufizuar fush\u00eb-veprimin e aktivist\u00ebve m\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb Mitrovic\u00eb.<\/p>\n<p>Mitrovica si qytet nuk e ka merituar nj\u00eb tretman t\u00eb till\u00eb, z.Albin Kurti madje i ka pasur borxh qytetit tan\u00eb, sepse statistikat flasin p\u00ebr nj\u00eb dashni t\u00eb madhe ndaj konceptit t\u00eb tij politik:<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2017 subjekti i par\u00eb LVV n\u00eb Mitrovic\u00eb me 10.346 vota ose kthyer n\u00eb p\u00ebrqindje 36,58%. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2019 rikonfirmohet fuqishem fitorja e LVV-s\u00eb me mbi 11.000 mij\u00eb vota, dhe gj\u00ebja m\u00eb e \u00e7muar \u00ebsht\u00eb se votuesi e zgjodhi z. Kurti para z. Vjosa Osmani e z. Kadri Veseli t\u00eb cil\u00ebt me prejardhje vijn\u00eb pik\u00ebrisht nga qyteti i Mitrovic\u00ebs, dmth t\u00eb vler\u00ebsoj Mitrovica p\u00ebrmbi bij\u00ebt e bijat e veta, kjo \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore. Mos t\u00eb flitet p\u00ebr 14 shkurt 2021 kur marshuam me 22.000 mije vota duke i ngritur n\u00eb piedestal Mitrovicasit z. Vjosa Osmani, z. Armend Muj\u00ebn e z. Faton Peci, me shpres\u00ebn se kontributi i tyre do lidhet ngusht me nevojat esenciale t\u00eb qytetit m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb nivel vendi, kjo p\u00ebrkrahje erdhi si rezultat i rreshtimit t\u00eb tyre n\u00ebn ombrellen e LVV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por as kjo nuk mjaftoj q\u00eb z. Kurti t\u00eb shtrij\u00eb dor\u00ebn e reform\u00ebs n\u00eb qytetin e Mitrovic\u00ebs, n\u00eb dit\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn aderoj z. Armend Muja n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, Kryetari Kurti nd\u00ebr t\u00eb tjera postoj nj\u00eb status mir\u00ebseardhje me k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cArmend Muja \u00ebsht\u00eb me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim t\u00eb punojm\u00eb bashk\u00eb n\u00eb L\u00ebvizje\u201d. K\u00ebtij zotimi t\u00eb Kurtit i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur qytetari me 22.000 mij\u00eb vota por reformimet e k\u00ebrkuara nuk u realizuan, z\u00ebri yn\u00eb mbeti prap\u00eb jetim.<\/p>\n<p>N\u00ebse si arsyetim do ta p\u00ebrdorni at\u00eb karten se \u201cNe kemi lejuar t\u00eb kultivohet fryma e demokracis\u00eb s\u00eb brendshme, dhe kjo \u00ebsht\u00eb forma e duhur e vendimarrjes \u201d, ju rikujtoj se demokraci t\u00eb brendshme nuk kishim n\u00eb 2017 kur kandidoj z. Fehmi Ferati p\u00ebr Kryetar komune i cili nuk ishte as antar i LVV-s\u00eb nd\u00ebrsa sipas statutit t\u00eb LVV-s\u00eb duhet t\u00eb ishte s\u00eb paku nj\u00eb (1) vit\u00eb antar\u00eb, por as rregullat e demokracis\u00eb nuk vlenin kur ai sabotohet nga brenda n\u00eb ato zgjedhje lokale. Madje as te zgjedhja e Kryetarit t\u00eb Deg\u00ebs n\u00eb vitin 2016 nuk ishte kultivuar demokracia e brendshme dhe procesi ishte imponuar nga lart\u00eb, k\u00ebto raste tregojn se nuk jemi t\u00eb pjekur politikisht si deg\u00eb p\u00ebr vendosur drejt dhe na \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb k\u00ebshillim imponues, delegat\u00ebt e LVV-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb shantazhuar p\u00ebr vot\u00ebn e tyre, dhe kemi pasur nj\u00eb proces t\u00eb manipuluar t\u00ebr\u00ebsisht, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilen jeni t\u00eb mir\u00ebinformuar ju Prishtina zyrtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta d\u00ebshmuar se nuk kemi vet\u00ebm fjal\u00eb, dogma, kritika teorike, ne i kishim p\u00ebrvjelur mang\u00ebt dhe ishim t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb marrim p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike n\u00eb dobi t\u00eb qytetit t\u00eb Mitrovic\u00ebs, ju konfirmoj se e kishit alternativen e fuqishme brenda LVV-s\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb. Do ti publikoj n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme si d\u00ebshmi, t\u00eb gjitha projekt-dokumentet t\u00eb cilat pretendoja ti realizoja si akter politik brenda institucioneve lokale, por p\u00ebr shkak t\u00eb rrethanave t\u00eb krijuara brenda LVV-s\u00eb po mbeten t\u00eb parealizushme.<\/p>\n<p>Fillimisht kam punuar dhe kam evidentuar nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb (25) nevojat esenciale t\u00eb lagjes Ilirida (ish-Tavnik), duke u bazuar n\u00eb syrin vrojtues e analizat emprike t\u00eb kombinuara me p\u00ebrvojen personale, kam hartuar 100 pika t\u00eb realizueshme edhe financiarisht me titullin<\/p>\n<p>\u201cOferta e qeverisjes lokale (2021-2025) bazuar n\u00eb draftin zhvillimor komunal (2020-2028) n\u00eb formatin e planprogramit lokal, pastaj jam foksuar n\u00eb Strategjin p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore, dhe nj\u00eb kontribut tjet\u00ebr \u201cPrioritetet e qytetarit t\u00eb Mitrovic\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dokument tjet\u00ebr me tridhjet (30) pikat e planit reformues p\u00ebr Deg\u00ebn e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje n\u00eb Mitrovic\u00eb, p\u00ebrmes s\u00eb cilit do ta transformonim zyren ton\u00eb n\u00eb nj\u00eb institucion vlerash.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht deklarohem se kurr\u00eb si kam takuar asnj\u00eb koncepti tjeter politik p\u00ebrve\u00e7 L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE, dhe as q\u00eb do ti takoj asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetar Kurti, jam ushtar i juaji n\u00eb \u00e7do tem\u00eb nacionale, dhe besoj fuqish\u00ebm se ju jeni pishtar i \u00ebnd\u00ebrrave tona p\u00ebr shtet-nd\u00ebrtim, t\u00eb vler\u00ebsoj lart\u00eb si Shqiptar i mir\u00eb, por nuk pajtohem me miratim tuaj t\u00eb heshtur p\u00ebr vazhdimin e keq-qeverisjes lokale n\u00eb Mitrovic\u00eb. Nuk t\u00eb q\u00ebndroj krah n\u00eb vendimet e k\u00ebqija dhe nuk e arsyeton presioni i momentit e as frika e nj\u00eb p\u00ebrqarje t\u00eb mundshme k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm, prandaj keni krijuar hendek me nj\u00eb aktivist t\u00eb zellsh\u00ebm dhe parimor.<\/p>\n<p>Faleminderit Kryetar Kurti,<\/p>\n<p>Aktivisti: Ramadan Beshiri \u2013 Doni,<\/p>\n<p>Mitrovic\u00eb, Tavnik.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivisti i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Ramadan Beshiri, ka reaguar pasi q\u00eb VV e rikandidoi Agim Bahtirin edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat p\u00ebr kryetar t\u00eb Mitrovic\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb shprehur i revoltuar me \u201cneglizhenc\u00ebn e Kurtit p\u00ebr t\u00eb reformuar deg\u00ebn e Vet\u00ebvendosjes n\u00eb Mitrovic\u00eb\u201d. Beshiri p\u00ebrmes nj\u00eb letre publike ka th\u00ebn\u00eb se Kurti ka qen\u00eb i informuar n\u00eb detaje [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":89259,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89258","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89258"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89258\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}