{"id":94412,"date":"2021-10-10T16:37:23","date_gmt":"2021-10-10T16:37:23","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=94412"},"modified":"2021-10-10T16:37:23","modified_gmt":"2021-10-10T16:37:23","slug":"mustafa-genjejne-ata-qe-me-pershkruajne-marreveshjen-per-asociacionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/mustafa-genjejne-ata-qe-me-pershkruajne-marreveshjen-per-asociacionin\/","title":{"rendered":"Mustafa: G\u00ebnjejn\u00eb ata q\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb marr\u00ebveshjen p\u00ebr asociacionin"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa ka mohuar se ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshja e Par\u00eb n\u00eb Bruksel lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, duke th\u00ebn\u00eb se dezinformojn\u00eb dhe g\u00ebnjejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ia p\u00ebrshkruajn\u00eb atij k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Mustafa ka shkruar n\u00eb Facebook se si kryeminist\u00ebr i zgjedhur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, duke e respektuar Ligjin p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb, ka dialoguar p\u00ebr dokumentin e titulluar &#8220;Asociacioni\/Bashk\u00ebsia e Komunave me Shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; Parimet e p\u00ebrgjithshme\/Elementet kryesore&#8221;, dokument ky p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata Kushtetuese shprehet se nuk \u00ebsht\u00eb as Ligj, as Statut dhe as akt juridik i Qeveris\u00eb, do ti paraprinte Dekretit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Statutit t\u00eb Asociacionit.<\/p>\n<p>\u201cDokumenti \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 25 gusht 2015. Elemente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij dokumenti ishin pajtimi i Serbis\u00eb se dekreti dhe Statuti i Asociacionit do t\u00eb trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs dhe Asociacioni do t\u00eb mund t\u00eb themelohet kur Gjykata Kushtetuese konstaton se \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn. Kjo rregull do t\u00eb vlente p\u00ebr \u00e7do ndryshim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb Statutit t\u00eb Asociacionit i cili do ti n\u00ebnshtrohej vler\u00ebsimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ekziston edhe letra zyrtare e l\u00ebshuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se sipas kuptimit t\u00eb Komisionit Evropian Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk \u00ebsht\u00eb pushtet i tret\u00eb. Nuk kam dialoguar se e kam dashur Asociacionin, por kam dialoguar p\u00ebr zbatimin e Ligjin p\u00ebr ratifikimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kuvendin e shtetit tim. Fakti se Serbia ishte pajtuar q\u00eb Statutin ta trajtoj\u00eb Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, flet se n\u00eb asnj\u00eb rast Asociacioni nuk do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn apo me ndryshim t\u00eb kushtetut\u00ebs, sepse referenca ka qen\u00eb te kushtetuta ekzistuese. Sidoqoft\u00eb Gjykata Kushtetuese n\u00eb Aktgjykimin e saj t\u00eb dt 21 dhjetor 2015 Rasti nr. K0130\/15 vendosi q\u00eb Asociacioni do t\u00eb themelohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2013, e ratifikuar me Ligj n\u00eb Kuvend si marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. T\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet dhe dokumentet e dakorduara me Serbin\u00eb iu referohen ligjeve (ekzistuese t\u00eb Kosov\u00ebs), kurse dokumenti p\u00ebr parimet i i vitit 2015 i referohej edhe Kushtetut\u00ebs (ekzistuese) t\u00eb Kosov\u00ebs. Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar ndryshimi i Kushtetut\u00ebs. N\u00eb fakt Serbia kishte n\u00ebnshkruar q\u00eb Asociacioni t\u00eb themelohet ashtu si\u00e7 e konstaton Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, BE ka sqaruar zyrtarisht se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk \u00ebsht\u00eb pushtet i tret\u00eb. Se a do t\u00eb themelohet Asociacioni apo jo, se a do t\u00eb zbatohet Ligji p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb t\u00eb vitit 2013 tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs. Por Aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb se Asociacioni themelohet sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb t\u00eb vitit 2013\u201d, ka shkruar ai.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb i Mustaf\u00ebs:<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar miq,<\/p>\n<p>Jam i shtr\u00ebnguar t\u00eb reagoj ndaj atyre q\u00eb dezinformojn\u00eb q\u00ebllimisht opinionin lidhur me marr\u00ebveshjen p\u00ebr themelimin e Asociacionit. M\u00eb vjen keq kur lexoj deklarata t\u00eb atyre q\u00eb i atribuohen vetvetes si analist\u00eb e gazetar\u00eb, atyre q\u00eb shiten me tituj t\u00eb profesor\u00ebve por edhe deputet\u00ebve dhe ish deputet\u00ebve. V\u00ebrej se ata nuk e kan\u00eb lexuar Marr\u00ebveshjen e Par\u00eb, Ligjin p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb, Dokumentin p\u00ebr parimet e themelimit t\u00eb Asociacionit dhe Aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb sa m\u00eb konkret po e citoj opinionin e Gjykat\u00ebs Kushtuese p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, si vijon:<\/p>\n<p>\u201cGjykata Kushtetuese, n\u00eb mb\u00ebshtetje te nenit 84 (9) ne lidhje me nenin 112.1 te Kushtetut\u00ebs, n\u00eb mb\u00ebshtetje me nenin 20 te Ligjit dhe me rregullin 56 (a) te Rregullores se pun\u00ebs, ne seanc\u00ebn e mbajtur me 21 dhjetor 2015, me shumice votash VENDOS &#8230;. II. TE KONSTATOJE q\u00eb Asociacioni\/Bashk\u00ebsia e komunave me shumice serbe do t\u00eb themelohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parapare me Marr\u00ebveshjen e Par\u00eb, t\u00eb ratifikuar nga Kuvendi i Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs dhe shpallur nga Presidentja e Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs;<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundimet e Gjykat\u00ebs, pika 189, n\u00ebnpika 3, fq. 38 thuhet: \u201cMarr\u00ebveshja e Par\u00eb, e ratifikuar m\u00eb 27 qershor 2013, parashikon themelimin e nj\u00eb Asociacioni\/Bashk\u00ebsie t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb (v\u00ebrejtje: jo dokumenti q\u00eb un\u00eb e kam n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2015) . Gjithashtu ajo parashikon themelimin e k\u00ebtij Asociacioni\/Bashk\u00ebsie me Statut. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj ajo definon struktur\u00ebn e Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb ashtu q\u00eb ajo ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn baz\u00eb sikurse Statuti ekzistues i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, komunat pjes\u00ebmarr\u00ebse kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb p\u00ebrmes Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb kolektivisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Kart\u00ebs Evropiane t\u00eb Vet\u00ebqeverisjes Lokale dhe ligjeve t\u00eb Kosov\u00ebs. Asociacioni\/Bashk\u00ebsia do t\u00eb ket\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb fusha t\u00eb veprimtarive t\u00eb ndryshme. Gjithashtu Asociacioni\/Bashk\u00ebsia do t\u00eb ushtroj\u00eb kompetenca tjera t\u00eb deleguara nga autoritetet qendrore. K\u00ebsisoj, themelimi i Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e sistemit t\u00eb brendsh\u00ebm juridik.\u201d<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese p\u00ebrshkruan se me 28 maj 2013, Qeveria ka miratuar Vendimin Nr. 01\/132, me t\u00eb cilin &#8220;aprovohet Projektligji p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes se pare nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb parimeve q\u00eb rregullojn\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs se Serbis\u00eb dhe t\u00eb planit t\u00eb zbatimit p\u00ebr ket\u00eb marr\u00ebveshje&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 81. Thuhet \u201cMe 27 qershor 2013, Kuvendi mbajti seance plenare, ku u votua dhe u miratua Ligji p\u00ebr ratifikimin, nr. 04\/L-199. Nga deputetet e pranish\u00ebm, 84 votuan p\u00ebr, 3 ishin kund\u00ebr dhe 1 deputet abstenoi. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, Ligji p\u00ebr ratifikimin iu d\u00ebrgua Presidentes se Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs p\u00ebr shpallje\u201d. N\u00eb piken 82 t\u00eb Aktgjykimin thuhet: \u201cMe 12 shtator 2013, me Dekretin nr. DL-050-2013, Presidentja e Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs shpalli Ligjin p\u00ebr ratifikimin\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshja e Par\u00eb n\u00eb Bruksel dhe \u00ebsht\u00eb ratifikuar n\u00eb Kuvend n\u00eb Prishtin\u00eb, (e cila ka sanksionuar themelimin e Asociacionit), Isa Mustafa nuk ka qen\u00eb Kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs. Prandaj rrjedhimisht dezinformojn\u00eb dhe g\u00ebnjejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ma p\u00ebrshkruajn\u00eb mua Marr\u00ebveshjen p\u00ebr themelimin e Asociacionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e saj, Gjykata n\u00ebn III.TE KONSTATOJE q\u00eb Parimet, si\u00e7 jan\u00eb elaboruar n\u00eb &#8220;Asociacioni\/Bashk\u00ebsia i komunave me shumice serbe n\u00eb Kosove -Parimet e p\u00ebrgjithshme\/Elementet kryesore&#8221;, nuk jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, me nenin 3. [Barazia para Ligjit} , paragrafi 1, me Kapitullin II {Te Drejtat dhe Lirit\u00eb Themelore] dhe me Kapitullin III [Te Drejtat e Komuniteteve dhe Pjes\u00ebtar\u00ebve te tyre] te Kushtetut\u00ebs se Republik\u00ebs se Kosov\u00ebs];<\/p>\n<p>Si Kryeminist\u00ebr i zgjedhur n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2014, duke e respektuar Ligjin p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb, kam dialoguar p\u00ebr dokumentin e titulluar &#8220;Asociacioni\/Bashk\u00ebsia e Komunave me Shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb &#8211; Parimet e p\u00ebrgjithshme\/Elementet kryesore&#8221;. Ky dokument, p\u00ebr t\u00eb cilin Gjykata Kushtetuese shprehet se nuk \u00ebsht\u00eb as Ligj, as Statut dhe as akt juridik i Qeveris\u00eb, do ti paraprinte Dekretit t\u00eb Qeveris\u00eb dhe Statutit t\u00eb Asociacionit. Dokumenti \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar m\u00eb 25 gusht 2015. Elemente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb k\u00ebtij dokumenti ishin pajtimi i Serbis\u00eb se dekreti dhe Statuti i Asociacionit do t\u00eb trajtohen nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs dhe Asociacioni do t\u00eb mund t\u00eb themelohet kur Gjykata Kushtetuese konstaton se \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni me Kushtetut\u00ebn. Kjo rregull do t\u00eb vlente p\u00ebr \u00e7do ndryshim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb Statutit t\u00eb Asociacionit i cili do ti n\u00ebnshtrohej vler\u00ebsimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Ekziston edhe letra zyrtare e l\u00ebshuar nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e Komisionit Evropian, Frederika Mogerini, n\u00eb t\u00eb cilin thuhet se sipas kuptimit t\u00eb Komisionit Evropian Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk \u00ebsht\u00eb pushtet i tret\u00eb. Nuk kam dialoguar se e kam dashur Asociacionin, por kam dialoguar p\u00ebr zbatimin e Ligjin p\u00ebr ratifikimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Kuvendin e shtetit tim.<\/p>\n<p>Fakti se Serbia ishte pajtuar q\u00eb Statutin ta trajtoj\u00eb Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs, flet se n\u00eb asnj\u00eb rast Asociacioni nuk do t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn apo me ndryshim t\u00eb kushtetut\u00ebs, sepse referenca ka qen\u00eb te kushtetuta ekzistuese. Sidoqoft\u00eb Gjykata Kushtetuese n\u00eb Aktgjykimin e saj t\u00eb dt 21 dhjetor 2015 Rasti nr. K0130\/15 vendosi q\u00eb Asociacioni do t\u00eb themelohet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb par\u00eb t\u00eb vitit 2013, e ratifikuar me Ligj n\u00eb Kuvend si marr\u00ebveshje nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet dhe dokumentet e dakorduara me Serbin\u00eb iu referohen ligjeve (ekzistuese t\u00eb Kosov\u00ebs), kurse dokumenti p\u00ebr parimet i i vitit 2015 i referohej edhe Kushtetut\u00ebs (ekzistuese) t\u00eb Kosov\u00ebs. Asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar ndryshimi i Kushtetut\u00ebs. N\u00eb fakt Serbia kishte n\u00ebnshkruar q\u00eb Asociacioni t\u00eb themelohet ashtu si\u00e7 e konstaton Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrkaq, BE ka sqaruar zyrtarisht se Asociacioni nuk ka fuqi ekzekutive dhe nuk \u00ebsht\u00eb pushtet i tret\u00eb.<\/p>\n<p>Se a do t\u00eb themelohet Asociacioni apo jo, se a do t\u00eb zbatohet Ligji p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb t\u00eb vitit 2013 tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00eb t\u00eb lidershipit t\u00eb Kosov\u00ebs. Por Aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb se Asociacioni themelohet sipas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb t\u00eb vitit 2013. IM<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, Isa Mustafa ka mohuar se ka qen\u00eb kryeminist\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar Marr\u00ebveshja e Par\u00eb n\u00eb Bruksel lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe, duke th\u00ebn\u00eb se dezinformojn\u00eb dhe g\u00ebnjejn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ia p\u00ebrshkruajn\u00eb atij k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje. Mustafa ka shkruar n\u00eb Facebook se si kryeminist\u00ebr i zgjedhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":94413,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-94412","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=94412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/94412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94413"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=94412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=94412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=94412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}