{"id":97738,"date":"2021-11-12T19:43:46","date_gmt":"2021-11-12T18:43:46","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=97738"},"modified":"2021-11-12T19:43:46","modified_gmt":"2021-11-12T18:43:46","slug":"lutfi-haziri-kjo-kryengritje-politike-eshte-treguesi-me-i-mire-se-gjilani-do-te-jete-gjithmone-qytet-i-gjilanasve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lutfi-haziri-kjo-kryengritje-politike-eshte-treguesi-me-i-mire-se-gjilani-do-te-jete-gjithmone-qytet-i-gjilanasve\/","title":{"rendered":"Lutfi Haziri: Kjo Kryengritje politike \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se Gjilani do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb qytet i gjilanasve"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, n\u00eb tubimin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb fal\u00ebnderimit, \u00ebsht\u00eb ndier i impresionuar me mb\u00ebshtetjen n\u00eb form\u00eb plebishitare t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Haziri k\u00ebt\u00eb masivitet e ka cil\u00ebsuar si kryengritje politike, duke shtuar se sonte \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se Gjilani do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb qytet i gjilanasve.<\/p>\n<p>\u201cKy masovitet sonte \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej partiak dhe \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se Gjilani nuk duron bedel politik, por nj\u00eb Kryetar q\u00eb qeveris pa presion, pa ndikime e pa anime. Ky masovitet sonte \u00ebsht\u00eb tregues se gjilanasit e duan nj\u00eb Kryetar q\u00eb qeveris\u00eb mbi parimin e barazis\u00eb, sepse para ligjit dhe para Zotit jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari Haziri.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb e keni fjalimin e plot\u00eb:<\/p>\n<p>Mir\u00ebmbr\u00ebma Gjilani im<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb po ndodh\u00eb sonte k\u00ebtu, n\u00eb sheshin q\u00eb mban emrin e kryengrit\u00ebsve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, s\u2019ka se si t\u00eb quhet ndryshe pos kryengritje e madhe politike.  <\/p>\n<p>Ky masovitet sonte \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se Gjilani do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb qytet i gjilanasve.<\/p>\n<p>Ky masovitet sonte \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej partiak dhe \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se Gjilani nuk duron bedel politik, por nj\u00eb Kryetar q\u00eb qeveris pa presion, pa ndikime e pa anime.<\/p>\n<p>Ky masovitet sonte \u00ebsht\u00eb tregues se gjilanasit e duan nj\u00eb Kryetar q\u00eb qeveris\u00eb mbi parimin e barazis\u00eb, sepse para ligjit dhe para Zotit jemi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur gjilanas<\/p>\n<p>Sonte, n\u00eb ve\u00e7anti jam i nderuar q\u00eb po flas\u00eb para familjeve t\u00eb respektuara t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, heronjve e kryengrit\u00ebsve t\u00eb kombit: Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani, Agim Ramadani, Ramiz C\u00ebrnica, Rexhep Mala e Nuhi Berisha, Kadri Zeka e Zija Shemsiu, Abdulla Tahiri e Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti e Ibrahim Uruqi, Muharrem Ibrahimi e Esat Berisha, Halim Orana e Reshat Ymeri, Nezir Shurdhani e Ymer Muqibaba, Hoxh\u00eb Lipovica e Nazmi Hoxha dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt sakrifikuan, luftuan dhe u flijuan p\u00ebr k\u00ebto dit\u00eb t\u00eb bardha.  <\/p>\n<p>Kur e ke respektin e familjeve t\u00eb kryengrit\u00ebsve p\u00ebr lirin\u00eb e shqiptar\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebnave heroina, p\u00ebrgjegj\u00ebsia kundrejt k\u00ebtij nderi e respekti t\u00eb shtohet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur gjilanas<\/p>\n<p>Ju fal\u00ebnderoj prej fundit t\u00eb zemr\u00ebs q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj fushate t\u00eb gjat\u00eb, keni hapur konakun p\u00ebr mua gjithandej ku kam qen\u00eb. Faleminderit shum\u00eb p\u00ebr entuziazmin, energjin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme dhe bashk\u00ebpunimin.<\/p>\n<p>Jan\u00eb mij\u00ebra takime me burra e gra, djem e vajza, t\u00eb rinj e t\u00eb reja, pleq e plaka, besimin e t\u00eb cil\u00ebve do ta ruaj si bekimin m\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Kjo fushat\u00eb na ndihmoi t\u00eb njihemi edhe m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb identifikojm\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrhyrjen ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ju siguroj q\u00eb i kam d\u00ebgjuar dhe kuptuar ato q\u00eb m\u00eb keni th\u00ebn\u00eb, si\u00e7 jam i sigurt se ju i keni kuptuar drejt t\u00eb gjitha ato q\u00eb i kam prezentuar un\u00eb.<\/p>\n<p>E diela po vjen dhe ne aty do t\u00eb vendosim. A do t&#8217;i bashkohemi programit ton\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tren me zhvillimin si destinacion, apo  do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb regres?<\/p>\n<p>Un\u00eb e di mir\u00eb q\u00eb Gjilani nuk fitohet me fraza boshe, dhe argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb programi yn\u00eb, i detajuar deri n\u00eb imt\u00ebsi, p\u00ebr zgjidhjen e problemeve tona ditore.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb e po e p\u00ebrs\u00ebris: un\u00eb as nuk kam, e as nuk dua t\u00eb kem, opsion tjet\u00ebr politik pos Gjilanit. Qytetari e di k\u00ebt\u00eb po aq mir\u00eb sa e di un\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur gjilanas,<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto vite ia kemi njohur dhimbjet e p\u00ebrpjekjet nj\u00ebri-tjetrit, kemi mbetur pa gjum\u00eb p\u00ebr Gjilanin e kemi festuar p\u00ebr sukseset e qytetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo njohje, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb besim. N\u00eb besimin se Gjilani mund t\u00eb jet\u00eb ai q\u00eb e \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb e se ambiciet ia p\u00ebrcaktojm\u00eb vet\u00eb vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb dashur gjilanas, <\/p>\n<p>Gjilani nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u ndar\u00eb rreth bindjeve partiake, por p\u00ebr t&#8217;u bashkuar p\u00ebrkund\u00ebr bindjeve e p\u00ebr qytetin. Kemi thyer vazhdimisht barriera e, me ndihm\u00ebn e nj\u00ebri-tjetrit, do t\u00eb thyejm\u00eb prap\u00eb ato q\u00eb kan\u00eb mbetur. Askush nuk na mban dot larg nga zhvillimi.<\/p>\n<p>Tani, n\u00eb p\u00ebrmbyllje t\u00eb k\u00ebsaj fushate, n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij tubimi t\u00eb fal\u00ebnderimit, k\u00ebrkoj nga t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb t\u00eb diel\u00ebn t\u00eb dilni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solemne p\u00ebr ta shprehur edhe me vot\u00eb besimin tuaj ndaj meje, sepse k\u00ebshtu e do demokracia.<\/p>\n<p>Un\u00eb zotohem se do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Gjilan edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr sh\u00ebrbime m\u00eb efikase, p\u00ebr ekonomi lokale t\u00eb zhvilluar, p\u00ebr arsimim cil\u00ebsor t\u00eb t\u00eb rinjve, p\u00ebr taksa t\u00eb ul\u00ebta e buxhet t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen tuaj p\u00ebr solidaritet me familjet me probleme banimi, p\u00ebr nj\u00eb qytet t\u00eb past\u00ebr e t\u00eb men\u00e7ur, p\u00ebr nj\u00eb qytet t\u00eb gjelb\u00ebr e t\u00eb bi\u00e7ikletave, p\u00ebr nj\u00eb infrastruktur\u00eb e sh\u00ebrbimeve publike moderne.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen tuaj p\u00ebr finalizimin e projekteve t\u00eb rrug\u00ebve europiane, ndri\u00e7im, e trotuare t\u00eb standardizuara edhe p\u00ebr personat me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj besimin tuaj p\u00ebr ta avancuar m\u00eb tutje kryeqendr\u00ebn e kultur\u00ebs dhe t\u00eb sportit, p\u00ebrmes programeve t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj besimin tuaj p\u00ebr t\u00eb fuqizuar z\u00ebrin e rinis\u00eb dhe t\u00eb grave dhe p\u00ebr t\u00eb avancuar p\u00ebrfshirjen e tyre n\u00eb vendimmarrje.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj besimin tuaj p\u00ebr ta vazhduar partneritetin me donator\u00ebt dhe qeverit\u00eb mike t\u00eb Gjilanit.<\/p>\n<p>K\u00ebrkoj mb\u00ebshtetjen tuaj p\u00ebr vazhdim t\u00eb qeverisjes me duar t\u00eb pastra e dyer t\u00eb hapura p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Me besim n\u00eb Zot, Familje e Shtet, Gjilani do t\u00eb mbetet i gjilanasve e un\u00eb do t\u00eb jem gjithmon\u00eb Luta juaj!<\/p>\n<p>Ju faleminderit shum\u00eb!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, n\u00eb tubimin p\u00ebrmbyll\u00ebs t\u00eb fal\u00ebnderimit, \u00ebsht\u00eb ndier i impresionuar me mb\u00ebshtetjen n\u00eb form\u00eb plebishitare t\u00eb qytetar\u00ebve. Haziri k\u00ebt\u00eb masivitet e ka cil\u00ebsuar si kryengritje politike, duke shtuar se sonte \u00ebsht\u00eb treguesi m\u00eb i mir\u00eb se Gjilani do t\u00eb jet\u00eb gjithmon\u00eb qytet i gjilanasve. \u201cKy masovitet sonte \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej partiak dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":97739,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97738","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97738","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97738"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97738\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97739"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97738"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97738"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97738"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}