{"id":97798,"date":"2021-11-13T08:50:52","date_gmt":"2021-11-13T07:50:52","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=97798"},"modified":"2021-11-13T08:50:52","modified_gmt":"2021-11-13T07:50:52","slug":"greve-tri-javore-paralajmerimi-i-jasharajt-per-qeverine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/greve-tri-javore-paralajmerimi-i-jasharajt-per-qeverine\/","title":{"rendered":"\u201cGrev\u00eb tri javore\u201d, paralajm\u00ebrimi i Jasharajt p\u00ebr Qeverin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb protestat koh\u00ebt e fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shpeshta. Ato po p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, megjithat\u00eb rezultatet nuk po v\u00ebrehen krejt kjo si pasoj\u00eb e mosdakordimit t\u00eb Qeveris\u00eb me sindikatat.<\/p>\n<p>Bashkimi i Sindikatave t\u00eb Pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs (BSPK), Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSPK), Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs (SBAShK) dhe Sindikata e Pavarur e Administrat\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs (SPAK), po k\u00ebrkojn\u00eb nga Qeveria t\u00eb dialogoj\u00eb me to, pasi q\u00eb ata vler\u00ebsojn\u00eb se bashk\u00ebpunimi ndihmon n\u00eb hartimin e ligjeve e zgjidhjen e problemeve.<\/p>\n<p>Atdhe Hykolli, kryetari i Bashkimit t\u00eb Sindikatave t\u00eb Pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs (BSPK), thot\u00eb se ekzekutivi duhet t\u2019i hap dyert karshi sindikatave, derisa ka paralajm\u00ebruar edhe veprime sindikale.<\/p>\n<p>\u201cSindikatat deri tash jan\u00eb solidarizua me Covidin, edhe tash ka ardhur fundi dhe Qeveria duhet t\u2019i hap dyert q\u00eb t\u00eb b\u00ebn dialog me sindikatat, q\u00eb mos t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb veprime sindikale, dhe ne jemi duke e par\u00eb situat\u00ebn dhe ndoshta do t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb form\u00eb sindikale\u201d.<\/p>\n<p>Ai bashk\u00ebpunimin sindikat\u00eb-Qeveri po e sheh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, pasi q\u00eb sipas Hykollit, sindikatat jan\u00eb aset i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr shtetin.<\/p>\n<p>\u201cQeveria duhet patjet\u00ebr t\u00eb b\u00ebj\u00eb dialog me sindikatat, sindikatat jan\u00eb aset shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i shtetit dhe mund t\u00eb ju ndihmoj\u00eb shum\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tyre p\u00ebr Ligjet, por edhe p\u00ebr form\u00ebn e pun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por, kryeministri nuk po i q\u00ebndron premtimeve t\u00eb tij q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb para se t\u00eb vinte n\u00eb krye t\u00eb ekzekutivit, thot\u00eb kryetari i Sindikat\u00ebs s\u00eb Sektorit Privat, Jusuf Azemi.<\/p>\n<p>Azemi thot\u00eb se nuk kan\u00eb pritur q\u00eb Qeveria t\u00eb jet\u00eb kaq barikaduese kundrejt tyre, derisa pohon se qysh nga java e ardhshme do t\u00eb fillojn\u00eb me greva e protesta n\u00ebp\u00ebr spitale e QKMF.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi shum\u00eb aktiv n\u00eb k\u00ebrkesat p\u00ebr takime, e jona \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i kryejm\u00eb obligimet tona, ne po flasim p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat, sepse do ta presim edhe t\u00eb diel\u00ebn dhe pas t\u00eb diel\u00ebs p\u00ebr shkak q\u00eb kemi zgjedhjet, jemi t\u00eb organizuar dhe do t\u00eb pasojm\u00eb me protesta dhe me greva. Ne mendojm\u00eb q\u00eb ndoshta qysh jav\u00ebn e ardhshme do t\u00eb fillojm\u00eb me greva n\u00ebp\u00ebr spitalet, ambulancat pasi q\u00eb qeveria e Kosov\u00ebs nuk po e p\u00ebrmbush nj\u00eb premtim. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb gjendje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, pasi q\u00eb nuk e kam pritur se kjo qeveri do t\u00eb jet\u00eb kaq barikaduese ndaj pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sektorit privat, megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nderin e saj\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe mund ta kuptojm\u00eb se shpeshher\u00eb nuk mund t\u00eb jemi n\u00eb nivelin e duhur, por mos ulja n\u00eb zgjidhjen e problemi po t\u00eb b\u00ebn me dije nga k\u00ebndi im se Qeveria e Kosov\u00ebs, ka marr vendim q\u00eb mos t\u2019i trajtoj\u00eb asnj\u00eb problem\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi takuar disa her\u00eb me kryeministrin para se t\u00eb vij\u00eb n\u00eb kryeministri dhe premtimet e tij kan\u00eb qen\u00eb se prioritet do t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpunimi me sindikatat dhe k\u00ebt\u00eb ai nuk po e b\u00ebn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>I pari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj thot\u00eb se n\u00ebse Qeveria vazhdon me k\u00ebt\u00eb sjellje, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kthehet greva tri javore n\u00eb arsim.<\/p>\n<p>\u201cQeveria duhet t\u00eb nd\u00ebrroj qasje ndaj sindikatave, ngase ne jemi n\u00eb bashk\u00ebpunim me ta dhe po mundohemi q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb protesta masive p\u00ebr hir t\u00eb situat\u00ebs. Un\u00eb jam i sigurt, q\u00eb n\u00ebse vazhdohet k\u00ebshtu me barikadimin e Qeveris\u00eb, me mos takimet me sindikatat, sidomos rreth Ligjit p\u00ebr Paga dhe \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera at\u00ebher\u00eb un\u00eb kam frik\u00eb, se n\u00eb arsim do t\u00eb kthehet ajo greva tri javore, dhe ne k\u00ebt\u00eb nuk e d\u00ebshirojm\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPra p\u00ebr t\u2019i ikur t\u00eb gjitha mund\u00ebsive t\u00eb k\u00ebqija, Qeveria duhet t\u00eb ulet me sindikatat dhe shoh\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb fati i Ligjit t\u00eb Pagave, dhe n\u00ebse ka edhe k\u00ebrkesa t\u00eb tjera buxhetore ne i kuptojm\u00eb, pra ikja nga dialogu me ne e ka krijuar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e cila r\u00ebndohet, dhe protestat e tilla mund t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb masive, por e keqja m\u00eb e madhe se protestat \u00ebsht\u00eb n\u00ebse sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb apo arsimor, bllokohet n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga grevat e mundshme\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Jasharaj po vler\u00ebson lart\u00eb bashk\u00ebpunimin me ministrin\u00eb e Arsimit.<\/p>\n<p>\u201cKam biseduar me sindikatat e tjera dhe un\u00eb po flas vet\u00ebm p\u00ebr SBAShK, dhe i kemi d\u00ebrguar shum\u00eb letra kryeministrit, e ministrit Murati, mir\u00ebpo asnj\u00ebher\u00eb nuk kemi marr p\u00ebrgjigje pozitive, por me Ministrin\u00eb e Arsimit i kemi bashk\u00ebpunimin e sinqert\u00eb mir\u00ebpo nuk ka kapacitete buxhetore q\u00eb t\u00eb realizoj\u00eb k\u00ebrkesat tona\u201d.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsuese qasjen e Qeveris\u00eb ndaj sindikatave po e sheh, Ali Gashi, i cili \u00ebsht\u00eb kryetar i Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Administrat\u00ebs t\u00eb Kosov\u00ebs (SPAK).<\/p>\n<p>Ai tha se Qeveria po sillet, sikur t\u00eb ishin kund\u00ebrshtar dhe jo partner\u00eb si\u00e7 ndodh n\u00eb shum\u00eb vende. Me urgjenc\u00eb ai po e sheh miratimin e Ligjit p\u00ebr Paga, e q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb me k\u00ebt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonte padrejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, pas q\u00eb si\u00e7 e dini edhe ju se kjo qeveri ka ardhur me premtimin p\u00ebr ndryshim, por q\u00eb ndryshimi nuk shihet. Pak\u00ebnaq\u00ebsia sindikale \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje duke marr parasysh edhe fenomenin e fundit q\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me rritjen enorme t\u00eb \u00e7mimeve. Q\u00ebllimi jon\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb avancohet \u00e7\u00ebshtja e legjislacionit q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me t\u00eb pun\u00ebsuarit n\u00eb Kosov\u00eb. Ligji i pagave nuk i rregullon \u00e7\u00ebshtjet individuale por e rregullon komplet spektrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve, n\u00eb nivel t\u00eb Kosov\u00ebs dhe p\u00ebrfundon padrejt\u00ebsia q\u00eb deri tash ka ndodhur dhe ne nuk jemi duke lypur l\u00ebmosh, por jemi duke lypur ligj\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk jemi kund\u00ebrshtar, por jemi partner\u00eb social t\u00eb Qeveris\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb fillimi dhe n\u00eb rast se nuk reflekton qeveria at\u00ebher\u00eb do t\u00eb fillojm\u00eb me i implementuar masat e tjera sindikale. Un\u00eb nuk mund ta kuptoj\u00eb q\u00ebndrimin e qeveris\u00eb, dhe mbyllja e qeveris\u00eb n\u00eb raport me sindikatat \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsim pasi q\u00eb sindikatat n\u00eb krejt bot\u00ebn jan\u00eb partner\u00eb t\u00eb qeverive\u201d.\/EO<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb protestat koh\u00ebt e fundit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb shpeshta. Ato po p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, megjithat\u00eb rezultatet nuk po v\u00ebrehen krejt kjo si pasoj\u00eb e mosdakordimit t\u00eb Qeveris\u00eb me sindikatat. Bashkimi i Sindikatave t\u00eb Pavarura t\u00eb Kosov\u00ebs (BSPK), Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSPK), Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkenc\u00ebs dhe Kultur\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":97714,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-97798","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=97798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/97798\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/97714"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=97798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=97798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=97798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}