{"id":91367,"date":"2021-09-14T15:48:08","date_gmt":"2021-09-14T15:48:08","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=91367"},"modified":"2021-09-14T15:48:08","modified_gmt":"2021-09-14T15:48:08","slug":"fc-drita-gati-per-ndeshjen-derbi-te-javes-se-katert","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/fc-drita-gati-per-ndeshjen-derbi-te-javes-se-katert\/","title":{"rendered":"FC DRITA gati p\u00ebr ndeshjen derbi t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb ndeshjen e kat\u00ebrt kampionale, klubi jon\u00eb FC DRITA e pret n\u00eb sht\u00ebpi Ballkanin, ndeshje kjo q\u00eb do t\u00eb zhvillohet nes\u00ebr, e m\u00ebrkure ora 16:00 n\u00eb stadiumin \u201cSelami Osmani-Bezi\u201d n\u00eb Gjilan. <\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e mbajtur, kryetrajneri i DRIT\u00cbS, Ardian Nuhiu foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij takimi, duke theksuar se FC DRITA tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrgatitjet. <\/p>\n<p>\u201cNes\u00ebr na pret nj\u00eb p\u00ebrballje e fort\u00eb, takohen dy skuadra t\u00eb cilat n\u00eb dy vitet e fundit gjithmon\u00eb kan\u00eb zhvilluar ndeshje t\u00eb mira dhe t\u00eb forta. Kjo p\u00ebr shkak t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb t\u00eb futbollist\u00ebve dhe kualitetit q\u00eb kan\u00ebe nj\u00ebra apo tjetra skuad\u00ebr sin \u00eb aspektin individual ashtu edhe n\u00eb at\u00eb grupor. Nuk dyshohet q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb ndeshje e taktizuar si nga nj\u00ebri apo tjetri trajner, ne sigurisht kemi marr\u00eb masat, kemi analizuar kund\u00ebrshtarin, n\u00eb repartet apo edhe n\u00eb aspektin individual dhe ne t\u00eb gjith\u00eb kemi punuar dhe e shohim nes\u00ebr n\u00eb loj\u00eb se si do t\u00eb rrjedh\u00eb ndeshja\u201d, ka theksuar trajneri Nuhiu.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, futbollisti Ardian Cuculi potencoi se e respektojn\u00eb kund\u00ebrshtarin, por do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb maksimumin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb rezultatin pozitiv.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndeshje v\u00ebrtet\u00eb kampionale, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtar shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb, me nj\u00eb ekip q\u00eb ka treguar cil\u00ebsi k\u00ebto dy-tri vitet e fundit, me lojtar\u00eb shum\u00eb cil\u00ebsor\u00eb, q\u00eb luajn\u00eb bashk\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndeshje q\u00eb nuk do t\u00eb varet rrjedha e kampionatit, por gjithsesi do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e nj\u00ebr\u00ebs ekip. Duke luajtur me nj\u00eb ekip t\u00eb till\u00eb t\u00eb tre rezultatet jan\u00eb n\u00eb loj\u00eb, shpresoj q\u00eb me nj\u00eb angazhim maksimal t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrpjekjet tona p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb rezultat pozitiv, pse jo edhe t\u00eb fitojm\u00eb. K\u00ebshtu t\u00eb vazhojm\u00eb operimin ton\u00eb drejt kreut t\u00eb tabel\u00ebs, gjegj\u00ebsisht vazhdim\u00ebsin\u00eb e kampionatit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Cuculi.<\/p>\n<p>Nga pyetjet e gazetar\u00ebve p\u00ebr rrjedh\u00ebn e deritanishme t\u00eb kampionatit dhe rezutatet n\u00eb tri ndeshjet e kaluara, trajneri Nuhiu theksoi se DRITA gjithmon\u00eb k\u00ebrkon maksimumin e pik\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i kampionatit dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb me angazhimin nga ndeshja n\u00eb ndeshje.<\/p>\n<p>\u201cNe si Drita gjithmon\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb maksimumin. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i kampionatit dhe nuk ka kund\u00ebrshtar t\u00eb leht\u00eb, duhet cdo ndeshje t\u00eb p\u00ebrgatitim n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00ebse duam t\u00eb fitojm\u00eb. Do t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu. Po e shohim edhe ekipet tjera rivale se sa me v\u00ebshtir\u00ebsi po shkojn\u00eb tek fitorja, edhe p\u00ebr ne ashtu. \u00cbsht\u00eb vet\u00ebm fillimi i kampionatit, ka disa futbollist\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb form\u00ebn e tyre, ende nuk jan\u00eb n\u00eb maksimumin e tyre, por nga ndeshja n\u00eb ndeshje duke k\u00ebrkuar m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn nga gjithsecili\u201d, deklaroi Nuhiu.<\/p>\n<p>Futbollisti yn\u00eb, Ardian Cuculi poashtu u pyet p\u00ebr pritshm\u00ebrit\u00eb rreth ndeshjes s\u00eb nes\u00ebrme dhe foli p\u00ebr atmosfer\u00ebn n\u00eb klubin ton\u00eb.<\/p>\n<p> \u201cLoja se si do t\u00eb jet\u00eb nes\u00ebr do ja l\u00ebm\u00eb fush\u00ebn. Por, un\u00eb kam respekt p\u00ebr Ballkanin \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip cil\u00ebsor, q\u00eb luajn\u00eb bashk\u00eb tani e dy-tre vite. \u00cbsht\u00eb ekip q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb volum n\u00eb kampionat dhe n\u00eb vitet e fundit ka qen\u00eb n\u00eb kreun e tabel\u00ebs dhe shpesh her\u00eb n\u00eb vend t\u00eb par\u00eb. Normalisht, ne i rrespektojm\u00eb maksimalisht, por duke e ditur gjithmon\u00eb edhe vlerat e ekipit ton\u00eb. DRITA funksionon p\u00ebrfekt, ju e dini q\u00eb lojtar\u00ebt q\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb klub e shohin se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb familje shum\u00eb t\u00eb madhe, ngroht\u00ebsia q\u00eb vjen nga ana e drejtues\u00ebve, udh\u00ebheq\u00ebsve dhe lojtar\u00ebve. Ne edhe lojtar\u00ebt q\u00eb jemi k\u00ebtu m\u00eb gjat\u00eb, jemi gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtete t\u00eb lojtar\u00ebve t\u00eb rinj dhe vijn\u00eb rezultatet e duhura. Mendoj se jan\u00eb adaptuar t\u00eb gjith\u00eb, por e pam\u00eb edhe n\u00eb ndeshjet e Evrop\u00ebs secili lojtar e dha maksimumin dhe u ndje mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fanell\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb t\u00eb luash p\u00ebr DRIT\u00cbN, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fanell\u00eb q\u00eb r\u00ebndon, por gjithsesi cdo lojtarit i kemi krijuar komoditet. Motivimi nuk mungon, tani jemi n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e dijm\u00eb se cfar\u00eb duam dhe cka k\u00ebrkohet nga ne dhe shpresojm\u00eb q\u00eb nga ndeshja n\u00eb ndeshje t\u00eb jemi mir\u00eb e m\u00eb mir\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Cuculi.<\/p>\n<p>FC DRITA \u00ebsht\u00eb nikoqir i Ballkanit n\u00eb ndeshjen derbi t\u00eb jav\u00ebs s\u00eb kat\u00ebrt n\u00eb Superlig\u00eb. Ndeshja zhvillohet n\u00eb stadiumin &#8220;Selami Osmani &#8211; BEZI&#8221; n\u00eb Gjilan, e m\u00ebrkure, ora 16:00.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb ndeshjen e kat\u00ebrt kampionale, klubi jon\u00eb FC DRITA e pret n\u00eb sht\u00ebpi Ballkanin, ndeshje kjo q\u00eb do t\u00eb zhvillohet nes\u00ebr, e m\u00ebrkure ora 16:00 n\u00eb stadiumin \u201cSelami Osmani-Bezi\u201d n\u00eb Gjilan. N\u00eb konferenc\u00ebn e mbajtur, kryetrajneri i DRIT\u00cbS, Ardian Nuhiu foli p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij takimi, duke theksuar se FC DRITA tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":91368,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91367","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-sports"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91368"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}