{"id":89612,"date":"2021-08-26T08:19:52","date_gmt":"2021-08-26T08:19:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=89612"},"modified":"2021-08-26T08:19:52","modified_gmt":"2021-08-26T08:19:52","slug":"dardan-krivaqa-kishte-ushtruar-dhune-edhe-ndaj-nje-ish-te-dashures-ia-kishte-sulmuar-me-thike-nje-familjar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/dardan-krivaqa-kishte-ushtruar-dhune-edhe-ndaj-nje-ish-te-dashures-ia-kishte-sulmuar-me-thike-nje-familjar\/","title":{"rendered":"Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhun\u00eb edhe ndaj nj\u00eb ish t\u00eb dashur\u00ebs, ia kishte sulmuar me thik\u00eb nj\u00eb familjar"},"content":{"rendered":"<p>Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhun\u00eb edhe ndaj nj\u00eb ish t\u00eb dashur\u00ebs, ia kishte sulmuar me thik\u00eb nj\u00eb familjar<\/p>\n<p>Kur n\u00eb media u publikuan fotografit\u00eb e Dardan Krivaq\u00ebs, t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e M.O., p\u00ebr shum\u00eb ish nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u201cGjon Serre\u00e7i\u201d n\u00eb Ferizaj, fytyra e Dardanit ishte e njohur. Nj\u00eb nga ish nx\u00ebn\u00ebsit e k\u00ebsaj shkolle, G.B. tregon q\u00eb kur ishte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb, Dardani, e kishte ndaluar p\u00ebr t\u2019i vjedhur t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb i kishte.\u201cKemi qen\u00eb me nj\u00eb shok prapa gjimnazit n\u00eb Ferizaj, kur Dardani na ka dal me thik\u00eb dhe shokut ia ka marr telefonin Nokia Gold\u201d.K\u00ebt\u00eb rast ai dhe shoku i tij nuk e kishin lajm\u00ebruar n\u00eb Policin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb arsye. \u201cAtij t\u00eb gjith\u00eb iu kemi frik\u00ebsuar\u201d, shprehet tashm\u00eb 25 vje\u00e7ari.Ndon\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast specifik nuk jan\u00eb lajm\u00ebruar organet p\u00ebrgjegj\u00ebse, Dardani nuk \u00ebsht\u00eb person i panjohur p\u00ebr policin\u00eb. Sipas burimeve q\u00eb ka siguruar \u201cGrazeta\u201d ai ka plot 122 vepra kriminale.Veprat p\u00ebr t\u00eb cilat dyshohet Krivaqa jan\u00eb si vijon: 11 raste p\u00ebr grabitje, 93 raste t\u00eb vjedhjes dhe vjedhjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb, 1 rast dhunimi, 12 raste pranimi t\u00eb gj\u00ebrave t\u00eb vjedhura, si dhe pes\u00eb l\u00ebndime trupore.Edhe pse i dyshuar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind vepra, Krivaqa ishte jasht\u00eb grilave dhe po jetonte me M.O., t\u00eb cil\u00ebs dyshohet se ia mori jet\u00ebn m\u00eb 22 gusht t\u00eb k\u00ebtij viti.Krivaqa, i cili po bashk\u00ebjetonte prej m\u00eb shum\u00eb se dy muajsh me viktim\u00ebn, dyshohet se e ka vrar\u00eb ferizajasen 18-vje\u00e7are, M.O. e m\u00eb pas, bashk\u00eb me Arb\u00ebr Sejdiun, e kan\u00eb d\u00ebrguar trupin e pajet\u00eb n\u00eb repartin e emergjenc\u00ebs s\u00eb Spitalit Rajonal t\u00eb Ferizajt.E kaluara e dhunshme e Dardan Krivaq\u00ebsDardan Krivaqa kishte ushtruar dhun\u00eb edhe ndaj t\u00eb nj\u00eb t\u00eb dashure q\u00eb kishte n\u00eb vitin 2017. I nj\u00ebjti burim ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur q\u00eb n\u00eb qershor 2017 Krivaqa kishte ushtruar dhun\u00eb ndaj at\u00ebkoh\u00eb t\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb tij. Pas dhun\u00ebs sistematike q\u00eb ai kishte ushtruar ndaj saj, m\u00eb 10 qershor t\u00eb vitit 2017 Krivaqa e kishte sulmuar me thik\u00eb familjarin e ish t\u00eb dashur\u00ebs p\u00ebr shkak se i nj\u00ebjti kishte tentuar ta largonte nga dhuna q\u00eb Krivaqa i shkaktonte familjares s\u00eb tij. Lidhur me k\u00ebt\u00eb rast ishte hapur hetimi p\u00ebr \u201cl\u00ebndim t\u00eb leht\u00eb trupor\u201d.Nj\u00eb therje tjet\u00ebr, Krivaqa e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 dhe at\u00eb ndaj nj\u00eb zyrtari policor. Sipas po t\u00eb nj\u00ebjtit burim, polici me inicialet Z.H. i kishte v\u00ebrejtur tre persona duke konsumuar l\u00ebnd\u00eb narkotike dhe sapo iu ishte afruar, Dardan Krivaqa i kishte v\u00ebn\u00eb nj\u00eb mjet t\u00eb mpreht\u00eb n\u00eb fyt me \u00e7\u2019rast zyrtari policor ka p\u00ebsuar l\u00ebndime trupore. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr, i dyshuari Krivaqa ishte d\u00ebnuar me burgim prej 180 dit\u00ebsh, duke iu llogaritur edhe koha e kaluar n\u00eb paraburgim.Arsyet psikologjike dhe sociologjike t\u00eb sjelljeve agresiveDardan Krivaqa ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebqind vepra kriminale p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb i dyshuar. I nj\u00ebjti, sipas deklarat\u00ebs s\u00eb G.B., sjellje agresive ka pasur q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria. Nj\u00ebjt\u00eb \u00ebsht\u00eb shprehur edhe v\u00ebllai i tij, Kastrijot Krivaqa, p\u00ebrmes nj\u00eb statusi n\u00eb Facebook.\u201cGjat\u00eb t\u00ebr\u00eb jet\u00ebs na ka sjell\u00eb probleme dhe telashe t\u00eb paparapara, por asnj\u00ebher\u00eb nuk na ka d\u00ebgjuar dhe p\u00ebrfillur k\u00ebshillat tona\u201d, ka shkruar nd\u00ebr t\u00eb tjerash Kastrijot Krivaqa n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb Facebook.P\u00ebr psikologen Visare Berisha, sjelljet agresive t\u00eb nj\u00eb t\u00eb rrituri  burojn\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria, kur edhe shfaqen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb shenjat e agresivitetit.\u201cKjo lloj sjelljeje \u00ebsht\u00eb rezultat i fshehjes s\u00eb emocioneve t\u00eb zem\u00ebrimit, pasi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nuk ka m\u00ebsuar se si t\u2019i kanalizoj\u00eb me siguri ndjenjat e tij,\u201d thot\u00eb Berisha.Kur shenjat e agresivitetit injorohen nga prind\u00ebrit e m\u00eb pas nga institucionet shkollore, sipas Berish\u00ebs, f\u00ebmija agresiv mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb rritur agresiv, duke shtuar se \u201cn\u00ebse nuk veprojm\u00eb me koh\u00eb q\u00eb t\u00eb identifikojm\u00eb shkakun e sjelljes s\u00eb till\u00eb kjo sjellje kalon n\u00eb shprehi dhe mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa q\u00eb trajtimi t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb\u201d.Sipas psikologes Visare Berisha, arsyet p\u00ebrse nj\u00eb person ka sjellje agresive t\u00eb vazhdueshme jan\u00eb t\u00eb ndryshme, duke filluar nga diskriminimi dhe stigmatizimi e deri tek mungesa e sh\u00ebrbimeve sociale. Megjithat\u00eb, sjelljeve agresive duhet t\u2019u kushtohet v\u00ebmendje kur individi thyen normat sociale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme dhe kur v\u00ebrehet mungesa e pendimit.\u201cShkaku i recidivizmit \u00ebsht\u00eb kompleks dhe ka t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb kombinimi t\u00eb faktor\u00ebve personal\u00eb, sociologjik\u00eb, ekonomik\u00eb dhe t\u00eb stilit t\u00eb jet\u00ebs. Shpjegimet e zakonshme p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritjen e veprave kriminale, respektivisht sjelljes kriminale, p\u00ebrfshijn\u00eb edhe elementet brenda sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe kjo mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb q\u00eb dikush t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb sjellje kriminale,\u201d shprehet Berisha.<\/p>\n<p>Sipas avokates Edona Sina, recidivizmi, si n\u00eb rastin e Dardan Krivaq\u00ebs, gjithmon\u00eb duhet t\u00eb merret si rrethan\u00eb r\u00ebnduese n\u00eb shqiptimin e d\u00ebnimit, ndon\u00ebse nuk ndodh r\u00ebndom k\u00ebshtu n\u00eb praktik\u00eb.\u201cKodi Penal i Kosov\u00ebs teorikisht \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ashp\u00ebr ndaj recidivist\u00ebve. Madje parashihet p\u00ebr veprat penale q\u00eb kryhen me dashje, kur i pandehuri \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb me burgim dhe se nga dita e lirimit ka p\u00ebrs\u00ebritur vepra n\u00eb periudh\u00eb me pak se 5 vite, gjykata mund t\u00eb shqiptoj\u00eb d\u00ebnim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se q\u00eb e parasheh ligji, duke ia shtuar gjysm\u00ebn e maksimumit t\u00eb d\u00ebnimit t\u00eb parapar\u00eb,\u201d thot\u00eb ajo.Sina shpjegon q\u00eb secili i pandehur ka karakteristikat e veta personale, prandaj jo gjithmon\u00eb nj\u00eb person q\u00eb kryen nj\u00eb vep\u00ebr penale e p\u00ebrs\u00ebrit at\u00eb.\u201cLidhur me rastin konkret, karakteristikat e tij personale duket t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb njohura jo vet\u00ebm p\u00ebr bashk\u00ebqytetar\u00ebt e tij n\u00eb Ferizaj, por edhe nga institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d.Avokatja Sina nuk e kupton arsyen e zvarritjeve s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve \u2013 qoft\u00eb p\u00ebr Dardan Krivaq\u00ebn, qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyshuarin tjet\u00ebr, Arb\u00ebr Sejdiu.\u201cZakonisht, Departamenti i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka l\u00ebnd\u00eb m\u00eb pak (numerikisht) se sa Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb disa gjykata t\u00eb Kosov\u00ebs, Departamenti i P\u00ebrgjithsh\u00ebm procedon aktakuzat brenda nj\u00eb viti, p\u00ebrkund\u00ebr ngarkes\u00ebs me num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve.<\/p>\n<p> Prandaj, mbetet e paqart\u00eb zvarritja e l\u00ebnd\u00ebs n\u00eb Departament t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, sidomos p\u00ebr vep\u00ebr t\u00eb till\u00eb,\u201d shprehet Sina, duke shtuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me keqmenaxhim t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs dhe jo zvarritje me dashje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.Krivaqa, sipas Sin\u00ebs, ka kryer vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe d\u00ebnimi p\u00ebr t\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe maksimal.\u201cKemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me vrasje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme jo m\u00eb pak se 10 vite apo me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm\u201d.Kurse p\u00ebr Arb\u00ebr Sejdiun gjykata duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh edhe rrethanat e tjera leht\u00ebsuese dhe r\u00ebnduese.\u201cP\u00ebr t\u00eb pandehurin tjet\u00ebr, A.S., pas p\u00ebrfundimit t\u00eb hetimeve, mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse prokurori do ta cil\u00ebsoj\u00eb si ndihm\u00eb n\u00eb vep\u00ebr penale apo si moslajm\u00ebrim i vepr\u00ebs penale apo gjen elemente t\u00eb ndonj\u00eb vepre tjet\u00ebr penale\u201d.P\u00ebrndryshe, Prokuroria Themelore n\u00eb Ferizaj, gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb m\u00ebrkur\u00eb ka aprovuar k\u00ebrkes\u00ebn e Prokuroris\u00eb Themelore t\u00eb Ferizajt p\u00ebr caktimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit prej nj\u00eb muaj kund\u00ebr t\u00eb pandehurit Dardan Krivaqa. T\u00eb mart\u00ebn, e nj\u00ebjta gjykat\u00eb kishte vendosur mas\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb edhe p\u00ebr Arb\u00ebr Sejdiun, i akuzuar si bashk\u00ebpun\u00ebtor n\u00eb vrasjen e 18 vje\u00e7ares.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dardan Krivaqa kishte ushtruar dhun\u00eb edhe ndaj nj\u00eb ish t\u00eb dashur\u00ebs, ia kishte sulmuar me thik\u00eb nj\u00eb familjar Kur n\u00eb media u publikuan fotografit\u00eb e Dardan Krivaq\u00ebs, t\u00eb akuzuarit p\u00ebr vrasjen e M.O., p\u00ebr shum\u00eb ish nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u201cGjon Serre\u00e7i\u201d n\u00eb Ferizaj, fytyra e Dardanit ishte e njohur. Nj\u00eb nga ish nx\u00ebn\u00ebsit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":89613,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-89612","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89612","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=89612"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/89612\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/89613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=89612"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=89612"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=89612"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}