{"id":99535,"date":"2021-12-04T21:09:22","date_gmt":"2021-12-04T20:09:22","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=99535"},"modified":"2021-12-04T21:09:22","modified_gmt":"2021-12-04T20:09:22","slug":"albin-kurti-arsyeton-vendimin-per-ndalimin-e-hyrjes-ne-kosove-pa-qene-i-vaksinuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/albin-kurti-arsyeton-vendimin-per-ndalimin-e-hyrjes-ne-kosove-pa-qene-i-vaksinuar\/","title":{"rendered":"Albin Kurti arsyeton vendimin p\u00ebr ndalimin e hyrjes n\u00eb Kosov\u00eb pa qen\u00eb i vaksinuar"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka dh\u00ebn\u00eb 8 p\u00ebrgjigje n\u00eb 8 pyetjet m\u00eb t\u00eb shpeshta p\u00ebr masat e reja anticovid.<\/p>\n<p>Ai tregoi n\u00eb detaje se pse po shtr\u00ebngohen masat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjendja epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 tha ai,  m\u00eb e mira jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor por edhe n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p>Kurti ka th\u00ebn\u00eb se, gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, rastet e COVID-19 jan\u00eb rritur jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor dhe se p\u00ebr momentin, rreziku m\u00eb i madh p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrhapje eventuale t\u00eb COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb vjen nga udh\u00ebtar\u00ebt prej jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Dhe s\u00eb dyti, ai \u00ebsht\u00eb shprehur se, shfaqja e variantit Omicron, si dhe p\u00ebrhapja e tij n\u00eb shum\u00eb vende evropiane brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, e ka detyruar Qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me shpejt\u00ebsi dhe vendosm\u00ebri n\u00eb shtr\u00ebngimin e masave n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>Postimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>8 p\u00ebrgjigje n\u00eb 8 pyetjet m\u00eb t\u00eb shpeshta mbi masat e reja kund\u00ebr pandemis\u00eb COVID-19<br \/>\nPse nuk mjafton m\u00eb rezultati negativ n\u00eb testin PCR apo n\u00eb testin e shpejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake, varianti m\u00eb i fundit i virusit Corona, i quajtur \u201cOmicron\u201d, p\u00ebrhapet duksh\u00ebm m\u00eb leht\u00eb dhe m\u00eb shpejt sesa varianti aktualisht mbizot\u00ebrues, varianti Delta. Ky fakt e b\u00ebn rezultatin negativ, n\u00eb vetvete, m\u00eb pak t\u00eb vlefsh\u00ebm e m\u00eb pak t\u00eb sigurt si d\u00ebshmi. P.sh., n\u00eb dy avion\u00eb q\u00eb jan\u00eb nisur jav\u00ebn e kaluar nga Afrika e Jugut n\u00eb Holand\u00eb, me gjithsej rreth 650 pasagjer\u00eb, pothuajse 10% t\u00eb pasagjer\u00ebve rezultuan pozitiv\u00eb n\u00eb testimin pas mb\u00ebrritjes, edhe pse testi negative ose vaksinimi i plot\u00eb ishte i obliguesh\u00ebm para nisjes. Nd\u00ebrsa, testi i shpejt\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar t\u00eb jap\u00eb rezultate t\u00eb gabuara negative (\u201cfalse negative\u201d) n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb rasteve dhe, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk do t\u00eb konsiderohet m\u00eb i pranuesh\u00ebm si d\u00ebshmi.<\/p>\n<p>Pse nuk mjafton m\u00eb d\u00ebshmia q\u00eb personi ka kaluar s\u00ebmundjen COVID-19 p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, masat duhej t\u00eb shtrengoheshin p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave paraprake t\u00eb dala nga OBSh-ja, t\u00eb cilat tregojn\u00eb se varianti Omicron ka m\u00eb shum\u00eb rrezik t\u00eb shkaktoj\u00eb ri-infektimin e personave t\u00eb infektuar m\u00eb par\u00eb me ndonj\u00eb variant tjet\u00ebr t\u00eb virusit Corona. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, edhe ata q\u00eb e kan\u00eb kaluar s\u00ebmundjen COVID-19, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mbrojtja e tyre t\u00eb jet\u00eb sa m\u00eb e lart\u00eb, do t\u00eb duhet t\u00eb vaksinohen.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh rrezikshm\u00ebrin\u00eb e grumbullimeve q\u00eb, \u00e7do dhjetor, i shoq\u00ebrojn\u00eb festimet e fundvitit, pse nuk po k\u00ebrkohet, q\u00eb tani, d\u00ebshmia p\u00ebr dy dozat e vaksin\u00ebs, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vonohet zbatimi i k\u00ebsaj mase deri m\u00eb 3 janar 2022?<\/p>\n<p>Masat e miratuara nga Qeveria pasqyrojn\u00eb nj\u00eb kompromis mes dy ekstremeve. Nga nj\u00ebra an\u00eb, p\u00ebr arsyet e cekura m\u00eb lart, jemi t\u00eb detyruar t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb vaksinim me t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb doz\u00eb p\u00ebr ata q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Nuk mund t\u00eb pranojm\u00eb m\u00eb hyrje t\u00eb udh\u00ebtar\u00ebve vet\u00ebm me rezultatin negativ apo vet\u00ebm me d\u00ebshmi q\u00eb e kan\u00eb kaluar m\u00eb par\u00eb s\u00ebmundjen COVID-19. Por nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mos iu vendosur pengesa t\u00eb paarsyeshme m\u00ebrgimtar\u00ebve q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb atdhe p\u00ebr festat e fundvitit, Qeveria ka vendosur t\u00eb mos k\u00ebrkoj\u00eb menj\u00ebher\u00eb vaksinimin me dy doza. Po t\u00eb kishte filluar, q\u00eb tani, k\u00ebrkimi i dy dozave t\u00eb vaksin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, kjo do t\u00eb kishte pamund\u00ebsuar ardhjen e atyre m\u00ebrgimtar\u00ebve q\u00eb ende nuk kan\u00eb marr\u00eb asnj\u00eb doz\u00eb, sepse doza e dyt\u00eb e vaksin\u00ebs nuk mund t\u00eb merret menj\u00ebher\u00eb, por vet\u00ebm disa jav\u00eb pas marrjes s\u00eb doz\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Si nj\u00eb kompromis i arsyesh\u00ebm, pra, Qeveria ka vendosur q\u00eb ta pranoj\u00eb si d\u00ebshmi vaksinimin me nj\u00eb doz\u00eb, por vet\u00ebm n\u00ebse shoq\u00ebrohet ose me rezultatin negativ n\u00eb testin PCR brenda 48 or\u00ebve t\u00eb fundit, ose me d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb udh\u00ebtari ka kaluar s\u00ebmundjen COVID-19. N\u00eb k\u00ebto dy raste, bashkimi i dy d\u00ebshmive (dmth. vaksinimi me nj\u00eb doz\u00eb, bashk\u00eb me nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr) jep m\u00eb shum\u00eb siguri sesa nj\u00eb d\u00ebshmi n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p>Nj\u00eb udh\u00ebtar q\u00eb ka kund\u00ebrindikacione p\u00ebr mosvaksinim, a do t\u00eb detyrohet t\u00eb vaksinohet para se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Jo. Sipas nenit 5.7 t\u00eb vendimit, ka p\u00ebrjashtim p\u00ebr \u201cPersonat me d\u00ebshmi mjek\u00ebsore q\u00eb kan\u00eb kund\u00ebrindikacione shkenc\u00ebrisht t\u00eb v\u00ebrtetuara p\u00ebr mosvaksinim. Personat e till\u00eb duhet t\u00eb paraqesin testin RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb\u201d. Po ashtu, ka p\u00ebrjashtime edhe p\u00ebr kategorit\u00eb si n\u00eb vijim: \u201cPersonat t\u00eb cil\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebrmes aeroportit apo p\u00ebrmes pikave kufitare tok\u00ebsore dhe largohen nga Kosova brenda tre (3) or\u00ebsh p\u00ebrmes aeroportit ose pikave kufitare tok\u00ebsore, me kusht q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb n\u00ebnshkruaj deklarat\u00ebn se do ta l\u00ebshoj\u00eb Kosov\u00ebn brenda tre (3) or\u00ebsh; Personat, t\u00eb cil\u00ebt punojn\u00eb si transportues profesionist (vozit\u00ebs), me kusht q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb protokollin p\u00ebr transport nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb p\u00ebr mbrojtje nga COVID-19; Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb 12 or\u00ebt e fundit; Qytetar\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb p\u00ebrmes transportit t\u00eb organizuar me autobus ose me linj\u00eb t\u00eb rregullt nd\u00ebrkomb\u00ebtare, transit, me kusht q\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruhet deklarata se do ta l\u00ebshojn\u00eb territorin e Kosov\u00ebs brenda pes\u00eb (5) or\u00ebsh; Diplomat\u00ebt e huaj, t\u00eb akredituar n\u00eb Kosov\u00eb; Personat n\u00ebn mosh\u00ebn dymb\u00ebdhjet\u00eb (12) vje\u00e7are\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh n\u00ebse nj\u00eb udh\u00ebtar vjen n\u00eb pik\u00ebn kufitare pa asnj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs?<\/p>\n<p>Shtetasit e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe ata me leje q\u00ebndrimi n\u00eb Kosov\u00eb, do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb vaksinohen te pikat kufitare kryesore. P\u00ebrkat\u00ebsisht, sipas nenit 4 t\u00eb vendimit, \u201cShtetasve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe personave me leje q\u00ebndrimi t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm ose t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt nuk posedojn\u00eb ndonj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb 2.1 deri 2.3 dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, iu jepet mund\u00ebsia t\u00eb vaksinohen nga ekipet mobile t\u00eb vendosura n\u00eb pik\u00ebn kufitare ANP Adem Jashari (p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb ajrore), dhe n\u00eb pikat kufitare n\u00eb V\u00ebrmic\u00eb, Merdare, Dheu i Bardh\u00eb, Hani i Elezit (p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb rrug\u00eb tok\u00ebsore)\u201d.<\/p>\n<p>Pse po shtr\u00ebngohen masat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjendja epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimore por edhe n\u00eb Evrop\u00eb?<\/p>\n<p>Kemi v\u00ebrejtur n\u00eb val\u00ebt e m\u00ebparshme t\u00eb k\u00ebsaj pandemie se sa shpejt mund t\u00eb kaloj\u00eb nj\u00eb gjendje e shk\u00eblqyeshme epidemiologjike n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Dalja jasht\u00eb kontrollit e situat\u00ebs do t\u00eb vinte me nj\u00eb \u00e7mim jasht\u00ebzakonisht t\u00eb lart\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn e sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, qoft\u00eb edhe p\u00ebr veprimtarit\u00eb ekonomike, kulturore dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit, n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb mbylljeje eventuale. Qeveria e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vendosur q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb \u00e7do veprim brenda mund\u00ebsive t\u00eb veta p\u00ebr t\u00eb ruajtur gjendjen e shk\u00eblqyeshme epidemiologjike n\u00eb vend, t\u00eb cil\u00ebn e kemi arritur bashk\u00eb si shoq\u00ebri. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ka edhe dy arsye t\u00eb tjera p\u00ebr shtr\u00ebngimin e masave pik\u00ebrisht n\u00eb kufi. S\u00eb pari, gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit, rastet e COVID-19 jan\u00eb rritur jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb dhe n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se, p\u00ebr momentin, rreziku m\u00eb i madh p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrhapje eventuale t\u00eb COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb vjen nga udh\u00ebtar\u00ebt prej jasht\u00eb vendit. S\u00eb dyti, shfaqja e variantit Omicron, si dhe p\u00ebrhapja e tij n\u00eb shum\u00eb vende evropiane brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr, e ka detyruar Qeverin\u00eb q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb me shpejt\u00ebsi dhe vendosm\u00ebri n\u00eb shtr\u00ebngimin e masave n\u00eb kufi. Edhe m\u00eb shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se, sipas t\u00eb dh\u00ebnave paraprake, ky variant paraqet rrezik shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr grupmoshat e reja, sidomos p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn pes\u00ebvje\u00e7are, n\u00eb krahasim me variantet e m\u00ebparshme t\u00eb virusit Corona.<\/p>\n<p>Pse nuk kemi ndjekur shembullin e vendeve t\u00eb tjera, duke ndaluar udh\u00ebtar\u00ebt nga vendet ku jan\u00eb shfaqur rastet e variantit Omicron?<\/p>\n<p>Qeveria merr vendime p\u00ebr masa anti-COVID ekskluzivisht mbi baza shkencore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Shkenca e epidemiologjis\u00eb dhe historia e epidemive dhe pandemive na tregojn\u00eb se, derisa t\u00eb v\u00ebrtetohet nj\u00eb rast i nj\u00eb s\u00ebmundjeje n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, ajo s\u00ebmundje me gjas\u00eb do t\u00eb ishte p\u00ebrhapur tashm\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb atij vendi. N\u00eb fakt, ky model \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar edhe n\u00eb rastin e variantit Omicron, i cili \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb qarkullim n\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb jav\u00eb para se t\u00eb zbulohej n\u00eb Afrik\u00ebn e Jugut. Ndalesat selektive kund\u00ebr vendeve specifike, pra, jan\u00eb gati gjithmon\u00eb nj\u00eb hap prapa realitetit dhe, rrjedhimisht, jan\u00eb t\u00eb padobishme. Nd\u00ebrsa, nj\u00eb ndales\u00eb kategorike e udh\u00ebtimit nga jasht\u00eb (me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mbyllja e kufijve) mund t\u00eb jet\u00eb efikase, porse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb nuk duhet nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb rastet m\u00eb ekstreme apo m\u00eb t\u00eb paqarta, si\u00e7 ka qen\u00eb situata n\u00eb fillimin e pandemis\u00eb.<\/p>\n<p>A nuk \u00ebsht\u00eb shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut kusht\u00ebzimi me vaksinim i hyrjes s\u00eb shtetasve n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>Jo. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, disa fakte duhet t\u00eb merren parasysh. S\u00eb pari, masat anti-COVID rishqyrtohen nga Qeveria n\u00eb vazhdim\u00ebsi sipas zhvillimeve t\u00eb reja. N\u00ebse p\u00ebrmir\u00ebsohet apo qart\u00ebsohet situata sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb publikuara nga OBSh-ja gjat\u00eb jav\u00ebve n\u00eb vijim, sidomos n\u00eb lidhje me variantin Omicron, ky kusht\u00ebzim mund t\u00eb hiqet dhe mund t\u00eb ofrohet opcioni i karantinimit sht\u00ebpiak 7-ditor p\u00ebr ata q\u00eb refuzojn\u00eb t\u00eb vaksinohen. S\u00eb dyti, n\u00eb disa vende t\u00eb Evrop\u00ebs, vaksinimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i detyruesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullat\u00ebn ose p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb saj (shih, p.sh., Austrin\u00eb dhe Greqin\u00eb), n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit. Masa e vendosur nga Qeveria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e but\u00eb sesa kjo, sepse vendoset vet\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb nga jasht\u00eb por jo edhe p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb tashm\u00eb brenda territorit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt tan\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar se, tani p\u00ebr tani, nj\u00eb mas\u00eb e till\u00eb m\u00eb e but\u00eb iu p\u00ebrgjigjet mjaftuesh\u00ebm rreziqeve kryesore p\u00ebr p\u00ebrhapjen e s\u00ebmundjes COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto rreziqe, edhe nj\u00eb her\u00eb, vijn\u00eb kryesisht nga jasht\u00eb vendit. S\u00eb treti, jo vet\u00ebm Republika e Kosov\u00ebs por shum\u00eb e shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb Evrop\u00ebs dhe t\u00eb bot\u00ebs, po vendosin kufizime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb rrepta (disa vende, p.sh., i kan\u00eb anuluar p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb gjitha fluturimet nga jasht\u00eb), por me shpres\u00eb q\u00eb k\u00ebto kufizime do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme. Qeveria e ka situat\u00ebn n\u00ebn v\u00ebzhgim t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Jo vet\u00ebm kjo mas\u00eb, pra, por edhe masat e tjera kufizuese, do t\u00eb lirohen n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi, gjithmon\u00eb pa e rrezikuar jet\u00ebn e sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka dh\u00ebn\u00eb 8 p\u00ebrgjigje n\u00eb 8 pyetjet m\u00eb t\u00eb shpeshta p\u00ebr masat e reja anticovid. Ai tregoi n\u00eb detaje se pse po shtr\u00ebngohen masat n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur gjendja epidemiologjike n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 tha ai, m\u00eb e mira jo vet\u00ebm n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor por edhe n\u00eb Evrop\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":99536,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99535","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99535","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99535"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99535\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}