{"id":90345,"date":"2021-09-02T20:01:31","date_gmt":"2021-09-02T20:01:31","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=90345"},"modified":"2021-09-02T20:01:31","modified_gmt":"2021-09-02T20:01:31","slug":"shkolla-hello-cerdhe-e-punesimit-te-grave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/shkolla-hello-cerdhe-e-punesimit-te-grave\/","title":{"rendered":"SHKOLLA \u201cHELLO\u201d, \u201c\u00c7ERDHE\u201d E PUN\u00cbSIMIT T\u00cb GRAVE"},"content":{"rendered":"<p>Radiostar, Gjilan, 2 shtator 2021 \u2013<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb vitit 2016, sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, numri i t\u00eb papun\u00ebve dhe shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb tremujorin e par\u00eb, ishte 50.7% te meshkujt, kurse 61.5% te femrat, n\u00eb grupmoshat 15-24 vje\u00e7. N\u00eb grupmoshat 25-34 vje\u00e7, 32.8% ishte papun\u00ebsia te meshkujt, 36.2% te femrat; te grupmoshat 35-44 vje\u00e7, 20.8% te meshkujt, 23.8% te femrat. N\u00eb vitin 2017, te grupmoshat e para, te meshkujt papun\u00ebsia ishte 46.5%, kurse te femrat 60.4%. N\u00eb vitin 2018, n\u00eb tremujorin e par\u00eb, Papun\u00ebsia e meshkujve ishte 50.7%, kurse te femrat, 62.7%; m\u00eb 2019, 46% te meshkujt, kurse 60.8% te femrat; m\u00eb 2020, 42.9% te meshkujt, 53.6% te femrat; te grupmoshat 45-54 vje\u00e7, n\u00eb tremujorin e par\u00eb t\u00eb papun\u00ebsuar u regjistruan, 18.5% e meshkujve dhe 9.1% e grave.<\/p>\n<p>Por dikush nuk po raporton e lexon statistika, por po ndryshon ato, pik\u00ebrisht fal\u00eb pun\u00ebsimit t\u00eb aq shum\u00eb vajzave e grave si edukatore dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse. Florian Kurteshi dhe Hysnije Ismaili Kurteshi jan\u00eb \u00e7ift bashk\u00ebshortor nga Komuna e Gjilanit, t\u00eb cil\u00ebt me biznesin e tyre po tkurrin papun\u00ebsin\u00eb e kontigjentit m\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm: vajzave e grave t\u00eb brezit t\u00eb ri e t\u00eb mes\u00ebm. Grupmoshat e femrave prej 21-34 vje\u00e7 dhe 35-50 vje\u00e7, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e aq shum\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, q\u00eb kan\u00eb krijuar k\u00ebta dy biznesmen\u00eb t\u00eb \u00e7erdheve dhe shkoll\u00ebs \u201cHello\u201d.<\/p>\n<p>Dyt\u00eb jan\u00eb me arsim t\u00eb lart\u00eb dhe nj\u00ebherazi kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pasur dhe direkt n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe universitar. Floriani \u00ebsht\u00eb arkitekt, kurse Hysnija vjen nga fusha e matematik\u00ebs. Nj\u00ebri projekton, tjetra kalkulon mir\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, e kishin nj\u00eb ide dhe e kthyen at\u00eb n\u00eb realitet. Pas luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999, transformimi i familjes kosovare, nga nj\u00eb familje e madhe patriarkale q\u00eb udh\u00ebhiqej forc\u00ebrisht nga burri ose m\u00eb i moshuari nga meshkujt, kryesisht gjyshi, do ta ndryshonte p\u00ebrgjithmon\u00eb pozit\u00ebn e gruas, statusin e saj, rolin gjinor tradicional dhe avancimin n\u00eb sfer\u00ebn publike.<\/p>\n<p> Floriani dhe Hysnija e nuhat\u00ebn k\u00ebt\u00eb ndryshim t\u00eb madh shoq\u00ebror t\u00eb pasluft\u00ebs. U b\u00ebn\u00eb sociolog\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve shoq\u00ebrore n\u00eb Kosov\u00eb. I dhan\u00eb p\u00ebrgjigje efikase realitetit t\u00eb ri q\u00eb po shfaqej n\u00eb horizont. E kuptuan q\u00eb me pun\u00ebsimin e gruas jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe dalja nga pozita e amvis\u00ebris\u00eb, do t\u00eb kishte nevoj\u00eb dikush t\u00eb p\u00ebrkujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb n\u00eb moshat e hershme. At\u00eb q\u00eb po e b\u00ebnte dikur familja e zgjeruar tradicionale kosovare, tash do ta b\u00ebnin \u00e7erdhet, kopshtet dhe institucionet parashkollore, publike e private.<br \/>\n Numri i \u00e7erdheve publike ishte minimal dhe nuk p\u00ebrmbushte as nevojat elementare t\u00eb qytetit t\u00eb Gjilanit. N\u00eb tregun e lir\u00eb, liberalizimin ekonomik, konkurrenc\u00ebn kapitaliste, sektori privat po duhej t\u00eb lindte, por dikush po e mendonte q\u00eb her\u00ebt ngjizjen e par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij biznesi, q\u00eb p\u00ebrtej profitit, ishte para s\u00eb gjithash, pasion p\u00ebr t\u00eb krijuar di\u00e7ka t\u00eb dobishme p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe interesin publik.<br \/>\nGjith\u00e7ka ishte tranzicion dhe kishte nevoj\u00eb p\u00ebr shkrepje idesh. Idet\u00eb e reja t\u00eb krijuesve t\u00eb \u201cHellos\u201d, po i p\u00ebrgjigjeshin realitetit t\u00eb ri social, familjar, kulturor, ekonomik dhe politik t\u00eb Kosov\u00ebs e Gjilanit.<\/p>\n<p> Floriani dhe Hysnija e shnd\u00ebrruan iden\u00eb n\u00eb projekt t\u00eb zbatuesh\u00ebm. Fillimi ishte i v\u00ebshtir\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb shumica e pun\u00ebve fillestare. Nuk kishin asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ides\u00eb. As inventar, as objekt, as hap\u00ebsir\u00eb. Por prej ides\u00eb, b\u00ebhet gjith\u00e7ka. Do ta p\u00ebrshtasnin objektin e tyre privat, si aneks, ku do t\u00eb bashk\u00ebjetonin si familje. Edhe me familjen e tyre n\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, edhe n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb, f\u00ebmij\u00ebt e qytetit. Dhe k\u00ebshtu ndodhi. U hap \u00e7erdhja e par\u00eb private n\u00eb Gjilan. K\u00ebshtu e kujton Floriani, iden\u00eb e fillimit t\u00eb \u00e7erdhes:<\/p>\n<p>\u201cGjat\u00eb vitit 2010 po punoja n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Tiran\u00eb n\u00eb zyre projektuese, ku nd\u00ebr temat kryesore t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb pun\u00ebs ishte mir\u00ebqenia dhe zhvillimi i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre krahas mund\u00ebsive q\u00eb ofronte tregu publik dhe privat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sektor kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Pun\u00ebsimi n\u00eb rritje i gruas, \u2018modernizimi\u2019 i familjeve ku \u00e7ifti i ri del e jeton n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr nga familja, ishin potencial i theksuar p\u00ebr t\u00eb tentuar q\u00eb t\u00eb ofronim nj\u00eb zgjidhje. E r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb ishte, rrethi i gjer\u00eb shoq\u00ebror nga profili i edukimit dhe sfidat q\u00eb po kalonte nj\u00ebra nga shtyllat kryesore t\u00eb nj\u00eb shteti, pra arsimi. Fal\u00eb kombinimit t\u00eb profesioneve tona, arrit\u00ebm q\u00eb t\u00eb projektonim nj\u00eb ide e cila ka perspektiv\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb vlerave, ku p\u00ebrpos zhvillimit ton\u00eb personal, do t\u00eb mund\u00ebsonte edhe zhvillim t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. Andaj m\u00eb 11 shtator 2010, filloi pun\u00ebn Kopshti Hello n\u00eb nj\u00eb objekt t\u00eb adaptuar me 160 m2, i cili m\u00eb her\u00ebt kishte destinimin e restorantit.<\/p>\n<p> Mir\u00ebpo, fal\u00eb pun\u00ebs son\u00eb si nj\u00ebra nga ekipet m\u00eb t\u00eb mira bashk\u00ebpunuese, diagrami i rritjes s\u00eb hap\u00ebsirave tona punuese \u00ebsht\u00eb duke vazhduar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb sigurt, ku rrjedhimisht n\u00eb vitin 2013 nd\u00ebrtuam objektin e ri me 250m2, duke vazhduar t\u00eb nj\u00ebjtin objekt me nj\u00eb aneks prej 330m2, dhe tani n\u00eb vitin 2021, edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr shtes\u00eb, me 210 m2, e ku n\u00eb total tani kopshti i ka 790m2\u201c \u2013 rr\u00ebfen n\u00eb detaje Floriani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Hysnija tregon po ashtu se si ishte fillimi i \u00e7erdhes n\u00eb Gjilan: \u201cIsha duke punuar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga bankat komerciale &#8211; si promovuese e disa sh\u00ebrbimeve t\u00eb reja teknologjike, meqen\u00ebse vija nga profili i Shkencave Natyrore dhe t\u00eb Teknologjis\u00eb, dhe duke e ditur vler\u00ebn e tyre n\u00eb ndikimin dhe nd\u00ebrtimin e ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs e shihja veten e rrethuar me mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr n\u00eb fush\u00ebn e edukimit. Moto se \u2018m\u00ebsimdh\u00ebnia \u00ebsht\u00eb mision\u2019, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u shkruar, por shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar. Njeriu zakonisht ka nj\u00eb pasion n\u00eb di\u00e7ka t\u00eb caktuar, por shpeshher\u00eb kur e arrin at\u00eb, e b\u00ebn q\u00eb pasioni t\u00eb zbehet pak ca. Duke qen\u00eb me intuit\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs, e ke t\u00eb qart\u00eb q\u00eb secila n\u00ebn\u00eb d\u00ebshiron m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vet, dhe m\u00eb e mira mund t\u00eb arrihet me shum\u00eb pun\u00eb dh\u00eb p\u00ebrkushtim, t\u00eb cilat nuk do t\u00eb mungojn\u00eb kurr\u00eb, n\u00ebse besoni q\u00eb pik\u00ebrisht ju mund t\u00eb jeni dikush q\u00eb do ta ndri\u00e7oni rrug\u00ebn e t\u00eb tjer\u00ebve drejt suksesit. <\/p>\n<p>K\u00ebshtu, n\u00eb diskutimet e shpeshta me shoq\u00ebrin\u00eb e ngusht\u00eb, identifikuam at\u00eb q\u00eb prind\u00ebrit dhe f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb. Duke qen\u00eb se ne nuk vinim nga profile t\u00eb nd\u00ebrmarrsis\u00eb dhe menaxhmentit, shpirti jon\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs u zhvillua nga hulumtimet tona t\u00eb para, ku me nj\u00eb kosto minimale, mund t\u00eb ofronim sh\u00ebrbime maksimale. Ofrimi i transportit ishte di\u00e7ka shum\u00eb e re n\u00eb qytetin ton\u00eb, duke vazhduar me p\u00ebrshtatje t\u00eb orarit, p\u00ebrdorim t\u00eb teknologjis\u00eb dhe aktivitete t\u00eb ndryshme edukativo-arsimore q\u00eb deri at\u00ebhere ishin t\u00eb papara n\u00eb qytetin ton\u00eb. Me nj\u00eb llogaritje t\u00eb detajuar u b\u00eb ekuacioni q\u00eb tashm\u00eb do t\u00eb njihet si i vetmi q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb rezultate t\u00eb suksesit, pra, mendo + vepro + p\u00ebrmir\u00ebso = sukses.\u201d<\/p>\n<p>Por prind\u00ebrit q\u00eb po ia besonin f\u00ebmij\u00ebt, \u00e7erdhes \u201cHello\u201d, po krijonin relacion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me t\u00eb dhe po donin q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre t\u00eb vazhdonin rritjen e tyre, regjistrimin edhe n\u00eb shkoll\u00eb fillore po n\u00eb \u201cHello\u201d. Floriani dhe Hysnija po e mendonin si t\u2019i p\u00ebrgjigjeshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb adekuate k\u00ebtyre thirrjeve t\u00eb prind\u00ebrve p\u00ebr p\u00ebrcjellje t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve nga \u00e7erdhja \u201cHello\u201d, edhe n\u00eb nivelin fillor e t\u00eb mes\u00ebm t\u00eb ul\u00ebt, dhe shum\u00eb shpejt do ta shnd\u00ebrronin projektin e \u00e7erdheve, edhe n\u00eb projekt t\u00eb shkoll\u00ebs 9-vje\u00e7are dhe n\u00eb vitin 2017, e hap\u00ebn at\u00eb, duke pranuar numrin t\u00eb befasuesh\u00ebm t\u00eb regjistrimeve t\u00eb para, p\u00ebrtej \u00e7do pritshm\u00ebrie. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, Floriani tregon:<\/p>\n<p>\u201cSuksesi i nx\u00ebn\u00ebsve tan\u00eb nd\u00ebr vite b\u00ebri q\u00eb k\u00ebnaqshm\u00ebria e prind\u00ebrve ndaj sh\u00ebrbimeve tona t\u00eb rritej, duke kulmuar me fillimin e shkoll\u00ebs fillore t\u00eb par\u00eb private n\u00eb qytetin ton\u00eb. Por, frika p\u00ebr t\u00eb menduar \u2018m\u00eb shum\u00eb\u2019 na vendosi n\u00eb nj\u00eb objekt rreth 900m2, i cili n\u00eb fillimet tona dukej shum\u00eb i madh, por i cili u b\u00eb shum\u00eb i vog\u00ebl m\u00eb 4 shtator t\u00eb vitit 2017 &#8211; n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs. Ne nuk e kishim kuptuar q\u00eb kishim krijuar nj\u00eb zgjidhje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr problemet e m\u00ebdha q\u00eb kishin prind\u00ebrit, andaj edhe pse duke u bazuar n\u00eb udh\u00ebzimet administrative t\u00eb koh\u00ebs, ne n\u00eb objektin ton\u00eb ofruam nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re t\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies e m\u00ebsimnx\u00ebnies, gj\u00eb q\u00eb solli rezultate t\u00eb shpejta pasi q\u00eb kishim prekur t\u00eb gjitha pikat ky\u00e7e t\u00eb edukimit. Kjo mbase tani kishim nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb 7 vje\u00e7are me f\u00ebmij\u00eb, p\u00ebrvoj\u00eb 5 vje\u00e7are universitare me student\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00eb 10 vje\u00e7are n\u00eb treg t\u00eb pun\u00ebs. Pra, ne nuk i shihnim f\u00ebmij\u00ebt si nj\u00eb planprogram strikt i hartuar nga dikush q\u00eb q\u00ebndron mbyllur n\u00eb nj\u00eb zyre, por po preknim t\u00eb gjitha proceset kritike t\u00eb zhvillimit e t\u00eb ciklit jet\u00ebsor t\u00eb njeriut, nga lindja e f\u00ebmij\u00ebve. Ne tashm\u00eb ishim edhe vet\u00eb prind\u00ebr dhe p\u00ebrvoja si prind\u00ebr bashk\u00eb me p\u00ebrvoj\u00ebn akademike universitare, p\u00ebrvoj\u00ebn rrit\u00ebse me nd\u00ebrmarrjen n\u00eb fush\u00ebn e edukimit n\u00eb aq shum\u00eb nivele, po na ndihmonte tejmase jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb identifikuar problemet n\u00eb edukim, por edhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb zgjidhje atyre.\u201d<\/p>\n<p>Edhe Hysnija e kujton fillimin me aq shum\u00eb sfida, qoft\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrshtatjen e objektit, n\u00eb nj\u00eb lokacion jo aq t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb gjelb\u00ebrimit, nd\u00ebrsa k\u00ebta ishin me ide t\u00eb reja dhe n\u00eb kok\u00eb modelet finlandeze t\u00eb shkollave po i silleshin rrotull dhe shum\u00eb shpejt do ta mendonin nj\u00eb shkoll\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Me projektimin e Florianit dhe pragmatizmin e Hysnijes, do ta transformohej nj\u00eb objekt i braktisur i ish-zon\u00ebs industriale, duke i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb nga jehonat e f\u00ebmij\u00ebve parashkollor\u00eb e deri n\u00eb klas\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb.<br \/>\n\u201cP\u00ebr t\u00eb treguar q\u00eb vizioni dhe misioni jon\u00eb \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, ne vendos\u00ebm q\u00eb t\u00eb preknim di\u00e7ka shum\u00eb emocionale p\u00ebr qytetin, ashtu si\u00e7 ishte fabrika e tekstilit, nga e cila siguronin jetes\u00ebn me mij\u00ebra familje para luft\u00ebs, por q\u00eb vlerat e saj ishin degraduar me koh\u00ebn. <\/p>\n<p>Gjithashtu p\u00ebr t\u00eb treguar seriozitetin ton\u00eb n\u00eb misionin q\u00eb kishim nisur, objekti prej 5000m2 do t\u00eb ishte nj\u00eb deklarat\u00eb e cila do t\u00eb shuante edhe dyshimet m\u00eb t\u00eb vogla se shkolla ishte nj\u00eb projekt eksperimental, pas aq shum\u00eb risish q\u00eb kishim sjell\u00eb qysh n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs. Sistemi me shum\u00eb m\u00ebsimdhn\u00ebs q\u00eb nga cikli parashkollor, klasa e par\u00eb e deri tek e n\u00ebnta, t\u00eb nd\u00ebrthurura me planprograme t\u00eb koh\u00ebs si STEM Education, Project Based Learning, Problem Solving-Critical Thinking and Analytical Reasoning Development e t\u00eb aplikuara n\u00eb l\u00ebnd\u00eb si Teknologjia nga klasa e par\u00eb, Matematika Logjike, Mendimi Kritik, Kreativiteti, e shum\u00eb t\u00eb tjera me radh\u00eb, tashm\u00eb po i jepnin m\u00eb tep\u00ebr vler\u00eb numrave q\u00eb un\u00eb kisha parallogaritur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shkoll\u00eb model. Rritja pes\u00ebfish e hap\u00ebsir\u00ebs, rriti edhe pes\u00ebfish pun\u00ebn dhe angazhimin ton\u00eb. Fal\u00eb angazhimit tim n\u00eb Fakultetin e Edukimit n\u00eb Universitetin Publik t\u00eb qytetit, ne kishim qasje nga af\u00ebr, n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e komponent\u00ebve kryesor\u00eb n\u00eb themelimin e nj\u00eb ekipi profesional, q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb vlerat dhe pesh\u00ebn q\u00eb mbart profesioni i m\u00ebsuesit. Pa ekip t\u00eb mir\u00eb, s\u2019ka pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, por se ekipi m\u00eb i mir\u00eb t\u00eb krijon probleme t\u00eb avancuara, ku ne p\u00ebr \u00e7do vit kemi m\u00eb tep\u00ebr nx\u00ebn\u00ebs sesa planifikojm\u00eb, fal\u00eb pun\u00ebs dhe risive q\u00eb kemi sjell\u00eb gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs. Kjo na b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi pak koh\u00eb t\u2019i shijojm\u00eb rezultatet enorme q\u00eb kemi thurur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr\u201c \u2013 shprehet Hysnija.<\/p>\n<p>Por jemi n\u00eb vitim 2021, disa vjet nga themelimi i shkoll\u00ebs \u201cHello Academy of Education\u201d, bashk\u00eb me kopshtet n\u00eb Gjilan e Viti. Ambiciet e Florianit dhe Hysnijes nuk ndalen dhe jan\u00eb plot vullnet e me skica idesh. P\u00ebr \u00e7do vit, k\u00ebrkojn\u00eb dhe duan risi. Objekti aktual sado i gjer\u00eb, me hap\u00ebsira t\u00eb mjaftueshme, me nj\u00eb kopsht mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs me lisa e gjelb\u00ebrim, sado estetik q\u00eb \u00ebsht\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb ish-zon\u00ebs industriale, t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb zon\u00eb tregtare, frekuentimit t\u00eb aq shum\u00eb makinave dhe mjeteve t\u00eb transportit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb ngarkim-shkarkim mallrave p\u00ebr qendrat e m\u00ebdha tregtare, i ka shtyr\u00eb Florianin si arkitekt dhe Hysnijen si matematikane, t\u00eb projektojn\u00eb di\u00e7ka ekologjike dhe t\u00eb matshme mir\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb send\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb shkolle t\u00eb re, t\u00eb papar\u00eb si ide dhe plan t\u00eb jet\u00ebsuesh\u00ebm shum\u00eb shpejt. Po zgjerohen gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. \u00c7erdhet dhe shkolla \u201cHello\u201d po b\u00ebhen si brend n\u00eb fush\u00ebn e edukimit e m\u00eb gjer\u00eb. Di\u00e7ka p\u00ebr planin arkitektonik, ekologjik dhe bio, t\u00eb shkoll\u00ebs \u201cHello\u201d, tregon s\u00ebrish Floriani:<\/p>\n<p>\u201cNuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb q\u00eb po i p\u00ebrgatisim nx\u00ebn\u00ebsit q\u00eb t\u00eb b\u00ebhen qytetar\u00eb t\u00eb dobish\u00ebm t\u00eb globit, gjersa tymi i oxhakut nxin\u00eb mushk\u00ebrit\u00eb e tyre sa her\u00eb q\u00eb ata marrin frym\u00eb, nj\u00ebjt\u00eb si\u00e7 nuk mund t\u00eb pretendojm\u00eb q\u00eb po i p\u00ebrgatisim nx\u00ebn\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb ardhmen, n\u00eb qoft\u00eb se libri i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb Teknologjis\u00eb, \u00ebsht\u00eb botim i vitit 2005. Duke e ditur q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr m\u00ebsojn\u00eb duke i par\u00eb dhe duke i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat, sesa vet\u00ebm duke d\u00ebgjuar, ne kemi menduar q\u00eb objekti i shkoll\u00ebs t\u00eb ket\u00eb qasje 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb n\u00eb kulmin e saj, sallat e sporteve, pishin\u00eb, bibliotek\u00eb, gjithnj\u00eb duke e shfaqur \u2018shkenc\u00ebn\u2019 para tyre: se si objekti mund t\u00eb ndri\u00e7ohet pa shpenzuar energji elektrike; si mund t\u00eb ngrohet e ftohet pa shpenzuar energji; p\u00ebrse kulmi m\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb element p\u00ebr largimin e ujit, por akumulimin e tij; p\u00ebrse mbjellja e perimeve n\u00eb kulm \u00ebsht\u00eb e nevojshme jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar ushqim, por p\u00ebr ta pastruar ajrin dhe p\u00ebr ta izoluar objektin; ulluk\u00ebt nuk jan\u00eb elemente vertikale p\u00ebr largimin e ujit, por elemente q\u00eb e akulumojn\u00eb ujin dhe p\u00ebrmes destilimit e b\u00ebjn\u00eb ta rip\u00ebrdorim at\u00eb uj\u00eb; p\u00ebrse blet\u00ebt jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se sa vet\u00ebm insekte q\u00eb prodhojn\u00eb mjalt\u00eb; p\u00ebrse ushqimi nga ferma e shkoll\u00ebs \u00ebsht\u00eb zgjidhja e problemeve t\u00eb shumta p\u00ebr t\u2019i shmangur shum\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb koh\u00ebs, e k\u00ebshtu me radh\u00eb, do t\u00eb trajtohen tema t\u00eb ndryshme n\u00eb klas\u00ebt verore n\u00ebn hij\u00ebn e mij\u00ebra pishave, n\u00eb kabinetet e shkencave natyrore dhe n\u00eb klas\u00ebt t\u00eb rrethuara me mure ekologjike, t\u00eb kund\u00ebrta me ato q\u00eb njihen si ndot\u00ebsi m\u00eb i madh e q\u00eb \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi klasik. Ekologjia nuk \u00ebsht\u00eb trend, por \u00ebsht\u00eb zgjidhja e duhur dhe e vetme e problemeve globale q\u00eb nga sh\u00ebndeti i jon\u00eb deri tek udh\u00ebtimet nd\u00ebrplanetare.\u201d<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej ekologjis\u00eb, modelit q\u00eb ndjekin n\u00eb shkoll\u00ebn \u201cHello\u201d, kjo ve\u00e7ohet p\u00ebr kontributin e tyre shoq\u00ebror n\u00eb pun\u00ebsimin e gruas. Kjo \u00ebsht\u00eb e ve\u00e7anta e jasht\u00ebzakonshme e k\u00ebtij \u00e7ifti t\u00eb ri, nxitjes s\u00eb besimit te gjeneratat e reja, se mund t\u00eb b\u00ebhet me vizion, me ide, me plan, me shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje, pun\u00eb e pasion, besim e p\u00ebrkushtim sistematik, di\u00e7ka e madhe. Aktualisht \u00e7erdhet dhe shkolla \u201cHello Academy of Education\u201d, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shansi i pun\u00ebsimit t\u00eb aq shum\u00eb vajzave dhe grave. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb statistika e numra, motivohet t\u00eb na flet Hysnija matematikane:<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm n\u00eb \u00e7erdhe jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuara 17 edukatore dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse vajza e gra. Nd\u00ebrsa n\u00eb shkoll\u00ebn \u2018Hello Academy of Education\u2019, jan\u00eb pun\u00ebsuar  47  m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb Hello Vitia, 8 t\u00eb pun\u00ebsuara jan\u00eb femra dhe gjithsej t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb Hello, n\u00eb tri pikat, jan\u00eb mbi 80 m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs, edukatore, pun\u00ebtore teknike dhe n\u00eb administrat\u00eb. Por nuk e kemi synimin t\u00eb ndalemi. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb krijojm\u00eb nj\u00eb model t\u00eb mir\u00eb n\u00eb edukim dhe duke pasur k\u00ebt\u00eb besim tek aq shum\u00eb prind\u00ebr, ne do ta kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb besim n\u00eb pun\u00eb, kreativitet dhe nj\u00eb brend q\u00eb t\u00eb krenohen nes\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e tyre. Besimi n\u00eb rritje tek aq shum\u00eb prind\u00ebr, \u00ebsht\u00eb edhe nevoj\u00eb p\u00ebr shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb, e ve\u00e7mas vajzat e grat\u00eb, t\u00eb cilat aq shum\u00eb jan\u00eb t\u00eb orientuara edhe p\u00ebr studime universitare n\u00eb Fakultetin e Edukimit n\u00eb Gjilan, Prishtin\u00eb e m\u00eb gjer\u00eb.\u201d<br \/>\nFloriani dhe Hysnija si bashk\u00ebpronar\u00eb e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, vet\u00ebm n\u00eb Komun\u00ebn e Gjilanit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb kontributdh\u00ebn\u00ebsit e pun\u00ebsimit dhe avancimit t\u00eb statusit t\u00eb grave, duke dal\u00eb nga pozita e amvis\u00ebris\u00eb n\u00eb edukatore dhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse t\u00eb aq shum\u00eb brezave. Si nd\u00ebrmarr\u00ebs t\u00eb rinj, jan\u00eb plot vullnet e energji, por mbesin t\u00eb pak\u00ebnaqur me mb\u00ebshtetjen e dob\u00ebt q\u00eb b\u00ebn shteti p\u00ebr nd\u00ebrmarr\u00ebsin\u00eb q\u00eb avokon dhe promovon aq shum\u00eb pun\u00ebsimin e grave, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb biznesi i tyre. Edhe at\u00ebher\u00eb kur aplikojn\u00eb p\u00ebr grante te thirrjet e Bashkimit Evropian, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur projekte t\u00eb kushtueshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, reduktimin e papun\u00ebsis\u00eb maksimale te grat\u00eb, kan\u00eb p\u00ebrvoja edhe t\u00eb hidhura. Rasti i fundit \u00ebsht\u00eb kur iu k\u00ebrkua nga ofruesi i grantit nga Bashkimi Evropian, q\u00eb institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm fascilituese, nj\u00eb let\u00ebr konfirmimi p\u00ebr at\u00eb q\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb formalisht. Institucionet shtet\u00ebrore nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin e grave n\u00eb Kosov\u00eb dhe personat me nevoja t\u00eb ve\u00e7anta, as p\u00ebr t\u2019i shkruar nj\u00eb email donator\u00ebve evropian\u00eb e t\u00eb interesuar p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sektorin privat dhe avullohet granti p\u00ebr nj\u00eb email konfirmimi. <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, t\u00eb kalitur tashm\u00eb me sfida, ende shum\u00eb shpresojn\u00eb dhe e din\u00eb q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme: t\u00eb b\u00ebni at\u00eb q\u00eb besoni, t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulni n\u00eb at\u00eb q\u00eb krijoni, t\u00eb krijoni besim me pun\u00eb pa ia k\u00ebrkuar dikujt at\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrkushtoheni n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve. T\u00eb tjerat, mund t\u00eb vonohen e zvarriten, por kurr\u00eb t\u00eb mos vijn\u00eb!<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97.jpeg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1536\" class=\"aligncenter size-full wp-image-90350\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97.jpeg 2048w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97-300x225.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97-1024x768.jpeg 1024w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97-768x576.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/89C0BBEF-32FB-4C2C-B478-557CA9114B97-1536x1152.jpeg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><\/a><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A.jpeg\"><img loading=\"lazy\" loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A.jpeg\" alt=\"\" width=\"2048\" height=\"1365\" class=\"aligncenter size-full wp-image-90351\" srcset=\"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A.jpeg 2048w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A-300x200.jpeg 300w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A-1024x683.jpeg 1024w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A-768x512.jpeg 768w, https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/FDC89BC1-7F02-4AC5-8554-58B8BA18B13A-1536x1024.jpeg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 2048px) 100vw, 2048px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Radiostar, Gjilan, 2 shtator 2021 \u2013 N\u00eb Kosov\u00eb, gjat\u00eb vitit 2016, sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, numri i t\u00eb papun\u00ebve dhe shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb tremujorin e par\u00eb, ishte 50.7% te meshkujt, kurse 61.5% te femrat, n\u00eb grupmoshat 15-24 vje\u00e7. N\u00eb grupmoshat 25-34 vje\u00e7, 32.8% ishte papun\u00ebsia te meshkujt, 36.2% te femrat; te grupmoshat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":90349,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-90345","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=90345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/90345\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90349"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=90345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=90345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=90345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}