{"id":96262,"date":"2021-10-28T14:53:28","date_gmt":"2021-10-28T12:53:28","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=96262"},"modified":"2021-10-28T14:53:28","modified_gmt":"2021-10-28T12:53:28","slug":"sbashk-u-paralajmeron-greve-ne-arsim-ne-tere-kosoven-qeveria-kurti-nuk-do-tia-dije-se-ne-ekzistojme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/sbashk-u-paralajmeron-greve-ne-arsim-ne-tere-kosoven-qeveria-kurti-nuk-do-tia-dije-se-ne-ekzistojme\/","title":{"rendered":"SBASHK-u paralajm\u00ebron grev\u00eb n\u00eb arsim n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn: Qeveria Kurti nuk do t\u2019ia dij\u00eb se ne ekzistojm\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb, po deklaron se Qeveria po iu ik takimeve, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar edhe grev\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi publik, SBASHK-u deklaron se Qeverit\u00eb e kaluara nuk iu kan\u00eb ikur debateve dhe takimeve.<\/p>\n<p>\u201cDo kujtuar se n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite kishte edhe greva, si ajo n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor q\u00eb nga \u00e7erdhet e deri n\u00eb Universitete. Qeverive at\u00ebher\u00eb kjo nuk iu p\u00eblqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin t\u00eb krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, q\u00eb mbase edhe nuk i kan\u00eb pasur fare p\u00ebr qejfi\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e SBASHK-ut.<\/p>\n<p>Tutje, SBASHK-u deklaron se nuk jan\u00eb larg angazhimet sindikale, duke paralajm\u00ebruar k\u00ebshtu grev\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor.<\/p>\n<p>\u201cDeri tani kemi lutur an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim dhe p\u00ebr p\u00ebrkushtim n\u00eb rrjedh\u00ebn e mbar\u00eb t\u00eb sistemit arsimor p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i \u00ebsht\u00eb kthyer normalitetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb lart\u00eb ne t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb arsim, do t\u2019i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe k\u00ebshtu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjell\u00eb sikur nuk ka sindikata n\u00eb Kosov\u00eb, ne do t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se ekzistojm\u00eb dhe jemi unik e t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe prandaj nuk jan\u00eb larg vendimet e organeve vendimmarr\u00ebse p\u00ebr veprime sindikale , pra edhe p\u00ebr greva n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor. E at\u00ebher\u00eb le ta din\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se fajtori i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb Qeveria dhe p\u00ebrpjekja e saj p\u00ebr t\u00eb krijuar bindje se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka sindikata\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i SBASHK-ut:<\/p>\n<p>Reagimi i plot\u00eb i SBASHK-ut:<\/p>\n<p>Reagim publik i SBASHK-ut<\/p>\n<p>Qeveria Kurti sikur nuk do ta di se n\u00eb Kosov\u00eb ka sindikata<\/p>\n<p>Tani kur sistemi arsimor i \u00ebsht\u00eb kthyer normalitetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb lart\u00eb ne t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb arsim, do t\u2019i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe k\u00ebshtu si po vepron Qeveria Kurti , duke u sjell\u00eb sikur nuk ka sindikata n\u00eb Kosov\u00eb, ne do t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se ekzistojm\u00eb dhe jemi unik e t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe prandaj nuk jan\u00eb larg takimet e organeve vendimmarr\u00ebse p\u00ebr t\u00eb shpallur veprime sindikale<\/p>\n<p>Nuk duam t\u00eb flasim p\u00ebr sindikatat tjera dhe veprimin e tyre n\u00ebp\u00ebr vite, por SBASHK-u ka nj\u00eb aktivitet m\u00eb shum\u00eb se 30 vje\u00e7ar. U krijua n\u00eb momentin kur duhej krijuar diga mbrojt\u00ebse t\u00eb arsimit shqip kund\u00ebr furtunave t\u00eb pushtuesit serb kund\u00ebr arsimit shqip. Kjo sindikat\u00eb n\u00eb ato vite t\u00eb v\u00ebshtira dhe fal\u00eb edhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb miqve nd\u00ebrkomb\u00ebtar kreu misionin e saj duke prezantuar gjendjen tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb arsimin e Kosov\u00ebs edhe n\u00eb Asamblen\u00eb e UNESKO-s n\u00eb vitin 1993, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me angazhimet edhe n\u00eb vitet tjera n\u00eb n\u00ebn okupim. Kjo sindikat\u00eb me mb\u00ebshtetjen e miqve nd\u00ebrkomb\u00ebtar dha kontribut edhe n\u00eb kthimin e ziles dhe buz\u00ebqeshjes n\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb shkollat tona n\u00eb vitet e para t\u00eb pasluft\u00ebs.<\/p>\n<p>SBASHK, krahas k\u00ebtyre angazhimeve, kishte b\u00ebr\u00eb edhe shum\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngritur pozit\u00ebn ekonomike t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb arsim sepse pas lufte p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb arsim flitej se jan\u00eb t\u00eb varfrit e q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb marrin artikuj ushqimor n\u00eb pritje deri n\u00eb pag\u00ebn e radh\u00ebs. Qeverit\u00eb e Kosov\u00ebs e kuptuan k\u00ebt\u00eb realitet dhe vazhdimisht e n\u00eb takime me SBASHK u angazhuan t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gjendjen e t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb arsim. Kishte p\u00ebrplasje e debate t\u00eb nxehta, por Qeverit\u00eb nuk i iknin takimeve e dialogut dhe u sh\u00ebnuan p\u00ebrmir\u00ebsime e realizime t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb arsim, q\u00eb po prezantoheshin nga SBASHK.<\/p>\n<p>Do kujtuar se n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite kishte edhe greva, si ajo n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor q\u00eb nga \u00e7erdhet e deri n\u00eb Universitete. Qeverive at\u00ebher\u00eb kjo nuk iu p\u00eblqeu, por nuk i iknin takimeve e debateve sepse nuk donin t\u00eb krijonin bindjen se nuk duan dialog dhe nuk duan takime me sindikatat, q\u00eb mbase edhe nuk i kan\u00eb pasur fare p\u00ebr qejfi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kjo q\u00eb ndodh tani n\u00eb Qeverin\u00eb Kurti \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, kur Qeveria sikur nuk do ta di se n\u00eb Kosov\u00eb ka sindikata dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBASHK ka kritikuar k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti dhe ve\u00e7mas munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb takimeve t\u00eb Ministrit Hekuran Murati, i cili \u00ebsht\u00eb edhe Minist\u00ebr i Pun\u00ebs dhe Mir\u00ebqenies Sociale, detyr\u00eb q\u00eb nuk e kreu as edhe nj\u00eb her\u00eb deri tani. Qeveria Kurti duhet ta di se sindikatat ekzistojn\u00eb dhe jan\u00eb ato, si SBASHK-u, q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe veprime sindikale deri n\u00eb grev\u00ebn e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr plot tri jav\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor. Deri tani kemi lutur an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb p\u00ebr mir\u00ebkuptim dhe p\u00ebr p\u00ebrkushtim n\u00eb rrjedh\u00ebn e mbar\u00eb t\u00eb sistemit arsimor p\u00ebr shkak t\u00eb gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i \u00ebsht\u00eb kthyer normalitetit dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb kontribut t\u00eb lart\u00eb ne t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb arsim, do t\u2019i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe k\u00ebshtu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjell\u00eb sikur nuk ka sindikata n\u00eb Kosov\u00eb, ne do t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb se ekzistojm\u00eb<\/p>\n<p>dhe jemi unik e t\u00eb p\u00ebrkushtuar dhe prandaj nuk jan\u00eb larg vendimet e organeve vendimmarr\u00ebse p\u00ebr veprime sindikale , pra edhe p\u00ebr greva n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor. E at\u00ebher\u00eb le ta din\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs se fajtori i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb Qeveria dhe p\u00ebrpjekja e saj p\u00ebr t\u00eb krijuar bindje se n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka sindikata.<\/p>\n<p>Prishtin\u00eb, 28 tetor 2021,<\/p>\n<p>Zyra p\u00ebr informim e SBASHK-ut<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Teknologjis\u00eb, po deklaron se Qeveria po iu ik takimeve, e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar edhe grev\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00eb sistemin arsimor. P\u00ebrmes nj\u00eb reagimi publik, SBASHK-u deklaron se Qeverit\u00eb e kaluara nuk iu kan\u00eb ikur debateve dhe takimeve. \u201cDo kujtuar se n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite kishte edhe greva, si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":96263,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96262","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96262","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96262"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96262\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96263"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96262"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96262"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96262"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}