{"id":99386,"date":"2021-12-03T13:13:35","date_gmt":"2021-12-03T12:13:35","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=99386"},"modified":"2021-12-03T13:13:35","modified_gmt":"2021-12-03T12:13:35","slug":"reshat-sadiku-veprimtari-e-atdhetari-i-cili-tere-jeten-ia-kushtoi-lirise-se-trojeve-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/reshat-sadiku-veprimtari-e-atdhetari-i-cili-tere-jeten-ia-kushtoi-lirise-se-trojeve-shqiptare\/","title":{"rendered":"Reshat Sadiku, veprimtari e atdhetari i cili t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn ia kushtoi liris\u00eb s\u00eb trojeve shqiptare"},"content":{"rendered":"<p>Para n\u00ebnt\u00eb vitesh (2.12.2012) nd\u00ebrroi jet\u00eb oficieri i TMK-s\u00eb dhe veprimtari e veterani i luft\u00ebs, Reshat Sadiku, njeriu i cili jet\u00ebn e tij ia kushtoi atdheut.  <\/p>\n<p>Q\u00eb nga shkolla e mesme, at\u00ebher\u00eb edhe kur u burgos nga kriminel\u00ebt serbo-sllav, ai nuk e ndali veprimtarin\u00eb atdhetare, nuk e ndali p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga ky armik shekullor, edhe pse ishte i p\u00ebrgjuar, i p\u00ebrcjell n\u00eb \u00e7do hap.<\/p>\n<p>Format e luft\u00ebs s\u00eb tij ishin t\u00eb ndryshme, var\u00ebsisht prej koh\u00ebs dhe rrethanave q\u00eb paraqiteshin, dhe n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb plot pengesa, sakrifica, mund e djers\u00eb, ai arriti t\u00eb dal fitimtar pa e kursyer asnj\u00ebher\u00eb as familjen, as pasurin\u00eb e m\u00eb s\u00eb paku veten.<\/p>\n<p>G\u00ebzim i tij m\u00eb i madh, e q\u00eb kishte kontribuar edhe ai vet\u00eb, ishte formimi i U\u00c7K-s\u00eb, sepse ishte i vet\u00ebdijsh\u00ebm se vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb e organizuar mir\u00eb e p\u00ebrgatitur dhe e vendosur p\u00ebr t\u00eb vdekur p\u00ebr atdhe do t\u00eb mund t\u00eb dilte fitimtare ndaj pushtuesit q\u00eb na e kishte z\u00ebn\u00eb pragun e sht\u00ebpis\u00eb. Ai pa hezitim, pa e llogaritur n\u00eb asnj\u00eb moment rrezikun e jet\u00ebs, n\u00eb vitin 1998 ky\u00e7et n\u00eb nj\u00ebsitet e U\u00c7K-s\u00eb s\u00eb qytetit. Ashtu si\u00e7 kishte dh\u00ebn\u00eb kontributin e tij deri m\u00eb tash n\u00eb t\u00eb gjitha fushat duke dh\u00ebn\u00eb edhe pasurin\u00eb, vazhdoi edhe m\u00eb shum\u00eb t\u00eb kontribuoi me gjith\u00eb forc\u00ebn q\u00eb kishte.<\/p>\n<p>Fati deshi q\u00eb ai t\u00eb mbijetoi nga lufta me armikun shekullor, me pushtetin serb sllav, por, edhe pas k\u00ebsaj, p\u00ebrkund\u00ebr kushteve jo t\u00eb mira ekonomike, vazhdoi t\u00eb punoj\u00eb dhe t\u00eb jap kontributin n\u00eb forcimin dhe ecjen p\u00ebrpara t\u00eb TMK-s\u00eb. Nuk ishte nga ata, q\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb luft\u00ebs t\u2019i kthehet vetvetes, interesit personal, apo edhe t\u00eb pasurohet duke e shfryt\u00ebzuar autoritetin dhe situat\u00ebn e brisht\u00eb, por vazhdoi t\u00eb kontribuoj\u00eb edhe m\u00eb tutje p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe forcimin e ushtris\u00eb, sepse e dinte se Kosova do t\u00eb jet\u00eb e fuqishme duke e pasur nj\u00eb ushtri t\u00eb fort\u00eb e t\u00eb disiplinuar e nj\u00eb ekonomi t\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ai, me transformimin e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb TMK, sistemohet n\u00eb Departamentin e Operativ\u00ebs t\u00eb Zon\u00ebs s\u00eb VI t\u00eb TMK-s\u00eb n\u00eb Gjilan, me grad\u00ebn Toger, i vet\u00ebdijsh\u00ebm s\u00eb m\u00eb disiplin\u00eb, pun\u00eb, sjellje t\u00eb mir\u00eb e dinjitoze do t\u2019i kontribuonte vendit t\u00eb vet. Ai, jo vet\u00ebm q\u00eb kryente detyrat me p\u00ebrpik\u00ebri, shpejt e me koh\u00eb, por me pun\u00ebn e tij u b\u00eb edhe shembull p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt se si duhet t\u00eb punohet n\u00eb \u00e7do koh\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>Reshati, jo q\u00eb kishte prejardhje nga Kosova Lindore, p\u00ebrkat\u00ebsisht nga fshati Priboc i komun\u00ebs s\u00eb Bujanocit, por duke respektuar betimin q\u00eb e kishte dh\u00ebn\u00eb n\u00eb U\u00c7K se, do t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr \u00e7lirimin e t\u00eb gjitha trojeve shqiptare, ishte i p\u00ebrkushtuar q\u00eb edhe kjo pjes\u00eb e territorit shqiptar t\u00eb jet\u00eb e lir\u00eb. Edhe pse pjes\u00ebtar\u00ebt e TMK-s\u00eb e kishin t\u00eb ndaluar ta ndihmonin luft\u00ebn e U\u00c7PMB-s\u00eb, ai gjente forma dhe rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar U\u00c7PMB-n\u00eb, v\u00ebllez\u00ebrit e vet dhe shum\u00eb bashk\u00ebluft\u00ebtar\u00eb t\u00eb tij q\u00eb ishin ky\u00e7ur n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr mos pun\u00eb, p\u00ebr padrejt\u00ebsi, p\u00ebr neglizhenc\u00eb, ai ishte i prer\u00eb dhe t\u00eb kritikonte menj\u00ebher\u00eb, pa marr\u00eb parasysh se \u00e7far\u00eb af\u00ebrsie kishe me t\u00eb. Dhe pik\u00ebrisht kjo sjellje korrekte dhe humori i tij i rrall\u00eb e kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb shok\u00ebt, miqt\u00eb e dashamir\u00ebt. Kishte b\u00ebr\u00eb autoritet dhe respektohej nga t\u00eb gjith\u00eb kudo q\u00eb ishte.<\/p>\n<p>Reshati n\u00eb TMK punoi deri n\u00eb vitin 2008, kur edhe pensionohet, por shpirti i tij humanitar nuk e lente t\u00eb qet\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb ishte indiferent ndaj atyre q\u00eb kishin nevoj\u00eb. Edhe pas pensionimit, ai vazhdoi t\u2019u q\u00ebndroi pran\u00eb e t\u2019u ndihmonte aq sa kishte mund\u00ebsi, familjeve t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, ish t\u00eb burgosurve politik\u00eb, invalid\u00ebve e veteran\u00ebve t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb kishin nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Vdekja e tij p\u00ebr ne shok\u00ebt erdhi e papritur dhe at\u00ebher\u00eb kur nuk e prisnim, at\u00ebher\u00eb kur na duhej ende ne veteran\u00ebve, familjes e t\u00eb gjith\u00eb neve.<\/p>\n<p>Vdekja e Reshat Sadikut ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr ne, p\u00ebr OVL e U\u00c7K-n\u00eb e p\u00ebr komun\u00ebn e Gjilanit, sepse e humb\u00ebm nj\u00eb veprimtar t\u00eb madh dhe nj\u00eb luft\u00ebtar t\u00eb devotsh\u00ebm t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebtare.\/Ismet Tafili<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para n\u00ebnt\u00eb vitesh (2.12.2012) nd\u00ebrroi jet\u00eb oficieri i TMK-s\u00eb dhe veprimtari e veterani i luft\u00ebs, Reshat Sadiku, njeriu i cili jet\u00ebn e tij ia kushtoi atdheut. Q\u00eb nga shkolla e mesme, at\u00ebher\u00eb edhe kur u burgos nga kriminel\u00ebt serbo-sllav, ai nuk e ndali veprimtarin\u00eb atdhetare, nuk e ndali p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga ky armik [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":99387,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99386","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-opinion"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99386\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}