{"id":93901,"date":"2021-10-07T08:30:58","date_gmt":"2021-10-07T08:30:58","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=93901"},"modified":"2021-10-07T08:30:58","modified_gmt":"2021-10-07T08:30:58","slug":"identifikimi-i-keqqeverisjes-ne-gjilan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/identifikimi-i-keqqeverisjes-ne-gjilan\/","title":{"rendered":"IDENTIFIKIMI I KEQQEVERISJES N\u00cb GJILAN"},"content":{"rendered":"<p>IDENTIFIKIMI I KEQQEVERISJES N\u00cb GJILAN<\/p>\n<p>Siguria e qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit<\/p>\n<p>1) Mungesa e ndri\u00e7imit publik n\u00eb t\u00eb gjitha lagjet e qytetit, periferi dhe n\u00eb qendrat e fshatrave: Ka lagje dhe fshatra pa ndri\u00e7im publik. Mungesa e ndri\u00e7imit publik shkakton edhe ndjenja t\u00eb pasiguris\u00eb te qytetar\u00ebt. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb Rruga Qarkore, por edhe rrug\u00eb n\u00eb lagje t\u00eb Dheut t\u00eb Bardh\u00eb, kah Bregu i Djegur, Arb\u00ebria, Zabeli etj. Mir\u00ebmbajtja e ndri\u00e7imit publik \u00ebsht\u00eb e dob\u00ebt dhe ka bashk\u00ebpunim jo t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb mes t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Drejtoris\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbime Publike dhe KEDS-it.<\/p>\n<p>2) Kamerat e siguris\u00eb t\u00eb financuara nga ICTAP-i amerikan (Interagency Career Transition Assistance Program), investim rreth 88 mij\u00eb dollar\u00eb, p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nuk jan\u00eb mir\u00ebmbajtur dhe jan\u00eb ndalur s\u00eb funksionuari.<\/p>\n<p>3) Shkelja e rregullave t\u00eb komunikacionit: Nuk ka pasur bashk\u00ebpunim t\u00eb duhur n\u00eb mes t\u00eb institucioneve komunale, ve\u00e7mas Drejtoris\u00eb p\u00ebr Sh\u00ebrbime Publike dhe policis\u00eb, p\u00ebr t\u2019i adresuar k\u00ebrkesat e banor\u00ebve t\u00eb lagjeve t\u00eb ndryshme t\u00eb qytetit, p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb komunikacionit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb lagjen Dardania 1, rruga e fundit \u201cHyrije Hana\u201d. Banor\u00ebt kan\u00eb paraqitur pak\u00ebnaq\u00ebsi disa her\u00eb, dhe koh\u00ebs s\u00eb fundit, kan\u00eb mbledhur peticion nga t\u00eb gjitha familjet n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e rrug\u00ebs, por Drejtoria p\u00ebr Sh\u00ebrbime Publike nuk ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjen minimale q\u00eb t\u2019i p\u00ebrgjigjet peticionit qytetar edhe pas kalimit t\u00eb afatit ligjor, dhe aq m\u00eb shum\u00eb, t\u2019i b\u00ebj\u00eb zgjidhje. Vozitja me shpejt\u00ebsi t\u00eb palejueshme, kamion\u00ebt mbi 3.5 ton, edhe p\u00ebrkund\u00ebr shenjave t\u00eb ndalimit, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqet\u00ebsim i gjat\u00eb i banor\u00ebve n\u00eb \u201cMuharrem Ibrahimi\u201d e \u201cBeqir Musliu\u201d n\u00eb lagjen Dardania 1, e mbushur me kafeteri dhe sjelljet e pahijshme t\u00eb shofer\u00ebve q\u00eb duan v\u00ebmendje n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tejkaluara tashm\u00eb.<\/p>\n<p>4) Mungesa e shtegut p\u00ebr bi\u00e7iklist\u00eb, mungesa e fushatave vet\u00ebdijesuese se ekzistojn\u00eb edhe bi\u00e7iklist\u00ebt, edhe p\u00ebrdoruesit e trotinetit elektrik e mjeteve t\u00eb tjera, ka rritur pasigurin\u00eb e qytetar\u00ebve. P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb rriturve, f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb kategoria q\u00eb aq shum\u00eb i duan bi\u00e7ikletat, rollerat, trotinet\u00ebt, por e kan\u00eb t\u00eb pamundshme t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb publike. As nuk kan\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb p\u00ebrshtatshme, as nuk kan\u00eb siguri. Komuna kurr\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb t\u00eb bollshme vet\u00ebdij\u00ebsuese, n\u00eb bashk\u00ebpunim me policin\u00eb e Gjilanit, p\u00ebr t\u00eb vet\u00ebdij\u00ebsuar shofer\u00ebt se p\u00ebrve\u00e7 veturave e kamion\u00ebve, ekzistojn\u00eb edhe bi\u00e7iklist\u00ebt, edhe p\u00ebrdoruesit e trotinetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb aq n\u00eb trend, koh\u00ebs s\u00eb fundit. Kategorit\u00eb e fundit t\u00eb mjeteve t\u00eb transportit p\u00ebr shkak t\u00eb mbrojtjes s\u00eb mjedisit, duhen edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb promovohen. Ta p\u00ebrjetosh tragjedin\u00eb me viktima e trauma n\u00eb krejt qytetin n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Gjilanit n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e shoferit p\u00ebr frenim dhe t\u00eb mos ndryshosh sjelljen si Kryetar Komune e Drejtori Komunale, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos ruash kujtes\u00ebn kolektive dhe t\u00eb mos parandalosh rip\u00ebrjetimin e traumave.<\/p>\n<p>5) Shkelja e premtimit p\u00ebr bi\u00e7iklet\u00eb nga Kryetari i Komun\u00ebs, Lutfi Haziri: N\u00eb vitin 2014, Kryetari i komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit ka th\u00ebn\u00eb se ka n\u00eb plan q\u00eb t\u2019i hedh\u00eb n\u00eb ankand veturat zyrtare t\u00eb komun\u00ebs dhe ato t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me bi\u00e7ikleta p\u00ebr zyrtar\u00ebt komunal\u00eb. K\u00ebto komente Haziri i b\u00ebri gjat\u00eb vizit\u00ebs n\u00eb kompanit\u00eb shum\u00eb t\u00eb respektuara n\u00eb Gjilan, n\u00eb \u201cIntegj\u201d dhe \u201cAlbimi\u201d, duke i premtuar pronar\u00ebve, marrjen e bi\u00e7ikletave p\u00ebr sh\u00ebrbimet brenda komun\u00ebs. Kryetari Haziri edhe kishte premtuar, se personalisht do t\u00eb shkonte me bi\u00e7iklet\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e vet t\u00eb pun\u00ebs, por asnj\u00ebher\u00eb nuk e pam\u00eb m\u00eb me bi\u00e7ikleta dhe as nuk krijoi mund\u00ebsi gjat\u00eb qeverisjes, q\u00eb t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsira, m\u00eb shum\u00eb trotuare dhe m\u00eb shum\u00eb fushata promovuese p\u00ebr bi\u00e7iklist\u00ebt e tjer\u00eb. U b\u00ebn\u00eb 7 vjet nga ky premtim i pambajtur!<\/p>\n<p>6) Qent\u00eb endacak\u00eb: Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2019, p\u00ebr 10 muaj, n\u00eb Klinik\u00ebn Infektive n\u00eb QKUK n\u00eb Prishtin\u00eb, jan\u00eb trajtuar 348 raste me kafshime, kryesisht nga qent\u00eb endacak\u00eb, me diagnoz\u00ebn Vulnus morsum cani. N\u00eb krejt Kosov\u00ebn, thuhet se jan\u00eb rreth 150 mij\u00eb qen\u00eb endacak\u00eb. N\u00eb Gjilan, si\u00e7 e kemi d\u00ebgjuar edhe nga mediat e Kosov\u00ebs, jan\u00eb treguar raste kur pun\u00ebtoret gra me paga t\u00eb ul\u00ebta shkojn\u00eb me petarde n\u00eb pun\u00eb nga frika reale e sulmeve prej qenve endacak\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes. Situata n\u00eb sezonin e dimrit, b\u00ebhet pasiguri e madhe p\u00ebr qytetar\u00ebt e Gjilanit, e ve\u00e7mas f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb shtatz\u00ebna, t\u00eb moshuarit dhe t\u00eb pun\u00ebsuarit q\u00eb zgjohen her\u00ebt p\u00ebr pun\u00eb. Ka d\u00ebshtuar strehimi i qenve endacak\u00eb, ka d\u00ebshtuar bashk\u00ebpunimi i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit me komunat e tjera fqinje, p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb strehimit, sterilizimit dhe kujdesit p\u00ebr qent\u00eb endacak\u00eb.<\/p>\n<p>7) Pusetat e hapura p\u00ebr shum\u00eb vjet q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb hapura, ose mbulohen me mjete t\u00eb pap\u00ebrshtatshme nga ndonj\u00eb qytetar, duke rrezikuar l\u00ebndimin e shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, por edhe shkaktim t\u00eb aksidenteve rrugore, e duke u d\u00ebmtuar edhe makinat e qytetar\u00ebve tan\u00eb. Shembulli konkret \u00ebsht\u00eb rruga p\u00ebr dalje n\u00eb fshatin C\u00ebrnic\u00eb kah Rruga Qarkore, ku p\u00ebr shum\u00eb vjet, pusetat jan\u00eb fare pa kapak\u00eb. Pusetat pa kapak\u00eb, ose me ndonj\u00eb mbules\u00eb t\u00eb rrezikshme e t\u00eb paq\u00ebndrueshme jan\u00eb n\u00eb shum\u00eb pjes\u00eb t\u00eb qytetit. Nuk ka mir\u00ebmbajtje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb pusetave n\u00eb rrug\u00ebt publike t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>8.) Trotuar\u00ebt e uzurpuar: Vet\u00ebm merrni shembullin e rrug\u00ebs prej FSK-s\u00eb e deri n\u00eb ish-Fabrik\u00ebn e Baterive, apo n\u00eb rrug\u00ebn drejt lagjes Arb\u00ebria, apo m\u00eb e ngarkuara mbetet rruga p\u00ebrball\u00eb shkoll\u00ebs fillore \u201cSelami Halla\u00e7i\u201d, ku krejt trotuari i pjes\u00ebs sip\u00ebrme, \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb me pem\u00eb e perime. Pse duhet mbushur dyqani me pem\u00eb e perime brenda lokalit dhe krejt trotuari i z\u00ebn\u00eb me speca, domate, patate, lakra, e shtoja k\u00ebtu edhe kamion\u00eb q\u00eb shkarkojn\u00eb e ngarkojn\u00eb rrin\u00eb p\u00ebr or\u00eb t\u00eb gjata pran\u00eb \u201cpilarave\u201d? Pse duhet z\u00ebn\u00eb trotuari p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr prind\u00ebrit q\u00eb dalin t\u00eb sh\u00ebtisin me f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb karroce?<\/p>\n<p>9) Sht\u00ebpit\u00eb e vjetra e me rreziqe: N\u00eb Rrug\u00ebn e Varoshit, apo Rrug\u00ebn e Prishtin\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi gati se e rr\u00ebzuar apo e shembur p\u00ebr shum\u00eb vjet. Pavar\u00ebsisht a \u00ebsht\u00eb pronari aty a jo, pavar\u00ebsisht a dihet pronari a jo, pavar\u00ebsisht a \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e kontestuar a jo, kush merr p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00ebse ndodh\u00eb q\u00eb sht\u00ebpit\u00eb af\u00ebr rr\u00ebzimit e p\u00ebrskaj rrug\u00ebve kryesore me kalimtar\u00eb t\u00eb rastit, t\u00eb bien e t\u00eb marrin jet\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve?! Ose ka ndodhur n\u00eb nj\u00eb familje me persona q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr kujdes nga t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Dardania 1, ta ken\u00eb murin e jasht\u00ebm t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, gati se u ka r\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, por komuna e ka shtruar trotuarin p\u00ebrskaj atij muri ve\u00e7sa nuk ishte rr\u00ebzuar, n\u00eb vend se ta rr\u00ebzonte m\u00eb par\u00eb murin e pastaj ta vendoste trotuarin? P\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb muri ishte n\u00eb at\u00eb gjendje dhe shkaktonte pasiguri e rreziqe t\u00eb shumta p\u00ebr kalimtar\u00ebt e rastit, e ve\u00e7mas f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>10) Hyrja nga Prishtina n\u00eb Gjilan pa nj\u00eb rrethrrotullim \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shpesh pasiguri p\u00ebr makinat, pasi shofer\u00ebt me v\u00ebshtir\u00ebsi u japin p\u00ebrpar\u00ebsi nj\u00ebri-tjetrit. Pse nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb rrethrrotullimi sa m\u00eb par\u00eb n\u00eb hyrjen nga Prishtina n\u00eb Gjilan dhe p\u00ebr aq shum\u00eb vjet \u00ebsht\u00eb pritur, pavar\u00ebsisht zgjerimit t\u00eb rrug\u00ebs q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr, m\u00eb von\u00eb?<\/p>\n<p>11) Pasiguria e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb internet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet kryesore n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve t\u00eb bot\u00ebs, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb. Qasja e sigurt n\u00eb internet dhe rreziqet q\u00eb barten pa edukim mediatik, kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tem\u00eb, trajnim dhe fushat\u00eb sensibilizuese nga Komuna e Gjilanit, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Drejtoria Komunale p\u00ebr Arsim. Nuk flitet m\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pasigurin\u00eb fizike, por edhe p\u00ebr pasigurin\u00eb kibernetike, virtuale dhe online, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>IDENTIFIKIMI I KEQQEVERISJES N\u00cb GJILAN Siguria e qytetar\u00ebve t\u00eb Gjilanit 1) Mungesa e ndri\u00e7imit publik n\u00eb t\u00eb gjitha lagjet e qytetit, periferi dhe n\u00eb qendrat e fshatrave: Ka lagje dhe fshatra pa ndri\u00e7im publik. Mungesa e ndri\u00e7imit publik shkakton edhe ndjenja t\u00eb pasiguris\u00eb te qytetar\u00ebt. Shembulli m\u00eb i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb Rruga Qarkore, por edhe rrug\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":93902,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[17],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93901","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-zgjedhjet-komunale-2021"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93901"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93901\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93902"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}