{"id":98464,"date":"2021-11-22T13:59:39","date_gmt":"2021-11-22T12:59:39","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=98464"},"modified":"2021-11-22T13:59:39","modified_gmt":"2021-11-22T12:59:39","slug":"ne-kosove-paralajmerohet-rritja-e-cmimit-te-energjise-elektrike-per-me-shume-se-30","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/ne-kosove-paralajmerohet-rritja-e-cmimit-te-energjise-elektrike-per-me-shume-se-30\/","title":{"rendered":"N\u00eb Kosov\u00eb paralajm\u00ebrohet rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30%"},"content":{"rendered":"<p>Fatura e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr muajin prill t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mund t\u2019iu vij\u00eb mbi 30 p\u00ebr qind m\u00eb e lart\u00eb se aktualisht.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmojn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Kompanis\u00eb kosovare p\u00ebr Distribuim t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike (KEDS), duke th\u00ebn\u00eb se kriza energjetike n\u00eb Evrop\u00eb prek direkt edhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cRritja do t\u00eb jet\u00eb e domosdoshme, mbi 30 p\u00ebr qind, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb tanishme. Mir\u00ebpo, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb gjat\u00eb muajve t\u00eb dimrit, cili do t\u00eb jet\u00eb konsumi? Cili do t\u00eb jet\u00eb \u00e7mimi i importit? Cili do t\u00eb jet\u00eb pastaj edhe prodhimi vendor? Kjo e determinon edhe rritjen\u201d, thot\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KEDS-it, Viktor Buzhala.<\/p>\n<p>Evropa, tash e sa jav\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga kriza energjetike, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb gazit dhe faktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, konsumator\u00ebt jan\u00eb duke marr\u00eb fatura shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs aktualisht paguajn\u00eb \u00e7mimin me t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb rajon p\u00ebr energjin\u00eb e shpenzuar elektrike. P\u00ebr nj\u00eb kilovat n\u00eb or\u00eb, ata paguajn\u00eb rreth 6 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Agjencis\u00eb Evropiane t\u00eb Statistikave, n\u00eb Serbi nj\u00eb kilovat or\u00eb kushton rreth 8 cent\u00eb, n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut po ashtu rreth 8 cent\u00eb, n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb rreth 9 cent\u00eb, n\u00eb Shqip\u00ebri rreth 9.5 cent\u00eb dhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi m\u00eb s\u00eb shtrenjti: rreth 10 cent\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve t\u00eb KEDS-it, \u00e7mimi n\u00eb Kosov\u00eb nuk pritet t\u00eb ndryshoj\u00eb s\u00eb paku deri m\u00eb 1 prill, 2022, kur Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb (ZRRE) t\u00eb b\u00ebj\u00eb rishikimin e rregullt t\u00eb tarifave.<\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb thon\u00eb se nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot rritje t\u00eb \u00e7mimeve<br \/>\nQamil Nika, nj\u00eb pensionist q\u00eb jeton n\u00eb Prishtin\u00eb, thot\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs, do ta v\u00ebshtir\u00ebsonte edhe m\u00eb shum\u00eb jet\u00ebn, n\u00eb koh\u00ebn kur \u00e7mimet e produkteve t\u00eb tjera t\u00eb konsumit tashm\u00eb jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>\u201cSidomos rryma nuk b\u00ebn t\u00eb shtrenjtohet assesi. K\u00ebt\u00eb muaj kam paguar 71 euro. N\u00ebse rritet \u00e7mimi i energjis\u00eb elektrike, duhet ta b\u00ebj gati nj\u00eb pension p\u00ebr ta paguar. Pension i marr 182 euro\u201d, thot\u00eb Nika.<\/p>\n<p>N\u00ebse rryma shtrenjtohet p\u00ebr 30 p\u00ebr qind, fatura e tij prej 71 eurosh mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb mbi 90 euro.<\/p>\n<p>Nika thot\u00eb se n\u00eb familjen e tij 8-an\u00ebtar\u00ebshe, disa punojn\u00eb, porse kan\u00eb paga t\u00eb ul\u00ebta p\u00ebr t\u00eb mbuluar koston e jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNuk po guxojm\u00eb t\u00eb futemi as n\u00eb shitore. Nuk ke pse futesh, vet\u00ebm n\u00ebse futesh dhe i shikon produktet rreth e rreth. Po g\u00ebnjejn\u00eb kinse po i lirojn\u00eb produktet, por, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ata po i shtrenjtojn\u00eb\u201d, thot\u00eb Nika.<\/p>\n<p>Idriz Fazliu thot\u00eb se fatura e tij e rrym\u00ebs p\u00ebr muajin tetor ka qen\u00eb 20 euro. Ai jeton i vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi dhe ngrohjen e b\u00ebn me djegie t\u00eb drur\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKrejt \u00e7mimet jan\u00eb dyfishuar, me sheqer, me \u00e7aj e me artikuj t\u00eb tjer\u00eb, nuk ka asgj\u00eb lir\u00eb. \u00c7do dit\u00eb jan\u00eb duke u shtrenjtuar. Si ta paguajm\u00eb edhe rrym\u00ebn me rritje?\u201d, pyetet Fazliu.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, muajve t\u00eb fundit, jan\u00eb shtrenjtuar duksh\u00ebm \u00e7mimet e produkteve baz\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, rritja e \u00e7mimeve ka filluar nga muaji prill me 1.2 p\u00ebr qind, duke arritur n\u00eb 4.9 p\u00ebr qind n\u00eb muajin shtator.<\/p>\n<p>L\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb \u00e7mimeve kan\u00eb pasur: buka, vaji, sheqeri, mielli dhe pem\u00ebt e perimet.<\/p>\n<p>Kat\u00ebrfishimi i \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb s\u00eb importuar<br \/>\nP\u00ebrkund\u00ebr shqet\u00ebsimit t\u00eb qytetar\u00ebve, n\u00eb KEDS thon\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb e domosdoshme, n\u00eb rast se \u00e7mimet e importit t\u00eb energjis\u00eb elektrike vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KEDS-it, Buzhala, thot\u00eb se rritja e konsumit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrejtur qysh n\u00eb muajin tetor \u2013 gj\u00eb q\u00eb, sipas tij, e ka shtyr\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani t\u00eb importoj\u00eb energji elektrike me \u00e7mim 4 deri n\u00eb 5 her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb se vitin e kaluar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb baz\u00eb t\u00eb kalkulimeve q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb \u2013 t\u00eb \u00e7mimeve aktuale t\u00eb importit \u2013 kostoja shtes\u00eb do t\u00eb jet\u00eb diku rreth 60 milion\u00eb euro, mir\u00ebpo kjo mund t\u00eb rritet apo t\u00eb zvog\u00eblohet, var\u00ebsisht edhe nga konsumi dhe prodhimi vendor\u201d, thot\u00eb Buzhala.<\/p>\n<p>Sipas KEDS-it, \u00e7mimi mesatar p\u00ebr megavat\/or\u00eb p\u00ebr energjin\u00eb e importuar n\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit 2020 ka qen\u00eb 49 euro, p\u00ebr dallim prej tetorit t\u00eb k\u00ebtij viti, kur ky \u00e7mim ka arritur n\u00eb 242 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb menaxhuar situat\u00ebn e krijuar nga kriza energjetike, Qeveria e Kosov\u00ebs ka krijuar nj\u00eb grup punues, q\u00eb, sipas ministres s\u00eb Ekonomis\u00eb, Artane Rizvanolli, do t\u00eb ket\u00eb rol informativ dhe k\u00ebshill\u00ebdh\u00ebn\u00ebs. Pjes\u00eb e grupit punues do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt e zinxhirit elektro-energjetik.<\/p>\n<p>Kadriaj: Duhet plan i shpejt\u00eb p\u00ebr bizneset dhe ekonomit\u00eb familjare<br \/>\nProfesori i ekonomis\u00eb, Mustaf\u00eb Kadriaj, thot\u00eb se rritja eventuale e \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 30 p\u00ebr qind do t\u00eb shkaktoj\u00eb telashe p\u00ebr bizneset, si dhe do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb familjeve q\u00eb nuk kan\u00eb opsion tjet\u00ebr t\u00eb ngrohjes, p\u00ebrpos me energji elektrike.<\/p>\n<p>\u201cDihet q\u00eb s\u00eb pari jan\u00eb bizneset q\u00eb do t\u2019iu r\u00ebndohet pak t\u00eb b\u00ebrit biznes, e po ashtu edhe ekonomit\u00eb familjare. M\u00eb e r\u00ebnda \u00ebsht\u00eb se tani po futemi n\u00eb sezonin e dimrit, ku nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e qytetar\u00ebve \u2013 sidomos n\u00eb zonat urbane \u2013 e kan\u00eb t\u00eb imponuar q\u00eb t\u00eb ngrohen p\u00ebrmes energjis\u00eb elektrike. Sigurisht se kjo do ta r\u00ebndoj\u00eb xhepin e qytetarit, sepse dihet edhe niveli i ul\u00ebt i pagave n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe shkalla e lart\u00eb e papun\u00ebsis\u00eb\u201d, thot\u00eb Kadriaj.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do rritje \u00e7mimesh paraqet problem p\u00ebr qytetar\u00ebt, meq\u00eb, prej vitesh, nuk ka pasur ngritje pagash as n\u00eb sektorin publik, as n\u00eb at\u00eb privat.<\/p>\n<p>Paga mesatare bruto n\u00eb Kosov\u00eb llogaritet t\u00eb jet\u00eb rreth 460 euro.<\/p>\n<p>Paga mesatare bruto n\u00eb sektorin publik \u00ebsht\u00eb rreth 620 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb sektorin privat rreth 380 euro.<\/p>\n<p>Pagat mesatare n\u00eb shtetet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor nuk dallojn\u00eb shum\u00eb nga ajo e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb periudh\u00ebn janar-shtator, 2020, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Byros\u00eb Republikane t\u00eb Statistikave n\u00eb Serbi, paga mesatare neto n\u00eb sektorin privat ishte 431 euro, nd\u00ebrsa n\u00eb sektorin publik 521 euro.<\/p>\n<p>Instituti t\u00eb Statistikave i Shqip\u00ebris\u00eb (Instat) ka publikuar t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2021, duke p\u00ebrfshir\u00eb vet\u00ebm pag\u00ebn bruto q\u00eb \u00ebsht\u00eb 460 euro.<\/p>\n<p>Paga mesatare neto n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb llogaritet t\u00eb jet\u00eb 483 euro. N\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet nuk jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike pagat mesatare neto n\u00eb sektorin privat dhe publik.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit p\u00ebr Malin e Zi b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se paga mesatare neto \u00ebsht\u00eb 520 euro, nd\u00ebrsa ajo bruto arrin shum\u00ebn mesatare prej 784 eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb fundit publike, paga mesatare neto \u00ebsht\u00eb 473 euro.<\/p>\n<p>Sektori privat k\u00ebrkon subvencionim<br \/>\nDrejtuesi i Sindikat\u00ebs s\u00eb Pavarur t\u00eb Sektorit Privat t\u00eb Kosov\u00ebs, Jusuf Azemi, thot\u00eb se rritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike do t\u00eb r\u00ebndonte m\u00eb shum\u00eb xhepin e pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb sektorit privat.<\/p>\n<p>\u201cNe, edhe pa shtrenjtim t\u00eb rrym\u00ebs, faktikisht mezi po ia dalim\u201d, thot\u00eb Azemi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tij, pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtij sektori kan\u00eb pasiguri n\u00eb pun\u00eb dhe paga t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>\u201cInstitucionet \u00ebsht\u00eb dashur q\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrgatitje q\u00eb, n\u00ebse vjen deri te shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike mbi 30 p\u00ebr qind\u2026 at\u00ebher\u00eb sidomos familjet, t\u00eb cilat jan\u00eb vet\u00ebm me pag\u00ebn minimale, do t\u00eb duhej (t\u00eb p\u00ebrfitonin subvencionim nga shteti) nj\u00eb shum\u00eb prej 100 eurosh brenda muajit, derisa t\u00eb b\u00ebhet stabilizimi i gjendjes energjetike n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, shprehet Azemi.<\/p>\n<p>Azemi thot\u00eb se qeverit\u00eb n\u00eb rajon kan\u00eb krijuar strategji p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me kriz\u00ebn energjetike dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, sipas tij, do t\u00eb duhej ta b\u00ebnte edhe Kosova, duke mb\u00ebshtetur sidomos familjet q\u00eb jetojn\u00eb me asistenc\u00eb sociale.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs, shkalla e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb vend \u00ebsht\u00eb 25 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Rreth 26 mij\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb varura nga asistenca sociale q\u00eb arrin shum\u00ebn prej 60 deri n\u00eb 180 euro.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatura e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr muajin prill t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm, qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb mund t\u2019iu vij\u00eb mbi 30 p\u00ebr qind m\u00eb e lart\u00eb se aktualisht. K\u00ebt\u00eb e konfirmojn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb Kompanis\u00eb kosovare p\u00ebr Distribuim t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike (KEDS), duke th\u00ebn\u00eb se kriza energjetike n\u00eb Evrop\u00eb prek direkt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":98465,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-98464","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98464","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=98464"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/98464\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/98465"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=98464"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=98464"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=98464"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}