{"id":92367,"date":"2021-09-24T09:38:52","date_gmt":"2021-09-24T09:38:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=92367"},"modified":"2021-09-24T09:38:52","modified_gmt":"2021-09-24T09:38:52","slug":"vendimi-per-targat-seshte-i-vetmi-pese-masat-e-tjera-te-reciprocitetit-te-kosoves-ndaj-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/vendimi-per-targat-seshte-i-vetmi-pese-masat-e-tjera-te-reciprocitetit-te-kosoves-ndaj-serbise\/","title":{"rendered":"Vendimi p\u00ebr targat s\u2019\u00ebsht\u00eb i vetmi, pes\u00eb masat e tjera t\u00eb reciprocitetit t\u00eb Kosov\u00ebs ndaj Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Aplikimi i mas\u00ebs s\u00eb reciprocitetit p\u00ebr targat e automjeteve t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vendimi i par\u00eb q\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb ndaj shtetit t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Brukselit n\u00eb vitin 2011, p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian dhe Marr\u00ebveshja p\u00ebr Tregti t\u00eb Lir\u00eb m\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor e njohur m\u00eb shkurtes\u00ebn CEFTA, jo gjithmon\u00eb jan\u00eb respektuar nga k\u00ebto shtete.<\/p>\n<p>Kjo ka shtyr\u00eb qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs disa her\u00eb t\u00eb marrin masa reciproke ose t\u00eb vendosin taksa doganore, ndaj mallrave t\u00eb prodhuara n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Masa e par\u00eb e reciprocitetit, n\u00eb vitin 2011<\/p>\n<p>Nj\u00eb mas\u00eb reciprociteti ndaj Serbis\u00eb, Kosova e kishte aplikuar edhe n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2011.<\/p>\n<p>Kjo mas\u00eb e reciprocitetit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte marr\u00eb nga ish-ministrja e Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb, Mimoza Kusari- Lila, pasi q\u00eb Serbia p\u00ebr tre vite pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2008, kishte bllokuar mallrat nga Kosova, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrrimit t\u00eb vulave nga ato t\u00eb UNMIK-ut n\u00eb ato t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Produktet m\u00eb k\u00ebt\u00eb vul\u00eb, nga dhjetori i vitit 2008, nuk jan\u00eb lejuar as transit t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr shtetin e Serbis\u00eb, pasi q\u00eb ky shtet nuk njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Parimi i reciprocitetit filloi t\u00eb zbatohet n\u00eb t\u00eb gjitha pikat kufitare.<\/p>\n<p>Por, gjendja ishte tensionuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Kosov\u00ebs, rajon ky i banuar m\u00eb shumic\u00eb serbe, konkretisht n\u00eb pikat kufitare 1 dhe 31, q\u00eb gjenden n\u00eb Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak.<\/p>\n<p>K\u00ebto pika madje jan\u00eb djegur nga serb\u00ebt lokal\u00eb n\u00eb vitin 2008, si hakmarrje ndaj shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Masa e reciprocitetit nuk zgjati m\u00eb shum\u00eb se 40 dit\u00eb, pasi gjat\u00eb bisedimeve t\u00eb zhvilluara n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrmjet pal\u00ebs kosovare dhe asaj serbe, ishte arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr njohje reciproke t\u00eb vulave.<\/p>\n<p>Viti 2016: Reciprociteti n\u00eb tekstet shkollore<\/p>\n<p>Edhe Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb, e udh\u00ebhequr nga Arsim Bajrami, n\u00eb vitin 2016, pat vendosur masa t\u00eb reciprocitetit ndaj Serbis\u00eb n\u00eb lidhje me tekstet shkollore n\u00eb gjuh\u00ebn serbe.<\/p>\n<p>Autoritetet serbe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishin kthyer mbrapsht tekstet shkollore t\u00eb Kosov\u00ebs, duke mos lejuar t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb komunat e banuara me shumic\u00eb shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Reciprociteti n\u00eb transportin e naft\u00ebs dhe gazit<\/p>\n<p>Masa reciprociteti ndaj Serbis\u00eb n\u00eb mars 2016, Kosova kishte vendosur n\u00eb transportin e naft\u00ebs dhe t\u00eb gazit, pasi autoritetet serbe nuk pranuan certifikatat (t\u00eb njohura si ADR) q\u00eb l\u00ebshohen nga autoritetet e Kosov\u00ebs, p\u00ebr shofer\u00ebt dhe automjetet q\u00eb bartin materie t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n<p>Viti 2018: Taksa doganore 100 p\u00ebr qind<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, qeveria e Kosov\u00ebs e udh\u00ebhequr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nga ish- kryeministri Ramush Haradinaj, kishte vendosur taks\u00eb doganore, fillimisht 10 dhe m\u00eb pas 100 p\u00ebr qind, ndaj mallrave t\u00eb importuara nga Serbia dhe Bosnj\u00eb e Hercegovina.<\/p>\n<p>Para vendosjes s\u00eb taks\u00ebs doganore, Serbia ishte eksportuesja m\u00eb e madhe e produkteve n\u00eb Kosov\u00eb. Ky shtet, para taks\u00ebs, gjat\u00eb nj\u00eb dite ka eksportuar n\u00eb Kosov\u00eb mallra n\u00eb vler\u00eb prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milion\u00eb euro brenda nj\u00eb viti.<\/p>\n<p>Taksa ka ndikuar q\u00eb dialogu p\u00ebr normalizimin e raporteve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrpritet dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kund\u00ebr taks\u00ebs, ishin deklaruar Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkimi Evropian.<\/p>\n<p>Shnd\u00ebrrimi i taks\u00ebs n\u00eb reciprocitet n\u00eb vitin 2020<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, n\u00eb Kosov\u00eb u krijua qeveria e re e udh\u00ebhequr nga Albin Kurti. M\u00eb nd\u00ebrrimin e qeveris\u00eb, taksa u shnd\u00ebrrua n\u00eb reciprocitet me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Me 31 mars t\u00eb vitit 2020, kryeministri n\u00eb detyr\u00eb i Kosov\u00ebs Albin Kurti, vendosi q\u00eb em\u00ebrtimet e certifikatave fitosanitare dhe veterinare si dhe dokumente t\u00eb tjera p\u00ebrcjell\u00ebse, t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb\u200b p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn dhe legjislacionin n\u00eb fuqi t\u00eb Kosov\u00ebs. Ky vendim nxiti kund\u00ebrshtim n\u00eb Serbi, Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe Bashkim Evropian.<\/p>\n<p>Qeveria Kurti 1 ra pas 51 dit\u00ebsh n\u00eb pushtet, kur Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs me mocion t\u00eb mosbesimit, rr\u00ebzoi qeverin\u00eb. M\u00eb 3 qershor t\u00eb vitit 2020, krijohet qeveria e re e Kosov\u00ebs, e udh\u00ebhequr nga Avdullah Hoti. Hoti e shfuqizoi vendimin p\u00ebr reciprocitetin n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij, duke deklaruar se k\u00ebshtu u larguan pengesat n\u00eb procesin e dialogut p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 14 shkurt 2021, u mbajt\u00ebn zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe m\u00eb 22 mars u konstitua Kuvendi dhe po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, u zgjodh edhe qeveria e re e Kosov\u00ebs n\u00eb krye me Albin Kurtin nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>M\u00eb marrjen e qeveris\u00eb, Albin Kurti kishte th\u00ebn\u00eb se vendosja e reciprocitetit me Serbin\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr gj\u00ebrat e para q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb qeveria e tij, nd\u00ebrkaq dialogu me Serbin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e prioriteteve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Reciprociteti p\u00ebr targat e automjeteve<\/p>\n<p>Autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb 20 shtator 2021, nis\u00ebn aplikimin e mas\u00ebs s\u00eb reciprocitetit p\u00ebr targat e automjeteve nga Serbia. Sipas vendimit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, veturat q\u00eb hyjn\u00eb nga Serbia, duhet t\u00eb pajisjen me targa t\u00eb p\u00ebrkohshme n\u00eb pik\u00ebkalimet kufitare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj mase, serb\u00eb lokal\u00eb bllokuan dy rrug\u00eb nacionale n\u00eb veri t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>T\u00eb dy rrug\u00ebt q\u00eb shpijn\u00eb n\u00eb pikat kufitare Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak, po mbahen t\u00eb bllokuara nga dhjet\u00ebra kamion\u00eb dhe vetura t\u00eb vendosura nga protestuesit serb\u00eb.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aplikimi i mas\u00ebs s\u00eb reciprocitetit p\u00ebr targat e automjeteve t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vendimi i par\u00eb q\u00eb autoritetet e Kosov\u00ebs kan\u00eb marr\u00eb ndaj shtetit t\u00eb Serbis\u00eb. Marr\u00ebveshja e Brukselit n\u00eb vitin 2011, p\u00ebr l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian dhe Marr\u00ebveshja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":92197,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-92367","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92367","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=92367"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/92367\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/92197"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=92367"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=92367"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=92367"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}