{"id":9263,"date":"2017-03-29T07:21:35","date_gmt":"2017-03-29T07:21:35","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=9263"},"modified":"2017-03-29T07:21:35","modified_gmt":"2017-03-29T07:21:35","slug":"prifest-shtyn-festivalin-per-ne-korrik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/prifest-shtyn-festivalin-per-ne-korrik\/","title":{"rendered":"Prifest shtyn Festivalin p\u00ebr n\u00eb Korrik"},"content":{"rendered":"<p>Festivali m\u00eb i madh n\u00eb vend dhe nj\u00ebherit ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e industris\u00eb s\u00eb filmit n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; Prishtina International Film Festival ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur sot p\u00ebr opinionin se edicioni I 9t\u00eb I k\u00ebtij festivali I parapar\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb muajin Prill, ka vendosur t\u00eb shtyej datat dhe t\u00eb mbahet n\u00eb muajin Korrik n\u00eb Prishtin\u00eb. Menaxhmenti I k\u00ebtij festivali ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se ky nd\u00ebrrim I datave b\u00ebhet p\u00ebr disa arsye:<br \/>\n\u201c \u2013 Pas p\u00ebrpjekjeve tona q\u00eb t\u00eb organizojm\u00eb festivalin n\u00eb prill sikurse vitet e fundit, arrit\u00ebm n\u00eb p\u00ebrfundim se kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve, dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishmit jan\u00eb, mungesa e hapsir\u00ebs adekuate si sall\u00eb kryesore p\u00ebr mbajtjen e aktiviteteve t\u00eb festivalit, moti I paparashikuesh\u00ebm n\u00eb muajin prill q\u00eb nuk l\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr organizimin e projeksioneve t\u00eb filmit n\u00eb qiell t\u00eb hapur, si dhe v\u00ebshtir\u00ebsia e vonesa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje me koh\u00eb lidhur me financat nga institucionet e ndryshme publike &#8211; partnere t\u00eb festivalit p\u00ebr shkak se pregatitjet p\u00ebrkojn\u00eb me fillimin e vitit financiar.<br \/>\nDuke pasur k\u00ebto argumente te fuqishme, ne shikuam hapsirat kalendarike n\u00eb relacion me festivalet tjera rajonale dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe korriku rezulton t\u00eb jet\u00eb m\u00eb I p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr festivalin PriFest. Ne si menaxhment jemi shum\u00eb pozitiv se ky nd\u00ebrrim do t\u00eb sjell disa p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr festivalin, e nj\u00eb nd\u00ebr to, kryesorja, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e p\u00ebrdorimit t\u00eb hapsir\u00ebs s\u00eb Teatrit Komb\u00ebtar e cila n\u00eb muajin korrik nuk ka aktivitete.<br \/>\nNe na ka g\u00ebzuar pa mas\u00eb lajmi q\u00eb kemi marr\u00eb sot nga K\u00ebshilli Drejtues i Teatrit Komb\u00ebtar q\u00eb festivali n\u00eb korrik mund t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ku dhe ka filluar aktivitetin e vet. Sigurisht, ne e mir\u00ebkuptojm\u00eb faktin se Teatri Komb\u00ebtar nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb aktivitetet e veta dinamike gjat\u00eb muajit prill, por ishte I gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb na lejoj\u00eb hapsir\u00ebn e vet n\u00eb korrik, kur dhe p\u00ebrfundon sezoni I aktiviteteve t\u00eb k\u00ebtij institucioni. Nj\u00eb p\u00ebrkrahje e madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga vet Ministri Kujtim Shala, t\u00eb cilin e falenderojm\u00eb shum\u00eb, si dhe nga K\u00ebshilli Drejtues i Teatrit Komb\u00ebtar dhe vet drejtori menaxhues Agim Sopi.<br \/>\nN\u00eb muajin korrik, p\u00ebrvec Teatrit Komb\u00ebtar ne do t\u00eb kemi mund\u00ebsi t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb edhe hapsira jasht\u00eb si kinema n\u00eb qiell t\u00eb hapur apo \u2018open-air\u2019 dhe kjo p\u00ebrs\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb avantazh I nd\u00ebrrimit t\u00eb datave dhe sezonit veror.<br \/>\nNj\u00eb hapsir\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb synojm\u00eb t\u2019a p\u00ebrdorim \u00ebsht\u00eb Kinemaja ABC, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn presim p\u00ebrkrahjen e Agjensionit Kosovar t\u00eb Privatizimit dhe drejtorit Ekrem Hajdari q\u00eb t\u00eb na mundsoj\u00eb q\u00eb ta shfryt\u00ebzojm\u00eb gjat\u00eb edicionit t\u00eb n\u00ebnt\u00eb t\u00eb PriFest, me nj\u00eb cmim t\u00eb volitsh\u00ebm.<br \/>\nTani na mbetet q\u00eb t\u00eb punojm\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb sjellim nj\u00eb edicion t\u00eb suksessh\u00ebm t\u00eb festivalit q\u00eb do t\u00eb mbahet n\u00eb datat 13 deri me 20 korrik.\u201d \u2013 u shpreh drejtoresha e festivalit Vjosa Berisha.<br \/>\nFestivali tanim\u00eb ka b\u00ebr\u00eb shumic\u00ebn e pregatitjeve dhe n\u00eb program do t\u00eb ket\u00eb si filma t\u00eb mir\u00eb premier\u00eb ashtu edhe shum\u00eb ekspert\u00eb, mysafir\u00eb dhe aktivitete t\u00eb shumta q\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb do ta krijojn\u00eb nj\u00eb hapsir\u00eb shum\u00eb dinamike t\u00eb kultur\u00ebs dhe filmit n\u00eb kryeqytet.<br \/>\nMarr\u00ebveshja e b\u00ebr\u00eb me Teatrin Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuar hapsir\u00ebn e TK p\u00ebr mbajtjen e festivalit, do ta kthej k\u00ebt\u00eb ngjarje n\u00eb fokus ku ka qen\u00eb edhe n\u00eb vitet m\u00eb her\u00ebt duke sjellur nj\u00eb gjall\u00ebri t\u00eb madhe n\u00eb qendr\u00ebn e kryeqytetit sidomos n\u00eb koh\u00ebn kur Prishtina pret nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh atdhetar\u00ebsh nga Diaspora.<br \/>\nDuke qen\u00eb se ka disa muaj para se t\u00eb mbahet festivali, t\u00eb gjitha thirrjet p\u00ebr aplikim filmash \u2013 Film Entry, Best Pitch Call, Green Film Project dhe Prishtina Kino Kabaret jan\u00eb t\u00eb rihapura dhe PriFest vazhdon t\u00eb pranoj\u00eb aplikacione. P\u00ebr t\u00eb aplikuar vizitoni faqen e PriFest www.prifest.org <\/p>\n<p>P\u00ebr Festivalin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Filmit n\u00eb Prishtin\u00eb (PriFest)<\/p>\n<p>Festivali PriFest \u00ebsht\u00eb ngjarja m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e industris\u00eb s\u00eb filmit n\u00eb Kosov\u00eb. U lind nga nevoja p\u00ebr ta kthyer kultur\u00ebn e kinemas\u00eb, q\u00eb u humb gjat\u00eb shum\u00eb viteve t\u00eb shtypjes e luft\u00ebs. PriFest \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr filmb\u00ebr\u00ebsit e ri n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit t\u00eb vizave kan\u00eb kufizime t\u00eb rrepta sa i p\u00ebrket udh\u00ebtimeve n\u00eb Evrop\u00eb dhe vende tjera. P\u00ebr ta, PriFest ofron mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb takuar filmb\u00ebr\u00ebs dhe ekspert\u00eb rajonal e evropian q\u00eb e vizitojn\u00eb festivalin; k\u00ebshtu pra u shtohen mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar rrjet kontaktesh e p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebprodhuar filmat e tyre. \u00c7do vit, programet filmike t\u00eb PriFest i ofrojn\u00eb audienc\u00ebs filma t\u00eb ri nga Evropa, Ballkani dhe bota. Gjithashtu, PriFest ofron programe speciale q\u00eb promovojn\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut, toleranc\u00ebn dhe pranimin e grupeve t\u00eb margjinalizuara t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb festivali i vet\u00ebm n\u00eb Ballkan q\u00eb ka program t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr filma me tema LGBTI, program ky q\u00eb kurohet n\u00eb partneritet me Outfest n\u00eb Los Angeles. P\u00ebrve\u00e7 filmave, festivali ofron nj\u00eb platform\u00eb shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb zhvillimit rajonal, ku p\u00ebrfshihen trajnime, ligj\u00ebrata, masterklasa frym\u00ebzuese me mysafir\u00eb t\u00eb shquar, si dhe mund\u00ebsi tjera nga cilat mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb filmb\u00ebr\u00ebsit nga Kosova dhe shtetet fqinje. \u00cbsht\u00eb mund\u00ebsi shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr krijim t\u00eb njoht\u00ebsive t\u00eb filmb\u00ebr\u00ebsve nga Kosova me homolog\u00ebt e tyre nga rajoni dhe Evropa. Deri m\u00eb sot, PriFest \u00ebsht\u00eb vizituar nga Vanessa Redgrave (aktore britaneze), q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu Presidente e Bordit ton\u00eb t\u00eb Nderit, Stephen Frears (regjisor britanez), Joshua Marston (regjisor amerikan), Franco Nero (aktor italian), Eva Orner (producente australiane), Gideon Burkhard (aktor gjerman), Samuel Maoz (regjisor izraelit), Danis Tanovic (regjisor boshnjak), Velibor Topic (aktor boshnjak), Jasmila Zbanic (regjisore boshnjake), Mirjana Karanovic (aktore serbe), e shum\u00eb tjer\u00eb. PriFest \u00ebsht\u00eb mjet diplomatik q\u00eb i mund\u00ebson nj\u00eb shtetit t\u00eb ri si Kosova p\u00ebrfaq\u00ebsimin e vetanak n\u00eb bot\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\nSllogani i festivalit \u00ebsht\u00eb \u2018Miq\u00ebsi. P\u00ebrgjithmon\u00eb. PriFest\u2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Festivali m\u00eb i madh n\u00eb vend dhe nj\u00ebherit ngjarja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e industris\u00eb s\u00eb filmit n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; Prishtina International Film Festival ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur sot p\u00ebr opinionin se edicioni I 9t\u00eb I k\u00ebtij festivali I parapar\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb muajin Prill, ka vendosur t\u00eb shtyej datat dhe t\u00eb mbahet n\u00eb muajin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9264,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9263","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9263","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9263"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9263\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9264"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9263"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9263"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9263"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}