{"id":93972,"date":"2021-10-07T15:04:30","date_gmt":"2021-10-07T15:04:30","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=93972"},"modified":"2021-10-07T15:04:30","modified_gmt":"2021-10-07T15:04:30","slug":"rriten-cmimet-e-produkteve-ushqimore-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/rriten-cmimet-e-produkteve-ushqimore-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Rriten \u00e7mimet e produkteve ushqimore n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Mielli, sheqeri, vaji dhe shum\u00eb produkte baz\u00eb t\u00eb shport\u00ebs s\u00eb konsumatorit, jan\u00eb shtrenjtuar muajve t\u00eb fundit, por pagat e qytetar\u00ebve si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara. Kjo situat\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe ekonomive familjare.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja e \u00e7mimeve ka ndikuar edhe n\u00eb buxhetin e familjes s\u00eb Lumnije Demirit. Ajo punon n\u00eb sektorin privat me nj\u00eb pag\u00eb prej 300 eurosh n\u00eb muaj. Lumnija thot\u00eb se \u00e7mimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb pag\u00ebs, thot\u00eb se e shpenzon p\u00ebr ushqim dhe fatura t\u00eb sh\u00ebrbimeve komunale, kurse p\u00ebr gj\u00ebra luksoze as nuk b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7, miellit, sheqerit, qum\u00ebshtit edhe pem\u00ebt dhe perimet jan\u00eb shtrenjtuar. Edhe gjat\u00eb sezonit, sivjet nuk ka patur lirime. Paga deri n\u00eb fund t\u00eb muajit nuk mjafton: i paguaj sh\u00ebrbimet komunale, faturat e energjis\u00eb, ujit dhe mbeturinave. Un\u00eb i kam dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb fillore dhe duhet t\u00eb paguaj\u00eb kurse, t\u00eb blej\u00eb libra e fletore\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Shumica e artikujve q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebnuar ngritje n\u00eb \u00e7mime, jan\u00eb produkte t\u00eb importuara nga shtetet e rajonit dhe Evrop\u00ebs, thon\u00eb Selatin Ka\u00e7aniku, udh\u00ebheq\u00ebs i organizat\u00ebs joqeveritare \u201cKonsumatori\u201d dhe Musa Limani, profesor i ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, disa nga vendet e rajonit dhe t\u00eb Evrop\u00ebs, jan\u00eb duke u p\u00ebrballur me fatura shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb energjis\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes globale t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe gazit.<\/p>\n<p>\u00c7mimet jan\u00eb rritur p\u00ebr shkak t\u00eb rezervave t\u00eb vogla t\u00eb gazit, \u00e7mimeve t\u00eb larta t\u00eb karbonit n\u00eb Bashkimin Evropian, furnizimeve m\u00eb t\u00eb vogla me gaz t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkesave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Azi, m\u00eb pak furnizimeve me gaz nga Rusia dhe prodhimit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb rinovueshme.<\/p>\n<p>Edhe Organizata e Kombeve t\u00eb Bashkuara (OKB), n\u00eb nj\u00eb njoftim t\u00eb publikuar n\u00eb muajin qershor, thot\u00eb se \u00e7mimet globale p\u00ebr ushqim jan\u00eb rritur n\u00eb baza mujore, me ritmin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas OKB-s\u00eb, furnizimet jan\u00eb prekur nga pengesat n\u00eb prodhim dhe transport gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Limani: Me mallra \u00ebsht\u00eb importuar edhe inflacioni<\/p>\n<p>Profesor Musa Limani, thot\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe gazit si dhe produkteve ushqimore n\u00eb nivel bot\u00ebror, po reflektohet edhe n\u00eb Kosov\u00eb, sepse Kosova vazhdon t\u00eb jet\u00eb e varur nga importi i produkteve t\u00eb huaja. Ai thot\u00eb se s\u00eb bashku me mallrat \u00ebsht\u00eb importuar edhe inflacioni.<\/p>\n<p>\u201dS\u2019ka dyshim se ngritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb, shprehet edhe n\u00eb rritjen e \u00e7mimeve t\u00eb mallrave t\u00eb konsumit t\u00eb gjer\u00eb, pasi Kosova importin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb t\u00eb mirave materiale e b\u00ebn\u00eb nga vendet e BE-s\u00eb. Kur krejt k\u00ebsaj i shtojm\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb e kemi t\u00eb pranish\u00ebm inflacionin, kjo do t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb duksh\u00ebm buxhetin e konsumatorit n\u00eb Kosov\u00eb. \u00c7do inflacion shprehet n\u00eb xhepin e konsumatorit. Ve\u00e7mas ngritja e \u00e7mimeve godet shtres\u00ebn e popullsis\u00eb me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta\u201d, thot\u00eb Limani.<\/p>\n<p>Ka\u00e7aniku: \u00c7mimet mund t\u00eb rrit\u00ebn edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen<\/p>\n<p>Por, Selatin Ka\u00e7aniku thot\u00eb se \u00e7mimet e produkteve pritet t\u00eb shtrenjtohen edhe m\u00eb shum\u00eb dhe sipas tij, qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb reflektoj\u00eb karshi k\u00ebtij problemi.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse qeveria nuk vet\u00ebdijesohet dhe nuk vepron n\u00eb p\u00ebrputhje me situat\u00ebn, n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebrkesat e rrethanave, at\u00ebher\u00eb ne do t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb nj\u00eb tronditje jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe t\u00eb ngritjes se \u00e7mimeve. Ne si organizat\u00eb e kemi paralajm\u00ebruar se do t\u00eb ndikoj\u00eb berza bot\u00ebrore, kurse Kosova si shtet i vog\u00ebl, do t\u00eb jet\u00eb plot\u00ebsisht i pafuqish\u00ebm dhe do t\u00eb detyrohemi q\u00eb t\u00eb durojm\u00eb \u00e7do gj\u00eb\u201d, thekson ai.<\/p>\n<p>Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs (ASK), nuk ka t\u00eb dh\u00ebna zyrtare p\u00ebr tre muajt e fundit se n\u00eb \u00e7far\u00eb shkalle ka arritur p\u00ebrqindja e inflacionit. Por, p\u00ebr muajin qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, thon\u00eb se indeksi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm i harmonizuar i \u00e7mimeve t\u00eb konsumit, ka qen\u00eb m\u00eb i lart\u00eb, me nj\u00eb mesatare prej 2.4 p\u00ebr qind n\u00eb qershor, krahasuar me muajin qershor 2020.<\/p>\n<p>Ngritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ka pasur te buka dhe drith\u00ebrat me 1.8 p\u00ebr qind, te vajrat dhe yndyrat ushqimore 27.6 p\u00ebr qind, te duhani 4.3 p\u00ebr qind dhe te gazi 5.7 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Kur k\u00ebsaj p\u00ebrqindje i shtohet edhe ngritja e \u00e7mimeve n\u00eb tre muajit e fundit, Ka\u00e7aniku thekson se familjet me gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sociale do t\u00eb falimentojn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMbi 30 p\u00ebr qind t\u00eb qytetar\u00ebve\/konsumator\u00ebve jan\u00eb t\u00eb falimentuar, e t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb dhe as p\u00ebr t\u2019u sh\u00ebruar\u201dshprehet Ka\u00e7aniku.<\/p>\n<p>Shporta mujore e nj\u00eb qytetari n\u00eb Kosov\u00eb llogaritet t\u00eb jet\u00eb 125 euro, nd\u00ebrkaq konsumi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb ekonomi familjare \u00ebsht\u00eb 7,803 euro. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb publikuar n\u00eb Anket\u00ebn e Buxhetit t\u00eb Ekonomive Familjare, n\u00eb vitin 2018. Kjo anket\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb publikohet \u00e7do pes\u00eb vjet.<\/p>\n<p>Pagat zvog\u00eblohen<\/p>\n<p>Derisa ka ngritje t\u00eb \u00e7mimeve, pagat n\u00eb sektorin publik dhe privat gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar kan\u00eb sh\u00ebnuar r\u00ebnie. Kurse gjat\u00eb k\u00ebtij viti, nuk ka pasur ndonj\u00eb l\u00ebvizje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, sa \u00ebsht\u00eb edhe aktualisht, derisa n\u00eb vitin 2019 ishte 477 euro. Paga mesatare bruto n\u00eb sektorin privat, n\u00eb vitin 2020, ishte 380 euro, derisa n\u00eb vitin 2019 ishte 411 euro.<\/p>\n<p>Me pagat e ul\u00ebta dhe me shkall\u00ebn aktuale t\u00eb papun\u00ebsis\u00eb, konsumatori e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta p\u00ebrballoj\u00eb nivelin e lart\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit t\u00eb gjer\u00eb\u201d, tha Limani.<\/p>\n<p>Shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 25 p\u00ebr qind. Nd\u00ebrkaq numri aktual i familjeve q\u00eb marrin ndihm\u00eb sociale nga 60 euro deri n\u00eb 180 euro, \u00ebsht\u00eb af\u00ebr 26.000 me mbi 100.000 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe Lumnija pohon se q\u00eb nga viti 2018, kur ka filluar pun\u00ebn e saj, asnj\u00ebher\u00eb nuk ka pasur rritje t\u00eb rrogave.<\/p>\n<p>\u201cRroga nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur asnj\u00ebher\u00eb\u201d, tha ajo<\/p>\n<p>Inflacioni n\u00eb rajon<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb shtetet e rajonit ka pasur ngritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe produkteve ushqimore.<\/p>\n<p>Inflacioni n\u00eb Serbi ka arritur n\u00eb 4.3 p\u00ebr qind. K\u00ebsaj rritje i ka kontribuar rritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb dhe \u00e7mimet e ushqimeve t\u00eb pap\u00ebrpunuara.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, tashm\u00eb ka ndodhur rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike dhe ushqimit. Subjektet ekonomike atje kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kriza bot\u00ebrore do t\u00eb godas\u00eb standardin e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa kan\u00eb paralajm\u00ebruar rritje t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore, n\u00eb mas\u00ebn mes 40 dhe 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Edhe Shqip\u00ebria ka paralajm\u00ebruar shtrenjtim t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike, rrjedhimisht t\u00eb produkteve t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p>M\u00eb gjith\u00eb faktin se n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb ngritur \u00e7mimet e mallrave ushqimore, institucionet energjetike ende nuk kan\u00eb paralajm\u00ebruar mund\u00ebsin\u00eb e rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike. \/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mielli, sheqeri, vaji dhe shum\u00eb produkte baz\u00eb t\u00eb shport\u00ebs s\u00eb konsumatorit, jan\u00eb shtrenjtuar muajve t\u00eb fundit, por pagat e qytetar\u00ebve si n\u00eb sektorin publik ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, kan\u00eb mbetur t\u00eb pandryshuara. Kjo situat\u00eb ka v\u00ebshtir\u00ebsuar jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe ekonomive familjare. L\u00ebvizja e \u00e7mimeve ka ndikuar edhe n\u00eb buxhetin e familjes s\u00eb Lumnije [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":93973,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-93972","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93972","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=93972"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/93972\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/93973"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=93972"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=93972"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=93972"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}