{"id":9871,"date":"2017-06-08T07:09:25","date_gmt":"2017-06-08T07:09:25","guid":{"rendered":"http:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=9871"},"modified":"2017-06-08T07:09:25","modified_gmt":"2017-06-08T07:09:25","slug":"hoti-me-11-qershor-do-te-fitoje-koalicioni-properendimor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/hoti-me-11-qershor-do-te-fitoje-koalicioni-properendimor\/","title":{"rendered":"Hoti: M\u00eb 11 qershor do t\u00eb fitoj\u00eb koalicioni proper\u00ebndimor"},"content":{"rendered":"<p>I nominuari p\u00ebr kryeminist\u00ebr nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, n\u00eb tubim zgjedhor n\u00eb Gjilan ka shp\u00ebrfaqur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr masivitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim p\u00ebr t\u00eb shtuar se pik\u00ebrisht masiviteti i tubimeve t\u00eb koalicionit t\u00eb djatht\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues se m\u00eb 11 qershor n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb koalicioni proper\u00ebndimor dhe me duar t\u00eb pastra.<\/p>\n<p>Ai ka fal\u00ebnderuar gjilanasit p\u00ebr pranin\u00eb e tyre t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim, por jo vet\u00ebm n\u00eb Gjilan, por anemban\u00eb Kosov\u00ebs. Duke th\u00ebn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrahje p\u00ebr programin e tyre, p\u00ebr qeverin\u00eb e re, pa krim dhe korrupsioni, nga njer\u00ebz t\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb nuk kan\u00eb probleme me personalitetin e tyre dhe i kan\u00eb duart e pastra.<\/p>\n<p>\u201cPartner\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb qeveri proper\u00ebndimore. Nuk ka parti politike n\u00eb Kosov\u00eb m\u00eb t\u00eb integruar se LDK, e cila \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Partive Popullore Evropiane. Qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs do t\u2019i japin atdheut t\u00eb tyre nj\u00eb qeveri proper\u00ebndimore q\u00eb i ka dyert e hapura n\u00eb Evrop\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje Hoti.<\/p>\n<p>Sipas tij, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs e din\u00eb kush jan\u00eb pro-per\u00ebndimor\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb. Ka treguar edhe Presidenti i Partive Popullore Evropiane Joseph Daul para pak dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cNe do ta \u00e7rr\u00ebnjosim krimin e organizuar dhe korrupsionin sepse i kemi duart e pastra\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr Avdullah Hoti.<\/p>\n<p>Ai tha se jan\u00eb t\u00eb sigurt n\u00eb fitore, por ka k\u00ebrkuar nga gjilanasit p\u00ebrkrahje q\u00eb kjo fitore t\u00eb jet\u00eb e thell\u00eb, p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb qeveri t\u00eb fort\u00eb, q\u00eb e udh\u00ebheq Kosov\u00ebn kah p\u00ebrmbyllja e shtetnd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00ebm qeverisja jon\u00eb, Kosov\u00ebs ia \u00e7el rrug\u00ebn p\u00ebr integrimet euro-atlantike. Ne kemi zgjidhje p\u00ebr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, pa humbur asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb. Ne do t\u2019ua sjellim krejt qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs liberalizimin e vizave. Ne do ta krijojm\u00eb ushtrin\u00eb e Kosov\u00ebs. Ne kemi miq t\u00eb fort\u00eb q\u00eb na besojn\u00eb ne dhe q\u00eb duan ta ndihmojn\u00eb Kosov\u00ebn. Prandaj, dilni masivisht n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, q\u00eb jan\u00eb referendum p\u00ebr Kosov\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Hoti.<\/p>\n<p>Duke iu referuar tubimeve t\u00eb sotme n\u00eb Viti e Kamenic\u00eb e Gjilan, ku vihet n\u00eb pah masiviteti , Hoti tha se kjo vet\u00ebm sa e vulos fitoren e 11 qershorit, e cila do t\u00eb arrihet si n\u00eb koh\u00ebn e Presidentit Rugova.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebto tri jav\u00eb kemi biseduar me t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve e kam par\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e madhe p\u00ebr ndryshim, e k\u00ebt\u00eb ndryshim do ta b\u00ebj\u00eb koalicioni yn\u00eb, me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb cil\u00ebs jam i nderuar q\u00eb i prij\u201d, ka th\u00ebn\u00eb nd\u00ebr tjerash pretendenti p\u00ebr kryeminist\u00ebr Avdulla Hoti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ai q\u00eb e ka elektrizuar palestr\u00ebn Sportive ku u mbajt\u00eb tubimi i k\u00ebtij koalicioni, Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit, dhe i LDK-s\u00eb s\u00eb Gjilanit, Lutfi Haziri, pasi i ka p\u00ebrsh\u00ebndetur familjet e Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit e Ibrahim Rugov\u00ebs, ka th\u00ebn\u00eb se ky tubim nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tubim i thjesht\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryengritje politike, kund\u00ebr \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb kuqe dhe kund\u00ebr \u00e7do ideologjie, e cila n\u00eb k\u00ebto an\u00eb \u00ebsht\u00eb luftuar me \u00e7do mjet.<\/p>\n<p>\u201cKryengritja e sotme politike \u00ebsht\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e LDK-s\u00eb, p\u00ebr mbrojtjen e koalicionit, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr mbrojtjen e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, ka th\u00ebn\u00eb tutje Haziri.<\/p>\n<p>Ai u ka b\u00ebr\u00eb me dije t\u00eb gjith\u00ebve se LDK-ja \u00ebsht\u00eb parti e familjes, e familjes p\u00ebr shtet, me besim t\u00eb madh n\u00eb Zot jemi b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb edhe me partner\u00ebt p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara drejt fitoreve t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Duke iu referuar rival\u00ebve politik\u00eb, Haziri ka th\u00ebn\u00eb ata jan\u00eb mosmir\u00ebnjoh\u00ebs me partner\u00eb, me luft\u00ebtar\u00ebt e liris\u00eb, me bizneset, me Kosov\u00ebn dhe mosmir\u00ebnjoh\u00ebsi dihet ku e ka vendin, e si\u00e7 tha tutje ai, n\u00ebse nuk e di do ti tregohet m\u00eb 11 qershor.<\/p>\n<p>Haziri ka th\u00ebn\u00eb tutje se me PDK nuk do t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb mund\u00ebsi koalicioni, as me nd\u00ebrmjet\u00ebsimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cD\u00ebshirojm\u00eb t\u2019i tregojm\u00eb edhe l\u00ebvizjes s\u00eb kuqe se Gjilani nuk i duron vijat e kuqe t\u00eb yllit dhe as zemrat e zbrazura. Kot e kan\u00eb q\u00eb jan\u00eb qethur, rruar e teleisur. Prej q\u00eb jan\u00eb zbuluar g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt dhe zhileti, n\u00eb Gjilan njer\u00ebzit jan\u00eb rruar me koh\u00eb dhe nuk ka pasur nevoj\u00eb t\u00eb ket\u00eb zgjedhje p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Haziri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Kryeministri n\u00eb largim Isa Mustafa ka th\u00ebn\u00eb se Gjilani \u00ebsht\u00eb model se si qeveriset komuna.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb model i qeverisjes p\u00ebr zhvillim ekonomik, kund\u00ebr krimit dhe korrupsionit. Ne ishim qeveria e par\u00eb n\u00eb nivelin qendror q\u00eb e luftuam k\u00ebt\u00eb dukuri, por ata nuk e duruan. Nuk e duruan, sepse nuk e duruan ngushtimin e lakut\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nd\u00ebrtuar rrug\u00eb, shkolla, sheshe, t\u00eb tjer\u00ebt i prish\u00ebn sheshet p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb gur\u00ebt dhe ta gjuajn\u00eb shtetin ton\u00eb, policin\u00eb ton\u00eb. Prandaj, ata nuk kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb vot\u00ebn tuaj.Ne u tham\u00eb PDK-s\u00eb t\u00eb mos nguten dhe t\u00eb presim deri n\u00eb zgjedhjet lokale, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shpenzojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak, e nj\u00ebkoh\u00ebsisht do ta respektojm\u00eb muajin e shenjt\u00eb t\u00eb Ramazanit. Ata q\u00eb nuk e respektuan k\u00ebt\u00eb muaj, nuk mund ta ken\u00eb respektin e popullit. Nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb edhe n\u00ebse kjo do t\u00eb kishte ndodhur n\u00eb Dit\u00ebn e Pashk\u00ebve\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Mustafa.<\/p>\n<p>Presidenti i AKR-s\u00eb, Behgjet Pacolli ka th\u00ebn\u00eb se vota e 11 qershorit ka r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr dy arsye. \u201cNdarja nga matrapaz\u00ebt dhe profiter\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e mbajt\u00ebn Kosov\u00ebn peng deri tash. Nd\u00ebrsa, arsyeja e dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb krijimi i qeveris\u00eb s\u00eb zhvillimit, shpres\u00ebs dhe prosperitetit. Kosov\u00ebn duhet ta nd\u00ebrtojm\u00eb sipas idealit t\u00eb Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe idealit t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Kosov\u00eb ndryshe nga kjo q\u00eb e kemi sot\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Pacolli.<\/p>\n<p>Kryetarja e Alternativ\u00ebs, Mimoza Kusari-Lila ka th\u00ebn\u00eb se na ndajn\u00eb edhe nga kat\u00ebr dit\u00eb nga festa e fitores. \u201cM\u00eb 11 qershor, n\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb lexojm\u00eb: \u2018Zgjedhjet n\u00eb Kosov\u00eb u mor\u00ebn nga ata q\u00eb Kosov\u00ebs ia kan\u00eb z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn\u2019, ose, ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb ndodh\u00eb: \u2018Koalicioni proevropian i fitoi zgjedhjet, Kosova u drejtua kah Evropa\u2019. Fitoren do ta finalizojm\u00eb m\u00eb 11 qershor\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Kusari Lila.<\/p>\n<p>Kryetari i L\u00ebvizjes p\u00ebr Drejt\u00ebsi, Sylejman Qerkezi ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koalicion jemi bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar drejt. \u201c\u00cbsht\u00eb abuzuar gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs edhe me ramazanin edhe me iftarin, por ne kemi vendosur q\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ta zgjidhim ashtu si\u00e7 duhet. Besoj q\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e re duhet t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb ministri p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje fetare. Po v\u00ebrehet kthimi i frym\u00ebs rugoviane, por ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fillimi, sepse numri yn\u00eb po rritet \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Qerkezi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I nominuari p\u00ebr kryeminist\u00ebr nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, n\u00eb tubim zgjedhor n\u00eb Gjilan ka shp\u00ebrfaqur k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr masivitetin n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim p\u00ebr t\u00eb shtuar se pik\u00ebrisht masiviteti i tubimeve t\u00eb koalicionit t\u00eb djatht\u00eb \u00ebsht\u00eb tregues se m\u00eb 11 qershor n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb koalicioni proper\u00ebndimor dhe me duar t\u00eb pastra. Ai [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":9872,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-9871","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9871","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=9871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/9871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9872"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=9871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=9871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=9871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}