{"id":9438,"date":"2017-05-16T06:21:27","date_gmt":"2017-05-16T06:21:27","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=9438"},"modified":"2017-05-16T06:21:27","modified_gmt":"2017-05-16T06:21:27","slug":"gjilani-dhe-usaid-nenshkruan-memorandum-mirekuptimi-per-ngritjen-e-transparences-dhe-llogari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/gjilani-dhe-usaid-nenshkruan-memorandum-mirekuptimi-per-ngritjen-e-transparences-dhe-llogari\/","title":{"rendered":"Gjilani dhe USAID n\u00ebnshkruan memorandum mir\u00ebkuptimi p\u00ebr ngritjen e transparenc\u00ebs dhe llogari"},"content":{"rendered":"<p>Gjilan, 15 maj 2017 \/ Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe drejtori i misionit t\u00eb USAID-it, James Hope, kan\u00eb n\u00ebnshkruar sot memorandum bashk\u00ebpunimi, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ngris\u00eb shkall\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb prokurimin publik n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij kryetari Haziri ka fal\u00ebnderuar USAID-in p\u00ebr bashk\u00ebpunimin e treguar deri m\u00eb tani p\u00ebrmes investimeve t\u00eb shumta n\u00eb Gjilan, duke treguar gatishm\u00ebrin\u00eb e Gjilanit p\u00ebr vazhdim t\u00eb proceseve edhe n\u00eb t\u00eb ardhmen me programe dhe projekte t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cFal\u00ebnderoj drejtorin e USAID-it n\u00eb Kosov\u00eb z.Hope p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Komun\u00ebn e Gjilanit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb programit p\u00ebr transparenc\u00eb dhe mb\u00ebshtetje p\u00ebr Kuvendin e Komun\u00ebs q\u00eb u n\u00ebnshkrua tashm\u00eb. \u00cbsht\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr periudh\u00ebn e ardhshme pes\u00eb vje\u00e7are, marr\u00ebveshje q\u00eb determinon p\u00ebrkushtimin e madh t\u00eb qeveris\u00eb amerikane dhe taksapaguesve amerikan, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb dhe nd\u00ebrtimin e kultur\u00ebs s\u00eb transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies dhe efikasitetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, pavar\u00ebsisht etnis\u00eb, besimin dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin e tyre politik q\u00eb e kan\u00eb n\u00eb Kuvendin Komunal\u201d, tha kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Haziri ka th\u00ebn\u00eb se q\u00ebllimi i k\u00ebtij program \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtimi i kultur\u00ebs institucionale t\u00eb transparenc\u00ebs dhe angazhim p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn q\u00eb qytetari t\u00eb jet\u00eb i informuar, pjes\u00ebmarr\u00ebs dhe i angazhuar n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb lejoni q\u00eb p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij programi, shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne, ta fal\u00ebnderoj drejtorin e USAID-it p\u00ebr mb\u00ebshtetje edhe n\u00eb programe t\u00eb tjera. Ne sot kemi vizituar \u00e7erdhen n\u00eb lagjen \u201cDardania\u201d e nd\u00ebrtuar p\u00ebrmes programit \u201cG to G\u201d, n\u00eb lagjen \u201cDardania\u201d, q\u00eb mbulon nevojat e mbi 15 mij\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj lagjeje. Pastaj investimi n\u00eb programin e infrastruktur\u00ebs n\u00eb fshatin Livo\u00e7 i Ep\u00ebrm, q\u00eb kan\u00eb q\u00ebllim nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs dhe hap\u00ebsirave t\u00eb tjera t\u00eb lira p\u00ebr qarkullim n\u00eb k\u00ebt\u00eb fshat, pastaj nd\u00ebrtimi shkoll\u00ebs n\u00eb fshatin Ponesh dhe shum\u00eb programe t\u00eb tjera q\u00eb Gjilani \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitues i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb\u201d, ka deklaruar kryetari Haziri.<\/p>\n<p>Kreu I Gjilanit, poashtu, ka p\u00ebrmendur edhe mb\u00ebshtetjen shum\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb prokurimin elektronik, q\u00eb si\u00e7 tha, p\u00ebrve\u00e7 nd\u00ebrtimit t\u00eb kapaciteteve dhe kultur\u00ebs q\u00eb ne e kemi nd\u00ebrmarr\u00eb si Komun\u00eb do t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb kjo zyre p\u00ebrmes programit elektronik besimi t\u00eb rritet edhe m\u00eb tutje dhe jan\u00eb vet\u00ebm disa nga programet n\u00eb t\u00eb cilat kemi mb\u00ebshtetjen e fuqishme t\u00eb USAID-it.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, James Hope ka th\u00ebn\u00eb se Komuna e Gjilanit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner strategjik i USAID-it, n\u00eb adresimin e shum\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve zhvillimore n\u00eb Kosov\u00eb dhe projektet e financuara jan\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve dhe komunitetit.<\/p>\n<p>\u201cNe sot vizituam \u00e7erdhen e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb lagjen \u201cDardania\u201d, ku kemi par\u00eb nga af\u00ebr shembullin shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb partneritetit mes USAID-it dhe Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit. Marr\u00ebveshja e n\u00ebnshkruar sot \u00ebsht\u00eb kapitull i ri i partneritetit dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ne do t\u00eb punojm\u00eb q\u00eb ta modernizojm\u00eb dhe p\u00ebrmir\u00ebsojm\u00eb funksionimin e prokurimit publik n\u00eb Gjilan. Q\u00ebllim kemi rritjen e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb prokurimin publik dhe angazhimi yn\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr komuna, t\u00eb jen\u00eb shembull p\u00ebr Komunat tjera n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>Hope ka th\u00ebn\u00eb se e gjitha kjo fillon me p\u00ebrkushtimin e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs, zyrtarit t\u00eb prokurimit, auditimit dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb prokurimit publik n\u00ebp\u00ebr komuna.<\/p>\n<p>Kurse, kryesuesja e Kuvendit t\u00eb Komun\u00ebs, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka fal\u00ebnderuar drejtorin e USAID-it p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gjilanin n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, duke treguar gatishm\u00ebrin\u00eb e madhe p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/p>\n<p>\u201cNdjehem e privilegjuar q\u00eb sot jam n\u00ebnshkruese e k\u00ebsaj marr\u00ebveshje e cila ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me transparebnc\u00ebn. Fal\u00ebnderoj kryetarin Haziri q\u00eb ka krijuar k\u00ebt\u00eb rrjet kaq t\u00eb madh t\u00eb miqve t\u00eb Gjilanit. Bashk\u00ebpunimi i legjislativit dhe ekzekutivit n\u00eb Gjilan \u00ebsht\u00eb jasht\u00ebzakonisht i mir\u00eb pa dallime pozit\u00eb-opozit\u00eb. E fal\u00ebnderoj Zyr\u00ebn p\u00ebr Informim, pasi fal\u00eb tyre, ne po arrijm\u00eb t\u00eb jemi kampion p\u00ebr transparenc\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Vendimet e Kuvendit Komunal merren me diskutim t\u00eb hapur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e qytetar\u00ebve dhe me mb\u00ebshtetje t\u00eb plot\u00eb edhe t\u00eb nivelit ekzekutiv. Fal\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb krijuar mes Kuvendit dhe ekzekutivit, \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb performanc\u00eb e shk\u00eblqyeshme\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Iniciativa e USAID-it Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridh\u00ebn\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb aktivitet pes\u00ebvje\u00e7ar i cili do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb transparenc\u00ebn e prokurimit komunal p\u00ebrmes nj\u00eb procesi t\u00eb ri t\u00eb e-prokurimit. Ky aktivitet do t\u00eb siguroj\u00eb mentorim dhe trajnim n\u00eb pes\u00eb komuna me q\u00ebllim t\u00eb instituimit t\u00eb sistemeve t\u00eb cilat do t\u00eb avancojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e llogaridh\u00ebnjes p\u00ebr fondet publike dhe shpenzimet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjilan, 15 maj 2017 \/ Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe drejtori i misionit t\u00eb USAID-it, James Hope, kan\u00eb n\u00ebnshkruar sot memorandum bashk\u00ebpunimi, e cila ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb ngris\u00eb shkall\u00ebn e transparenc\u00ebs dhe llogaridh\u00ebnies n\u00eb prokurimin publik n\u00eb Kosov\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e tij kryetari Haziri ka fal\u00ebnderuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9439,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9438","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9438","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9438"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9438\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9439"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9438"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9438"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9438"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}