{"id":93717,"date":"2021-10-06T12:20:14","date_gmt":"2021-10-06T12:20:14","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=93717"},"modified":"2021-10-06T12:20:14","modified_gmt":"2021-10-06T12:20:14","slug":"serbet-ne-veri-ne-kerkim-te-letrave-ngjitese-per-ti-mbuluar-simbolet-serbe-ne-targa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/serbet-ne-veri-ne-kerkim-te-letrave-ngjitese-per-ti-mbuluar-simbolet-serbe-ne-targa\/","title":{"rendered":"Serb\u00ebt n\u00eb veri, n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb letrave ngjit\u00ebse p\u00ebr t\u2019i mbuluar simbolet serbe n\u00eb targa"},"content":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, me popullat\u00eb me shumic\u00eb serbe, jan\u00eb hutuar t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 5 tetor, p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb mundur t\u00eb pajisen me letra ngjit\u00ebse n\u00eb Qendr\u00ebn e Regjistrimit n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, p\u00ebr t\u00eb ngjitur ato mbi simbolet shtet\u00ebrore n\u00eb targat e automjeteve t\u00eb tyre t\u00eb regjistruara n\u00eb Serbi. P\u00ebr mbulimin me letra ngjit\u00ebse t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore n\u00eb targa ishte arritur pajtimi nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb Bruksel, m\u00eb 30 shtator.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Automjeteve n\u00eb Zve\u00e7an gjat\u00eb pasdites t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs kan\u00eb arritur vet\u00ebm 100 kuti me letra ngjit\u00ebse. Secila kuti p\u00ebrmban nga kat\u00ebr letra ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>Jeta Tela, shefe e stafit dhe k\u00ebshilltare e lart\u00eb politike e ministrit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, Xhelal Sve\u00e7la, i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se pas 8 tetorit t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk kan\u00eb i kan\u00eb t\u00eb mbuluara simbolet shtet\u00ebrore n\u00eb targat serbe do t\u00eb nd\u00ebshkohen n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Tela ka sqaruar se letrat ngjit\u00ebse mund t\u00eb t\u00ebrhiqen n\u00eb 13 vendkalimet kufitare ose n\u00eb qendrat e regjistrimit t\u00eb automjeteve.<\/p>\n<p>Zbatimi zyrtar i Marr\u00ebveshjes p\u00ebr Targat, e n\u00ebnshkruar m\u00eb 30 shtator n\u00eb Bruksel, ka nisur m\u00eb 2 tetor, nd\u00ebrsa pika e dyt\u00eb e marr\u00ebveshjes, e cila b\u00ebn fjal\u00eb p\u00ebr letrat ngjit\u00ebse mbi simbolet e Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb targa, ka nisur t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 4 tetor.<\/p>\n<p>Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb gjitha automjetet me targa t\u00eb qyteteve n\u00eb Serbi dhe qyteteve n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb l\u00ebshuara nga Ministria e Brendshme e Serbis\u00eb, t\u00eb cilat Kosova i konsideron t\u00eb paligjshme, do t\u00eb ngjisin letra ngjit\u00ebse mbi targa, p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha automjetet me targa \u2018RKS\u2019 (Republika e Kosov\u00ebs) p\u00ebr t\u00eb pasur mund\u00ebsi t\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebr Serbi.<\/p>\n<p>Komuna e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, e mbyllur p\u00ebr pun\u00eb me pal\u00eb<\/p>\n<p>Edhe pse n\u00eb vendkalimet kufitare ky proces po zhvillohet pa probleme t\u00eb m\u00ebdha, qytetar\u00ebt n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, ku shumica e targave t\u00eb automjeteve t\u00eb tyre kan\u00eb shenja \u2018KM\u2019 (Mitrovic\u00eb), t\u00eb cilat Ministria e Brendshme e Serbis\u00eb i l\u00ebshon p\u00ebr qytetar\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe t\u00eb cilat autoritetet e Kosov\u00ebs i konsiderojn\u00eb t\u00eb paligjshme, t\u00eb mart\u00ebn nuk kan\u00eb arritur t\u00eb pajisen me letra ngjit\u00ebse, me t\u00eb cilat mbulohen simbolet shtet\u00ebrore n\u00eb targa.<\/p>\n<p>Komuna e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, ku ndodhet Qendra e Regjistrimit t\u00eb Automjeteve, \u00ebsht\u00eb e mbyllur p\u00ebr pun\u00eb me pal\u00ebt. Si\u00e7 kan\u00eb njoftuar autoritetet komunale, mbyllja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb parandalimit t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebnkryetarja e Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, Adrijana Hoxhiq, konfirmoi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se qytetar\u00ebt do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, m\u00eb 11 tetor, t\u00eb marrin letrat ngjit\u00ebse nga zyrtar\u00ebt e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, lokalet e s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb brenda Komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Sipas saj, arsyeja e mbylljes s\u00eb komun\u00ebs p\u00ebr pun\u00eb me pal\u00ebt, \u00ebsht\u00eb infektimi me koronavirus i nj\u00eb zyrtari, i cili \u00ebsht\u00eb i certifikuar t\u00eb punoj\u00eb me pal\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb Qendr\u00ebn p\u00ebr Regjistrimin e Automjeteve n\u00eb Zve\u00e7an, komun\u00eb kjo n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, kan\u00eb arritur 100 pako me letra ngjit\u00ebse, t\u00eb cilat jan\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb or\u00ebt e pasdites t\u00eb 5 tetorit.<\/p>\n<p>Zllatan Radojeviq nga Zve\u00e7ani, i cili erdhi n\u00eb Qendr\u00ebn e Regjistrimit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb letra ngjit\u00ebse, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se nuk ka m\u00eb radh\u00eb t\u00eb pritjeve, por q\u00eb nuk ka as letra ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cKam frik\u00eb se do t\u00eb vonohem dhe q\u00eb policia t\u00eb m\u00eb d\u00ebnoj. Un\u00eb kam targa me \u2018KM\u2019 dhe n\u00ebse nuk arrij t\u2019i vendos ato letra ngjit\u00ebse, do t\u00eb vonohem dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebj m\u00eb pas\u201d, thot\u00eb Radojeviq, i cili ka shuar se ai do t\u00eb shkoj\u00eb dhe do t\u00eb kopjoj\u00eb lejen e vozitjes, e cila i nevojitet p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb letrat ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cNuk me duhet t\u00eb udh\u00ebtoj, por thash q\u00eb ta kryej k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, sepse deri t\u00eb premten (8 tetor) duhet t\u00eb kryhet\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Targat me akronimet e qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, si \u2018KM\u2019 (Mitrovic\u00eb), t\u00eb cilat jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb num\u00ebr, ose \u2018PR\u2019 (Prishtin\u00eb), \u2018PZ\u2019 (Prizren), \u2018GL\u2019 (Gjilan) l\u00ebshohen nga autoritetet serbe dhe ato p\u00ebrdoren vet\u00ebm n\u00eb veriun e Kosov\u00eb, ku popullsia serbe \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto targa, n\u00eb komunat n\u00eb jug t\u00eb lumit Ib\u00ebr, u hoq\u00ebn dhjet\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes dhe nga autoritetet e Kosov\u00ebs konsiderohen t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs dhe kreu i ekipit negociator t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb, Besnik Bislimi ka shpjeguar m\u00eb her\u00ebt se targat me akronimet \u2018KM\u2019, do t\u00eb tolerohen t\u00eb qarkullojn\u00eb n\u00eb veri t\u00eb vendit edhe p\u00ebr gjasht\u00eb muaj t\u00eb tjer\u00eb, derisa t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>Targat \u2018KM\u2019 (Mitrovic\u00eb), \u2018PR\u2019 (Prishtin\u00eb), \u2018GL\u2019 (Gjilan), jan\u00eb targa t\u00eb veturave t\u00eb l\u00ebshuara nga administratat e zhvendosura nga Kosova e policis\u00eb serbe n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrdorur vet\u00ebm n\u00eb veri dhe q\u00eb Kosova i konsideron ato t\u00eb paligjshme.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt, t\u00eb hutuar<\/p>\n<p>Nenadi, banor i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut, thot\u00eb se ka ardhur n\u00eb Zve\u00e7an me shpres\u00ebn se do t\u00eb mund t\u00eb pajiset me letrat ngjit\u00ebse, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb Qendra p\u00ebr Regjistrimin e Automjeteve n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut nuk punon.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb askush nuk e di se \u00e7far\u00eb po ndodh k\u00ebtu. Kjo v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri. Kjo \u00ebsht\u00eb \u00e7menduri e t\u00ebr\u00ebsishme\u201d, thot\u00eb Nenadi, automjeti i t\u00eb cilit ka targa me akronimet \u2018KM\u2019.<\/p>\n<p>\u201cNa than\u00eb q\u00eb duhen letrat ngjit\u00ebse edhe p\u00ebr targat \u2018KM\u2019. Na i than\u00eb krejt k\u00ebto, por nuk ka. Komuna e Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut nuk punon p\u00ebr shkak t\u00eb koronavirusit, nd\u00ebrkaq populli nuk e di se \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb qeveria ashtu jan\u00eb edhe targat, ashtu jan\u00eb edhe letrat ngjit\u00ebse. Edhe nj\u00ebra edhe tjetra. E gjitha bie mbi shpin\u00ebn e popullit, n\u00eb vend se t\u00eb merren vesh mir\u00eb dhe normalisht. Nd\u00ebrkaq, kjo \u00ebsht\u00eb asgj\u00eb, t\u2019i vendosim letrat ngjit\u00ebse, t\u00eb mbulojm\u00eb stemat. Kjo nuk ndodh askund v\u00ebrtet\u00eb. \u00cbsht\u00eb turp. Me siguri se do t\u00eb ket\u00eb tollovi t\u00eb madhe n\u00eb qoft\u00eb se nuk ka letra ngjit\u00ebse. Ku do t\u2019i sigurojn\u00eb letrat ngjit\u00ebse 9,000 automjete\u201d, thot\u00eb Nenadi.<\/p>\n<p>Ai e ka dilem\u00ebn se a do t\u00eb mund t\u00eb pajiset me letra ngjit\u00ebse n\u00eb Zve\u00e7an, si banor i komun\u00ebs s\u00eb Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>\u201cJam nga Mitrovica. P\u00ebr shkak se komuna atje nuk punon, erdha t\u00eb pyes se a mund dhe a \u00ebsht\u00eb kompetente Komuna e Zve\u00e7anit q\u00eb t\u2019i pajis\u00eb me letra ngjit\u00ebse edhe banor\u00ebt e Mitrovic\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb komun\u00eb tjet\u00ebr sepse askush asgj\u00eb nuk di. Populli nuk e di dhe \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i hutuar\u201d, u shpreh Nenadi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Alleksandar Rapajiq nga organizata joqeveritare \u201cAktiv\u201d, q\u00eb mbik\u00ebqyr\u00eb zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb Bruksel, thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e dukshme q\u00eb ekzistojn\u00eb problemet logjistike p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtyre masave.<\/p>\n<p>\u201cE shohim q\u00eb n\u00eb vendkalime kufitare kjo po zbatohet sado-kudo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme, por n\u00eb brendi, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb zbatohet ende. Un\u00eb nuk besoj se gjobitja do t\u00eb filloj\u00eb m\u00eb 8 tetor, si\u00e7 ishte paralajm\u00ebruar, sepse s\u00eb pari njer\u00ebzve duhet t\u2019iu jepet mund\u00ebsia t\u00eb marrin ato letra ngjit\u00ebse dhe m\u00eb pas, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb t\u00eb fillohet me masa t\u00eb mundshme kufizuese ndaj njer\u00ebzve. Mendoj q\u00eb ky proces do t\u00eb zgjas\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb dhe do t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb koh\u00eb. Nuk pres ndonj\u00eb reagim m\u00eb t\u00eb madh nga policia pas 8 tetorit dhe ne shpresojm\u00eb q\u00eb p\u00ebrgatitja logjistike do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb mir\u00eb\u201d, thot\u00eb Rapajiq.<\/p>\n<p>Ai thekson q\u00eb vet\u00ebm n\u00eb veri jan\u00eb rreth 10,000 automjete me targa \u2018KM\u2019 dhe se nevojitet pun\u00eb e madhe p\u00ebr pajisjen e tyre me letra ngjit\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cImagjinoni sa pun\u00eb e madhe logjistike \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn e Regjistrimit (t\u00eb Automjeteve), t\u00eb marrin, n\u00ebnshkruajn\u00eb, ngjisin letrat. Duhet shum\u00eb dhe shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr koh\u00eb sesa \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Prishtina. K\u00ebshtu q\u00eb besoj se zbatimi nuk do t\u00eb filloj\u00eb nga i teti dhe se si do t\u00eb shkoj\u00eb m\u00eb tej, p\u00ebrs\u00ebri varet nga institucionet t\u00eb cilat, si\u00e7 e dim\u00eb, jan\u00eb gjysm\u00eb funksionale k\u00ebtu\u201d, theksom Rapajiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb ngas vetur\u00ebn pa letra ngjit\u00ebse. A dihet se kur do t\u00eb ket\u00eb letra t\u00eb tilla? Nuk dua t\u00eb vozis, \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u201d, ka komentuar i hutuar Dragani nga Mitrovica e Veriut, i cili gjithashtu kishte shkuar n\u00eb Zve\u00e7an p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb letrat ngjit\u00ebse, nd\u00ebrkaq q\u00eb e gjeti vet\u00ebm nj\u00eb flet\u00eb t\u00eb ngjitur n\u00eb mur t\u00eb komun\u00ebs, ku shkruante \u201cnuk ka letra ngjit\u00ebse\u201d.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, me popullat\u00eb me shumic\u00eb serbe, jan\u00eb hutuar t\u00eb mart\u00ebn, m\u00eb 5 tetor, p\u00ebr shkak se nuk kan\u00eb mundur t\u00eb pajisen me letra ngjit\u00ebse n\u00eb Qendr\u00ebn e Regjistrimit n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut, p\u00ebr t\u00eb ngjitur ato mbi simbolet shtet\u00ebrore n\u00eb targat e automjeteve t\u00eb tyre t\u00eb regjistruara n\u00eb Serbi. P\u00ebr mbulimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":93454,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93717","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93717","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93717"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93717\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93454"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93717"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93717"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93717"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}