{"id":91250,"date":"2021-09-13T06:30:28","date_gmt":"2021-09-13T06:30:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=91250"},"modified":"2021-09-13T06:30:28","modified_gmt":"2021-09-13T06:30:28","slug":"keto-jane-te-gjitha-masat-e-reja-kunder-covid-19-qe-hyjne-ne-fuqi-nga-sot","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/keto-jane-te-gjitha-masat-e-reja-kunder-covid-19-qe-hyjne-ne-fuqi-nga-sot\/","title":{"rendered":"K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha masat e reja kund\u00ebr Covid-19 q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga sot"},"content":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nga sot do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi masat e reja p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb koronavirus n\u00eb Kosov\u00eb nga data 13 deri 26 shtator.\u00c7do person, i cili hyn n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb me vete d\u00ebshmin\u00eb e vaksinimit t\u00eb plot\u00eb apo t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs doz\u00eb apo testin RT-PCR negativ t\u00eb b\u00ebr\u00eb brenda 72 or\u00ebve. Ora policore vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb fuqi nga 22:00-05:00, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb rastet emergjente.Aktiviteti m\u00ebsimor n\u00eb institucionet publike dhe private t\u00eb arsimit parauniversitar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe t\u00eb q\u00ebndrimit ditor, pezullohet deri m\u00eb 26 shtator, nd\u00ebrsa gastronomia lejohet t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e saj nga ora 05:00-21:30.Pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb personave, ndalohet veprimtaria e klubeve t\u00eb nat\u00ebs si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoq\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.K\u00ebto jan\u00eb t\u00eb gjitha masat e reja t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga sot:<\/p>\n<p>A. [Zbatimi territorial]Ky vendim zbatohet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.[Hyrjet dhe daljet e qytetar\u00ebve n\u00eb dhe nga Republika e Kosov\u00ebs]\u00c7do person i cili hyn n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, duhet t\u00eb posedoj nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebposhtme:2.1 Certifikat\u00ebn e vaksinimit p\u00ebr vaksinimin e plot\u00eb ose marrjen e nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs kund\u00ebr COVID-19;2.2 Testi RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 72 or\u00eb;2.3 D\u00ebshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i l\u00ebshuar jo m\u00eb pak se 21 dit\u00eb dhe jo m\u00eb shum\u00eb se 180 dit\u00eb ose rezultat pozitiv i testit t\u00eb antitrupave serologjik \u2013IgG, i l\u00ebshuar m\u00eb s\u00eb shumti para 30 dit\u00ebve;2.4 Test i shpejt\u00eb antigjen negativ jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb.Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe personat me leje q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb rast se nuk posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 2.1 deri 2.4, duhet t\u00eb vet\u00eb-izolohen p\u00ebr 7 dit\u00eb. K\u00ebta persona duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb deklarat\u00ebn n\u00ebn betim p\u00ebr vet\u00eb-izolim n\u00eb pik\u00ebn kufitare p\u00ebrkat\u00ebse.Nga k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb poseduar ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 2.1 deri 2.4 , lirohen:4.1 Personat t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes aeroportit apo p\u00ebrmes pikave kufitare tok\u00ebsore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) or\u00ebsh p\u00ebrmes aeroportit ose pikave kufitare tok\u00ebsore, me kusht q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebnshkruaj deklarat\u00ebn se do ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn brenda tri or\u00ebve;4.2 Personat, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb si transportues profesionist (vozit\u00ebs), me kusht q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb protokollin p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga COVID[1]19;4.3 Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 12 or\u00ebt e fundit;4.4 Qytetar\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb p\u00ebrmes transportit t\u00eb organizuar me autobus ose me linj\u00eb t\u00eb rregullt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, transit, me kusht q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet deklarata se do ta l\u00ebshojn\u00eb territorin e Kosov\u00ebs brenda pes\u00eb or\u00ebve;4.5 Diplomat\u00ebt e huaj, t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb;4.6 Personat n\u00ebn mosh\u00ebn gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7.[Mbrojtja dhe siguria n\u00eb pun\u00eb]N\u00eb institucionet publike dhe private, deri me dat\u00eb 26 shtator 2021, vazhdohet obligimi q\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm stafi esencial, nd\u00ebrsa stafi jo esencial obligohet t\u00eb punoj\u00eb nga sht\u00ebpia. P\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb k\u00ebtij vendimi, staf esencial konsiderohen pun\u00ebtor\u00ebt prania fizike e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb vendin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr kryerjen e detyrave t\u00eb pun\u00ebs.Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik\u00eb dhe privat\u00eb obligohen q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb stafin esencial.Pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit publik\u00eb dhe privat\u00eb udh\u00ebzohen t\u00eb krijojn\u00eb kushtet p\u00ebr kryerjen e detyrave t\u00eb pun\u00ebs nga sht\u00ebpia p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb nuk jan\u00eb staf esencial p\u00ebr nevojat e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.T\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e institucioneve publike, si dhe personeli i nd\u00ebrmarrjeve publike n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Qeveris\u00eb apo t\u00eb nj\u00eb komune, duhet t\u00eb posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb ambientet e pun\u00ebs.N\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb administrativ i \u00e7do institucioni publik \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4Grat\u00eb shtatz\u00ebna, lirohen nga obligimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur fizikisht n\u00eb pun\u00eb\u00c7. [Masat e p\u00ebrgjithshme t\u00eb mbrojtjes dhe higjien\u00ebs]Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera, t\u00eb mbajn\u00eb dezinfektues p\u00ebr duar dhe nj\u00eb sasi t\u00eb maskave n\u00eb vende t\u00eb qasshme n\u00eb hyrje t\u00eb objektit si dhe n\u00eb ambientet e brendshme.Obligohen institucionet publike e private, si dhe subjektet tjera q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb \u00e7do objekti t\u00eb vendosin shenja t\u00eb dukshme t\u00eb rregullave t\u00eb sjelljes p\u00ebr mbrojtje nga COVID-19, p\u00ebrfshir\u00eb shenj\u00ebn e ndalimit t\u00eb hyrjes n\u00eb objekt pa maska, respektimin e distanc\u00ebs.Obligohen p\u00ebrgjegj\u00ebsit e institucioneve publike e private dhe subjektet e tjera q\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb dezinfektimin dhe ajrosjen e hap\u00ebsirave t\u00eb mbyllura.Bartja e mask\u00ebs duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn \u00ebsht\u00eb obligative n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, p\u00ebrve\u00e7:14.1 Gjat\u00eb ngasjes s\u00eb automjetit vet\u00ebm, apo kur n\u00eb automjet jan\u00eb prezent\u00eb ekskluzivisht an\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb familjes;14.2 Gjat\u00eb vrapit, \u00e7iklimit dhe ushtrimeve fizike;14.3 Gjat\u00eb ngr\u00ebnies apo pijes.Ndalohet hyrja n\u00eb ambientet e mbyllura pa mask\u00eb.Obligohen t\u00eb gjitha institucionet publike dhe private q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebs t\u00eb monitoroj\u00eb zbatimin e mas\u00ebs t\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb pik\u00ebn 15.[Kufizimi i qarkullimit]Kufizimi i qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve vazhdon t\u00eb jet\u00eb nga ora 22:00 deri n\u00eb ora 05:00, p\u00ebrve\u00e7:17.1 Rasteve t\u00eb natyr\u00ebs urgjente (p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, blerje t\u00eb barnave, p\u00ebr t\u00eb ofruar kujdes ose ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebmtimin ose p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar nj\u00eb rreziku l\u00ebndimi);17.2 Qarkullimit p\u00ebr personelin sh\u00ebndet\u00ebsor, t\u00eb siguris\u00eb dhe operator\u00ebt q\u00eb kryejn\u00eb pun\u00eb apo sh\u00ebrbime publike;17.3 Personelin e nd\u00ebrrimit t\u00eb nat\u00ebs t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb q\u00eb sigurojn\u00eb funksionimin e zinxhirit t\u00eb furnizimit (p\u00ebrfshir\u00eb transportin e mallrave\/sh\u00ebrbimeve), por me kusht q\u00eb t\u00eb pajisen me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga sistemi EDI i Administrat\u00ebs Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs.17.4 Personat t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb d\u00ebshmi se duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb aeroport gjat\u00eb orarit t\u00eb kufizimit t\u00eb qarkullimit, p\u00ebr shkak se kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar p\u00ebrmes aeroplanit;17.5 Personave ndaj t\u00eb cil\u00ebt aplikohet leja e ve\u00e7ant\u00eb e p\u00ebrkohshme q\u00eb l\u00ebshohet nga Qendra Operative Emergjente e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, sipas pik\u00ebs 19, p\u00ebr shkak t\u00eb domosdoshm\u00ebris\u00eb s\u00eb qarkullimit gjat\u00eb or\u00ebs policore. Obligohen pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb sigurojn\u00eb q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e tyre q\u00eb i n\u00ebnshtrohen kufizimit nga pika 17 t\u00eb ken\u00eb koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar n\u00eb banesat e tyre.Qendra Operative Emergjente e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme mundet q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr persona t\u00eb cil\u00ebt ofrojn\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb kufizimi i qarkullimit t\u00eb orarit t\u00eb ju zgjatet p\u00ebrkoh\u00ebsisht.Dh. [Institucionet e arsimit]Aktiviteti m\u00ebsimor n\u00eb institucionet publike dhe private t\u00eb arsimit parauniversitar, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe institucionet e arsimit parashkollor dhe t\u00eb q\u00ebndrimit ditor pezullohet deri me dat\u00eb 26 shtator 2021. Ky pezullim vlen edhe p\u00ebr aktivitetin m\u00ebsimor me prezenc\u00eb fizike n\u00eb institucionet publike dhe private t\u00eb arsimit universitar.P\u00ebr familjet me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb institucione parashkollore dhe me dy prind\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar (ose qe ka vet\u00ebm nj\u00eb prind dhe ai prind \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar), nj\u00ebri prind lirohet nga obligimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur fizikisht n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 13 \u2013 26 shtator 2021.Student\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju mund\u00ebsohet regjistrimi n\u00eb konvikt duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4. Student\u00ebt n\u00eb institucionet publike dhe private universitare duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4., n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju lejohet hyrja n\u00eb objektin e institucionit.Stafi n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ju lejohet hyrja n\u00eb objektin e institucionit.N\u00ebpun\u00ebsi m\u00eb i lart\u00eb i \u00e7do institucioni sipas pik\u00ebs 22, 23 dhe 24, \u00ebsht\u00eb i obliguar me vendim t\u00eb caktoj\u00eb nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4.T\u00eb gjitha institucioneve publike dhe private t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve t\u00eb arsimit, iu ndalohet organizimi i aktiviteteve jasht\u00eb m\u00ebsimore, si\u00e7 jan\u00eb ekskursionet, sh\u00ebtitjet grupore, ahengjet e ndryshme t\u00eb stafit m\u00ebsimor apo t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve \u2013 student\u00ebve.[Paraqitja p\u00ebr skemat sociale dhe pensionale]Ministria e Financave, Pun\u00ebs dhe Transfereve udh\u00ebzohet t\u00eb liroj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfituesit e skemave sociale dhe pensionale q\u00eb menaxhohen nga MFPT-ja nga paraqitja e rregullt n\u00eb zyrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb evidentimit, si\u00e7 k\u00ebrkohet me ligjet p\u00ebrkat\u00ebse.[Kufizimi i mbledhjeve publike dhe private]Lejohen grumbullimet n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura deri n\u00eb 20 persona (pun\u00ebtori, mbledhje, seminare, trajnime). Organizatori obligohet t\u00eb siguroj distanc\u00ebn fizike prej 1.5 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.28.1 Mbledhjet e Kuvendit dhe t\u00eb Qeveris\u00eb lejohen pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb personave, duke u respektuar mbajtja e maskave dhe distanca sociale.Qendra Operative Emergjente e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb mundet q\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, q\u00eb tejkalon numrin prej 20 persona, p\u00ebr ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb interesit publik.Lejohen grumbullimet dhe ngjarjet kulturore n\u00eb ambiente t\u00eb jashtme deri n\u00eb 50 persona (publiku). Organizatori obligohet t\u00eb siguroj\u00eb mbajtjen e distanc\u00ebs fizike prej 1.5 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.Pavar\u00ebsisht pik\u00ebs 28 dhe 30, p\u00ebr koncerte dhe festivale vlen pika 34.Mbajtja e pritjes p\u00ebr ngush\u00ebllim\/kryesh\u00ebndosh\u00eb ndalohet.Lejohen funeralet vet\u00ebm me pjes\u00ebmarrje t\u00eb familjes s\u00eb ngusht\u00eb, duke siguruar q\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit t\u00eb mbajn\u00eb distanc\u00eb fizike prej 1.5 met\u00ebr nga nj\u00ebri-tjetri.[Ndalimi i veprimtarive dhe organizimeve t\u00eb caktuara]Pavar\u00ebsisht numrit t\u00eb personave, ndalohet veprimtaria e klubeve t\u00eb nat\u00ebs si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoq\u00ebrore, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.Gj. [Gastronomia]Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs.Ndalohet sh\u00ebrbimi n\u00eb gastronomi n\u00eb hap\u00ebsirat e mbyllura. Q\u00ebndrimi i klient\u00ebve (sh\u00ebrbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsirat e hapura t\u00eb lokaleve t\u00eb gastronomis\u00eb.Lejohet shfryt\u00ebzimi i jo m\u00eb shum\u00eb se 70 % e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb hapur. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku sh\u00ebrbehet ushqimi dhe pijet. Kuptimi i shprehjes \u2018hap\u00ebsir\u00eb e hapur\u2019 dhe \u2018hap\u00ebsir\u00eb e mbyllur\u2019 ka t\u00eb nj\u00ebjtin kuptim me Ligjin Nr. 04\/L-156 p\u00ebr Kontrollin e Duhanit.Klient\u00ebt duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb ulur n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb lokaleve t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb gastronomis\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn lejohet sh\u00ebrbimi i ushqimit apo pijeve, p\u00ebrve\u00e7:<br \/>\n38.1 Gjat\u00eb hyrjes apo daljes nga ambienti i lokalit:38.2 Nd\u00ebrsa paguan porosin\u00eb;38.3 Gjat\u00eb shkuarjes apo kthimit nga tualeti;38.4 Kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb sh\u00ebndetit dhe siguris\u00eb.N\u00eb rastet nga pika 38.1 deri 38.4 \u00ebsht\u00eb e obliguar bartja e mask\u00ebs duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn.Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohet t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre nga ora 05:00 deri n\u00eb or\u00ebn 21:30. Muzika lejohet vet\u00ebm deri n\u00eb or\u00ebn 21:00.P\u00ebrgjegj\u00ebsit e lokaleve duhet t\u00eb sigurohen q\u00eb distanca nd\u00ebrmjet klient\u00ebve n\u00eb tavolina t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb (1) met\u00ebr.Pjesa e prapme e nj\u00eb karrigeje, me pjes\u00ebn e prapme t\u00eb karriges tjet\u00ebr duhet jen\u00eb n\u00eb distanc\u00eb s\u00eb paku nj\u00eb met\u00ebr. \u00c7do tavolin\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb e pajisur me dezinfektues q\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb s\u00eb paku 60% alkool.Sh\u00ebrbimi \u201cd\u00ebrges\u00eb me porosi\u201d lejohet t\u00eb funksionoj\u00eb edhe pas or\u00ebs 22:00, pas pajisjes me leje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga sistemi EDI (ATK).[Qendrat tregtare dhe operator\u00ebt e tjer\u00eb ekonomik\u00eb]Lejohet veprimtaria e qendrave tregtare sipas udh\u00ebzuesit p\u00ebrkat\u00ebs.Obligohen t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr veprimtari ekonomike e kan\u00eb tregtin\u00eb me shumic\u00eb dhe pakic\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve n\u00eb lokal n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sipas rregullit \u2013 1 person p\u00ebr 8 m2. K\u00ebta operator\u00eb obligohen t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb n\u00eb hyrje numrin maksimal t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb lejuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Sip\u00ebrfaqja llogaritet p\u00ebr zon\u00ebn ku lejohen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb klient\u00ebt.N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qendrave tregtare dhe operator\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb ekonomik\u00eb, ndalohet puna\/p\u00ebrdorimi i k\u00ebndeve t\u00eb loj\u00ebrave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Nd\u00ebrsa p\u00ebr sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb qendrave tregtare vlen pika 36.Nga data 27 shtator 2021, klient\u00ebt dhe stafi n\u00eb qendra tregtare dhe qendra t\u00eb thirrjeve (call center) duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb objekt.N\u00eb qendrat tregtare dhe qendrat e thirrjeve (call center) \u00ebsht\u00eb e obliguar t\u00eb caktohet nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4.[Puna me pal\u00eb]Personi p\u00ebrgjegj\u00ebs i institucionit publik apo privat dhe i operatoreve ekonomik\u00eb, obligohet q\u00eb t\u00eb ndaloj\u00eb rreshtimin apo tubimin brenda dhe jasht\u00eb ambientit t\u00eb pun\u00ebs\/biznesit, p\u00ebrve\u00e7 n\u00ebse mbahet distanc\u00eb fizike prej t\u00eb pakt\u00ebn 1.5 metra nga grupet e tjera t\u00eb personave.[Transporti publik]Ndalohet hyrja n\u00eb mjetet e transportit publik pa mask\u00eb.Operator\u00ebt e transportit rrugor t\u00eb udh\u00ebtareve lejohen t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 50% t\u00eb kapacitetit t\u00eb ul\u00ebseve. N\u00eb taksi lejohen t\u00eb udh\u00ebtojn\u00eb deri n\u00eb dy udh\u00ebtar\u00eb.[Teatrot, bibliotekat, etj.]Kinemat\u00eb, qendrat rinore, qendrat e kultur\u00ebs me grupe apo institucionet tjera t\u00eb ngjashme vart\u00ebse t\u00eb MKRS-s\u00eb apo t\u00eb Komunave, deri me dat\u00eb 26 shtator 2021 pezullojn\u00eb aktivitetin e tyre.55.1. Teatrot, orkestrat, ansamblet, baleti lejohet t\u00eb organizojn\u00eb shfaqje online (pa prezenc\u00eb t\u00eb publikut) si dhe t\u00eb mbajn\u00eb ushtrimet.Nga data 27 shtator veprimtarit\u00eb sipas pik\u00ebs 55, lejohet t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 30% t\u00eb kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse. Obligohet mbajtja e mask\u00ebs dhe distanc\u00ebs fizike prej 1.5 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave.Shfryt\u00ebzuesit e veprimtarive sipas pik\u00ebs 55, duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb objekt.Bibliotekat dhe muzet\u00eb lejohen t\u00eb punojn\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 30% t\u00eb kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse. Obligohet mbajtja e mask\u00ebs dhe distanc\u00ebs fizike prej 1.5 met\u00ebr n\u00eb mes t\u00eb personave. Shfryt\u00ebzuesit e bibliotekave dhe muzeve, duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju lejohet hyrja n\u00eb objekt.N\u00eb biblioteka dhe muze duhet t\u00eb caktohet me vendim nj\u00eb apo m\u00eb shum\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb do t\u00eb kontrollojn\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4.[Sporti dhe rekreacioni]Lejohen organizimi i garave sportive dhe st\u00ebrvitjeve p\u00ebrkitazi me protokollet dhe rekomandimet e organizatave bot\u00ebrore p\u00ebr organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat mbrojt\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.Numri i pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb gar\u00eb (sportist\u00eb, klube, zyrtar\u00eb, dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs tjer\u00eb t\u00eb nevojsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e gar\u00ebs) p\u00ebrcaktohet nga federatat sportive duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs dhe masat tjera mbrojt\u00ebse.N\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb mbyllura nuk lejohet prania e shikuesve.N\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb jashtme lejohet prania e shikuesve deri n\u00eb 5% t\u00eb kapacitetit t\u00eb objektit apo hap\u00ebsir\u00ebs sportive (stadium, salla sportive, pishina, hap\u00ebsira t\u00eb tjera t\u00eb mbyllura) duke respektuar mas\u00ebn e distanc\u00ebs prej 1.5 metra dhe masat tjera mbrojt\u00ebse.Shikuesit n\u00eb aktivitetet garuese n\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb jashtme, duhet t\u00eb posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4.Organizator\u00ebt e gar\u00ebs jan\u00eb t\u00eb obliguar t\u00eb caktojn\u00eb persona p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollimin e posedimit t\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb sipas pik\u00ebs 2.1 deri 2.4, si dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrin masat specifike, n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me protokollet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr menaxhimin e mas\u00ebs (tifoz\u00ebve) para, gjat\u00eb dhe pas hyrjes n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn sportive.Lejohet shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme p\u00ebr aktivitete individuale rekreative. Klient\u00ebt dhe stafi, duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi.\u00c7do fitnes, palest\u00ebr dhe i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb i obliguar t\u00eb caktoj\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb punonj\u00ebs i cili do t\u00eb kontrolloj\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4.Shfryt\u00ebzimi i fitneseve, palestrave dhe t\u00eb ngjashme, b\u00ebhet n\u00eb proporcion 1 klient n\u00eb 10 m2. Obligohet vendosja e shenjave informuese dhe dezinfektuesve (apo mjeteve t\u00eb tjera p\u00ebr pastrimit) n\u00eb secil\u00ebn pajisje t\u00eb fitnesit me q\u00ebllimit t\u00eb vet\u00ebdijesimit dhe dezinfektimit t\u00eb tyre nga secili klient pas p\u00ebrdorimit.[Banjat termale]Nga data 13 shtator 2021, p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb banja termale, klient\u00ebt dhe stafi duhet t\u00eb posedojn\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn nga d\u00ebshmit\u00eb e p\u00ebrcaktuara n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4 t\u00eb k\u00ebtij Vendimi. Obligohet caktimi i t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb punonj\u00ebsi i cili do t\u00eb kontrolloj\u00eb posedimin e ndonj\u00ebr\u00ebs nga d\u00ebshmit\u00eb e cekura n\u00eb pik\u00ebn 2.1 deri 2.4.[Tregjet dhe therja e kafsh\u00ebve]Tregjet publike t\u00eb automjeteve, kafsh\u00ebve dhe shpez\u00ebve lejohet t\u00eb zhvillojn\u00eb veprimtarin\u00eb duke shfryt\u00ebzuar 20% t\u00eb kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs\/sip\u00ebrfaqeve t\u00eb objekteve p\u00ebrkat\u00ebse. Obligohet mbajtja e mask\u00ebs dhe vendosja e tezgave n\u00eb distanc\u00eb fizike prej t\u00eb pakt\u00ebn dy metra.[T\u00eb dh\u00ebnat personale dhe m\u00ebnyra e kontrollimit t\u00eb d\u00ebshmive sipas pik\u00ebs 2.1 deri 2.4]Caktimi i personave t\u00eb autorizuar apo punonj\u00ebsve t\u00eb autorizuar sipas pikave 9, 25, 49, 50, 60, 68, 71 b\u00ebhet p\u00ebrmes vendimit ku p\u00ebrcaktohet emri dhe mbiemri i personit t\u00eb autorizuar. Prezantimi i d\u00ebshmive t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb pikat 2.1 deri 2.4, b\u00ebhet n\u00eb nj\u00eb form\u00eb e cila nuk lejon q\u00eb personat e autorizuar ose sh\u00ebrbimet e autorizuara p\u00ebr t\u00eb kontrolluar posedimin e tyre, t\u2019i mbajn\u00eb, t\u2019i ruajn\u00eb, t\u2019i regjistrojn\u00eb apo p\u00ebrpunojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb p\u00ebrbehen n\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme, p\u00ebrpos n\u00ebse subjekti i t\u00eb dh\u00ebnave ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin e tij n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebr p\u00ebrpunimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave.Personat e autorizuar dhe t\u00eb caktuar me em\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb kontrolluar d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb pikat 2.1 deri 2.4, n\u00eb rastet kur subjekti i t\u00eb dh\u00ebnave ka dh\u00ebn\u00eb p\u00eblqimin e tij n\u00eb form\u00eb t\u00eb shkruar p\u00ebr p\u00ebrpunimin e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave, nuk lejohen t\u2019i mbajn\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat ose rip\u00ebrdorin ato p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb tjera, p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr konstatimin e posedimit t\u00eb d\u00ebshmive, n\u00eb interes t\u00eb sh\u00ebndetit publik dhe p\u00ebr q\u00ebllimet e vetme p\u00ebr t\u00eb luftuar p\u00ebrhapjen e pandemis\u00eb COVID-19.Nj. [Udh\u00ebzuesit dhe sqarimet]Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerr\u00eb udh\u00ebzuesit e p\u00ebrkohsh\u00ebm, t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19, si n\u00eb vijim:76.1. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aplikimin e masave t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr parandalimin dhe luftimin e COVID-19;76.2. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr sektorin e sh\u00ebrbimeve personale dhe bizneseve, industris\u00eb, administrat\u00ebs publike dhe OJQ-ve;76.3. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet arsimore t\u00eb t\u00eb gjitha niveleve;76.4. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr gastronomi, hoteleri, sektorin e shitjes dhe qendra tregtare;76.5. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr tubimet fetare, varrime, pun\u00ebtori dhe aktivitete kulturore,76.6. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr fitnese, palestra dhe aktivitete tjera rekreative dhe sportive;76.7. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr transportin publik;76.8. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor;76.9. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr aviacionin civil;76.10. Udh\u00ebzues i P\u00ebrkohsh\u00ebm p\u00ebr institucionet korrektuese, qendra t\u00eb azilit dhe t\u00eb mbajtjes p\u00ebr t\u00eb huaj;Udh\u00ebzuesit nga pika 76 jan\u00eb t\u00eb detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb personat dhe sektor\u00ebt ndaj t\u00eb cil\u00ebve zbatohen.Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb n\u00eb rast nevoje t\u00eb nxjerr sqarime p\u00ebr pikat e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>[Zbatimi]Obligohet Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, AUV dhe Policia e Kosov\u00ebs, q\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me shtabet emergjente komunave, t\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e k\u00ebtij vendimi dhe t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raport javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn l6:00).Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, SHSKUK dhe IKSHPK t\u00eb dor\u00ebzojn\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn e Kryeministrit raportin javor (\u00e7do t\u00eb premte deri n\u00eb or\u00ebn 16:00) p\u00ebr zbatimin e masave, gjendjen n\u00eb institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore, gjendjen epidemiologjike si dhe parashikimet p\u00ebr dy jav\u00ebt n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>Obligohet Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb q\u00eb, bazuar n\u00eb Ligjin Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19, n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb nxjerr\u00eb vendime operacionale var\u00ebsisht prej situat\u00ebs epidemiologjike dhe rekomandimeve t\u00eb IKSHPK-s\u00eb.Obligohet Policia e Kosov\u00ebs dhe inspektoratet p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb mbik\u00ebqyrin zbatimin e masave, vendimeve t\u00eb tjera dhe udh\u00ebzuesve p\u00ebrkat\u00ebs n\u00eb zbatim t\u00eb Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.P\u00ebr shkel\u00ebsit e masave, organet kompetente obligohen t\u00eb shqiptojn\u00eb masat nd\u00ebshkimore sipas Ligjit Nr. 07\/L-006 p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb COVID-19 n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe ligjeve t\u00eb tjera n\u00eb fuqi.I vetmi autoritet q\u00eb mund t\u00eb interpretoj\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim \u00ebsht\u00eb Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkaq \u00e7do institucion tjet\u00ebr mund t\u00eb ofroj\u00eb sqarime p\u00ebr kategorit\u00eb respektive p\u00ebr t\u00eb cilat aplikohet ky vendim, vet\u00ebm pas miratimit t\u00eb atij sqarimi nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.[Shfuqizimi i vendimit Nr. 01\/32]Shfuqizohet Vendimi i Qeveris\u00eb Nr. 01\/32, i dat\u00ebs 28.08.2021.[Hyrja n\u00eb fuqi]Vendimi hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e publikimit n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>[Hyrja n\u00eb fuqi]Vendimi hyn n\u00eb fuqi dit\u00ebn e publikimit n\u00eb Gazet\u00ebn Zyrtare t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nga sot do t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi masat e reja p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb pandemis\u00eb koronavirus n\u00eb Kosov\u00eb nga data 13 deri 26 shtator.\u00c7do person, i cili hyn n\u00eb Kosov\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb me vete d\u00ebshmin\u00eb e vaksinimit t\u00eb plot\u00eb apo t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs doz\u00eb apo testin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":90082,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91250","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91250","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91250"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91250\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/90082"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91250"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91250"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91250"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}