{"id":99860,"date":"2021-12-08T13:43:43","date_gmt":"2021-12-08T12:43:43","guid":{"rendered":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/?p=99860"},"modified":"2021-12-08T13:43:43","modified_gmt":"2021-12-08T12:43:43","slug":"une-u-ktheva-adriana-matoshi-ka-disa-fjale-pas-operimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/une-u-ktheva-adriana-matoshi-ka-disa-fjale-pas-operimit\/","title":{"rendered":"\u201cUn\u00eb u ktheva\u201d, Adriana Matoshi ka disa fjal\u00eb pas operimit"},"content":{"rendered":"<p>Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar me nj\u00eb status n\u00eb Facebook, pas daljes nga spitali, ku \u00ebsht\u00eb operuar p\u00ebr tumorin n\u00eb tru q\u00eb i ishte rikthyer pas n\u00ebnt\u00eb vitesh, raporton Express<\/p>\n<p>Matoshi ka shkruar se nuk e kishte besuar asnj\u00ebher\u00eb se sa shum\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht thirrjet dhe dedikimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb me rastin e operimit.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb e kom dit\u00eb q\u00eb jemi popull i bashkum, popull q\u00eb e zgjasim dor\u00ebn kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shum\u00eb ndikojn\u00eb psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund q\u00eb i lexojsha gjithandej. Forca nuk u reflektu ve\u00e7 te un\u00eb, po te krejt njerzt me t\u2019cil\u00ebt jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n\u2019lutjet tuaja\u201d, ka shkruar Matoshi.<\/p>\n<p>Matoshi ka p\u00ebrmendur ecjen q\u00eb u organizua n\u00eb sheshet e Prishtin\u00ebs, nj\u00eb dit\u00eb para operimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se marshe t\u00eb tilla duhet t\u00eb organizohen p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, grat\u00eb e burrat q\u00eb luftojn\u00eb me s\u00ebmundjet t\u00eb cilat mbi t\u00eb gjitha kan\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb financiare.<\/p>\n<p>\u201cEcja\/marshimi n\u2019sheshin e Prishtin\u00ebs u kon p\u00ebr mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n\u2019dashnin\u00eb e njerzve t\u2019mi, po n\u2019temperatura qaq t\u2019ul\u00ebta, i pash\u00eb t\u00eb mbledhun shoqni, koleg\u00eb e qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ma dhan forc\u00ebn ma t\u2019madhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb isha duke i\u2019u n\u00ebnshtru krejt analizave e kontrollave para operimit. Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave q\u00eb luftojn\u00eb e na nuk e dijm\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u00e7ka po kalojn\u00eb. Besomni nuk ja u njihni as dhimt\u00ebn, as stresin, e as ngarkes\u00ebn e kostos q\u00eb e ka mjekimi p\u00ebr kto smundje kaq t\u2019rona\u201d, ka shkruar Matoshi.<\/p>\n<p>Ajo ka fal\u00ebnderuar t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i kan\u00eb shkruar, derisa ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se me rekomandim t\u00eb mjekut, \u00ebsht\u00eb duke q\u00ebndruar larg\u00eb telefonit.<\/p>\n<p>\u201cKurr\u00eb ma e p\u00ebrmbushun shpirtnisht nuk jom kon. Po ju falenderoj shum\u00eb krejt juve q\u00eb m\u2019keni shkrujt prej momentit q\u00eb e kom publiku lajmin. Ma boni hallall q\u00eb nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe q\u00eb hala nuk po ndalen. P\u00ebr momentin jom tu q\u00ebndru larg telefonit si rekomandim i mjekut p\u00ebr pushim dhe qet\u00ebsi apsolute. Premtimin q\u00eb ja u dhash, e majta. UN\u00cb, U KTHEVA \u2764\ufe0f\u201d, ka shkruar Matoshi.\/GazetaExpress\/<\/p>\n<p>Shkrimi i plot\u00eb:<\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb e kom dit\u00eb q\u00eb jemi popull i bashkum, popull q\u00eb e zgjasim dor\u00ebn kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shum\u00eb ndikojn\u00eb psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund q\u00eb i lexojsha gjithandej.<br \/>\nForca nuk u reflektu ve\u00e7 te un\u00eb, po te krejt njerzt me t&#8217;cil\u00ebt jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n&#8217;lutjet tuaja.<br \/>\nGjithmon\u00eb problemet kom dasht\u00eb me i majt mrena vet\u00ebs mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha dit\u00eb sa e nevojshme osht dashnia e p\u00ebrkrahja n&#8217;dit\u00eb qaq t&#8217;fshtira.<br \/>\nEcja\/marshimi n&#8217;sheshin e Prishtin\u00ebs u kon p\u00ebr mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n&#8217;dashnin\u00eb e njerzve t&#8217;mi, po n&#8217;temperatura qaq t&#8217;ul\u00ebta, i pash\u00eb t\u00eb mbledhun shoqni, koleg\u00eb e qytetar\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ma dhan forc\u00ebn ma t&#8217;madhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb un\u00eb isha duke i&#8217;u n\u00ebnshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.<\/p>\n<p>Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave q\u00eb luftojn\u00eb e na nuk e dijm\u00eb n\u00ebp\u00ebr \u00e7ka po kalojn\u00eb. Besomni nuk ja u njihni as dhimt\u00ebn, as stresin, e as ngarkes\u00ebn e kostos q\u00eb e ka mjekimi p\u00ebr kto smundje kaq t&#8217;rona.<\/p>\n<p>Mos pritni ve\u00e7 dit\u00eblindje,Bajram, Vit t\u2019Ri, K\u00ebrsh\u00ebndella e Pashk\u00eb p\u00ebr me u dasht\u00eb. Gzojeni jet\u00ebn edhe ditve t&#8217;r\u00ebndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin \u00e7do dit\u00eb q\u00eb e gzoni sh\u00ebndetin.<br \/>\nRrini af\u00ebr atyne qe kan\u00eb nevoj\u00eb, motivoni p\u00ebr jet\u00eb, kujtojani arsyjet pse i duhen bot\u00ebs, pse duhen me luftu fort. Tregoni q\u00eb jeta gjithmon\u00eb i sprovon ushtar\u00ebt ma t&#8217;fort\u00eb.<\/p>\n<p>Dr. Mentor Petrela njihet n&#8217;bot\u00eb si doktor i mrekullive. Un\u00eb pata fatin me u operu prej tij, bashk\u00eb me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t&#8217;mira t\u00eb mundshme.<br \/>\nGjeneratat e reja t\u00eb doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kan\u00eb  njer\u00ebzit krejt kushtet me u mjeku jasht\u00eb vendit, e na duhemi me investu n&#8217;kto gjeneratat e reja, se besoj q\u00eb edhe p\u00ebr ta ma i vlefsh\u00ebm osht kontributi i tyne n&#8217;vend t&#8217;vetin.<\/p>\n<p>Largojeni urrejtjen.<br \/>\nUshqejeni shpirtin me dashni<br \/>\nReflektoni pozitivitet.<br \/>\nNisjani dit\u00ebs tu e dasht\u00eb vet\u00ebn se ve\u00e7 qashtu jeta juj ka me pas kuptim.<br \/>\nKush mbjell\u00eb urrejtje, mos t&#8217;pret me korr\u00eb dashni.<\/p>\n<p>Duajeni FAMILJEN por kurr\u00eb anash mos e leni SHOQNIN\u00cb, se shoqnia osht njo prej pasunive ma t\u2019mdhaja q\u00eb Zoti ju bekon, qashtu si mu.<br \/>\nShoqnia n\u00eb krejt rastet e f\u2019shtira osht aty p\u00ebr ty, saher doni me i mshef\u00eb problemet e mdhaja prej shpis\u00eb, shoqnia osht aty me t\u2019ngu e kshillu \u00e7ka me bo, qysh me ja dal\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Fuqia e Zotit , lutjet e juja, p\u00ebrkushtimi i mjekve, m&#8217;rikthyn prap n&#8217;jet\u00eb.<br \/>\nKurr\u00eb ma e p\u00ebrmbushun shpirtnisht nuk jom kon.<\/p>\n<p>Po ju falenderoj shum\u00eb krejt juve q\u00eb m&#8217;keni shkrujt prej momentit q\u00eb e kom publiku lajmin. Ma boni hallall q\u00eb nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe q\u00eb hala nuk po ndalen. P\u00ebr momentin jom tu q\u00ebndru larg telefonit si rekomandim i mjekut p\u00ebr pushim dhe qet\u00ebsi apsolute.<\/p>\n<p>Premtimin q\u00eb ja u dhash, e majta.<br \/>\nUN\u00cb, U KTHEVA \u2764\ufe0f<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, \u00ebsht\u00eb lajm\u00ebruar me nj\u00eb status n\u00eb Facebook, pas daljes nga spitali, ku \u00ebsht\u00eb operuar p\u00ebr tumorin n\u00eb tru q\u00eb i ishte rikthyer pas n\u00ebnt\u00eb vitesh, raporton Express Matoshi ka shkruar se nuk e kishte besuar asnj\u00ebher\u00eb se sa shum\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht thirrjet dhe dedikimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb me rastin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":99333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":{"0":"post-99860","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-lajme"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99860","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=99860"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/99860\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/99333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=99860"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=99860"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/radiostargjilan.com\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=99860"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}