{"id":96571,"date":"2021-10-31T15:29:07","date_gmt":"2021-10-31T14:29:07","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=96571"},"modified":"2021-10-31T15:29:07","modified_gmt":"2021-10-31T14:29:07","slug":"qytetaret-ankohen-per-shtrenjtimin-e-produkteve-ushqimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/qytetaret-ankohen-per-shtrenjtimin-e-produkteve-ushqimore\/","title":{"rendered":"Qytetar\u00ebt ankohen p\u00ebr shtrenjtimin e produkteve ushqimore"},"content":{"rendered":"<p>Shtrenjtimi i artikujve ushqimor\u00eb ka alarmuar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po ankohen se e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pagave t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Ngritja e \u00e7mimeve po v\u00ebrehet gati kudo dhe qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nga institucionet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa. Nd\u00ebrkaq, shit\u00ebsit n\u00eb tregun e pem\u00ebve dhe perimeve n\u00eb Prishtin\u00eb thon\u00eb se kjo varet nga shteti. Megjithat\u00eb, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se k\u00ebto paralajm\u00ebrime jan\u00eb ogurzeza dhe kan\u00eb efekte negative.<\/p>\n<p>Esat Haxha, shit\u00ebs n\u00eb tregun e Prishtin\u00ebs, tha p\u00ebr KosovaPress se \u00e7mimet s\u00eb fundit kan\u00eb sh\u00ebnuar rritje dhe se ka ankesa edhe t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Haxha: \u00c7mimet \u00e7do dit\u00eb po vazhdojn\u00eb t\u00eb rriten<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet \u00e7do dit\u00eb vet\u00ebm sa po rriten, njer\u00ebzit jan\u00eb pa pun\u00eb, jetojn\u00eb me ndihma sociale. \u00c7mimet n\u00eb treg kan\u00eb ndryshuar nga pak, si pem\u00ebt, patatet. Nuk varet prej nesh, por nga shteti, varet nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb q\u00eb nuk dalin t\u00eb kontrollojn\u00eb se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet me \u00e7mimet. Askush nuk po e merr parasysh, p\u00ebr ne askujt nuk po i intereson. Njer\u00ebzit po ankohen. Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri her\u00eb sa \u00ebsht\u00eb \u00e7mimi, pasi q\u00eb ai nuk ka. Gjithkush ka qejf t\u00eb blej\u00eb, por nuk ka para. Krejt jan\u00eb me pensione e me ndihma sociale,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Haxha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Bajram Ramadani tregon v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr shitjen e produkteve pas shtrenjtimit t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Ramadani: Qytetar\u00ebt po ankohen<\/p>\n<p>\u201cPo normal q\u00eb ankohen, xhepat e that\u00eb krejt i kemi, askush nuk ka rezerva ose rroga. Pensioni me 100 euro, me 150 euro e 200 euro rrog\u00eb, \u00e7do send \u00ebsht\u00eb i shtrenjt\u00eb p\u00ebr neve, \u00e7do send q\u00eb afrohesh e sheh se \u00ebsht\u00eb shtrenjt\u00eb,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Rrahim G\u00ebrguri fajin p\u00ebr shtrenjtimin e \u00e7mimeve ia adreson Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>G\u00ebrguri: Kan\u00eb qen\u00eb edhe partit\u00eb tjera p\u00ebrpara n\u00eb pushtet k\u00ebso ngritje t\u00eb \u00e7mimeve nuk ka pas<\/p>\n<p>\u201cKan\u00eb qen\u00eb edhe partit\u00eb tjera p\u00ebrpara n\u00eb pushtet k\u00ebso ngritje t\u00eb \u00e7mimeve nuk ka pas kurr\u00eb. \u00c7ka u b\u00eb tash, a po iu duhen p\u00ebr vota q\u00eb krejt na ka kthyer prap\u00eb. Po thon\u00eb \u00ebsht\u00eb njeri i drejt\u00eb, por s\u2019po shohim ne. Po shohim vet\u00ebm shtrenjtim, \u00e7do m\u00ebngjes si t\u00eb \u00e7ohemi tjet\u00ebr send nuk sheh, vet\u00ebm shtrenjtim. Kjo Qeveri tash e solli n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, po mendon t\u00eb nxirret se kinse kemi arritur m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebta t\u00eb tjer\u00ebt, por nuk ka shans. Edhe n\u00eb treg shum\u00eb njer\u00ebz po thon\u00eb na mbyt\u00ebn, t\u00eb ardhura kurrgj\u00eb, i rriti pensionet, por ato 100 euro jan\u00eb p\u00ebr fushat\u00eb&#8230;, por kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mir\u00eb. Shpresojm\u00eb t\u00eb b\u00ebhet mir\u00eb\u201d, tha G\u00ebrguri.<\/p>\n<p>Shtrenjtimin e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve ushqimore e ka hall edhe pensionisti Muharrem Beka, i cili mbijeton me 80 euro pension.<\/p>\n<p>Beka: Qysh s\u2019\u00ebsht\u00eb problem me nj\u00eb pension 70-80 euro<\/p>\n<p>\u201cQysh s\u2019 \u00ebsht\u00eb problem me nj\u00eb pension 70-80 euro edhe ata pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, e na 100 euro 90 euro e kan\u00eb ngritur 10 euro, nj\u00eb shish\u00eb vaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb 1.60 cent, nj\u00eb buk\u00eb 45 cent\u00eb, me \u00e7ka t\u2019i blejm\u00eb? 20 euro m\u00eb shkojn\u00eb ila\u00e7e n\u00eb muaj, plus sheqeri,\u201d ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe Zejnullah Ferati shprehet i shqet\u00ebsuar me shtrenjtimin e fundit t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb artikujve ushqimor\u00eb.<\/p>\n<p>Ferati: \u00c7mimet i kan\u00eb rrit q\u00eb \u00ebsht\u00eb keq<\/p>\n<p>\u201c\u00c7mimet i kan\u00eb rritur. \u00cbsht\u00eb keq. P\u00ebr qytetar\u00ebt \u00ebsht\u00eb problemi m\u00eb i madh. \u00cbsht\u00eb keq q\u00eb ua ka l\u00ebn\u00eb njer\u00ebzve n\u00ebp\u00ebr markete sa t\u00eb don\u00eb vet\u00eb t\u2018i rrisin \u00e7mimet,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Ferati.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre ankesave, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se paralajm\u00ebrime t\u00eb tilla p\u00ebr rritje t\u00eb \u00e7mimeve jan\u00eb ogurzeza dhe kan\u00eb efekte negative p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kurti: Paralajm\u00ebrimet ogurzeza p\u00ebr rritje t\u00eb \u00e7mimeve kan\u00eb efekte negative<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto paralajm\u00ebrimet ogurzeza p\u00ebr rritje t\u00eb \u00e7mimeve kan\u00eb efekte negative dhe kan\u00eb p\u00ebr synim prej dikujt edhe t\u00eb ngjallin panik. Rritja ekonomike te ne ka ndodhur p\u00ebr shkak se qytetar\u00ebt kan\u00eb shpres\u00eb, e mendojn\u00eb t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se t\u00eb tashmen dhe m\u00eb shum\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb shpenzojn\u00eb se sa t\u00eb kursejn\u00eb. Kur e mendon t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb err\u00ebt se sa t\u00eb tashmen preferon t\u00eb kursesh p\u00ebr dit\u00eb t\u00eb zeza. Nd\u00ebrkaq kur e mendon t\u00eb ardhmen m\u00eb t\u00eb ndritshme se t\u00eb tashmen preferon t\u00eb shpenzosh sepse ka para shikueshm\u00ebri pozitive dhe nuk ka rrezik negativ\u00eb tash kund\u00ebrshtar\u00ebt e Kosov\u00ebs kan\u00eb interes q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb mos shpenzojn\u00eb po t\u00eb kursejn\u00eb,\u201d ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb shum\u00eb qytete t\u00eb Kosov\u00ebs, nj\u00eb buk\u00eb kushton 50 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Rritje t\u00eb \u00e7mimeve kan\u00eb p\u00ebsuar edhe produktet t\u00eb tjera ushqimore baz\u00eb si perimet dhe produktet e qum\u00ebshtit. Agjencia e Statistikave e Kosov\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb me dije se ngritja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur te produktet e mishit, qum\u00ebshtit dhe perimeve.<\/p>\n<p>\u201cBuk\u00eb dhe drith\u00ebra me 1.5 p\u00ebr qind, mish me 1.9 p\u00ebr qind, qum\u00ebsht, djath\u00eb e vez\u00eb me 7.7 p\u00ebr qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 p\u00ebr qind, perime me 19.7 p\u00ebr qind, sheqer, re\u00e7el, mjalt\u00eb, \u00e7okollat\u00eb dhe \u00ebmb\u00eblsira me 2.1 p\u00ebr qind, pijet alkoolike me 3.8 p\u00ebr qind, duhan me 2.7 p\u00ebr qind, gaz me 10.6 p\u00ebr qind, l\u00ebnd\u00eb djeg\u00ebse t\u00eb ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 p\u00ebr qind, karburantet dhe lubrifikant\u00eb p\u00ebr pajisjet e transportit personal me 26.7 p\u00ebr qind, sh\u00ebrbime p\u00ebr transport me 2.2 p\u00ebr qind, sh\u00ebrbime telefonike dhe t\u00eb telefaksit me 20.3 p\u00ebr qind, pushime t\u00eb organizuara turistike me 8.9 p\u00ebr qind, sh\u00ebrbime hoteliere me 2.3 dhe sh\u00ebrbime financiare me 6 p\u00ebr qind\u201d, thekson ASK.<\/p>\n<p>Ndryshe, paga minimale aktualisht n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb 135 euro p\u00ebr punonj\u00ebsit n\u00ebn 35 vje\u00e7 dhe 170 euro p\u00ebr ata mbi 35-vje\u00e7.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtrenjtimi i artikujve ushqimor\u00eb ka alarmuar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt po ankohen se e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb pagave t\u00eb ul\u00ebta. Ngritja e \u00e7mimeve po v\u00ebrehet gati kudo dhe qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb nga institucionet q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarrin masa. Nd\u00ebrkaq, shit\u00ebsit n\u00eb tregun e pem\u00ebve dhe perimeve n\u00eb Prishtin\u00eb thon\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":96572,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-96571","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96571","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=96571"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/96571\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96572"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=96571"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=96571"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=96571"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}