{"id":91526,"date":"2021-09-16T16:13:52","date_gmt":"2021-09-16T16:13:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=91526"},"modified":"2021-09-16T16:13:52","modified_gmt":"2021-09-16T16:13:52","slug":"ismajli-jam-i-sigurt-se-qellimi-i-mire-per-ti-sherbyer-qytetarit-i-mbulon-te-gjitha-pikat-e-zeza-qe-mund-ti-kemi-pasur-mes-vete-si-subjekte-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ismajli-jam-i-sigurt-se-qellimi-i-mire-per-ti-sherbyer-qytetarit-i-mbulon-te-gjitha-pikat-e-zeza-qe-mund-ti-kemi-pasur-mes-vete-si-subjekte-politike\/","title":{"rendered":"Ismajli: Jam i sigurt se q\u00ebllimi i mir\u00eb p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer qytetarit i mbulon t\u00eb gjitha pikat e zeza q\u00eb mund t`i kemi pasur mes vete si subjekte politike"},"content":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb mbledhjen e sotme, t\u00eb fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat, t\u00eb kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka miratuar planin zhvillimor komunal (PZHK) 2021-2029, buxhetin p\u00ebr vitin fiskal 2022 dhe vler\u00ebsimet e hershme p\u00ebr vitet 2023-2024, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kompensimin e komisionit p\u00ebr vler\u00ebsimin e ofertave si dh k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr subvencionimin e transportuesve publik\u00eb, t\u00eb d\u00ebmtuar nga pandemia Covic-19.<\/p>\n<p>Pozita dhe opozita pat\u00ebn mospajtime rreth rendit t\u00eb dit\u00ebs. Opozita (LVV-PDK) k\u00ebrkoi q\u00eb sot t\u00eb shqyrtohet dhe miratohet vet\u00ebm buxheti, nd\u00ebrsa pikat tjera t\u00eb shtyhen p\u00ebr mandatin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kuvendit, meq\u00eb tani jemi n\u00eb fushat\u00eb zgjedhore.  <\/p>\n<p>Madje, pati edhe k\u00ebrkesa q\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, t\u00eb mos mbahet fare as seanca e Kuvendit.<\/p>\n<p>Kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini tha se seanca \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb harmoni me aktet ligjore dhe procedurale, duke sqaruar se Kuvendi ka t\u00eb drejt\u00eb pune deri n\u00eb konstituimin e p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb re.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket planit zhvillimor komunal (PZHK), drejtori i Urbanizimit, Bekim Bajrami sqaroi se ky dokument i planifikimit hap\u00ebsinor i ka kaluar dhe p\u00ebrfillur t\u00eb gjitha procedurat, p\u00ebrfshir\u00eb edhe d\u00ebgjimet publike, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pas miratimit t\u00eb rendit t\u00eb dit\u00ebs, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i kompanis\u00eb projektuese b\u00ebri edhe nj\u00eb prezantim t\u00eb planit.<\/p>\n<p>VV-ja, e cila paraprakisht deklaroi se do ta l\u00ebshoj\u00eb seanc\u00ebn, n\u00ebse PZHK nuk hiqet nga rendi i dit\u00ebs, edhe e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb, duke u larguar nga salla e Kuvendit. <\/p>\n<p>PZHK u miratua me 16 vota p\u00ebr dhe asnj\u00eb kund\u00ebr. PDK abstenoi n\u00eb votim. <\/p>\n<p>Kryesuesja Kurteshi-Emini n\u00ebnvizoi se PZHK miratohet me rekomandimin q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb varrezave t\u00eb qytetit t\u00eb vler\u00ebsohet dhe definohet m\u00eb von\u00eb me nj\u00eb vendim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Kuvendit. <\/p>\n<p>Informatat p\u00ebr propozim-buxhetin 2022, i dha drejtoresha e Financave, Meral Sadriu-Vokshi, duke n\u00ebnvizuar nj\u00eb rritje te kategoria e subvencioneve, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb asamblistit Gentrit Murseli, e cila ka marr\u00eb mb\u00ebshtetje nga kryetari i Komun\u00ebs dhe Ministria e Financave dhe subvencionet, nga 820 mij\u00eb euro, jan\u00eb rritur n\u00eb 970 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i Komun\u00ebs ka k\u00ebrkuar q\u00eb mjetet nga programi i zyr\u00ebs s\u00eb tij, n\u00eb propozim-buxhetin 2022-2024 t\u00eb barten te programi i Teatrit t\u00eb Qytetit, p\u00ebr shkak t\u00eb nevojave urgjente q\u00eb ka ky institucion, n\u00eb shum\u00eb prej gjithsej 60 mij\u00eb euro.   <\/p>\n<p>U k\u00ebrkua t\u00eb merret parasysh n\u00eb projektimin buxhetor edhe \u00e7\u00ebshtja e subvencionit t\u00eb bizneseve, sikurse edhe n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, shkaku i pandemis\u00eb, e cila po vazhdon me shum\u00eb t\u00eb panjohura.   <\/p>\n<p>Propozim-buxheti u miratua me 20 vota t\u00eb t\u00eb pranishm\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe opozit\u00ebn (PDK).    <\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr subvencionimin e transportuesve publik\u00eb, sqarime ka dh\u00ebn\u00eb Avdyl Aliu, duke th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 15 transportues, me 45 pun\u00ebtor\u00eb dhe propozoi q\u00eb mb\u00ebshtetja t\u00eb bazohet n\u00eb numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb vler\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme prej 67.500 euro.<\/p>\n<p>Dihet se transportuesit jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb punojn\u00eb me kapacitete t\u00eb p\u00ebrgjysmuara, shkaku i pandemis\u00eb, kurse kan\u00eb shpenzime t\u00eb m\u00ebdha operative.  <\/p>\n<p>Hevzi Xhelili tha se n\u00eb parim edhe ata jan\u00eb p\u00ebr, por dilema e tij ishte n\u00ebse ka mjete p\u00ebr t\u00eb subvencionuar k\u00ebt\u00eb kategori, derisa Ibish Ibishi tha se p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebtor\u00ebve, duhet t\u00eb p\u00ebrkrahen financiarisht edhe kompania, sikurse duhet t\u00eb shikohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t`i ndihmuar edhe kategorit\u00eb tjera afariste. <\/p>\n<p>Drejtoresha Sadriu-Vokshi tha se Drejtoria e p\u00ebrkrah propozimin dhe u zotua se do t\u00eb mundohen q\u00eb t`i sigurojn\u00eb mjetet p\u00ebr secil\u00ebn kompani transportuese, q\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb.  <\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, n\u00ebnkryetari i Komun\u00ebs, Arb\u00ebr Ismajli, duke fal\u00ebnderuar grupet politike p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe korrekt\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb treguar n\u00eb Kuvend dhe n\u00eb raport me ekzekutivin, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe 4-vje\u00e7are, u shpreh i bindur se sh\u00ebrbimi ndaj qytetar\u00ebve ka qen\u00eb q\u00ebllim i p\u00ebrbashk\u00ebt i t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n<p>\u2018Jam i sigurt se q\u00ebllimi i mir\u00eb i gjithsecilit p\u00ebr t`i sh\u00ebrbyer qytetarit i mbulon t\u00eb gjitha pikat e zeza dhe boksat politik\u00eb q\u00eb kemi mundur t`i kemi mes vete si subjekte politike\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.  <\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, duke iu dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje disa prej interesimeve t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve komunal\u00eb, Ismajli tha se parat\u00eb q\u00eb jan\u00eb planifikuar p\u00ebr fushat\u00eb, kandidati i LDK-s\u00eb, Lutfi Haziri ka premtuar se do t`i ndaj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb sht\u00ebpie p\u00ebr nevojtar dhe besoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb premtim. <\/p>\n<p>Kurse sa i p\u00ebrket subvencionit t\u00eb klubeve sportive, ai tha se projekti \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces dhe se duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ekip nga Kuvendi p\u00ebr ndarjen e mjeteve, sipas k\u00ebrkesave t\u00eb klubeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, rrethoja n\u00eb lagjen Dardania \u00ebsht\u00eb problem n\u00eb vete dhe ndoshta duhet me u heq krejt\u00ebsisht, meq\u00eb renovimi i saj \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, tha ai. <\/p>\n<p>\u2018Momentalisht nuk po mund t\u00eb gjejm\u00eb forma p\u00ebr largimin e saj, sepse nuk ka qen\u00eb aktivitet i planifikuar nga prokurimi, prandaj m\u00eb e mira p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb me heq krejt at\u00eb rrethoj\u00eb\u2019, ka th\u00ebn\u00eb Ismajli.<\/p>\n<p>Kuvendar\u00ebt e k\u00ebsaj p\u00ebrb\u00ebrje i ka fal\u00ebnderuar p\u00ebr angazhim dhe kontribut n\u00eb vendimmarrjen komunale edhe kryesuesja Shpresa Kurteshi-Emini, duke iu d\u00ebshiruar suksese n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kuvendi Komunal i Gjilanit, n\u00eb mbledhjen e sotme, t\u00eb fundit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mandat, t\u00eb kryesuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, ka miratuar planin zhvillimor komunal (PZHK) 2021-2029, buxhetin p\u00ebr vitin fiskal 2022 dhe vler\u00ebsimet e hershme p\u00ebr vitet 2023-2024, k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr kompensimin e komisionit p\u00ebr vler\u00ebsimin e ofertave si dh k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr subvencionimin e transportuesve publik\u00eb, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":91527,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-91526","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=91526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/91526\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/91527"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=91526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=91526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=91526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}