{"id":94219,"date":"2021-10-09T06:36:54","date_gmt":"2021-10-09T06:36:54","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=94219"},"modified":"2021-10-09T06:36:54","modified_gmt":"2021-10-09T06:36:54","slug":"nga-prodhuesit-paralajmerohet-ngritje-te-cmimeve-deri-ne-40-qytetaret-e-konsiderojne-te-paperballueshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/nga-prodhuesit-paralajmerohet-ngritje-te-cmimeve-deri-ne-40-qytetaret-e-konsiderojne-te-paperballueshme\/","title":{"rendered":"Nga prodhuesit paralajm\u00ebrohet ngritje t\u00eb \u00e7mimeve deri n\u00eb 40% \u2013 qytetar\u00ebt e konsiderojn\u00eb t\u00eb pap\u00ebrballueshme"},"content":{"rendered":"<p>Muajve n\u00eb vazhdim do t\u00eb ket\u00eb rritje rreth 30 deri n\u00eb 40% t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve vend\u00ebse, e krejt kjo po vjen si pasoj\u00eb e ndryshimeve n\u00eb \u00e7mimet e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i kompanis\u00eb \u201cMEKA\u201d, Burim Piraj, i tha Ekonomia Online se rritja vije edhe si pasoj\u00eb e ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb transportit.<\/p>\n<p>\u201cNdikimi i pandemis\u00eb, ka qen\u00eb shum\u00eb i madh n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, dhe tani sapo ka filluar ekonomia t\u00eb rivitalizohet, e t\u00eb kthehet n\u00eb nivelin e m\u00ebp\u00ebrash\u00ebm, kemi filluar t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb trende pozitive, mir\u00ebpo edhe p\u00ebr faktin e k\u00ebtyre ka shum\u00eb ndryshime t\u00eb \u00e7mimeve, t\u00eb furnizimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb, por edhe t\u00eb transportit e sidomos t\u00eb atij nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, nga vendet e larta\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKjo do t\u00eb ket\u00eb ndikim, ku pritet n\u00eb dit\u00ebt, jav\u00ebt dhe muajt n\u00eb vazhdim t\u00eb ket\u00eb edhe rritje t\u00eb \u00e7mimeve, n\u00eb tregun vendor, sikur q\u00eb ka pasur, ku m\u00eb s\u00eb shumti ka qen\u00eb i ndikuar vaji, ku \u00ebsht\u00eb rrit \u00e7mimi p\u00ebr shkak t\u00eb transportit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, por edhe produkteve t\u00eb tjera do t\u00eb ju ngrit\u00ebn \u00e7mimet deri n\u00eb 30% ose 40%\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj ai thot\u00eb se po p\u00ebrpiqen t\u00eb mos i rritin \u00e7mimet e produkteve vendore, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ruajn\u00eb konsumatorin.<\/p>\n<p>\u201cL\u00ebnda e par\u00eb ka pasur rritje mbi 30% deri n\u00eb 40%dhe pritet q\u00eb ajo t\u00eb reflektohet edhe n\u00eb produktet finale, dhe ne po b\u00ebjm\u00eb \u00e7mos q\u00eb produkteteve tona t\u00eb mos ua rrisim \u00e7mimin, duke menduar se pas kalimit t\u00eb nj\u00eb afati kohor, do t\u00eb rikthehet gjendja e m\u00ebparshme\u201d.<\/p>\n<p>Qyetat\u00ebrt po vler\u00ebsojn\u00eb se kjo rritje do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebn e tyre duke u shprehur t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga masat e marra nga Qeveria.<\/p>\n<p>Asllan Asllani, pensionist tha se ngritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb barr\u00eb p\u00ebr t\u00eb, pasi t\u00eb ardhurat e krahas \u00e7mimeve jan\u00eb t\u00eb paarritshme.<\/p>\n<p>\u201cNgritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb neve na r\u00ebndon shum\u00eb. N\u00ebse krahasojm\u00eb t\u00eb ardhurat tona, pensionet ose rrogat me k\u00ebto \u00e7mime jan\u00eb t\u00eb paarritshme, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u \u00e7uditur se si mund t\u00eb rritet rryma kur th\u00ebngjillin e kemi gratis, si mundet mu rrit \u00e7mimi i ujit kur Batllava ka qen\u00eb e rregulluar e edhe Ujmani para lufte. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb anomali e pap\u00ebrshkruar dhe e pakuptimt\u00eb se si lejohet ngritja e \u00e7mimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Madje ai thot\u00eb se kan\u00eb shpresuar q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet e punohet m\u00eb mir\u00eb, por shprehet i zhg\u00ebnjyer me pun\u00eb e institucioneve.<\/p>\n<p>\u201cNa kemi pritur shum\u00eb, edhe kemi derdhur gjak dhe kemi heronj\u00eb duke shpresuar p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, le t\u00eb pun\u00ebsohen ata q\u00eb din\u00eb. Na jemi shum\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer, shum\u00eb shum\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr Rinor Gashin, ky paralajm\u00ebrim nuk do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb madh te t\u00eb rinjt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPengon p\u00ebr t\u00eb vjetrit q\u00eb jetojn\u00eb p\u00ebrmes pensionit, p\u00ebr ata besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb pengese, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb nuk besoj q\u00eb luan shum\u00eb rol, edhe pse nuk pe di q\u00eb jan\u00eb rrit. T\u00eb derivateve e kam par\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb rrit por p\u00ebrderisa \u00ebsht\u00eb n\u00eb krejt bot\u00ebn problem, nuk besoj q\u00eb mundemi me b\u00eb ndryshim\u201d.<\/p>\n<p>E ka edhe familjar\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb me vet\u00ebm nj\u00eb pension dhe q\u00eb p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb mbijetesa. Nj\u00ebri nd\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb edhe Shaqir Pervetica i cili tha se ka gjasht\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>\u201cShum\u00eb keq q\u00eb jan\u00eb rrit \u00e7mimet, me nj\u00eb pension jetojm\u00eb gjasht\u00eb rob dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr neve\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb rritjes dy mujore, \u00e7mimet bot\u00ebrore t\u00eb ushqimit n\u00eb shtator arrit\u00ebn mesataren e tyre m\u00eb t\u00eb lart\u00eb mujore q\u00eb nga tetori i vitit 2011.<\/p>\n<p>Si\u00e7 njofton Organizata e Ushqimit dhe Bujq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara (FAO), Indeksi mujor i \u00c7mimeve t\u00eb Ushqimit ishte mesatarisht 130 pik\u00eb, duke u rritur me 1.5 pik\u00eb ose 1.2 p\u00ebr qind nga gushti i nxitur nga shtr\u00ebngimi i kushteve t\u00eb furnizimit dhe k\u00ebrkesa e fort\u00eb p\u00ebr produktet kryesore si gruri dhe vaji i palm\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Muajve n\u00eb vazhdim do t\u00eb ket\u00eb rritje rreth 30 deri n\u00eb 40% t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb produkteve vend\u00ebse, e krejt kjo po vjen si pasoj\u00eb e ndryshimeve n\u00eb \u00e7mimet e l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Pronari i kompanis\u00eb \u201cMEKA\u201d, Burim Piraj, i tha Ekonomia Online se rritja vije edhe si pasoj\u00eb e ngritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb transportit. \u201cNdikimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":94220,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94219","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94219","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94219"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94219\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94220"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94219"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94219"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94219"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}