{"id":98251,"date":"2021-11-19T23:00:11","date_gmt":"2021-11-19T22:00:11","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=98251"},"modified":"2021-11-19T23:00:11","modified_gmt":"2021-11-19T22:00:11","slug":"reagon-ragmi-mustafi-ndaj-shqiprim-arifit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reagon-ragmi-mustafi-ndaj-shqiprim-arifit\/","title":{"rendered":"Reagon Ragmi Mustafi ndaj Shqiprim Arifit"},"content":{"rendered":"<p>5 P\u00cbRGJIGJE NDAJ SHPIFJEVE T\u00cb SHQIPRIM ARIFIT <\/p>\n<p>Keqardhje q\u00eb Alternativa p\u00ebr Ndryshim luan me standarde t\u00eb dyfishta p\u00ebr nj\u00eb grusht votash n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve jetike t\u00eb qytetar\u00ebve. <\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kryetari i APN-s\u00eb, z.Shqiprim Arifi, takon para pak dit\u00ebsh Shefin e Misionit t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim Evropian n\u00eb Serbi, Shk\u00eblqesin\u00eb e Tij, Ambasadorin Jan Braathu i cili leht\u00ebson\/nd\u00ebrmjet\u00ebson dialogun midis p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs me Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb dhe nuk deklarohet kund\u00ebr k\u00ebtij dialogut, por p\u00ebrkundrazi e mb\u00ebshtet at\u00eb dialog gjat\u00eb bashk\u00ebbisedimit bilateral.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, po i nj\u00ebjti Shqiprim Arifi p\u00ebrmes \u201cSh\u00ebrbimit p\u00ebr Informim &#8211; APN\u201d shpif tash publikisht se kinse un\u00eb si kryetar i K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar paskam \u00ab arritur marr\u00ebveshje n\u00eb d\u00ebm t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs duke u dakorduar me Ministren \u010comi\u0107, se pasivizimi i adresave t\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zbatim i ligjit nga Qeveria e Serbis\u00eb \u00bb dhe e cil\u00ebson \u201ck\u00ebt\u00eb takim politikisht t\u00eb ngutsh\u00ebm dhe t\u00eb pa menduar mir\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E kuptoj q\u00ebllimin e Shqiprim Arifit me nxjerr ndonj\u00eb vot\u00eb, porse kjo b\u00ebhet problematike kur e b\u00ebn me lajme t\u00eb rreme dhe shpifje. <\/p>\n<p>Madje deri aty shkon sa nuk e p\u00ebrmend fare Organizat\u00ebn p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim Evropian, q\u00eb ishte organizatore, leht\u00ebsuese dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsuese t\u00eb dialogut, n\u00eb bashk\u00ebrendim me ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm per\u00ebndimor t\u00eb grupit : \u00ab Miqt\u00eb e Lugin\u00ebs \u00bb. <\/p>\n<p>E k\u00ebt\u00eb, z.Shqiprim Arifi e di, sepse e ka biseduar paraprakisht me Ambasadorin Jan Braathu.<\/p>\n<p>Pra, me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb ndonj\u00eb vote \u201cpatriotike\u201d, z.Shqiprim Arifi nuk ngurrin me p\u00ebrbuzur kontributin e OSBE-s\u00eb dhe t\u00eb ambasadave per\u00ebndimore duke mos i p\u00ebrmendur fare ato, si dhe e paraqet rrejsh\u00ebm si takim t\u00eb organizuar nga Ministria p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Pakicave si dhe Trupit Koordinues t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. <\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, m\u00eb posht\u00eb 5 p\u00ebrgjigje ndaj shpifjeve t\u00eb z.Shqiprim Arifi. <\/p>\n<p>E para <\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam pajtuar me q\u00ebndrimin e Ministres \u010comi\u0107. S\u2019di ku e keni pa at\u00eb pajtueshm\u00ebri, apo aq m\u00eb pak at\u00eb marr\u00ebveshje si\u00e7 e quani? Meq\u00eb qenka k\u00ebshtu, pse s\u2019po e publikoni deklarat\u00ebn e pajtueshm\u00ebris\u00eb sime ose marr\u00ebveshjen time ku qenkam pajtuar ?<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, un\u00eb kam dh\u00ebn\u00eb q\u00ebndrimet e mia dhe t\u00eb KKSH-s\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb publike dhe transparente para t\u00eb gjith\u00ebve, ku kam ritheksuar se pasivizimi i adresave mbi baz\u00eb etnike \u00ebsht\u00eb i papranuesh\u00ebm dhe duhet rikthyer adresat t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb padrejt\u00ebsisht i jan\u00eb pasivizuar.Ekzistojn\u00eb procesverbalet dhe d\u00ebshmitar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por un\u00eb nuk mund t\u2019ia caktoj\u00eb q\u00ebndrimet pal\u00ebs tjet\u00ebr \u263a \u00c7ka thot\u00eb Beogradi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e tyre. Un\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj K\u00ebshillin Komb\u00ebtar Shqiptar. Ata Qeverin\u00eb e Serbis\u00eb. K\u00ebt\u00eb e kupton  edhe nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i shkoll\u00ebs fillore.   <\/p>\n<p>E dyta<\/p>\n<p>Agjend\u00ebn dhe formatin e takimit t\u00eb par\u00eb t\u00eb dialogut nuk e kam p\u00ebrcaktuar un\u00eb, por nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit e takimit, Organizata p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim Evropian n\u00eb bashk\u00ebrendim me ambasador\u00ebt m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm per\u00ebndimor t\u00eb grupit : \u00ab Miqt\u00eb e Lugin\u00ebs \u00bb. <\/p>\n<p>Un\u00eb nuk jam deklaruar askund si udh\u00ebheq\u00ebs i &#8220;delegacionit&#8221; shqiptar n\u00eb takim. Nuk kam aso komplekse. Jam p\u00ebrgjigjur ftes\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve si nd\u00ebrmjet\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb si PAL\u00cb, meq\u00eb tema e dialogut kishte t\u00eb b\u00ebnte me arsimin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb fush\u00eb kryesisht n\u00eb kompetenca t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar Shqiptar. Besoj se n\u00eb takimet e tjera do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tjer\u00eb, var\u00ebsisht nga temat e Planit 7 pik\u00ebsh.   <\/p>\n<p>Pastaj dialogu Lugin\u00eb-Beograd me nd\u00ebrmjet\u00ebsim nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk e pengon agjend\u00ebn e dialogut Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb Bruksel, apo anasjelltas. Madje edhe mund ta nxitoj. <\/p>\n<p>Ju rikujtoj se t\u00eb nes\u00ebrmen q\u00eb pati dialog KKSH-Qeveri-OSBE n\u00eb Bujanoc, Lugina ke tem\u00eb n\u00eb Bruksel n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi (p\u00ebr par\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb bllokuara nga Serbia).<\/p>\n<p>Pra m\u00eb mir\u00eb Lugina n\u00eb dialog n\u00eb Bujanoc e Bruksel si tash, se askund si\u00e7 ka qen\u00eb deri tash.<\/p>\n<p>E treta<\/p>\n<p>Meq\u00eb e cil\u00ebsuat tash takimin \u201cpolitikisht t\u00eb ngutsh\u00ebm dhe t\u00eb pa menduar mir\u00eb\u201d, pse nuk e deklaruat k\u00ebt\u00eb publikisht pas takimit me Ambasadorin Jan Braathu? Nuk pat\u00ebt guxim? <\/p>\n<p>E kat\u00ebrta<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar nuk ka l\u00ebn\u00eb takim me institucione vendore, komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare pa e ngritur \u00e7\u00ebshtjen e pasivizimit t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs. Nuk kemi l\u00ebn\u00eb intervist\u00eb e media pa u munduar q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ta ngrisim si shqet\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb po i ndodh\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm n\u00eb Lugin\u00eb i cili ka filluar mbledhjen e fakteve rreth pasivizimit, e p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb ka hapur edhe zyre n\u00eb Medvegj\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn deri tani jan\u00eb lajm\u00ebruar rreth 2000 qytetar\u00eb shqiptar\u00eb nga Medvegja t\u00eb cil\u00ebve iu kan\u00eb fshir\u00eb adresat.<br \/>\nK\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar poashtu ka asistuar t\u00eb gjith\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebve iu \u00ebsht\u00eb pasivizuar adresa , q\u00eb kan\u00eb shprehur gatishm\u00ebrin\u00eb e ndjekjes s\u00eb procedurave n\u00eb rikthimin e adresave.<\/p>\n<p>Ky institucion ka nxjerr\u00eb edhe nj\u00eb Raport mbi pasivizimin e adresave t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, me shpjegim t\u00eb detajuar rreth k\u00ebtij fenomeni, Raport i cili i \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar t\u00eb gjitha institucioneve n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, e institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Komesarit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr t\u03b4 Drejtat e njeriut dhe Pakicave n\u00eb Hag\u00eb,  OSBE, K\u00ebshillin e Europ\u00ebs e Bashkimin Europian si dhe gjitha ambasadave relevante.<\/p>\n<p>Pasivizimi i adresave \u00ebsht\u00eb i n\u00ebnvizuar problem si n\u00eb raportin progresit p\u00ebr Serbin\u00eb n\u00eb BE t\u00eb vitit t\u00eb kaluar ashtu edhe t\u00eb k\u00ebtij viti. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb n\u00ebnvizuar edhe edhe n\u00eb Raportin e Departamentit Amerikan p\u00ebr nivelin e drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Madje, pasivizimi i adresave \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar nga Komiteti i Helsinkit n\u00eb Beograd si \u201cp\u00ebrdorim i mjeteve administrative p\u00ebr zbatimin e spastrimit etnik\u201d.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli Komb\u00ebtar Shqiptar, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nisur procesi gjyq\u00ebsor me padin\u00eb para Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb n\u00eb Beograd p\u00ebr rastin e pasivizimit t\u00eb adres\u00ebs s\u00eb Safet Demirit nga Medvegja e q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb strategjis\u00eb s\u00eb hartuar ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar rastin n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Strasburg.<\/p>\n<p>E pesta<\/p>\n<p>Meq\u00eb mjaft u p\u00ebrgjigja n\u00eb shpifjet e juaja, 3 pyetje p\u00ebr ju, z.Shqiprim Arifi<\/p>\n<p>1\/ Pse nuk e keni ndalur diskriminimin e shqiptar\u00ebve p\u00ebr shkak q\u00eb e si\u00e7 e pranoni \u201cvazhdon t\u00eb mbetet aty ku ka qen\u00eb me dekada\u201d p\u00ebr shkak q\u00eb si\u00e7 thuani ju \u201cneglizhenc\u00ebs dhe munges\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkushtimit nga qeverisjet serbe p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar gjendjen e shqiptar\u00ebve\u201d p\u00ebrderisa keni qen\u00eb p\u00ebr 5 vjet n\u00eb pushtet si Kryetar Komune, madje edhe duke i pasur p\u00ebr partner bashk\u00ebqeveris\u00ebs partit\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Beograd (SNS dhe SPS)? <\/p>\n<p>2\/ Pse nuk e keni ndalur procesin e pasivizimit t\u00eb vendbanimeve p\u00ebrderisa keni qen\u00eb p\u00ebr 5 vjet n\u00eb pushtet si Kryetar Komune, madje edhe duke i pasur p\u00ebr partner bashk\u00ebqeveris\u00ebs partit\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Beograd (SNS dhe SPS)? <\/p>\n<p>3\/ Pse nuk e keni b\u00ebr\u00eb Lugin\u00ebn e Preshev\u00ebs si tem\u00eb n\u00eb Bruksel p\u00ebrderisa keni qen\u00eb p\u00ebr 5 vjet n\u00eb pushtet si Kryetar Komune, madje edhe duke i pasur p\u00ebr partner bashk\u00ebqeveris\u00ebs partit\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb Beograd (SNS dhe SPS)? <\/p>\n<p>P\u00ebr fund, z.Arifi:<\/p>\n<p>E kuptoj q\u00ebllimin tuaj me marr\u00eb pushtetin. Por besoj se zgjidhja e problemeve jetike t\u00eb qytetar\u00ebve, si njohja e diplomave, investimet n\u00eb ekonomi, pun\u00ebsimet e shqiptar\u00ebve p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb institucione, e shum\u00eb tema t\u00eb tjera t\u00eb Planit 7 pik\u00ebsh, q\u00eb po tentohen t\u00eb vihen n\u00eb zbatim nga Beogradi, p\u00ebrmes presionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sesa fatet tona personale. <\/p>\n<p>Nuk po them se nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb me ia dalur me bindur Beogradin zyrtar p\u00ebr t\u2019i zbatuar marr\u00ebveshjet e pranuara p\u00ebr Lugin\u00ebn. Ta shohim. Por e jona \u00ebsht\u00eb ta shtyjm\u00eb procesin me partner\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb na e kan\u00eb sjellur Beogradin n\u00eb tavolin\u00ebn e bisedimeve si PAL\u00cb P\u00cbRBALL\u00cb nesh dhe jo si pjes\u00eb BRENDA tyre.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>5 P\u00cbRGJIGJE NDAJ SHPIFJEVE T\u00cb SHQIPRIM ARIFIT Keqardhje q\u00eb Alternativa p\u00ebr Ndryshim luan me standarde t\u00eb dyfishta p\u00ebr nj\u00eb grusht votash n\u00eb d\u00ebm t\u00eb zgjidhjes s\u00eb problemeve jetike t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, kryetari i APN-s\u00eb, z.Shqiprim Arifi, takon para pak dit\u00ebsh Shefin e Misionit t\u00eb Organizat\u00ebs p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim Evropian n\u00eb Serbi, Shk\u00eblqesin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":98252,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98251","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98251\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}