355 ditë pas nënshkrimit të kontratës, ura e re mbi liqenin e Badovcit u asfaltua dhe u lëshua për qarkullim me 31 dhjetor.
Ura e Badovcit ishte lëshuar për qarkullim pa u testuar fare dhe sot po i nënshtrohet testimeve.
Në pamjet e siguruara nga Radio Star, shihen mjete të rënda duke kryer testimin e urës.
Mungesën e testimit e kishte konfirmuar edhe vetë zëvendësministri, Hysen Durmishi.
Durmishi ka thënë se Ura e Badovcit është shumë stabile, derisa tutje ka thënë se testimi formal do të bëhet.
“Ura e Badocit ështe projektuar e ndertuar me standardet më te larta të projektimit e ndertimit. Gjatë të gjitha fazave janë kryer inspektimet profesionale, përfshirë ketu atestet parakrake të materialeve, testimet të vazhdueshme të betonit e armaturës deri në finalizimin e saj. Prandaj me përgjegjësi të lartë profesionale deklaroj se Ura e Badocit është shumë stabile. Gjatë gjithë këtyre diteve aty kan kaluar shumë makineri me pesha të rënda pa asnjë problem për Urën, e këtë do ta dëshmojë edhe testimi formal që do të bëhet nesër”, ka shkruar Durmishi.