{"id":98436,"date":"2021-11-21T21:59:49","date_gmt":"2021-11-21T20:59:49","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=98436"},"modified":"2021-11-21T21:59:49","modified_gmt":"2021-11-21T20:59:49","slug":"lvv-del-me-analize-per-rezultatin-jo-te-mire-ne-zgjedhje-nuk-jane-te-kenaqur-me-numrin-e-komunave-te-fituara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/lvv-del-me-analize-per-rezultatin-jo-te-mire-ne-zgjedhje-nuk-jane-te-kenaqur-me-numrin-e-komunave-te-fituara\/","title":{"rendered":"LVV del me analiz\u00eb p\u00ebr rezultatin jo t\u00eb mir\u00eb n\u00eb zgjedhje, nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me numrin e komunave t\u00eb fituara"},"content":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka dal\u00eb me nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve lokale.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi n\u00eb Facebook LVV thot\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur  p\u00ebr numrin e komunave t\u00eb fituara.<\/p>\n<p>Si nd\u00ebr faktor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat jo t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrmenden mos p\u00ebrmbushja e pritjes s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb kemi mundur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi n\u00eb veprim\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>Element tjet\u00ebr p\u00ebr rezultatin jo t\u00eb mir\u00eb, LVV p\u00ebrmend edhe pandemin\u00eb dhe pamund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur tubime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb komuna.<\/p>\n<p>LVV nuk ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrmendur edhe \u201cbashkimin e subjekteve tjera kund\u00ebr tyre\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAta t\u00eb gjith\u00eb u bashkuan sepse sot bashk\u00eb ruajn\u00eb kapitalin. Garojn\u00eb n\u00eb pasuri dhe bashkohen n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyjat u pengon Vet\u00ebvendosja. Andaj e luftuan bashk\u00eb. Edhe heshturazi edhe zhurmsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb<\/p>\n<p>Angazhimi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm, m\u00ebsimet jan\u00eb t\u00eb vlefshme<\/p>\n<p>Kryesia e L\u00ebvizjes VET\u00cbVENDOSJE! mbr\u00ebm\u00eb ka mbajtur nj\u00eb mbledhje t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr ta analizuar rezultatin e zgjedhjeve lokale dhe situat\u00ebn politike e gjithashtu \u00ebsht\u00eb mbajtur nj\u00eb mbledhje me t\u00eb gjitha qendrat e L\u00ebvizjes. Kat\u00ebr komunat e fituara dhe 194 asambleist\u00eb n\u00ebp\u00ebr komuna \u00ebsht\u00eb mir\u00eb por nuk \u00ebsht\u00eb mjaft. Numri i komunave nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i k\u00ebnaqsh\u00ebm p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Analiza jon\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb por tashm\u00eb p\u00ebr disa gj\u00ebra kan\u00eb dal\u00eb nga diskutimi yn\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt. E para \u00ebsht\u00eb vet\u00ebkritika. Kemi hap\u00ebsir\u00eb e nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Nuk jemi p\u00ebrgjigjur sipas nevoj\u00ebs e pritjes popullore. Diku kemi qen\u00eb shum\u00eb larg e diku kemi qen\u00eb shum\u00eb af\u00ebr fitores. T\u00eb gjith\u00eb kemi mundur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Diku me kandidatin, diku me programin, diku me komunikimin, diku me angazhimin. Na ka munguar optimizmi n\u00eb veprim. Nuk i kemi shtyr\u00eb limitet e vet\u00ebvetes. Megjith\u00ebse jemi p\u00ebrpjekur. Nuk flasim p\u00ebr dhjet\u00ebra por qindra jan\u00eb aktivitetet e secil\u00ebs Qend\u00ebr ton\u00eb. Niveli i tret\u00eb organizativ ka kordinuar 220 vizita kurse nga vet\u00eb Qendrat jan\u00eb organizaur shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq aktivitete. Disa prej tyre ku raportet jan\u00eb t\u00eb gatshme i kapin k\u00ebto shifra: Gjilani 403 aktivitete, Gjakova 440, Dardana 620, Rahoveci 470, Besiana 398, Shtimja 324. T\u00eb gjitha fshatrat e lagjet sigurisht q\u00eb jan\u00eb vizituar por duhej edhe n\u00ebnlagjet edhe komunitetet e ndryshme, derisa programi yn\u00eb t\u00eb arrinte te secili e secila qytetare. Kemi kontaktuar e organizuar vizita edhe n\u00eb m\u00ebrgat\u00eb, n\u00eb Zvic\u00ebr e Gjermani me kandidat\u00ebt Alban Hyseni dhe Mimoza Kusari. Jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr secil\u00ebn vot\u00eb t\u00eb nisur nga m\u00ebrgata q\u00eb jan\u00eb gjithsejt 790.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mosrealizim i synimit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kishim vet\u00ebm dy gra kandidate p\u00ebr kryetare. Sidoqoft\u00eb, komunikimi dhe v\u00ebmendja jon\u00eb ishte tek grat\u00eb e vajzat. Vet\u00ebm n\u00eb periudh\u00ebn e balotazhit jan\u00eb organizuar 93 aktivitete t\u00eb ve\u00e7anta me gra e vajza duke llogaritur q\u00eb pothuajse n\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet e tjera ka pasur pjes\u00ebmarrje t\u00eb grave por jo n\u00eb nivele t\u00eb barabarta me pjes\u00ebmarr\u00ebsit burra.<\/p>\n<p>Pandemia nd\u00ebrkaq, ka goditur mjetin ton\u00eb t\u00eb veprimit e komunikimit me nj\u00ebri \u2013 tjetrin e qytetar\u00ebt: tubimet e mesme e t\u00eb m\u00ebdha. Nuk kemi mundur ta p\u00ebrdorim k\u00ebt\u00eb mjet e gjithashtu nuk kemi gjetur nj\u00eb z\u00ebvend\u00ebsim efikas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Tash, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb mesazhet q\u00eb qytetar\u00ebt na i kan\u00eb d\u00ebrguar. K\u00ebto zgjedhje kan\u00eb qen\u00eb m\u00ebsim p\u00ebr ne. Pranojm\u00eb t\u00eb nxjerrim m\u00ebsime sepse politika \u00ebsht\u00eb shkolla jon\u00eb e p\u00ebrhershme. Ne kemi qen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrsosur kundrejt bashkimit t\u00eb p\u00ebrkryer t\u00eb kapitalit. Ata t\u00eb gjith\u00eb u bashkuan sepse sot bashk\u00eb ruajn\u00eb kapitalin. Garojn\u00eb n\u00eb pasuri dhe bashkohen n\u00eb politik\u00eb. N\u00eb t\u00eb dyjat u pengon VET\u00cbVENDOSJA!. Andaj e luftuan bashk\u00eb. Edhe heshturazi edhe zhurmsh\u00ebm. Ata nuk kan\u00eb ndryshuar. Kan\u00eb mbajtur ve\u00e7 zgjedhjet e tyre t\u00eb brendshme por jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr s\u00eb jashtmi. P\u00ebr qytetar\u00ebt mbesin t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Meq\u00eb sot nuk mund ta zhvillojn\u00eb korrupsionin prej kateve t\u00eb ndryshme qeveritare ata po duan t\u00eb provojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr komunat e ndryshme t\u00eb qyteteve. Prej lart\u00eb, po duan ta zbresin m\u00eb posht\u00eb. Aty \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. I prek e gjymton edhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebt e qyetar\u00ebve. Kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet mafis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit. K\u00ebtu do t\u00eb jet\u00eb lufta jon\u00eb dhe duhet t\u00eb jemi sy\u00e7el\u00eb.<\/p>\n<p>Sot t\u00eb gjitha subjektet politike po na kopjojn\u00eb. Por na kopjojn\u00eb n\u00eb metodat tona. Ata po duan t\u00eb fitojn\u00eb si ne por jo t\u00eb b\u00ebhen si ne. Ky \u00ebsht\u00eb thelbi. Ne nuk kemi fituar sepse kemi protestuar por sepse kemi pasur t\u00eb drejt\u00eb. Ne nuk jemi t\u00eb votuar n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit p\u00ebr metodat tona por p\u00ebr kauzat tona. Andaj, ata j\u00ebn\u00eb n\u00eb sinkron n\u00eb deklarata, n\u00eb metoda dhe n\u00eb rreshtim. Ata e kan\u00eb pasion pushtetin, ne politik\u00ebn.<\/p>\n<p>\u00c7lirimi ende nuk \u00ebsht\u00eb arritur e ne duhet t\u00eb luftojm\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Lufta jon\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb. Ne as nuk lodhemi, as nuk dor\u00ebzohemi. Kosova \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e vlefshme p\u00ebr t\u2019ua l\u00ebn\u00eb n\u00eb duart e st\u00ebrvitura p\u00ebr korrupsion.<\/p>\n<p>Urojm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe p\u00ebr komunat. Qofshin ndryshime estetike apo m\u00eb p\u00ebrmbajt\u00ebsore, n\u00eb past\u00eb t\u00eb tilla do t\u2019i p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb e shijojm\u00eb. N\u00eb mungofshin do t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb.<\/p>\n<p>Shpresa jon\u00eb \u00ebsht\u00eb e madhe. Sepse aktiviteti yn\u00eb \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka dal\u00eb me nj\u00eb analiz\u00eb p\u00ebr rezultatin e zgjedhjeve lokale. P\u00ebrmes nj\u00eb njoftimi n\u00eb Facebook LVV thot\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur p\u00ebr numrin e komunave t\u00eb fituara. Si nd\u00ebr faktor\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rezultat jo t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrmenden mos p\u00ebrmbushja e pritjes s\u00eb qytetar\u00ebve. \u201cT\u00eb gjith\u00eb kemi mundur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Diku [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":98437,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98436","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98436\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98437"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}